-
Nano për Berishën e Topallin:
Në një intervistë pë gazetën MAPO, Nano thotë se vetëofrohet të shërbejë si president i Republikës, "që të bëhet inkurajues institucional dhe modelues e ndërtues i kulturës dhe ambjentit politik që duhet ta ketë si normalitet dialogun, konsultimet, bashkërendimin, konsensusin dhe marrëveshjet mes Ramës, Metës, Berishës e kujtdo tjetër që është e do të vijë".
Po rrezikoni me presidentin
28 Maj 2012, 12:21 -
Kritika e huaj: Zëri i Ronës
Menjëherë pas përfundimit të festivalit europian të këngës nisën kritikat nga mediat ndërkombëtare. Kësaj kritike nuk i munguan gjykimet lidhur me votimet që bëhen në rafshin gjeo-politik por edhe shume detaje lidhur me performuesit në skenë.
nga një tjetër epokë
28 Maj 2012, 12:11 -
-
Totozani: Institucionet s'i
Duke raportuar veprimtarinë e Avokatit të Popullit për 2011, zoti Igli Totozani shprehu shqetësimin para deputetëve të Komisionit të Ligjit se rekomandimet e tij pavarësisht se merret konfirmimi se kanë mbërritur dhe do zbatohen, futen në sirtare për të mos u zbatuar asnjëherë, ose për tu zbatuar shumë vonë. Deputeti i PS, Fino kritika Totozanit: Në raport na jep informacion për shkelje por jo raste konkrete. Rekomandimi per prokurorine
zbatojnë rekomandimet tona
28 Maj 2012, 10:02 -
12 vjeçarja sulmon bankat
Në muajin prill, ka nisur qarkullimi në Youtube i videos ku Viktoria Grant ka analizuar se si bankat po vjedhin në të gjithë botën në mënyrë të frikshme. Video ka marrë edhe më shumë besim për faktin se analiza e 12 vjeçares është bërë gjatë një takimi të Institutit public banker në Filadelfia dhe që aty është postuar direkt në shumë rrjetes sociale dhe blogje.
28 Maj 2012, 09:36 -
Llogara, autobusi rrëshqet
Një autobus me gati 40 turistë holandezë i shpëton mrekullisht një aksidenti të ngjashëm me atë të Himarës shkruan sot gazeta Shekulli. Mjeti i ka shpëtuar greminës në Qafën e Llogarasë për pak centimetra. Bllokohet rruga për 2 orë. Policia: Asnjë pasagjer nuk u rrezikua. (ne foto autobusi i aksidentuar)
fati shpëton 40 turistë
28 Maj 2012, 09:29 -
-
KS dënon masakrën në Hula:
Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dënoi mbrëmë unanimisht masakrën në fshatin Hula, Sirisë ku nga bombardimi mbetën të vrarë mbi 100 persona, përfshi dhe 49 fëmijë e 34 gra. Në një njoftim për shtyp pas takimit urgjenttë KS-së thuhet se “përdorimi i forcës së egër” kundër civilëve dhunon ligjet ndërkombëtare.
Damasku të ndalojë dhunën
28 Maj 2012, 06:15 -
-
-
-
Brokaj: Divorci mes Metës
Sabit Brokaj, njëri ndër anëtarët e këshillit të të "urtëve" pranë kryetarit të PS, Edi Rama është shprehur se largimi i Metës nga koalicioni sjell rrëzimin e qeverisë, pasi Berisha s'ka asnjë mundësi për të bërë pazar. Për të zgjidhja më e mirë do të ishin zgjedhjet e parakohëshme, por pa këtë KQZ. Brokaj vlerëson se e majta e bashkuar ka gjithë mundësitë për një fitore të madhe.
e Berishës rrëzon qeverinë
|
Kreu i LSI: Berisha, më keq se Mugabe
27 Maj 2012, 16:26 -
Rrëfehet avokati: Arjan Selimi
Para se të ekzekutohej Arjan Selimi planifikonte që në seancën e rradhës gjyqësore të lirohej nga masa e arrestit shtëpiak, me qëllim punësimin për të krijuar të ardhura ekonomike. Avokati Koçiu tregon se një gjë e tillë nuk u kryer për shkak të vrasjes së tij. Ndërsa për procesin “Dajti”, ai thotë se është vetë gjykata që po zvarrit procesin gjyqësor me avokatët e saj.
u vra ditën kur kërkoi lirinë
27 Maj 2012, 13:18 -
-
Suksesi në Eurosong, Berisha
Rona Nishliu, që përfaqësoi vendin tonë në këtë eveniment të rëndësishëm kulturor me këngën “Suus”, e ngjiti Shqipërinë në vendin e pestë, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm që mbahej prej këngëtares Anjeza Shahini, me këngën “Image of you”, në vitin 2004 kur Shqipëria u rendit në vendin e shtatë. Berisha uron Ronën: Përfaqësove shqiptarët në mënyrë të mrekullueshme.
uron Ronën: Je zëri absolut
27 Maj 2012, 12:12 -
28 Nëntori pa Berishën
Kreu i PS, Edi Rama ne editorialin e tij të rradhës thekson se "E vetmja mënyrë për ta kremtuar ditën e pavarësisë, pa e ngrënë tërë turpin e këtij viti me bukën e dështimeve të shkaktuara për hir të pushtetit dëmsjellës e qesharak të këtij personazhi, është që ky njeri të mos jetë më kryeministër kur të gdhihet 28 nëntori e të këndohet himni kombëtar". Rama bën ftesë për të bashkuar votat kundër Berishës.
27 Maj 2012, 12:08 -
-
Vrau komisionerët, familjarët:
Pas arrestimit të 43-vjeçarit shqiptar në Athinë , Kastriot Fejzo kane reaguar familjaret e tij. Ata deklarojnë se 43-vjeçari, babai i 4 fëmijëve nuk është fajtor për akuzat që janë ngritur kundrejt tij. Sipas tyre, Kastrioti, cili akuzohet për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e pesë të tjerëve, ngjarje kjo e ndodhur në qershor të 97-të, në qytetin e Ersekës, nuk ka qene i pranishëm në ngjarjen e ndodhur 15 vjet më parë dhe kjo sipas tyre vërtetohet me dokumente dhe dëshmi të familjarëve të vetë viktimave.
Lironi Kastriotin, i pafajshëm
27 Maj 2012, 10:11 -
Austriakët, tri nota proteste
Autoritetet diplomatike austriake në Tiranë në të paktën tre raste kanë bërë notë proteste pranë Ministrisë së jashtme të Shqipërisë për shkeljet e kryera në Vjenë nga Selvi Beçaj, vajza e kryetares së Gjykatës së Lartë. Ky fakt zbulohet në gazetën “Shqiptarja.com”, e cila publikon në shkrimin kryesor të sotëm vendimin e Gjykatës së Tiranës i cili zbardh detajet e pathëna deri më sot, gjashtë muaj pas largimit të saj nga detyra si diplomate në Vjenë.
ndaj vajzës së Shpresa Becajt
27 Maj 2012, 06:49 -
-