-
-
27 muaj pa paga, shtohet numri i grevistëve në Fier. Një prej tyre dërgohet në urgjencë: Nuk ndalemi deri sa të marrim rrogat
Burime për Report Tv bëjnë me dije se ditën e sotme grevës i janë shtuar edhe 10 punëtorë të tjerë duke e çuar numrin e grevistëve në 16. Ndërkohë gjendja shëndetësore të punëtorëve ka nisur të përkeqësohet për shkak të mungesës së ushqimit.
14 Shkurt 2020, 13:16 -
'Njësia e re për anti-korrupsion dhe anti-evazion në krijim e sipër'/ Lleshaj nga Vlora: Lufta kundër krimit pa kufizime gjeografike (VIDEO)
Njësia e re për anti-korrupsion dhe anti-evazion e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në SHBA është në krijim e sipër. Kjo ka qenë deklarata e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj i cili ishte sot në Prefekturën e Vlorës ku adresoi disa problematika të rendit dhe sigurisë.
14 Shkurt 2020, 12:53 -
Tragjedi në Bulqizë, nëna me 2 fëmijët asfiksohen nga tymi i sobës me dru (vajza do martohej në shtator!) Shpëton 16-vjeçarja /VIDEO
Rajmonda Tola, 45 vjeç, u gjet e pajetë në banesën e saj në fshatin Ostrimë të Madhe në Bulqizë, së bashku me djalin, Fatjonin 14 vjeç dhe vajzën, Rudinën 22 vjeç. Ndërkohë vajza tjetër e shtëpisë, 16-vjeçarja Merita Tola, u gjet me shenja jete, dhe u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Rudina ishte e fejuar, dhe më 5 shtator, do të kurorëzonte dashurinë në martesë.
14 Shkurt 2020, 12:00 -
Për të gjithë skeptikët e ’14 shkurtit’, Olesia Leço ka një mesazh të fortë: Një ditë për dashurinë në kalendar, sidomos në kohën që…
Për të gjithë skeptikët e festës së Shën Valentinit, ekspertja e rregullave të sjelljes Olesia Leço (eksperte e Bon Ton) thotë se është shumë e rëndësishme të jetë e shënuar në kalendar një ditë për dashurinë.
14 Shkurt 2020, 11:56 -
Dorëheqja e 'detyruar' pas skandalit me Duty Free/ Adela Xhemali dhe Vasilika Vjero emërohen zv. ministre të Ekonomisë
Adela Xhemali dhe Vasilika Vjero emërohen zv. ministre të Ekonomisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të qeverisë pas dorëheqjes së Elton Haxhit dhe Erjon Luçit.
14 Shkurt 2020, 11:20 -
OFL 'zbret' në Elbasan, dy të dënuar në Angli për trafik droge duhet të justifikojnë pasuritë (VIDEO)
Operacioni Forca e Ligjit ka 'mbërritur' sot në Elbasan. Ajo i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë dy personave të dënuar në Angli për trafik droge. Ata do të duhet të dorëzojnë brenda 48 orëve pranë OFL-së auto-deklaratën me pasuritë e tyre
14 Shkurt 2020, 11:02 -
Kalimi i Agjencisë së Administrimit të pasurive të krimit në Ministrinë e Brendshme, 'Ekonomia' miraton ndryshimet, Lamallari: Fuqizim i kompetencave
Në komisionin e Ekonomisë këtë projektligj, e ka prezantuar zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari është shprehur se projektligji është pjesë e paketës kundër krimit dhe terrorizmit. Ndërkohë relatorit, Ervin Bushati është shprehur se me anë të këtij projekt ligji pasuritë që do të përcaktohen si objekt i agjencisë nuk do të bëhen me vendim gjykate por edhe me vendim administrativ.
14 Shkurt 2020, 10:49 -
Gara për kreun e BKH, kualifikohen 8 kandidatë në testin teorik dhe praktik! Tashmë do t'i nështrohen 'makinës së të vërtetës'
8 kandidatët kaluan testin logjik dhe fizik, dhe tashmë ata do t'i nënshtohen testin të poligrafit që njihet ndryshe se makina e së vërtetës. Më pas kandidatët intervistohen nga Komisioni i Vlerësimit në SPAK. Testin nuk e kanë kaluar drejtori i Burgjeve Agim Ismaili, dhe as kreu i Kufirit, Eduart Merkaj. Në listën e kualifikuar janë spikasin dy gra, mes tyre numri dy i Policisë së Shtetit Aida Veizaj (Hanaj).
14 Shkurt 2020, 10:39 -
Tirana vishet me ngjyrat e dashurisë, sheshi 'Skënderbej' mbushet me instalacione për 'Shën Valentin'
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj përcjell foto të disa prej instalacioneve të vendosura në kryeqytet, duke i uruar të gjithëve sa më shumë dashuri.
14 Shkurt 2020, 10:17 -
Polemika në kupë, Ronaldo i përgjigjet Rebic, Milan-Juventus mbyllet në 'paqe'
Në barazim 1-1 ka përfunduar gjysmëfinalje dytë e Kupës së Italisë mes Milanit dhe Juventusit. Rebiç kaloi kuqezinjtë në avantazh por barazoi në fund Ronaldo me një penallti që shkaktoi polemika. Ndërsa në Kupën e Mbretit në Spanjë finalja pritet të jetë e gjitha baske.
14 Shkurt 2020, 10:10 -
-
Basha pas takimit me 'Venecian': Krizë politike e kushtetuese! Opozita do përballet me 'pengmarrësit e vendit'
Kryedemokrati Lulzim Basha ka riktheksuar edhe njëherë pas përfundimit të takimit me Komisionin e Venecias se vendi është në krizë të thellë politike dhe kushtetuese dhe se se duhen zgjedhje të lira dhe një parlament i dalë nga vota e qytetarëve për të dalë nga kjo krizë.
14 Shkurt 2020, 07:58 -
Nuk ndalen vdekjet nga 'COVID-19' në Kinë, në 24 orë 116 viktima, sakrifikohen 6 mjekë, akademikët hapin 'Kutinë e Pandorës'
Ka arritur në më shumë se 64 mijë e 437 persona numri i rasteve të konfirmuara pozitivisht me koronavirus, pasi Kina raportoi një tjetër rritje të madhe të numrit të të infektuarve në epiqendrën e shpërthimit të virusit.
14 Shkurt 2020, 06:50 -
-
'Pa Gjurmë' zbardh detaje nga zhdukja e Renato Hamzës. Dy muaj para ishte vendosur në përgjim nga policia, dyshohej për prostitucion
Detaje “bombë” në emisionin 'Pa Gjurmë', 6 vite nga zhdukja e Renato Hamzës zbardhen detaje nga dosja hetimore. Sipas burimeve pranë policisë së qarkut Elbasan, 'Pa gjurmë' ka mësuar se vetëm dy muaj para se të zhdukej Reni i Elbasanit, ai ishte vendosur në përgjim dhe monitorohej nga policia, pasi dyshohej se ka qenë pjesë e një rrjeti prostitucioni në zonën Shijak-Durrës.
13 Shkurt 2020, 22:57 -
-
Dhurata, qendër tregtare dhe 4 shtëpi të pajustifikuara! Si u ‘vulos’ shkarkimi përfundimtar i kryegjyqtares së Korçës
Në llogarinë e bashkëshortit të Entela Priftit kaluan shumat 70 mijë USD, 29 mijë euro dhe 2 000 000 lekë, kryegjyqtarja: Paratë ishin të një mikeshe në Greqi dhe të një miku të burrit, shuma 2 000 000 lekë dhuratë.
13 Shkurt 2020, 20:33 -
Të hënën Konferenca e Donatorëve, Rama: Të shohim ca do marrim, por s'do jetë simbolike, kam ndjesi të mirë
Edi Rama shpreson se Konferenca e Donatorëve ditën e hënë që do të zhvillohet në Bruksel do të jetë e suksesshme. Nga shtëpia e re e familjes Çuka, që ishte mbrëmjen e sotme, ai tha se ka një ndjesi të mirë, falë edhe punës e kontakteve se Konferenca nuk do të jetë thjeshtë simbolike. Rama dhe Veliaj vizituan familjen Çuka nga Thumana, që humbi dy anëtarë nga tërmeti tragjik dhe që tani është zhvendosur në Tiranë.
13 Shkurt 2020, 19:23 -
Panariti në Report Tv: Nëse s'pranohen propozimet tona në tryezën e Reformës Zgjedhore u rikthehemi protestave
Ish-ministri dhe deputeti i LSI-së, Edmond Panariti paralajmëroi shumicën se nëse nuk pranon propozimet për reformën zgjedhore, kryesorja qeveria teknike, atëherë do t'u rikthehet protestave. I dorëzuar për ndryshimin e sistemit, ish-deputeti e pranoi se në tryezën e reformës u ulën për shkak të presionit të ndërkombëtarëve. I pyetur se cilin zgjedh në drejtimin e LSI-së mes presidentit aktual, ish-kryetar i LSI-së Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit, Panariti u shpreh se "Kryemadhi është në kohën dhe momentin e duhur, Meta e mbylli kontributin e tij".
13 Shkurt 2020, 19:00 -
Palazzi: Tirana po rritet me hapa të shpejtë! Veliaj: Më shumë pemë dhe transport elektrik
Kryebashkiaku Veliaj pret kryebashkiakun e Mantovës, i jep Kullën e Sahatit. Në shenjë të miqësisë mes dy qyteteve, kryebashkiakët Veliaj dhe Palazzi mbollën edhe një pemë në sheshin “Europa”.
13 Shkurt 2020, 17:20
