-
Shiten 1 milion USD mobiljet e Michael Jackson
Janë shitur në ankand kundrejt 1 milionë dollarësh të gjitha mobiljet e vilës në Los Angeles të mbretit të muzikës Michael Jackson. Shifra e ankandit të mobiljeve që doli në shitje nga Julien's Auctions u trefishua, duke bërë që vlera e tyre të rritet në mënyrë spektakolare.
18 Dhjetor 2011, 19:14 -
Sistemi part - time
Në të gjithë vendin janë rreth 9 mijë studentë të cilët në muajin Nëntor kanë nisur studimet part – time në universitetet shqiptare. Sipas vendimit të marrë nga qeveria, me propozim të ministrisë së arsimit, fëmijët e familjeve në nevojë si edhe të policëve të rënë në krye të detyrës do të paguajnë vetëm 50 përqind të tarifës së shkollimit, të publikuar sot zyrtarisht.
Publikohen pagesat e shkollimit
17 Dhjetor 2011, 21:41 -
Gati shitja 100% e "Albpetrolit"
Është miratuar dje, vetëm me votat e shumicës parlamentare, formula e privatizimit të ndërmarrjes së vetme me pronësi shtetërore të naftës në vend, "Albpetrol". Vlera e saj llogaritet rreth gjysëm miliardi dollarë.
Ahmetaj: Mos merrni ortakë si CEZ
16 Dhjetor 2011, 16:49 -
Furtunë në Durrës, dëme
Stuhia detare e natës së kaluar ka shkaktuar vonesat e trageteve që i janë drejtuar sot paradite portit të Durrësit, ndërsa ka shkaktuar dëme jo të vogla edhe në bizneset e shëtitores bregdetare. Sipas kapitenerisë era e fortë me drejtim nga juglindja dhe deti i trazuar me forcë 4-5 janë shfaqur në formën e fortunalit. Fatmirësisht nuk janë shkaktuar dëme në anijet që presin në radën e portit. ( ne foto pamje nga shëtitorja "Taulantia", sot në mëngjes)
në shëtitoren "Taulantia" |
16 Dhjetor 2011, 10:13 -
Ankand me 500 objekte të Michael Jackson
Orenditë personale dhe objekte të tjera private të Michael Jackson janë ekspozuar në shtëpinë e ankandeve “Julien” në Beverly Hills. Ankandi i cili pritet të organizohet në datën 17 dhjetor do të nxjerrë në shitje orenditë personale të Jackson, ku numërohen mbi 500 objekte personale, mes tyre edhe disa antike që kishin mobiluar shtëpinë e mbretit të muzikës pop.
13 Dhjetor 2011, 22:24 -
Si ti shpenzojmë paratë e librit?
Ku shkojnë paratë që Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve jep për Librin? Një statistikë e përgatitur nga ky institucion mbi fondet e dhëna nga viti 2006 deri ën vitin 2011 për botimet dhe aktivitetet mbi librin, jep në mënyrë të detajuar shumën e sponsorizimeve për çdo botim a aktivitet që lidhet me librin. Për librin jepet 20% e fondit të kulturës. Ja ç’zbulon lista e sponsorizimeve të vitit 2010, klientelizëm dhe abuzime.
Për librin, 20% e fondeve të kulturës
13 Dhjetor 2011, 15:16 -
Bill Kovaç, gazetari legjendar
Gazetari legjendar me origjinë shqiptare, Bill Kovaç, thotë se me daljen e mediave të reja, gazetaria është bërë edhe më e rëndësishme se më parë. Ai ka qenë shef i zyrës së gazetës Nju Jork Tajms për Uashingtonin dhe ka luajtur rol në zbulimin dhe publikimin e Dokumenteve të Pentagonit, ngjarje që bëri mjaft bujë në fillim të viteve 70
me origjinë shqiptare rrëfen jetën
13 Dhjetor 2011, 11:44 -
Sekretet e arkës së qeverisë
Qeveria shqiptare e ka përdorur buxhetin e shtetit, si një karrotë për të gënjyer shtresat në nevojë, para zgjedhjeve parlamentare. Sipas raportit të “Mjaft”, për të përndjekurit, ish-pronarët, apo të papunët qeveria premtoi fonde, të cilat i reduktoi pas zgjedhjeve.
Ja fondet e munguara
11 Dhjetor 2011, 09:26 -
-
Reshat Ibrahimi: Nëse vërtetohen
Presidenti i Sindikatës së pavarur të artistëve të Shqipërisë, Reshat Ibrahimi flet për diskutimet e fundit rreth Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, si i mbron sindikata artistët, çfarë bën ajo për të siguruar të drejta për ta, si i duket ligji i ri për Artin, kaq i kontestuar prej një pjese të komunitetit artistik dhe një opinion mbi rolin që mund të marrë sindikata në rast se provohet që artistët janë vënë të këndojnë para tre mjekëve kardiologë.
akuzat, Ciko të përgjigjet
8 Dhjetor 2011, 14:13 -
-
-
TIFF, vazhdon maratona e filmave
Vazhdon në ditën e tij dytë festivali i filmit i filmit “Tirana International Film Festival” .Kanë vazhduar produksionet edhe në paraditen e ditës së somte ku u shfaqën 8 filma me metrazh të shkurtër. Pjesa më e madhe e këtyre filmave i takonte kategorisë fiction.
6 Dhjetor 2011, 14:26 -
-
Shendetësi, sot më pak
Në vitin 2008 në vendin tone ka rreth 500 ambulanca, poliklinika dhe qendra shëndetësore më pak se në vitin 1993. Numri i tyre ka pësuar një rënie të ndjeshme në vitin 2002, me gati përgjysmim, ndërsa pas këtij viti ISKSH ka rifilluar të rrisë numrin e ofruesve të shërbimit parësor për popullatën
Ambulanca se në 1993
5 Dhjetor 2011, 10:56 -
-
-
-
Sa do të rriten faturat e energjisë për vitin 2012
Në rast se do të miratohet kërkesa e operatorit që furnizon direkt familjet dhe do të mbetej në fuqi faturimi me dy tarifa, për konsumin mujor deri në 300 kilovatorë dhe për atë mbi këtë nivel, atëhere, një familje që paguan deri tani 2.500 lekë në muaj për energjinë elektrike të konsumuar do të paguante 2.615 lekë, ndërkohë që një familje që arrin në 10.000 lekë do të paguante rreth 5 mijë lekë të vjetra më shumë.
1 Dhjetor 2011, 10:43 -
Ndalohet 25 kg drogë
Gjatë një operacioni të policisë së Kosovës është bërë i mundur sekuestrimin i 25 kilogramë lënde narkotike, me një vlerë prej 500 mijë euro. Policia arriti të arrestoi edhe 7 persona, të cilët dyshohen të jenë të përfshirë në trafikun e lëndës narkotike
me vlerë 500 mijë euro
30 Nëntor 2011, 18:09 -
