-
Publikohet lista e 28 të arrestuarve
Është publikuar sot lista me emrat e 28 personave të arrestuar si pjesë e grupit të armatosur me të cilët policia e Maqedonisë luftoi të shtunën e javës së shkuar në Kumanovë në lagjen e Trimave. Mes të arrestuarve është edhe komandant Sokoli i njohur kështu nga të gjithë banorët e Maqedonisë.
mes tyre edhe komandant Sokoli
16 Maj 2015, 18:42 -
Plazhet më të mira shqiptare sipas
Riviera shqiptare është publikuar në portalin online të librit prestigjioz “Lonely Planet”, ku botohen destinacionet më tërheqëse në botë për t’u vizituar nga turistët. Një ndër këto vende turistike është edhe Shqipëria me plazhet e saj, duke marrë kështu vlerësimin e merituar edhe nga specialistët ndërkombëtarë.
prestigjiozit botëror Lonely Planet
16 Maj 2015, 18:27 -
PS-LSI prezanton Filon në Korçë
Krerët e mazhorancës kanë shkuar sot në Korçë për të prezantuar aty kandidatin e ASHE për bashkinë e Korçës, Sotiraq Filon. Kryeministri Edi Rama tha se qytetaret jo vetem ne Korçë por edhe në gjithë vendin duhet të votojnë kandidatët e së majtës pasi kandidatet e djathtë nuk kanë asnjë plan konkret për qeverisjen e njësive vendore. Kryeministri Edi Rama u shpreh se në 18 muajt e qeverisjes së të majtëve për Bashkinë e Korçës është bërë shumë më tepër nfga sa ishte bërë më parë dhe se në 4 vitet e ardhshme, kryetari i basjkisë do të bëjë edhe më shumë. VIDEO
Rama:PD ka kandidat pa program
16 Maj 2015, 18:19 -
MEDIA – LONDËR – BBC-ja jashtë loje për 90-vjetorin e mbretëreshës Elizabeth?
LONDËR, 16 maj /ATSH-ANSA/ – Nuk do të jetë BBC-ja, që ndodhet nën sulmin e qeverisë së konfirmuar të kryeministrit konservator David Cameron, ajo që do të transmetojë festimet e shumta për 90-vjetorin e mbretëreshës Elizabeth, ngjarje për të cilën po flitet 11 muaj përpara. Përjashtimi i televizionit autoritar publik britanik në përfitim të ITV-së […]
16 Maj 2015, 17:36 -
-
Surprizon Balotelli, letër Gerrard
Legjenda e Liverpulit, Stiven Gerrard zhvillon sot ndeshjen e fundit në karrierë në stadiumin “Anfield Road”. Kapitenit legjendar, që fitoi gjithçka, përveç Premier League me ekipin e tij i ka dërguar një mesazh edhe italiani Mario Balotelli.
në ditën e lamtumirës me Liverpulin
16 Maj 2015, 17:04 -
-
Fred Abrahams: Elita politike në
Autori i një libri të ri për Shqipërinë që botohet sot, kritikon elitën politike shqiptare të 25 viteve të fundit si më e prirur nga interesat vetjake sesa për t’i shërbyer vendit. Fred Abrahams, i Organizatës Human Rights Watch, punoi 15 vjet për të shkruar librin "Modern Albania: From Dictatorship to Democracy in Europe", “Shqipëria Moderne: Nga Diktatura në Demokraci në Evropë”, që mbulon periudhën nga 1990 deri në 2014.
Shqipëri, e prirur tek interesat e veta
16 Maj 2015, 14:58 -
Shkodër, PD-ja akuzon: PS-ja i ka
Partia Demokratike dega Shkodër ka denoncuar se shkolla 9 - vjecare në Komunen e Berdices se Madhe eshte transformuar ne një zyrë elektorale për kandidaten e Aleancës për Shqiperinë Europiane, Keti Brazhdari. Sipas degës së PD-së po synohet te poltizohet deri në pikën e fundit edhe sistemi shkollor parauniversitar në vend.
kthyer shkollat në zyra elektorale
16 Maj 2015, 14:15 -
Rrëmbeu për 7 ditë 22-vjeçaren
KORÇË/ Policia e Korçës ka shpallur në kërkim 23-vjeçarin J.Gj pas denoncimit nga 22 vjeçarja F.F. Kjo e fundit deklaron se 23-vjeçari me të cilin kishte patur një lidhje e kishte mbajtur pa dëshirën e saj të mbyllur në banesën e tij ku e ka kanosur vazhdimisht për të vazhduar lidhjen e ndërprerë. Policia ka arrestuar Darin Rapollari, pasi në banesën e tij u gjetën 1.320 kg kanabis dhe armë.
në kërkim 23-vjeçari,pranga shokut
16 Maj 2015, 13:58 -
Krim në familje, festimi i ditëlindjes
MAMURRAS/ Festimi i ditëlindjes është kthyer në tragjedi për një familje në Fushë-Mamurras të Kurbinit. Një krim në familje ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të së shtunës, teksa vëllai ka vrarë vëllanë me armë zjarri. Policia ka bërë të ditur se viktimë e kësaj ngjarje është shtetasi Fabjan Sela 35-vjeç, ndërsa autor i krimit është vëllai i tij Afrim Sela 33-vjeç, i cili është arrestuar nga policia menjëherë pas ngjarjes. VIDEO
kthehet në tragjedi, vëllai vret vëllain
16 Maj 2015, 11:45 -
INSTAT: Ndërmarrjet e reja për vitin 2014, numërohen 17.377 ndërmarrje aktive
TIRANE, 16 Maj/ATSH/- Gjatë vitit 2014 kane qene 17.377 ndërmarrje të reja aktive. Sipas raportit të publikuar së fundmi nga Instituti i Statistikave, “Shqipëria në shifra, 2014″, 34,4 % e ndërmarrjeve të reja ushtrojnë aktivitetin ekonomik “tregti”, ndërsa 2,2 % e tyre ushtrojnë aktivitetin ekonomik ”ndërtim”. Numri i ndërmarrjeve aktive në fund të vitit 2014 […]
16 Maj 2015, 11:42 -
Veliaj me mësues e edukatorë: Në 4
Kandidati i mazhorancës për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një bashkëbisedim me mësues dhe edukatorë të kryeqytetit. Gjatë fjalës së tij ai është shprehur se është bërë shumë politikë me shkollat dhe ende nuk është gjetur një zgjedhje e saktë për to. VIDEO
vite hapim 100 kopshte e 200 shkolla
16 Maj 2015, 11:41 -
-
-
KQZ vendos për renditjen e partive
KQZ ka miratuar në mbledhjen e sotme renditjen e subjekteve politike në fletën e votimit për zgjedhjet e 21 qershorit. Ndonëse kjo renditje mund të ankimohet nga PS ose forca të tjera politike për shkak të qëndrimit afër të forcave politike që kanë sigla të përafërta ,KQZ miratoi renditjen për 61 partitë politike. Në këto zgjedhje PS mban numrin 26, PD numrin 18 dhe LSI mban numrin 36. VIDEO
te fleta e votimit, PS nr 26; PD nr 18
16 Maj 2015, 10:03 -
-
Korçë, gjenden dy vajzat që
Pas tre ditësh janë gjendur 2 adoleshentet nga Korça, të cilat rezultonin të zhdukura. 15 vjecarja, Kristina Zeqollari dhe shoqja e saj 14 vjeçarja, Erigersa Durellari u gjetën në një lokal nga familjarët e tyre. Bëhet me dije se ato ishin larguar vetë nga shtëpia dhe nuk ishin keqtrajtuar nga ndonjë person.
rezultonin të zhdukura prej 3 ditësh
15 Maj 2015, 22:19 -
-
Jankullovska, Doda: Të protestojmë
Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda ka qenë e para që ka reaguar ndaj fyerjeve dhe kërcënimeve të ish-ministres së Brendshme të Maqedonisë, Jankullovska. Mesila Doda ka bërë thirrje për protesta kundër deklaratave të Jankullovskës, që janë bërë publike pasditen e sotme nga pas nxjerrjes në dritë të disa përgjimeve.
para derës së kësaj grua-nëpërkë
15 Maj 2015, 21:35 -
Përgjimet, Jankullovska: Në
MAQEDONI/ Përgjimet e reja e bëra publike kanë nxjerrë në pah, urrejtjen e ish-ministres së Brendshme maqedonase, Gordana Jankulloska e cila në një bisedë me shedin e kabinetit të kryeministrit Gruevski, Martin Protugier, ka deklaruar se duhet një luftë 1 orëshe për t'u pastruar nga shqiptarët. Ndër të tjera ajo ka lëshuar edhe fjalë fyese. Kreu i opozitës, Zaev ka deklaruar se do të publikojë pas protestës së 17 majit një tjetër përgjim që prek çështjen e shqiptarëve në Maqedoni ku bëhet fjalë për rastin “Monstra”, ku me mijëra protestuan për dënimin e 6 shqiptarëve. VIDEO
1 orë luftë pastrojmë shqiptarët
15 Maj 2015, 17:00