-
Hetim në 3 shtete për 3.4 milionë eurot në 'Toyota'! Alfred Vladi i lirë në Tiranë
Hetimet për zbulimin origjinës së 3.4 milion euro tashmë janë shtrirë në tre shtete, Shqipëri, Belgjikë dhe Britaninë e Madhe. Së fundi Britania është mobilizuar në kryerjen e hetimeve me qëllim zbulimin e të dhënave se si mbërritën në Shqipëri 3.4 milion euro, të fshehura në dyert e një “Toyota Yaris”.
4 Mars 2019, 12:46 -
Gjyqi për 'Toyota Auris'/ Gjykata dënon Lulzim Bashën për shpifje kundër Taulant Ballës (Vendimi i plotë)
Lulzim Basha është dënuar nga gjykata me 50 mijë lekë gjobë për shpifje kundër Taulant Ballës. Gjykata e gjeti fajtor Bashën pas deklaratave në foltoren e Kuvendit se kryetari i grupit socialist ishte i përfshirë në çështjen e 'Toyota Auris', ku u gjetën dhe sekuestruan 3.4 milionë euro në dy makina në qershor të vitit të kaluar. Balla e cilësoi vendimin historik, ndërsa avokati i kryedemokratit Basha, Gazment Bardhi u shpreh se procesi ishte qesharak dhe në kushtet e presionit të Vettingut.
21 Janar 2019, 12:58 -
Politika në 2018/ Shuplakat qytetare që zbrapsën Ramën e lanë në hije Bashën (VIDEO)
Viti 2018, një vit i mbushur me protesta qytetare. Si u zbraps Rama nga protesta e studentëve, kuksianëve dhe artistëve. Kryeministri fitoi "bastin" me lojërat e fatit, duke vendosur mbylljen e tyre që nga 1 janari 2019. Si u përplasën Kryeministri me Presidentin për mosdekretimin e Sandër Lleshajt. Bisedimet Shqipëri-Greqi, personazhet "Babale-Xhisiela", ja çfarë ndodhi në këto 365 ditë.
31 Dhjetor 2018, 18:24 -
‘Toyotta Yaris', gjyqi Balla-Basha për akuzën e shpifjes, mbyllet shqyrtimi i provave
Dosja “ Toyota Yaris” ku deputeti socialist Taulant Balla ka paditur kreun e opzotiës Lulzim Basha për shpifje pritet të pushohet në janar 2019, nëse amnistia do të marr 85 vota në parlament. Ndërsa gjyqtari Gerdi Hoxha la seancën e radhës më 14 dhjetor ku pritet që palët ndërgjyqëse të japin konluzionet mes tyre edhe prokuroria.
18 Dhjetor 2018, 13:48 -
3.4 mln € në 'Toyota Auris'/ Bardhi kërkon rrëzimin e kërkesës së Ballës: Ende nuk ka provuar pafajësinë e tij
Në ambientet e Gjykatës Penale u zhvillua seanca e radhës gjyqësore mes kreu të PD-së, Lulzim Bashës dhe numrit dy të PS-së, Taulant Ballës për çëshjten e 'Toyota Auris', brenda të cilave u gjetën 3.4 mln euro. Basha akuzoi Ballën se ishte i përfshirë, akuza të cilat socialisti i cilësoi si shpifje duke ngritur edhe një padi ndaj tij.
6 Nëntor 2018, 11:14 -
Faturimi i bizneseve, Basha: Tender korruptiv për Olsi Ramën, u ndihmua nga një zyrtare e huaj që shërbeu në Shqipëri
Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka vazhduar me akuzat në drejtim të qeverisë Rama. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha ka folur për Tahirin, Dakon, Xhafajn si edhe ka komentuar ngjarjen e Bularatit. Basha ka akuzuar kryeministrin se ka i ka dhënë tenderin për faturimin e bizneseve, vëllait të tij, Olsi Rama.
30 Tetor 2018, 13:04 -
Sikur Lulzim Basha ta kishte ende në dorë prokurorinë?
Kjo do të ishte një histori e re marrëzie e Shqipërisë, pasi në vend të krimit dhe mafias, Prokuroria do kthehej në zyrë shtypi të PD, dhe më e keqja, skenarët e tipit “Babale” do ktheheshin në telenovela të vërteta për shoqërinë.
25 Tetor 2018, 22:50 -
'Charteri'/ PD sërish akuza Ballës: Ku i gjeti 30 mijë euro për avionë? Deputeti i PS: Padi edhe për Strazimirin
Deputeti demokrat Gent Strazimiri, ka thënë se Balla hesht dhe nuk jep shpjegime lidhur me paratë që sipas PD, Balla ka shpenzuar për udhëtime me Charter me biznesmenin e dënuar për trafik droge, Edmond Bego.
17 Tetor 2018, 16:49 -
3.4 mln € në 'Toyota Auris', Balla dhe Basha përballen në Gjykatë më 10 tetor
Gjykata e Tiranës ka vendosur sot për mbajtjen e seancës pas tre jave dhe shorti ka caktuar Gerdi Hoxhën si gjyqtar. Taulant Balla ka paditur Lulzim Bashën për shpifje dhe dekonspirim të operacionit të policisë.
19 Shtator 2018, 10:59 -
3.4 milion euro në 'Toyota Yaris', Klevi Lika kërkon lirinë: Të hënën shkoj në shkollë
Kërkesën e tij, djali i Eduart Likës, pronarit të kompanisë që transportoi makinat me trajler, e ka bërë nëpërmjet avokatit mbrojtës me argumentin se ai dëshiron të ndjekë studimet në klasën e 11.
14 Shtator 2018, 17:31 -
Vettingu në politikë, Kryemadhi: Presim një përgjigje nga Rama, kemi axhendë të pabesueshme
Nga Durrësi ku u zhvillua mbledhja e opozitës së bashkuar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se PD dhe LSI presin një përgjigje nga Rama nëse e pranon apo jo projektligjin për vettingun në politikë.
13 Shtator 2018, 11:45 -
3.4 mln € në Toyota Yaris/ Gjykata e Tiranës regjistron padinë e Ballës për Bashën
Gjykata Penale e Tiranës ka regjistuar padinë e kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Seanca e parë pritet të zhvillohet në muajin tetor, ndërkohë që me dosjen është ngarkuar gjyqtari Gerd Hoxha.
4 Shtator 2018, 13:02