-
Basha: Rekomandimet e Venecias
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti sot në një takim Ministrin e Jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier. Basha shprehu mirënjohjen për kontributin e Gjermanisë dhe të ministrit Steinmeier për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe Pavarësinë e Kosovës, kohë në të cilën mbante postin e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë.
garanci për moskapjen e drejtësisë
14 Qershor 2016, 15:39 -
Ngrihet një stendë në Francë që
Shqipëria turistike prezantohet gjatë zhvillimit të Euro 2016 në Francë si një mundësi fantastike për promovimin e turizmit të vendit tonë. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në bashkëpunim me FSHF-në mundësuan krijimin e këndit shqiptar të turizmit, ku shërbehet me informacion turistik për të gjithë të huajt.
prezanton Shqipërinë, krahas futbollit
14 Qershor 2016, 13:17 -
Miratohet nen për nen në
Komisioni reformës në drejtësi i dha dorën e fundit paketës së ndryshimeve kushtetuese. Pa opozitën dhe nën monitorimin e ambasadorëve Lu e Vlahutin, deputetët e PS e LSI votuan nen për nen dhe në tërësi draftin e reformës. Demokratët u larguan nga mbledhja pak minuta pas fillimit të saj. Ata deklaruan se nuk mund të kalonte drafti në komision pa përfunduar negociatat politike për formulën e zgjedhjes së institucioneve. VIDEO Meta: Drafti në Kuvend edhe pa vullnetin e opozitës Drafti i fundit i drejtësisë: Ja zyrtarët që do hetohen nga '91
komision drafti i "drejtësisë"
14 Qershor 2016, 13:15 -
KKT miraton 3 plane: Bregdetin
Këshillit Kombëtar të Territorit ka miratuar Planin i Përgjithshëm Kombëtar, Planin për Bregdetin dhe atë të zonës ekonomike Tiranë-Durrës, e njohur si Durana. Miratimi i tre planeve vjen në përfundim të procesit të konsultimeve me secilën ministri e bashki, por edhe me shoqërinë civile e çdo palë interesi. VIDEO
Duranën dhe Projektin kombëta
14 Qershor 2016, 13:11 -
Përplasja me armë, Ardian Çapja
Ardjan Çapja, pronari i hotel “Univers” në Elbasan nga u qëllua me armë në drejtim të automjetit ku ndodheshin dy efektivë të policisë që ishin dislokuar me mision vëzhgimi, është transportuar nga dhoma e spitalit në zyrat e Drejtorisë së Policisë Tiranë. VIDEO
në paraburgim me serum në dorë
14 Qershor 2016, 13:04 -
"Euro 2016", kombëtarja mbërrin
Kombëtarja është nisur mëngjesin e sotëm drejt Marsejës ku nesër në mbrëmje do të përballet me Francën. Pasditen e djeshme skuadra zhvilloi edhe stërvitjen e fundit në Perros Girek ku u provuan edhe skemat e fundit pasi priten ndryshime në formacioin nga De Biasi. Dilema mbetet kush do zëvendësojë Canën me Ajetin si favorit ndërsa priten titullar edhe Memushaj me Kaçen.
në Marsejë, Franca ul në stol yjet
14 Qershor 2016, 12:30 -
Video/ Kapet banda e shqiptarëve
Policia italiane goditi një grup prej 7 personash të përbërë nga shqipatrë dhe italianë që grabisnin banesat dhe mashtronin të moshuarit duke u marrë shuma parash e sende me vlerë. Mediat italiane shkruajnë se banda ka kryer 82 grabitje duke mashtruar të moshuarit në zonat e Lombardisë dhe Emilia Romagna. VIDEO
visheshin si "policë" ja si grabisnin
14 Qershor 2016, 12:09 -
Vlorë, bllokohen 89 ha tokë, u
Dosjen e konsideruar “Mafia e Pronave në Bregdet” risjell pas 5 vitesh në publik emrin e gjyqtarit të ekzekutuar në atentatin mafioz të 2011 Skerdilajd Konomi. Sipas prokurorisë e cila ka sekuestruar këtë të martë 89 hektarë me vlerë 110 milion euro, Raimond Mezi ka përfituar 89 h tokë në Karaburun me një vendim gjyqësor në vitit 2003. Ky vendim mban emrin dhe firmën e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, por për prokurorin këtu qëndron dhe falsifikimi thotë akuza pasi Konomi në këtë periudhë s’ishte ende gjykatës në Vlorë. VIDEO
falsifikua firma e gjyqtarit Konomi
14 Qershor 2016, 10:41 -
Meta: Reforma në Kuvend edhe
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta u shpreh në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së kryesisë së kësaj force politike se, insiston për arritjen e konsensusit mes PD dhe PS për reformën në drejtësi. Kryetari i LSI theksoi se forca politike që ai drejton ka insistuar që në krye të herës për konsensusin e reformës në drejtësi. Ndërsa kërkon edhe reflektimin e mazhorancës për kërkesat e opozitës, Meta shtoi se reforma do të shkojë në Kuvend edhe pa vullnetin e PD. VIDEO
pa vullnetin e PD, jo referendum
14 Qershor 2016, 10:35 -
Francë vriten dy policë, vrasësi:
Një ngjarje e rëndë tronditi diten e sotme Parisin. Dy policë burrë e grua u vranë nga një person i cili ishte dënuar në vitin 2013 për terrorizëm dhe ishte pjese e nje rrjeti xhihadistësh. Agresori 25 vjeçar Larossi Aballa vrau me thikë shefin e policisë në oborrin e shtëpisë së këtij të fundit.
Euro 2016 do të jetë një varrezë
14 Qershor 2016, 10:10 -
-
-
-
Fshehu dënimin në Zvicër e
Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi është arrestuar sot nga forcat e policisë të komisariatit të Kavajës. Ka qenë një vendim i Gjykatës së Tiranës gjatë ditës së sotme që ka dhënë për Rroshin, në mungesë, masën e sigurisë "arrest me burg". Mbi Rroshin rëndon akuza e 'falsifikimit' të dokumenteve dhe 'mosdeklarim' në formularin e vetëdeklarimit për efekt të ligjit të dekriminalizimit. Rroshi nuk deklaroi arrestimin e tij në Itali, në vitin 1993, në moshën 16-vjeçare si dhe arrestimin e dëbimin dy herë nga shteti zviceran në vitin 1995 dhe 1997. VIDEO Rroshi mbetet i dënuar, zbardhet misteri i dy certifikatave të tij
Itali, arrestohet Elvis Rroshi
Arkiv/ Të gjitha lajmet për Elvis Rroshin
13 Qershor 2016, 18:45 -
-
Kodheli në Bruksel, merr pjesë
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli niset për Bruksel, ku do të marrë pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes të NATO-s. Takimi i Ministrave të Mbrojtjes do të fokusohet tek forcimi e mbrojtja kolektive e Aleancës.
në Ministerialin e Mbrojtjes të NATO-s
13 Qershor 2016, 17:34 -
Arbitri i Shqipëri-Francë gjykoi në
Ndeshja e dytë e grupit A, ajo mes Shqipërisë dhe Francës do arbitrohet nga gjyqtari skocez, Uilliam Collum. Ai ka një eksperiencë të gjatë në arbitrimin e ndeshjeve në nivelet e larta. Ndihmësit e tij do të jenë Boby Maden dhe John Beaton.
2015 takimin Danimarkë-Shqipëri
13 Qershor 2016, 17:25 -
-
-
Artur Rrokaj u largua kur
Report Tv ka mësuar se Artur Rrokaj, i dënuar me 7 vite burg për tragjedinë e 9 Janarit 2014 është larguar nga posti që mbante në kapitenerinë e portiti të Durrësit, në momentin që është dashur të plotësojë formularin e vetëdeklarimit në kuadër të dekriminalizmit.
duhet të bënte vetëdeklarimin
13 Qershor 2016, 15:31 -