-
-
Rama komandoi Lleshin, reagon Meta: Nuk do të lejoj të më sfidojnë, iku koha e Sekretarit të Parë
Presidenti deklaron se nuk do të lejojë asnjë përpjekje sfiduese, por sot kryeministri Edi Rama ka njoftuar komandimin e Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm, që do të kalojë përmes emërimit si zv/ ministër i parë duke sfiduar kështu qëndrimin e kreut të shtetit për gjeneralin.
5 Nëntor 2018, 13:31 -
'Përgjimet, provat që demaskojnë Dakon', Spaho: Pa u futur në burg, nuk do të ketë drejtësi
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka deklaruar për mediat se kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako duhet të vendoset në pranga pasi përgjimet e publikuara vërtetojnë se Dako është i përfshirë me krimin e organizuar.
5 Nëntor 2018, 13:27 -
-
Rama komandon Lleshin ministër: Meta shkeli Kushtetutën, por nuk mbaron me kaq
Refuzimi i dekretimit të Sandër Lleshit nga Meta ka bërë që Rama ta komandojë gjeneralin duke e emëruar fillimisht zv/ ministër të parë. Kryeministri ka deklaruar se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën, ndërsa ka lëshuar edhe një paralajmërim. Nesër do të mblidhet Kuvendi për të shkarkuar Xhafën. Ruçi takon Metën më pas Ballën dhe Sekretarin e Kryeministrisë Agaçi pas refuzimit të dekretit të Lleshit nga Presidenti. Reagon PD: Rama këmbëngul në emërimin e Lleshit se i duhet një kukull për të mbrojtur veten.
5 Nëntor 2018, 10:27 -
Ivanovi ynë!
Edhe Presidenti I Republikës sonë, nuk e dekreton kandidatin për Ministër të Brendshëm Sandër Lleshi, pasi nuk ka besim tek ai. Mungesa e besimit I vjen nga fakti se Presidenti I ka çuar fjalë për një takim me djalin e tezes, por ky e ka refuzuar dhe kjo ka prishur klimën e besimit mes Presidentit dhe Kandidatit për Ministër të Brendëshëm Sandër Lleshi.
4 Nëntor 2018, 19:42 -
-
Ndërtimi i Unazës/ ARRSH urdhër: Të nxirren nga shtëpitë Nexhmije Hoxha dhe kreu i veteranëve
I kontaktuar nga Report Tv dhe Shqiptarja.com Idajet Beqiri, avokat i familjes se diktatorit konfirmoi se përfaqësues të qeverisë kanë shkuar tek banesa e Nexhmije Hoxhës dhe e kanë vënë në dijeni se një pjesë e godinës 2- katëshe ku ajo jeton do të prishet në kuadër të projektit për zgjerimin e “Unazës së Madhe”.
4 Nëntor 2018, 17:10 -
Misteri i mosdekretimit/ Përplasja e Metës me Lleshin pas refuzimit të Gjeneralit për t’u takuar?
Burime konfidenciale kanë bërë me dije për Report Tv se Presidenti Meta, dy ditë më parë ka kërkuar në një takim Sandër Lleshin, të propozuar nga kryeministri Edi Rama si zëvendësues të Fatmir Xhafajt.
4 Nëntor 2018, 15:48 -
-
Mosdekretimi i Lleshit, Rama takim kokë më kokë me Metën në presidencë (Foto+Video)
Kryeministri Edi Rama për më shumë se 90 minuta zhvilloi një takim në Presidencë. Report Tv ka mësuar se takimi u zhvillua me kërkesë të kryeministrit Edi Rama. Report Tv siguron pamjet ekskluzive në momentin kur Rama hyri në presidencë. Në dalje të ambienteve, Rama ishte i buzëqeshur.
4 Nëntor 2018, 11:35 -
Emërimi i Sandër Lleshi si ministër i Brendshëm, Zef Brozi: Të korruptuarit kanë frikë nga ndershmëria e tij
Ish-kryetari i parë i Gjykatës së Kasacionit të Shqipërisë demokratike, Zef Brozi me anë të një statusi në Facebook ka reaguar duke e përshëndetur emërimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm nga kryeministri Edi Rama.
4 Nëntor 2018, 11:15 -
-
-
-
'Rinia po emigron për shkak të Ramës', Basha: Nëse kjo situatë vazhdon, vendi do marrë fund
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se rinia po largohet nga Shqipëria pasi kryeministri Edi Rama vetëm këtë zgjidhje i ka lënë. Ai shkruan në "Facebook" se Partia Demokratike sapo të vendoset në pushtet do të ndërmarrë masa lehtësuese për arsimin e studentëve, në mënyrë që këto të fundit të mos e konsiderojnë emigrimin si opsion.
4 Nëntor 2018, 10:00 -
-
-
Sandër Lleshi drejt emërimit si zv.ministër i Brendshëm?
Ky vendim mund të ketë efekte negative në procedurat për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe pikërisht për luftën kundër kriminalitetit, e cila pretendohet të ketë efikasitet nëse ministria e Brendshme drejtohet me kompetenca të plota nga një ministër dhe jo nga një zv.ministër. Ndërkohë që Shqipëria mund të jetë vendi i parë në botë pa ministër të Brendshëm.
3 Nëntor 2018, 21:31 -
I sfiduar sot nuk është Rama por Kuvendi, parlamenti duhet të rrëzojë “Republikën e bindjeve”
Duke mos kryer aktin formal të dekretimit, Presidenti “de facto” zhvesh Kuvendin nga kopetenca substanciale e votbesimit dhe ky është krim kushtetues. Presidenti nuk mund t’ia heq sovranitetin Kuvendit. Me mosdekretimin Ilir Meta e ka zhveshur kuvendin nga nje kompetencë thelbësore e tij. Kjo do të thotë, se nuk është Edi Rama që duhet të ndjehet i sfiduar, por Kuvendi i kërcënuar, për karshillëkun e papranueshëm që i bëhet.
3 Nëntor 2018, 21:20 -
Mosdekretimi i Lleshit nga Meta, Rama SMS deputetëve: Asnjë koment, politika është shah mos e harroni!
Kryeministri Edi Rama iu ka dërguar një sms deputetëve të grupit parlamentar të PS, pas vendimit të presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm.
3 Nëntor 2018, 20:08


