-
Shit-blerje me fatura fiktive/ Zbardhet skema si mashtruan me TVSH-në 15 biznesmenët në Tiranë (EMRAT)
Këta biznesmen dhe administratorë, kryesisht në fushën e ndërtimin, emrat e të cilëve Report Tv i disponon, kanë kryer shitje dhe blerje të faturave fiktive, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 25.7 mln lekësh, i përllogaritur nga faturat që ka arritur të sigurojë policia si provë. Megjithatë, burime për Report Tv, flitet për një shumë prej 4 mln eurosh.
5 Shtator 2019, 07:43 -
Anti-informaliteti/ Miliona lekë dëm shtetit me faturat TVSH, pranga 17 biznesmenëve të ndërtimit e policisë private, 2 në kërkim
Mes të arrestuarve në pranga kanë rënë edhe 7 biznesmenë të njohur në vend. Burime për Report Tv bëjnë me dije se të arrestuarit kanë bërë miliona lekë dëm me faturat tatimore ndërsa po punohet për kapjen e disa të tjerëve që janë përfshirë në skemat e mashtrimit.
4 Shtator 2019, 21:47 -
Aksioni Anti-Informalitet, Denaj: Në 'sitë' Inspektorati i Punës, s'ka më punonjës të padeklaruar (VIDEO)
Aksioni anti-informalitet pas kontrolleve në zonat bregdetare do të përqendrohet tek kontrollet për deklarimin e punonjësve dhe rritjen e masave të sigurisë në punë. Këto masa u bënë publike gjatë një konferencë për mediat nga Ministrja e Financave, Anila Denaj dhe Drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj. Ministrja njoftoi edhe ndryshimet që priten të bëhen në ligjin për procedurat tatimore.
4 Shtator 2019, 13:28 -
Anti-informaliteti mbyll kantierin e pallatit shumëkatësh në Tiranë, Denaj: Në shtator në sitë firmat e ndërtimit
Pas korrikut në vijën bregdetare dhe gushtit te karburantet, aksioni anti-informalitet në shtator do të jetë i fokusuar te firmat e ndërtimit. Denaj mori pjesë në një inspektim nga Inspektorati i Punës te Rruga e Kosovarëve pranë Liqenit ku u bllokua një kantier ndërtimi. Ministrja kishte kritika edhe për inspektorët.
3 Shtator 2019, 22:32 -
Shkodër/ Bllokohen dy kamionë me dru, vihen nën hetim 3 persona e pëson edhe inspektori i pyjeve
Inspektori i pyjeve i proceduar penalisht është Z.GJ. Ndërsa tre personat e vënë nën hetim janë A.N., A.C. dhe R.K, akuzohen për veprat penale ”Fshehja e të ardhurave” dhe ”Prerja e paligjshme e pyjeve.
3 Shtator 2019, 16:59 -
Zbardhet letra e Braçes për ministren Gjonaj: Shkeljet e 3 gjyqtarëve që mbrojtjen evazionin fiskal të bzineseve 'VIP'
Braçe në letrën e datës 26 gusht i kërkon ministres Etilda Gjonaj të trajtojë me përparësi këto ankime ndaj gjyqtarëve, pasi sipas tij kanë cënuar interesin publik tek drejtësia, dhe kanë ndikuar në mosrealizimin e të ardhurave.
29 Gusht 2019, 12:01 -
Anti-informaliteti/ Karburante, markete e shtëpi pushimi, qytetarët denoncojnë 665 shkeljeE Rama: Zero tolerancë
Kryeministri Rama ka shpërndarë edhe disa nga bizneset për të cilët ka nisur verifikimi pas 665 rasteve të shkeljeve të denoncuara nga qytetarë. Sipas Ramës puna për verifikimin e denoncimeve do të vijojë me intensitet të lartë paralelisht me zbatimin e planit operacional 'Zero Tolerancë'.
28 Gusht 2019, 08:33 -
Mbrojtën evazionin fiskal dhe zhbllokuan biznese 'VIP', Braçe u shpall 'luftë' 3 gjyqtarëve: Dosjet para drejtësisë
Braçe njoftoi sot se i është drejtuar ministres së Drejtësisë, KLGJ, ONM dhe KPK për tre gjyqtarë, përkatësisht të Tiranës, Vlorës dhe Gjirokastrës, për shkak të vendimeve të tyre në kundërshtim me ligjin.
27 Gusht 2019, 15:00 -
Pas goditjeve të 'të mëdhenjve' të karburanteve, aksioni anti-informalitet me sytë nga kompanitë konsumatore
Në një komunikim për mediat, Braçe i dha kohë kompanive të mëdha që kanë depozita karburanti, të nisin të gjitha procedurat në institucionet përgjegjëse për tu certifikuar
27 Gusht 2019, 13:00 -
76 ton kafe 'Meduza' pa akcizë në Vorë, 150 mijë euro gjobë biznesit, Denaj: S'do mjaftohemi vetëm me një analizë të disa muajve
Nga kontrolli i ushtruar në një magazinë fiskale të një subjekti që tregon kafe është konstatuar një mungesë gjendjeje në magazinë prej rreth 76 ton. Detyrimi i munguar i akcizës është rreth 4.6 milionë lekë dhe gjobë për këtë detyrim të munguar është 13.8 milionë lekë, duke e çuar në total detyrimin që duhet të paguajë subjekti në vlerën e 18.4 milionë lekë.
17 Gusht 2019, 11:17 -
Lirohen 2800 m2 në Shëngjin, nën hetim 7 pronarë/ E pëson sërish ish-drejtori i Taksave
Policia njofton se përveç 7 pronarëve që janë vendosur nën hetim, janë referuar materiale hetimore shtesë për Areben Ndoj me detyrë ish - Drejtor i Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë Lezhë, i proceduar dhe më parë, pasi ka lejuar këto subjekte të ushtronin aktivitetet në mënyrë të kundërligjshme.
16 Gusht 2019, 09:57 -
Anti-informaliteti/ Lirohen 2000 m2 plazh publik në Himarë e Durrës, nën hetim 5 pronarë (VIDEO)
Policia njofton se do të ketë vijim të planit të posaçëm të masave "Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.
15 Gusht 2019, 08:55 -
Gjykata kundër ligjit/ I heq shiritin Havanës së famshme! Braçe: Gjyqtari mori vendim tek pullë, pa lajmëruar as tatimet
Në kundërshtim me ligjin Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur që t'i heqë bllokimin klub Havanës në Dhërmi Ky subjekt u bllokua në saj të operacioni anti-infomralitet të shtrirë në të gjithë vendin, për shkak se nuk kishin lëshuar kupon tatimor.
14 Gusht 2019, 12:58