-
Vizita e parë në Tiranë si kryeministër, fotot nga pritja zyrtare për Albin Kurtin
11 Shkurt 2020, 09:00 -
Kurti: Prioritet makro-shengeni shqiptar! Rama: Jo pa shengenin ballkanik /Video
Mes Tiranës dhe Prishtinës zyrtare mbeten të hapura divergjencat për “mini Schengen” ballkanik, nismë e ndërmarrë nga Shqipëria përmes kryeministrit Rama, ku Kosova, ashtu si Bosnje-Hercegovina, deri më tani nuk i është bashkuar asnjë takimi ku pjesëmarrës kanë qenë Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Nga Tirana në vizitën e parë si kryeministër, Alblin Kurti pati kritika të drejtpërdrejta ndaj qeverisë shqiptare.
11 Shkurt 2020, 07:56 -
-
Hera e tretë e Lulzim Bashës, me kusht që dy të parat të mos quhen
Lulzim Basha arriti të bashkojë në një pikë edhe miqtë, edhe armiqtë. Ai i detyroi të dy palët që të ndajnë të njëjtin gjykim të gabuar: të parët e morën me shumë rezerva, i derdhën breshëri kritikash dhe nuk i japin asnjë gram pritshmërie modelit të ri të sjelljes së tij publike, kurse të dytët nisën ta tallin me të njëjtat fjalë, po i bëjnë ironi dhe po tentojnë ta zhvleftësojnë si një humbës të vazhdueshëm që di të triumfojë e koleksionojë vetëm disfatat e vazhdueshme të tij.
10 Shkurt 2020, 17:44 -
-
Vdekja e shqiptarit në burgun e Francës/Flet nëna: Ma kanë mbyt djalin dhe haber s'na kanë sjellë! I lutem Ramës që t'ma sjellë trupin në shtëpi (VIDEO)
Familja Rexha ka hapur dyert e mortit, edhe pse nuk kanë trupin e djalit që ta qajnë. Me lot të sy, e veshur me të zeza, nëna e Mentor Rexhës, shqiptarit që u gjet i vdekur në burgun e Francës, Rukie gjen forcën për të folur para mediave, për të kërkuar ndihmë drejtuar specifikisht kryeministrit Edi Rama që t'i sjellë trupin e djalit të saj në shtëpi. Ajo shprehet se bindur se djali i saj nuk është vetëvrarë, siç autoritetet franceze pretendojnë, por e kanë vrarë.
10 Shkurt 2020, 11:00 -
-
-
27 muaj pa marrë pagat, punëtorët e Poçemit në protestë: S'rrohet kështu, nga stresi njërit prej nesh iu ça aorta...peticion Ramës dhe Ballukut (VIDEO)
Mos marrja e pagave prej më se 27 muajsh, ka detyruar punëtorët e Poçemit të stacionit të pompimit dhe nënstacionit elektrik që furnizojnë qytetin e Ballshit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike të dalin në protestë.
10 Shkurt 2020, 10:24 -
Gjuta kapet me pistoletë me fishekë në gojë, i maskuar me kapele pranë selisë së PS, pak minuta para mbledhjes /Video
Efektivët e Gardës, në detyrë për të ruajtur sigurinë gjatë mbledhjes së Kryesisë së PS-së në selinë rozë, pikasin një person të dyshimtë me kapele e çantë në brez pranë një exchange afër PS-së. Efektivët ndërhyjnë për ta ndaluar dhe rezulton të jetë Vladimir Gjuta të cilit i bie arma në tokë. Sekuestrohet pistoleta me fishekë në gojë dhe çanta Gucci me mbi 100 mijë euro brenda. Gjuta në polici: Pistoletën e kisha për vetëmbrojtje pasi do këmbeja paratë. Garda rrit sigurinë e kryeministrit Rama, pas mbledhjes nuk largohet me Benz por me një "Lincoln".
10 Shkurt 2020, 10:06 -
Bardhi takim me strukturat në Vlorë: Demokratët këtu të mobilizuar për t’i prirë ndryshimit
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat në qarkun e Vlorës, aty ku deputet është kryeministri Edi Rama. Teksa e ka cilësuar takimin me strukurat e Vlorës si më mbreslënësit, Bardhi shprehet se aty ka gjetur demokratët të mobilizuar për t’i prirë ndryshimit.
9 Shkurt 2020, 18:55 -
Rindërtimi dhe Konferenca e Donatorëve/ Rama takon princin e Abu Dabit (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama është takuar me princin e Kurorës Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan në Abu Dabi, lidhur me rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit dhe Konferencën e Donatorëve që do të mbahet në Bruksel në datë 17 shkurt.
9 Shkurt 2020, 10:29 -
-
PD: Rama të mos harxhojë kohë duke bërë sikur ka në dorë fatin e Europës, por të zgjidhë krizën në vend!
Në një deklaratë për mediat, nga selia blu, Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po lë në harresë krizën që ka pushtuar vendin, dhe po harxhon kohë sikur ka në dorë fatin e Europës.
8 Shkurt 2020, 13:50 -
'Shumë zhurmë për asgjë...ruaj veten se do ta heqin kokën një ditë'! Rama u kthehet një e nga një komentuesve për 'Anti-KÇK'
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme u ka kthyer përgjigje një pjesë të madhe të komentuesve, të cilët e kanë cilësuar Operacionin Forca e ligjit si një "show",teksa tregohen skeptikë për rezultatet e saj.
8 Shkurt 2020, 11:54 -
Rama paralajmëron hapin e radhës të paketës Anti-KÇK: Nëse pasuria e sekuestuar është produkt i punës, paguan taksat e munguara
Bizneset e konfiskuara të personave të skeduar si persona të inkriminuar, të akuzuar apo dënuar për një vepër penale do të duhet të paguajnë faturat e taksave "të mbyllura në sirtarë" nga inspektorët tatimorë të korruptuar, në rast ajo rezulton se është ngritur si produkt i punës.
7 Shkurt 2020, 21:40 -
-
-
-
Intervista e Nexhmije Pagarusha në vitin 2018 për Report Tv: Pengjet e mia gjatë vizitave në Shqipërinë e diktaturës
Ajo quhet ndryshe edhe Primadona e Melosit Popullor, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Ema Sumak shqiptare, Madam Baterflay, zëri i kristaltë. Mjafton të shqiptosh një nga këto epitete dhe sinonimi i tyre është vetëm një yll, Nexhmije Pagarusha.
7 Shkurt 2020, 12:44 -
Negociatat? Rama: Nuk do të qëndrojmë pas derës së Europës duke qarë, nuk pres asgjë
Brukseli prezantoi strategjinë e re për integrimin, por kryeministri Rama nuk është optimist. "Ne duhet të bëjmë gjërat që duhet të bëhen" pavarësisht nga vendimet në Bruksel, tha ai, duke shtuar se vendi nuk mund "të vazhdojë të jetojë me këtë ankth të pritjes për diçka që nuk është në duart tona". Kryeministri Rama u ndal edhe te konferenca e donatorëve që do të zhvillohet në 17 Shkurt në Bruksel.
7 Shkurt 2020, 08:12


