-
Të premten Asambleja Kombëtare e PS, Report Tv zbardh axhendën me tetë pika
Pas Kryesisë dy ditë më parë, PS mbledh në 28 dhjetor ora 10:00 Asamblenë Kombëtare. Mbledhja do të nisë me fjalimin e kryetarit të PS dhe njëherazi kryeministër i vendit, Edi Rama dhe në axhendë janë parashikuar plot 8 pika, kryesisht me karakter organizimin e PS-së përpara zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, ndërsa është parashikuar edhe Kongresi i PS në 30 mars 2019.
26 Dhjetor 2018, 11:15 -
Vendimet për kërkesat e studentëve/ Rama: Buxheti nuk ndryshon, fondi i garantuar, ligji i arsimit nuk preket
Pas miratimit të 12 vendimeve të qeverisë për 8 pikat e studentëve, Rama doli në një konferencë për shtyp ku deklaroi se ligji i arsimit të lartë nuk do të preket, ndërsa as buxheti nuk do të ndryshojë, pasi fondi është i garantuar.
26 Dhjetor 2018, 11:03 -
Tentoi që të qëllonte Ramën më këpucë, lë qelinë Ilias Sketiraj, hetim në masën detyrim paraqitje
Pas protestës së dhunshme në datë 22 nëntor para parlamentit mbeti e plagosur efektivja Ina Nuka, ndërsa kryeministri Rama shkoi ta vizitonte te spitali i Traumës. Në momentin që kreu i qeverisë doli nga spitali, teksa po fliste për mediat, Sketiraj tentoi që ta qëllonte me këpucë.
26 Dhjetor 2018, 10:32 -
-
Premtimi i Ramës/ Hapet rruga për punësimin e një mijë studentëve ekselentë në administratë
Zbardhet vendimi i ri i Këshillit të Ministrave. Pas premtimit të Ramës për 1 mijë vende pune në administratë për studentët, qeveria u hap rrugën të gjithëve për t’u punësuar në shtet. Si bëhen lëvizjet paralele, periudha e provës dhe emërimi në kategorinë ekzekutive
26 Dhjetor 2018, 07:12 -
Sindikata e policisë letër Ramës: 80% aplikuan për Lotarinë Amerikane, duan pagën e 13 dhe kushte (Letra e plotë me 11 kërkesa)
Pas studentëve edhe sindikata e Policisë së Shtetit i ka dërguar një letër kryeministrit Rama ku kërkon plotësimin e kushteve të punës, pagën e 13-të dhe rritje.
25 Dhjetor 2018, 21:19 -
'Dhurata më e madhe që kemi marrë', Rama surprizon për Krishtlindje familjen e Ilir Koçit në Vorë
Kryeministri Edi Rama ka vendosur që në ditën e Krishtlindjeve të akomodojë familjen e Ilir Koçit në shtëpinë e tyre të re. Nga një shtëpi në gjendje të mjeruar, tanimë familja e Ilir Koçit do të ketë mundësi të jetojë në kushte optimale.
25 Dhjetor 2018, 17:22 -
Studentët s'i ndahen Ramës, ja "dhurata" e Krishtlindjeve për kryeministrin
Me rastin e festës së Krishtlindjeve, disa studentë që kanë qenë në protestë përgjatë gjithë këtyre ditëve duke kërkuar plotësimin e 8 kërkesave të tyre, pa pranuar dialog dhe planin konkret të propozuar "Pakti për Univerisitetin", kanë zgjedhur ti bëjnë ditën e sotme një dhuratë simbolike Kryeministrit Edi Rama.
25 Dhjetor 2018, 14:09 -
-
‘DH Albania’, Ylli Rakipi: Korrupsioni tek 'Unaza e Re' shkon deri lart, të dyja palët politike duan ta fshehin skandalin
I ftuar në “5 pyetje nga Babaramo” ka qënë edhe gazetari Ylli Rakipi, i cili ka folur lidhur me skandalin e “DH Albania”, protestën e studentëve, ofendimet në distancë me Ramën dhe mbi ligjin "anti-shpifje".
24 Dhjetor 2018, 22:33 -
Rikthimi në politikë
Nëse ka një gjë që Edi Rama nuk e ka ndryshuar nga dita e parë e ardhjes në pushtet, është mania që lajmet t’i kumtojë ai, dhe jo të jetë një kryeministër i parashikueshëm. Kjo ndoshta nuk është arsyeja e vetme pse sot ai nuk bëri asgjë, por dhe vetëm kjo arsye do të mjaftonte që të mos bënte ndryshimet sot.
24 Dhjetor 2018, 22:15 -
-
Besimtarët kremtojnë Krishtlindjen, Imzot Frendo apel politikës: Jo dhunë, por dialog, uluni bashkë se po ikin të rinjtë (VIDEO)
Besimtarët katolikë kremtuan lindjen e Krishtit. Në katedralen e Shën Palit në Tiranë është mbajtur në mesnatë mesha, ku morën pjesë shumë besimtarë, ndërsa Imzot George Frendo përcolli disa mesazhe të rëndësishme. Ortodoksët do të luten në orët e para të paradites së të martës. Ndërkohë që festën e ka uruar edhe politika.
24 Dhjetor 2018, 20:13 -
Rama: Kërkesat e studentëve po adresohen, PS po reflekton për të nxjerrë mësimet nga shuplaka për qeverinë
Rama nuk ka lënë pa thumbuar edhe kundërshtarët e tij politikë duke shkruar se ishin shumë të agjituar u iku dhjetori pa revolucion. Vetë studentët vendosën që ta pezullonin protestën e tyre, e cila zgjati për më shumë se dy javë, për ta rinisur atë më 5 janar, në rast se nuk do të ketë dakordësi për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.
24 Dhjetor 2018, 18:41 -
Kryemadhi në Mallakastër: Zoti është treguar bujar me familjen time, do të shlyej mëkatet e mia si politikane
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në vigjilje të Krishtlindjeve ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Mallakastër. Ndër të tjera në fjalën e saj, ajo u shpreh se Partia Socialiste ka kaluar çdo kufi pasi drejtohet nga një sekt kriminal.
24 Dhjetor 2018, 17:45 -
Dita e 52-të e protestës te 'Unaza e Re', banorët: Krishtlindjet për ne janë të plagosura
Banorët e "Unazës së Re" po protestojnë edhe këtë të hënë për projektin "Unaza e Madhe", që prek shtëpitë e tyre. Në ditën e tyre të 52-të të protestës, ata iu kanë bërë thirrje qytetarëve që t'i bashkohen protestës së tyre. Pranë tyre është vënë re sikurse më parë edhe prania e kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe deputetit Klevis Balliu.
24 Dhjetor 2018, 17:41 -
Drejtori i Galerisë së Arteve mbyll përfundimisht 'Onufrin', ministrja e Kulturës mbështet vendimin
Përtej apelit të artistëve të arteve pamore, që ekspozita ndërkombëtare, “Onufri” të mos mbyllet, drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve Erzen Shkololli dhe ministrja e Kulturës, Milena Kumbaro kanë rënë dakord që të ndodh e kundërta. “Onufri” do të mbyllet përfundimisht, sepse nuk ka pasur nivelin e duhur.
24 Dhjetor 2018, 16:21 -
'Unaza e Madhe', PD: Afera e projektit 60 milionë euro me ndërtues Edmond Begon, e ka pikënisjen nga Arben Ahmetaj
Partia Demokratike vijon të këmbëngulë në përfshirjen e figurave socialiste në "aferën korruptive" të "Unazës së Madhe". Sipas kësaj force politike, i përfshirë në ndërtimin e një projekti rezidencial prej 60 milionë eurosh të trafikantit të drogës Edmond Bego, është krahas Erion Veliajt dhe Edi Ramës, edhe ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj.
24 Dhjetor 2018, 14:32 -
Nga protesta e studentëve te ndryshimet në qeveri, Rama flet pas mbledhjes së Kryesisë
Kryeministri Edi Rama flet pas mbledhjes së Kryesisë së PS e cila zgjati prej rreth pesë orësh. Kreu i qeverisë informoi se është diskutuar për një sërë çështjesh me karakter politik dhe organizativ, tha Rama, për përmirësimin e punës së qeverisë pas protestës 17 ditore të studentëve.
24 Dhjetor 2018, 14:11 -
-
Kryesia e PS zgjat 5 orë/ Ndryshime në qeveri? Rama: Kemi gabime, kemi shumë për të korrigjuar
PS thirri sot Kryesinë me fokus bilancin e punës së qeverisë, nisur nga protestat studentore dhe qëndrimet e opozitës. Në një pronocim për mediat pas mbledhjes, kryeministri Edi Rama tha se u diskutua konkretisht për organizimin e PS-së me qëllim korrigjimin e gabimeve si dhe protestën e studentëve, ndërsa sa i takon ndryshimeve të mundshme në qeveri, Rama nuk i mohoi, por njoftoi se të premten do mblidhet Asambleja e PS, ku nuk përjashtohen surprizat.
24 Dhjetor 2018, 08:01




