-
Për një Qytet Studenti me kushte bashkëkohore
Dy projektligje për ratifikim marrëveshjesh, të dyja me Gjermaninë dhe të dyja për rritjen e efiçencës energjetike. Njëra për korpusin universitar të Tiranës, për rritjen e standardit të jetesës së studentëve, tjetra për Shqipërinë Jugore, Bregun dhe Lumin e Vlorës, ku zhvillimi i turizmit është prioritet.
1 Korrik 2016, 07:50 -
-
-
DASH publikon raportin për
Sekretari amerikan i shtetit John Kerry paraqiti sot Raportin e vitit 2016 për trafikimin e qënieve njerëzore në botë. Shqipëria dhe Kosova, ashtu si më parë, vazhdojnë të jenë në grupin e dytë. Raporti i grupon shtetet në tri kategori: në të parën bëjnë pjesë shtetet, qeveritë e të cilave pëmbushin standartet minimale, në të dytën vendet që nuk i përmbushin plotësisht standartet, por që bëjnë përpjekje të mëdha për t'i përmbushur dhe në të tretin janë vendet që nuk i plotësojnë standartet dhe që nuk bëjnë përpjekje.
trafikimin e personave në Shqipëri
30 Qershor 2016, 19:42 -
Nikolla:Arsimi parauniversitar
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla mori pjesë në takimin e ministrave të arsimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Platformës për Arsim dhe Trajnim, që u organizua nga Komisioni Evropian në Sarajevë, në datat 27-28 qershor 2016.
kërkon mësues të përgatitu
30 Qershor 2016, 19:13 -
Portugalia mposht Poloninë me
Portugalia është gjysmëfinalistja e parë e Kampionatit Europian të Francës, pasi mposhti në çerekfinale Poloninë nga pika e abrdhë e penalltive me rezultatin 5-3. Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi në barazim 1-1, po ashtu edhe dy shtesat, ndërsa nga 11-metrat Portugalia u tregua më e saktë duke mos gabuar, ndërsa Polonia gaboi me Blazikovskin duke përfunduar ëndrrën Europiane.
penallti 5-3, kalon në gjysmëfinale
30 Qershor 2016, 18:57 -
Universiteti i Tiranës dhe i Prishtinës
Dy universitetet më të mëdha në Shqipëri dhe Kosovë, Universiteti i Tiranës dhe ai i Prishtinës do të thellojnë më tej bashkëpunimin midis tyre. Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni dhe Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, firmosën një marrëveshje bashkëpunimi gjatë një ceremonie të organizuar ditën e sotme në mjediset e Universitetit të Prishtinës. Në këtë ceremoni, shoqërohej nga Zv. Rektori Shezai Rrokaj si edhe dekanët e të gjashtë fakulteteve të Universitetit të Tiranës si një shprehje vlerësimi dhe vendosmërie për të shtrirë bashkëpunimin me palën kosovare në të gjitha fushat.
thellojnë bashkëpunimin midis tyre
30 Qershor 2016, 17:22 -
Romanca e Taulant Xhakës me
Kthimi i Taulant Xhakës nga Euro 2016 në Shqipëri, është shoqëruar me një sërë thashethemesh sa i takon jetës së tij sentimentale. Futbollisti i kombëtares është përfolur për një histori dashurie me aktoren e “Pa Limit”, Ana Lika.
mbesën e Inis dhe Ingrid Gjonit
30 Qershor 2016, 17:09 -
Artisti spanjoll Navia, 50 fotografi
Ekspozita ‘Migel de Servantes ose dëshira për të jetuar’ e fotografit spanjoll José Manuel Navia është çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Projekti, i konceptuar dhe i realizuar nga Navia, paraqet përmes 50 fotografive, një udhëtim pamor nëpër vendet dhe shtigjet ku kaloi Migel de Servantes përgjatë jetës së tij. VIDEO FOTO
në Tiranë për Servantesin
30 Qershor 2016, 16:33 -
Dështojnë masat ndaj terrorizmit
Në vetëm 7 minuta, nga një prej portave hyrëse e aeroportit "Nënë Tereza" e cila përdoret për futjen e autoboteve të naftës, e deri në pistën e avionëve në Rinas, 3 grabitës të armatosur me armë kallashnikov kanë arritur të marrin mbi 995 mijë euro dhe të largohen pa u pikasur nga forcat e sigurisë së kompanisë private ICTS. Prej orësh të tëra Policia e Shtetit po kryen një operacion masiv por nuk ka arritur në gjurmët e autorëve të cilët pas grabitjes kanë djegur dhe automjetin. Kjo ngjarje ndodhi vetëm 24 orë pasi aeroporti "Nënë Tereza" në Rinas shtoi masat e sigurisë pas shpërthimeve terroriste në aeroportin "Ataturk" të Stambollit në Turqi, që i morën jetën 42 personave. FOTO VIDEO Një helikopter dhe RENEA në kërkim të grabitësve
3 të armatosur në pistën e Rinasit
30 Qershor 2016, 15:14 -
91 mijë biznese kanë pezulluar
Në muajin prill të këtij viti, ka arritur në 91.150 numri i bizneseve që kanë pezulluar aktivitetin. Këto biznese janë regjistruar në Drejtorinë e Përgjithëshme të Tatimeve si subjekte pasive, që do të thotë se nuk kryejnë asnjë aktivitet e as derdhin taksa në arkat e shtetit. 35 mijë prej këtyre bizneseve gjenden në Tiranë.
aktivitetin, s'përballojnë dot kostot
30 Qershor 2016, 14:36 -
-
Ish gjyqtares Ademi i falen 2 muaj
Ish gjyqtares Parashqevi Ademi ju refuzua disa herë amnistia por kjo se pengoi aspak të përfitojë ulje dënimi, këtë herë dy muaj nga më pak se 1 vit e gjysëm burg që i ka mbetur për të shlyer. Falje të dy muajve burg apo 60 ditëve kalendarike ka përfituar gjyqtarja Ademi një ditë më parë në dhomën penale të kryeqyteteti aty ku është shqyrtuar kërkesa e saj.
burg, e dënuar 4 vite për korrupsion
30 Qershor 2016, 13:09 -
Himarë, sherr mes 2 personave
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës që u zhvillua këtë të enjte është shoqëruar me debate dhe konflikt fizik. Banorët e lagjes Spille kishin shkuar për të parashtruar ankesën e tyre në Këshill për planin e ri urbanistik dhe cenimin e pronave të tyre nga një fshat turistik, por janë hasur me dhunën e disa personave. Sipas dëshmitarëve, agresorët nuk ishin të zonës por të ardhur nga Tirana. Për këtë ngjarje edhe policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar dy persona, një nga Himara dhe një tjetër nga Tirana.
tension në Këshillin Bashkiak
30 Qershor 2016, 12:30 -
Reforma futet në kalendarin e
Konferenca e Kryetarëve pak para nisjes së seancës plenare mundur të fusë mes diskutimesh draftin e Reformës në Drejtësi në kalendarin e punimeve të Kuvendit. Drafti është futur me miratimin e mazhorancës dhe votat e saj pasi opozita ka dalë kundër. Shumica ka kërkuar që drafti për reformën në drejtësi të votohet më 21 korrik. Deputeti gjerman: Nëse reforma dështon, humbisni statusin Basha-Krichbaum: PD e voton reformën nëse pranohet neni 88 Donald Lu dhe Vlahutin fshikullojnë PD-në
Kuvendit, votimi në 21 korrik
30 Qershor 2016, 11:26 -
Korçë, makina përplas për vdekje
Një aksident me pasojë vdekjen është rregjsitruar mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin rrugor Korçë-Dishnicë. 38 vjeçari drejtuesi i mjetit tip "Mercedes-Benz Sprinter" me targë AA319CA, ka aksidentuar për vdekje këmbësorin P.T mosha e të cilit nuk dihet ende.
këmbësorin, ndalohet shoferi
30 Qershor 2016, 11:11 -
-
Vendimi i qeverisë/Klosi:Njihen
Ministri Klosi në një deklaratë për mediat ka bërë me dije një vendim të qeverisë e cila u njeh vitet e punës para janarit 1994 të gjithë personave që rezultojnë me dokumentacion të rregullt.Ministri Klosi u ndal tek një tjetër vendim i rëndësishëm për pensionistët në disa zona rurale, të cilët do të përfshihen në skemën lehtësuese për pagesën e energjisë, ku hiqet fasha prej 300 kilovatësh. VIDEO
vitet e punës para janarit të 1994
30 Qershor 2016, 10:16 -
-
-
'Euro 2016' Anceloti: Conte
Deri më sot, për arsye të ndryshme, nuk ka arritur të jetë pjesë e sfidës klasike Itali-Gjermani. Ose ka qenë shumë herët, ose shumë vonë për Carlo Ancelotti-n. Në ’70 ishte 11 vjeç dhe pas ndeshjes historike të luajtur në stadiumin “Azteca” ka dalë në rrugë për të festuar me flamurin e Italisë; në ’82 nuk është grumbulluar me kombëtaren
trajneri më i mirë i Europianit
30 Qershor 2016, 08:30