-
-
Peza: Kush nuk e voton reformën
Deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza, shprehet se negociatat për reformën në drejtësi vijojnë edhe në nivele të larta, jashtë tryezës së negociatorëve. I ftuar në "45 minuta" nga Denis Minga, Peza tha se po negociohet ethshëm për të arritur një kompromis, i cili do të bënte të mundur miratimin konsensual të reformës në 21 korrik.
në 21 Korrik, bën vetëvrasje politike
19 Korrik 2016, 18:45 -
-
Basha: Rinisim negociatat pa humbur
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh se i përgjigjet pozitivisht ftesës së kryeministrit Edi Rama për konsensus. Ai tha se ekspertët negociatorët demokratë do të jenë në tavolinën e ekspertëve, për diskutuara çështjet e lëna pezull në orën 02:00 të mëngjesit të kësaj të marte. VIDEO
asnjë minutë, ekspertët e PD në tryezë
19 Korrik 2016, 13:40 -
Rama i unifikuar me Metën:
Pavarësisht tezave politike të artikuluara pas propozimit të Metës për një qeveri ekspertësh dhe zgjedhje të parakohshme, koalicioni qeverisës duket se nuk ka asnjë ndasi sa i takon votës për reformën në drejtësi për ditën e nesërme. "Aleanca për Shqipërinë Europiane" do të votojë në bllok për të mbrojtur dritën e të ardhmes së gjeneratës tjetër", u shpreh Rama. VIDEO Votoni në sondazhin e Shqiptarja.com/ Palët janë shprehur se janë drejt konsensusit të plotë.Mendoni se Reforma në Drejtësi do të votohet të enjten në Kuvend?
Aleanca do votojë në bllok “Pro”
19 Korrik 2016, 12:51 -
Meta: Rama më konstruktivi
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh pas takimit me Lulzim Bashën se ditën e enjte Kuvendi do të miratojë me konsensus reformën në drejtësi. "Jemi shumë pranë marrëveshjes. Falënderoj Ramën e Bashën që kanë qenë konstruktiv, pavarësisht retorikës pas takimeve". VIDEO
të enjten miratojmë reformën
19 Korrik 2016, 11:52 -
PE diskuton Reformën, Hahn:
Komiteti i Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian (AFET) diskuton sot për Reformën në Drejtësi. Lajmi u bë i ditur nga deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla.Në fjalën e tij të hapjes komisioneri Hahn ka theksuar qartësisht se Shqipëria është shumë afër konsensusit. Ai theksoi se nëse të enjten në Kuvend nuk ka një miratim të Reformës e një konsensus mes palëve atëherë duhet një Referendum pasi populli e do këtë Reformë. VIDEO
Nëse s'kalon, duhet referendum
19 Korrik 2016, 10:03 -
-
-
Basha: Rama ka 94 vota? Presion
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se maxhoranca i ka 94 votat për të miratuar reformën në drejtësi ka ardhur reagimi i Kryetari të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Sipas tij pretendimi i kryeministrit se ka 94 vota është presion kriminal.
krminal ndaj reformës në drejtësi
18 Korrik 2016, 22:57 -
Meta: Qeveri ekspertësh? Ide
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të forcës politike që ai drejton, LSI-së, se do ta votojë refomën në drejtësi edhe nëse nuk arrihet konsensusi. I ftuar në "Opinion", Meta sqaroi edhe deklaratën e një dite më parë, ku theksoi se qeveria e ekspertëve ishte thejshtë një ide e tij, për të arritur konsensusin, por realisht nuk do paraqesë asnjë mocioni mosbesimi as do kërkohet një rikompozim i qeverisë "Rama". VIDEO
vetëm për të arritur konsensusin
18 Korrik 2016, 22:48 -
-
Rama: Reforma miratohet me
Kryeministri Edi Rama u shpreh i bindur se reforma në drejtësi do të miratohet në 21 korrik. Ai tha se "pro" reformës ditën e enjte do të shkojnë 94 vota dhe ky është konsensusi në Kuvend. "Reforma do të votohet në 21 Korrik. Konsensusi kushtetues është me 2/3 e votave të Kuvendit, pra me 94 vota dhe jo unanimiteti", deklaroi Rama, ndërsa paralajmëroi edhe një "ndarje të re" dramatike, pas miratimit të reformës në drejtësi. VIDEO
94 vota, ky është konsensusi
18 Korrik 2016, 19:15 -
-
Rama: PD prishi formatin e takimit
Kryeministri Edi Rama bën përgjegjëse Partinë Demokratike, për refuzimin e takimit nga ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, shefi i mazhorancës ka deklaruar se "PD prishi formatin e takimit, duke larguar ambasadorët".
me ambasadorët Lu dhe Vlahutin
18 Korrik 2016, 15:29 -
Ja katër skenarë të mundshëm
Pas njoftimit të Ilir Metës për të organizuar një qeveri ekspertësh “nëse më 21 korrik kalon reforma për drejtësinë”, teknikët e partive po studjojnë numrat dhe Kushtetutën për të përcaktuar gjithë skenarët e mundshëm. Në thelb, skenarët e mundshëm janë kater.
për Rama, Meta dhe qeveria
18 Korrik 2016, 14:34 -
Përfundon takimi Rama-Meta-
Ka përfunduar pas rreth një ore e 40 minuta takimi trilateral Rama-Basha-Meta. Mësohet se nga ky takim ka pasur dakordësi për të punuar me një draft të përbashkët të tre forcat politike duke u bazuar mbi propozimin hibrid të Victoria Nuland dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias. Palët do të punojnë me ekspertët e tyre në një draft të vetëm. PD ka mandatuar Oerd Bylykbashin, PS Engjëll Agaçin dhe LSI, Ylli Manjanin. Të tre këta do të punojnë për draftin e përbashkët i cili do të votohet të enjten në Kuvend.
Basha,bien dakord për draft të ri
18 Korrik 2016, 13:27 -
Rama në Poliklinikën e Specialiteteve
Kryeministri i vendit Edi Rama ka qenë sot në Poliklinikën e Specialiteteve Numër 1, nga ku ka thënë se investimet e bëra gjatë kësaj periudhe në sistemin shëndetësor po japin rezultate të dukshme dhe se, sipas tij, diferencën nuk e bëjnë fondet, por vizioni e qasja re të qeverisë. VIDEO
Investimet në shëndetësi me rezultate
18 Korrik 2016, 13:16 -
Rama insiston në grupin e PS:
Drafti i reformës në drejtësi do të jetë për votim në tryezat e deputetëve të enjten në parlament, dhe deputetët e PS do të jenë aty për ta votuar. Kryeministri, njëkohësisht kryetari i PS-së, Edi Rama u ka kërkuar deputetëve të jenë të pranishëm të enjten në seancë për të votuar draftin, e kjo edhe në sajë të angazhimit që kreu i qeverisë ka ndërmarrë para ndërkombëtarëve për këtë reformë. VIDEO
Të votojmë reformën këtë të enjte
18 Korrik 2016, 13:09 -
Rama po sakrifikon për të bërë shtet
Pse duhet te largohet nje kryeminister qe ka bere me shume reforma ne 3 vjet nga ç’janë bërë në 25 vjet ne kete vend, per me teper mbasi ka udhehequr dhe çuar ne parlament reformen me te rendesishme, te pakten per 100 vitet e fundit? Nese votohet ne date 21, data 22 duhet te jete nje dite pune e madje krenarie per kete arritje duke pritur e marre pergjegjesine per rezultatet e kesaj reforme. Nese nuk votohet, sigurisht vlejne gjithe argumentat e mundshem per te shkuar ne zgjedhje te parakohshme e per ti kerkuar popullit te vendose.
qytetarët të dalin në protestë për "drejtësinë"
18 Korrik 2016, 12:43 -
