-
29 Nëntori, Meta: Enverit t'i
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, kreu i LSI-së dhe Aleanca Kuq e Zi zhvilluan sot homazhe në monumentin “Nëna Shqipëri” sot në ditën e Çlirimit të Shqipërisë. Si Rama dhe Meta thanë se vepra e të rënëve në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare duhet nderuar.
jepen meritat si Zogut
29 Nëntor 2012, 12:46 -
Mbrëmë i morën
Me gjithë dëshirën e mirë për të qenë pozitivë, për të përjetuar deri në fund atmosferën magjike të krijuar këtë nëntor të 100 vjetorit, institucionet shqiptare, nuk janë në gjendje të respektojnë korrektësisht individët. Ajo që ndodhi mbrëmë në Presidencën e Republikës së Shqipërisë nuk është e pranueshme, ishte ofenduese për një Festë gjithëpërfshirëse, bashkuese.
Presidencën Presidentit Nishani
29 Nëntor 2012, 12:25 -
-
Avramopulos, Nishani e Berisha:
Reagimi vjen pasi ministri i Jashtëm grek Dimitris Avramopoulos anuloi në momentet e fundit vizitën në Tiranë, për 100 vjetorin e Pavarësisë, pasi kryeministri Berisha deklaroi se Preveza është tokë shqiptare. Nishani: Prokurori? Edhe pak ditë dhe do t’ua shuaj kuriozitetin. Reagon dhe BE.
Nuk cënojmë territoret fqinje
29 Nëntor 2012, 11:53 -
-
100 vjet Pavarësi, Rita Ora ndez
Rita ka përshendetur në gjuhën shqipe duke uruar të gjithë shqiptarëve 100-vjetorin e Shqipërisë shtet. Ajo ka performuar live 5 pesë këngë nga repertori i saj, ndër to R.I.P, How we do, etj duke ndezur sheshin “Nënë Tereza”.
Tiranën, feston me shqiptarët
29 Nëntor 2012, 08:39 -
Energjia, mbaron kredia për KESH,
Pas pak ditësh, KESH do të ndodhet në vështirësi të reja financiare, pas përfundimit edhe të parave, që mori nga dy kredi bankare tregtare, vetëm kur qeveria pranoi të japë garanci. Kjo e fundit është në negociata me Bankën Botërore për 100 mln USD
mori 50 mln euro hua
29 Nëntor 2012, 08:18 -
Nishani: 29 Nëntori Çlirimi i
Një ditë pas festimeve të mëdha të 100 vjetorit të Pavarësisë, sot festohet 68 vjetori i clirimit të vendit nga nazifashistët. Presidenti i Republikës Bujar Nishani nderoi sot të rënët e luftës Nacional Çlirimtare. Homazhe dhe nga drejtuesit e PS e kreu Edi Rama dhe kreu i LSI. Reagon dhe Kryeministri Berisha: Unë respektoj programin e partisë time.FOTO/Homazhet tek varrezat e DëshmorëveQytetet e Shqipërisë homazhe për të rënët
Shqipërisë, e përcakton ligji
29 Nëntor 2012, 07:42 -
Shqipëria 1 shekull Pavarësi
100 VJET PAVARESI - Vlora ngre flamurin si në 1912/ Mijëra shqiptarë të ardhur nga veriu, jugu dhe çdo trevë shqipfolëse, ishin sot në Vlorë për të ngritur flamurin shqiptar, si Ismail Qemali më 28 nëntor të 100 viteve më parë. Në ceremoninë madhështore morën pjesë krerët të lartë të shtetit, deputetë të opozitës, diplomatë të huaj, si dhe Presidentja e Kryeministri i Kosovës. Festime dhe në të gjitha qytetet e vendit, por dhe kudo ku ka shqiptarë. Sot pasdite Parada ushtarake në Tiranë Shqiptarja.com uron: Gëzuar ditëlindjen Shqipëri! VIDEO/FOTO/Parada në Tiranë FOTO/Flamuri në Vlorë FOTO/Kaos me tortën e Pavarësisë
Vlora dhe Tirana vishen kuq e zi
28 Nëntor 2012, 23:30 -
Prishtina feston 100-vjetorin e
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina është veshur kuq e zi me simbolet kombëtare, për të shënuar 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Në rrugë, në ballkone, makina dhe veshje dominon ngjyra kuq e zi, duk krijuar atmosferë festive kudo.
pavarësisë së Shqipërisë
28 Nëntor 2012, 22:49 -
-
-
Apeli i Finit: Votoni tre ligjet, në
Italia, një prej vendeve anëtare të Bashkimit Europian paralajmëron politikën shqiptare se nëse 3 ligjet që kërkojnë 3/5 e votave nuk miratohen deri në muajin dhjetor, atëherë Shqipëria rrezikon të humbasë dy vjet kohë deri në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave për zgjerimin e familjes europiane.
të kundërt humbni dy vjet kohë
28 Nëntor 2012, 21:10 -
100-vjetori i Pavarësisë, vipat urojnë online
Personazhet e njohura shqiptarë i janë bashkuar urimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë nëpërmjet statuseve dhe publimeve të ndryshme në Twitter dhe Facebook. Gjithashtu edhe më anë të fotove, të cilat shprehin anën patriotike disa prej vipave shqiptar kanë shprehur lumturinë e tyre në këtë ditë të
28 Nëntor 2012, 20:59 -
Rita Ora në Tiranë, poston në
Rita Ora ka mbërritur në Tiranë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja nëpërmjet një statusi në faqen e saj në Twitter. “Guess who just touched down in Albania”, “Gjejeni kush ka mbërritur në Shqipëri”,- ka qenë publikimi i këngëtares.
Twitter dhe sistemohet tek "Sheraton"
28 Nëntor 2012, 20:28 -
“Vetëvendosje” vendos flamurin
Gjatë ditës së sotme deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes kanë ngritur një flamur të madh kombëtar në ndërtesën e Kuvendit te Republikës së Kosovës për ta shënuar 28 nëntorin, ditën e Flamurit dhe ditën e Pavarësisë së shqiptarëve.
kuq e zi në Kuvendin e Kosovës
28 Nëntor 2012, 20:10 -
-
-
Brukseli hap dritën jeshile për
Komisioni Evropian ka miratuar planet e qeverisë spanjolle për të ndihmuar katër bankat të cilat kishin probleme. Bankat u shtetëzuan pasi pësuan humbje të mëdha nga ekspozimi i kredive të këqija kryesisht nga sektori i pasurive të patundshëm.
bankat spanjolle
28 Nëntor 2012, 17:38 -
Ettore Sequi uron shqiptarët:
Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Ettore Sequi përshëndeti popullin shqiptar në këtë ditë feste, ku theksoi se pas një shekulli pavarësi vendi veç i të shkuarës duhet të reflektojë edhe mbi sfidat e së ardhmes.
Reflektim mbi sfidat e së ardhmes
28 Nëntor 2012, 17:30 -
Analistët grekë: Anulimi i vizitës
Për analistët grekë, deklaratat e Berishës, ndoshta janë preteksti i anulimit të vizitës. Arsyeja kryesore duhet kërkuar në faktin se sot është zhvilluar mbledhja e parë e Këshillit të Ministrave të Greqisë, pas çeljes së dritës jeshile për lëvrimin e këstit të radhës prej 44.4 miliardë eurosh për Greqinë.
deklarata e Berishës pretekst
28 Nëntor 2012, 17:19
