SPAK godet klanet kriminale, 43 urdhër arreste! Mes tyre për vëllezërit Duka, Avdylaj, Bami e Lul Berisha, ish drejtori i policisë Lezhë! Në kërkim ish-deputeti i PS, Arben Ndoka! (VIDEO)

TIRANË-  Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme GJKKO ka firmosur 43 urdhërarresteve për të dyshuar si drejtues të klaneve kriminale në vend, disa nga këta të njohur si armiq të Ervis Martinaj.  

Operacioni për ekzekutimin e këtyre urdhërarresteve vijon prej orëve të para të mëngjesit të sotëm (17 maj 2024) në disa qytete të vendit, si Shkodër, Lezhë, Durrës, Krujë, Vlorë e Tiranë, ndërsa SPAK pritet të dalë me një deklaratë zyrtare në përfundim të operacionit.

Hetimet kanë nisur pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC që ka zbardhur disa ngjarje kriminale, vrasje të rënda, atentate që nga 2018.

Nga vëllezërit Leonard e Erlis Duka (armiq të Ervis Martinaj), Astrit dhe Altin Avdylaj, Valter dhe Burim Bami, te Endrit Dokle, Plarent Dervishaj, Fatmir Hyseni i njohur si Doçja, Mir Brruli kushëriri i Pëllumb Gjokës, janë disa prej emrat e personazheve të botës së krimit për të cilët është lëshuar urdhër arrest. Deri më tani mësohet se vetëm 9 masa sigurie janë zbatuar.

Në kërkim është dhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka. Vëllait të tij Xhevi Ndoka i është komunikuar masa në qeli pasi ndodhet në burg për tjetërsimin e pronave në Shëngjin. Në pranga mësohet se kanë rënë edhe Armando Ndreca dhe Elvis Ndreca, vëllai dhe djali i xhaxhait të deputetit socialist Eduard Ndreca. Armando u arrestua më 10 mars 2024 për një shtëpi bari në Lezhë, por u la i lirë pasi Gjykata tha se nuk kishte prova që e implikonin.

Pasditen e sotme u mësua se është firmosur urdhërarrest edhe për për dy efektivë të policisë së shtetit. Konkretisht për  Klodian Shahinin dhe Ergert Mitrin specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që ka mbajtur dhe postin e ish drejtorit të policisë Lezhë. Gjithashtu në kërkim është dhe Altin Morina, ish efektivi i RENEA-s. 

Urdhër arrest është lëshuar edhe për Lul Berishën ish-kreun e bandës së Durrësit, i cili rezulton i arrestuar më 14 dhjetor 2023 në Spanjë. Burime thonë se përveç Lul Berishës, urdhër arrest është lëshuar edhe për një person tjetër që ndodhet në Spanjë.

Deri më tani mësohet se vetëm 11 masa sigurie janë zbatuar, ndërsa Shqiptarja.com ka arritur që të zbardhë deri tani 22 emra.

Zbardhen Vrasjet
Prokuroria e Posaçme nuk ka dalë ende me një deklaratë zyrtare, por burime bëjnë me dije se janë zbardhur 6 ngjarje kriminale në afatin kohor nga 2018 deri në 2021. Disa nga ngjarjet mbi të cilat SPAK ka hedhur dritë, kanë të bëjë me vrasjen e njerëzve të Ervis Martinajt, bosit të lojërave të fatit që rezulton i zhdukur prej gushtit 2022.

Burime tregojnë se është zbardhur ekzekutimi i biznesmenit Bardhok Pllanaj, më 4 Prill 2021 në Shkodër, atentati i dështuar ndaj 33-vjeçarit Taulant Pepaj më 21 shkurt 2021. Interesante duket se SPAK ka zbardhur edhe përplasjet mes Durim Bamit dhe grupit Avdylaj, që nga miq u kthyen në rivalë.  Është zbardhur vrasja në 2021-in në zonën e Astirit e Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit apo ekzekutimi i Brilant Martinajt, nip i Martinaj.   

Dumani ne krye te dosjes
Hetimet drejtohen nga prokurori Alfred Shehu, i cili pasi mori vendimin nga GJKKO, dha urdhrin për ekzekutimin e urdhër arresteve. Pjesë e hetimit të kësaj dosje është edhe kreu i SPAK, Altin Dumani.

Qytetet ku bastisi RENEA
Dhjetëra forca të RENEA, FNSH, nisën kontrollet prej orës 03:00 të mëngjesit të 17 majit, në Tiranë, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë, Nikël, Kurbin. Kontrolle u ushtruan në banesën e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe, i zhdukur që prej gushtit 2022. Po ashtu në ‘sitë’ ishin edhe banesat e klanit Duka në Fresk të Tiranës, të cilët të cilët dyshohen si autorë të vrasjes së ish-efektivit të policisë Santiago Malko, mik i Martinaj.

Po ashtu kontrolle pati edhe në Vlorë në banesën e Fatmir Hysenit, në banesën e Albert Zajës, i dënuar me 19 vite burg për vrasjen e Shkëlzen Kastratit. Por, ‘gjuetia’ për bosët e krimit deri më tani ka rezultuar pa sukses, pasi ata nuk janë gjetur në banesat e kontrolluara, ndërsa disa prej tyre dyshohet se fshihen në Dubai.

Fatmir Hyseni nga Vlora është tjetër emër i rëndësishëm për të cilin është lëshuar urdhër arrest. Fatmir Hyseni i njohur ndryshe edhe si "Doçja",është anëtar i grupit kriminal “Duka” dhe dyshohet i përfshirë në vrasjen e ish-efektivit të policisë Santiago Malko shok i ish bosit të lojrave të fati Ervis Martinaj. Por Hyseni dyshohet i përfshirë edhe në atentatin e përgjakshëm në mbikalimin e Fushë Krujës, ku u vranë Brilant Martinaj nipi i Ervis Martinajt, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.

Ish-deputeti i PS, Arben Ndoka në tetor të vitit 2018 u arrestua gjatë operacionit “Volvo 4”, si i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në Shëngjin, por më pas procesi ndaj tij vijoi me arrest shtëpie e detyrim paraqitje. Për tjetërsimin e pronave, në burg janë vëllai i tij Xhevi Ndoka dhe motra Mimoza Ndoka. Emri i Arben Ndokës del tek Metamorfoza, në bisedën mes Pëllumb Gjokës dhe Behar Bajrit, për eliminimin e armiqve.

*Raportuan për Shqiptarja.com dhe Report Tv gazetarja Keti Banushi dhe Sokol Dema

22 emrat e zbardhur deri më tani për të cilët janë lëshuar urdhër arreste

 1- Leonard Duka - Tirane 
 2- Erlis Duka - Tirane 
 3- Astrit Avdylaj - Shijak
 4- Altin Avdylaj - Shijak 
 5- Valter Bami - Kruje
 6- Durim Bami - Kruje 
 7- Endrit Dokle - Durres 
 8- Plarent Dervishaj - Durres 
 9- Arben Ndoka, ish-deputeti i PS -  Lezhe  
10- Xhevi Ndoka në burg, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka - Lezhe  
11- Fatmir Hyseni alias Doçja  -Vlore 
12- Albert Zaja, i dënuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit - Fushe Kruje
13- Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca - Lezhe 
14- Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të deputetit të PS, Eduard Ndreca
15- Miri Bruli- Shkoder 
16- Lulzim Berisha, i arrestuar në Spanjë
17 - Ergert Mitri - Polic, Ish drejtori i policisë Lezhe
18- Klodian Shahini - ish punonjës policie kufitare
19 - Altin Morina - Ish efektiv i RENEA-s
20- Marklen Haka
21- Arjan Tuku, arrestuar në Itali
22- Denis Meta, arrestuar në Spanjë
Deri tani 9 urdhër arreste të ekzekutuara
Ngjarjet kriminale për të cilat SPAK hodhi dritë
1-Ekzekutimi i Bardhok Pllanës në Shkodër
2-Përplasja e Avdylajve me Bamët e Niklës
3-Vrasja e Brilant Martinajt me shokët
4-Vrasja e Can Karriqit 
5-Vrasja e Erigers Mihasit 
6-Vrasja e Armando Dumanit
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:42
U arrestua në Itali me urdhër të SPAK, kush është Arian Tuku, dhëndri i Arben Ndokës! Tentoi të vriste ‘Leksin e Druve’ dhe Durim Bamin

Në kuadër të operacionit që po kryhet nga SPAK për goditjen e grupeve kriminale, në bashkëpunim me Interpol është arrestuar në Itali, Arian Tuku.

Nga hetimet e SPAK rezulton se Arian Tuku, 36 vjeç nga Lezha, ka tentuar të vrasë Aleks Ndrekën (Aleksandër Deda) i njohur si “Leksi i Druve”. Atentati ndaj Alkes Ndrekës, ndodhi pasditen e 1 dhjetorit 2020 në autostradën Lezhë-Laç. Ndreka mbeti i plagosur me një plumb në gjoks.

Arian Tuku është dhëndri i Arben Ndokës, ish-deputetit të PS-së, i cili po ashtu është në kërkim pasi ndaj tij SPAK ka lëshuar urdhër-arrest. ‘Leksi i Druve’ ka pasur përplasje të forta me ish-deputetin Ndoka.

Gjithashtu 36-vjeçari Tuku ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Durim Bamit. Atentati ndaj Durim Bamit u bë më nëntor të 2020, ku ndaj tij u qëllua me 5 plumba dhe mbeti i plagosur kushëriri i tij Ervin Kodra. Durim Bamit i kishin zënë pritë në urën e Tapizës. Pas atentatit, autorët dogjën makinën në Valias dhe brenda saj u gjet edhe një kallashnikov.

Po sipas SPAK, në 2020, Arian Tuku ka trafikuar në Mal të Zi 168 kg kanabis sativa të cilat janë sekuestruar nga autoritetet malazeze.

‘Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rezulton se shtetasi Arian TUKU, djali i Zef dhe Veranikës, i datëlindjes 02.02.1988 në Lezhë, më datë 01.12.2020 ka tentuar të vrasë shtetasin Aleks NDREKA. Gjithashtu ky shtetas ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Durim BAMI. Më datë 03.11.2020, ai ka trafikuar në Mal të Zi 168 kg kanabis sativa të cilat janë sekuestruar nga autoritetet malazeze. Veprat e mësipërme janë kryer prej tij në një formë të veçantë bashkëpunimi, atë të një grupi të strukturuar kriminal.’-njofton SPAK.

Hetimet e SPAK nisën pas transkriptimeve të bisedave përmes kodeve ‘Sky’ që këta persona përdornin me njëri-tjetrin.

Ora 20:15
Në kërkim nga SPAK, arrestohen në Itali Arjan Tuku dhe në Spanjë Denis Meta

1715961599_operacionireneaspak.jpg

Në kuadër të operacionit të SPAK, janë kryer arrestime edhe jashtë vendit pas komunikimeve në kohë reale mes Interpol Tirana dhe autoriteteve italiane dhe spanjolle.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në Itali është arrestuar Arjan Tuku, ndërsa në Spanjë Denis Meta.

Sipas hetimeve të SPAK rezultojnë të implikuar në episode të ndryshme kriminale.

Ora 18:51
EMRAT/ Këta janë 3 punonjësit e Policisë për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër-arreste, njëri ish-efektiv i RENEA që u kap me 113 mijë € në makinë

Përveç anatarëve të grupeve kriminale, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) janë arrestuar dy punonjës dhe një ish-punonjës të Policisë së Shtetit.

SPAK ka firmosur urdhër-arrest edhe për Henrigert Mitrin, ish-drejtues i Policisë së Lezhës dhe efektivin Klodian Shahini, ish punonjës policie kufitare, aktualisht efektivë në policinë e Shtetit.

Po ashtu SPAK ka firmosur urdhër arresti edhe për Altin Morinën, ish-efektivi i RENEA-s i cili u arrestua në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro.

43-vjeçari, me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz.

Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plastmasi.

Por një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal.

Altin Morina, dyshohet se ka lidhje me gurpin e Ervis Martinajt. Pak ditë para se të arrestohej ai u pa në praninë e një të afërmi të Martinajt ku e mbronte nga ndonjë atentat i mundshëm.

Ora 18:08
Operacioni i SPAK, lëshohen urdhër-arreste për tre efektivë policie! Njëri prej tyre ish drejtori i policisë Lezhë, tjetri ish efektiv i RENEA-s

1715962183_policia.JPG

Gjatë operacionit të Prokurorisë së Posaçme përveç anëtarëve të grupeve kriminale janë lëshuar urdhër arreste edhe për tre punonjës policie. Bëhet fjalë për policët Ergert Mitri, i cili aktualisht është specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa më herët ka pasur pozicion si drejtues i Policisë Lezhë, për Klodian Shahinin si dhe për Altin Morinën, i cili dikur ka qenë efektiv i RENEA-s.

Ora 17:49
VIDEO/ Pamje nga operacioni i SPAK me 43 urdhër arreste, RENEA zbarkon në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Ministri i Brendshëm Taulan Balla ka publikuar pamje nga operacioni i sotëm me 43 urdhër arreste pas zbardhjes së disa ngjarjeve kriminale nga SPAK.

Në video shihen forcat RENEA teksa mësyjnë në vilat e personave të shpallur në kërkim, e madje duke u ngjitur me shkallë.

"Lufta kundër krimit të organizuar falë bashkëpunimit me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe vetëpastrimi i Policisë së Shtetit nga punonjësit e Policisë të lidhur me ta, janë të pandalshme dhe po japin rezultate për rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet, krijimin e një trupe policore të denjë dhe me integritet si dhe për rritjen e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit. Besimi i qytetarëve është elementi kyç që Policia të përmbushë misionin e saj", shkruan Balla. 

Më shumë se 40 urdhër arreste, disa prej të cilave janë ekzekutuar, u lëshuan pas zbardhjes së disa ngjarjeve kriminale, vrasje të rënda, atentate që nga 2018. Emrat në masë sigurie, janë shumë të lakuar në botën e krimit, që nga Klani Duka në Tiranë, Ervis Martinaj, Indrit Dogle, Fatmir Hyseni, ish deputeti i PS Arben Ndoka, Fatmir Hyseni në Vlorë dhe Lulzim Berisha aktualisht në burgjet e Spanjës.

Dhjetra forca të RENEA, FNSH, nisën kontrollet herët në mëngjes, nga Veriu në Jug; Shkodër, Lezhë, Kurbin, Fushë Krujë, Nikël, Tiranë, Durrës, e Vlorë. Kontrolle u bënë edhe në bazat e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe, tashmë dy vjet i zhdukur. Në krye të këtij megaoperacioni është vendosur vetë kreu i SPAK Altin Dumani, që besohet se do të dalë të tregojë se çfarë është bërë zyrtarisht. 

Ora 15:06
Balla nga Madridi komenton operacionin e SPAK: Përgjigje për ata që thonë pse nuk goditen kokat

 

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nga Madridi ka komentuar operacionin e SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Balla vlerësoi operacionin dhe tha se ka ardhur koha për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

"Përgëzoj SPAK dhe prokurorët që kanë drejtuar hetimin. Falendëroj Policinë e Shtetit, është një operacion që ndërlidhet me personazhe të krimit në Shqipëri që janë aktiv jo vetëm në Shqipëri por edhe në disa vende europiane përfshirë edhe Spanjën. Operacione te tilla të vijojnë të konsolidohen për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Kjo është një përgjigje për ata që thonë "po kokat po kokat pse nuk goditen", tha Balla.

Ora 14:39
Operacioni i SPAK, urdhër arrest edhe për Lul Berishën! Ish-kreu i bandës së Durrësit i arrestuar në Spanjë

 

Lulzim Berisha, foto nga arrestimi në Spanjë, 14 dhjetor 2023

Report Tv mëson se është lëshuar urdhër arrest edhe për Lulzim Berishën, i njohur ndryshe edhe si Lul Berisha. Burime bëjnë me dije se 2 persona për të cilët është lëshuar urdhër arrest, në kuadër të operacionit të SPAK, ndodhen në Spanjë.

Ish-kreu i bandës së Durrësit, i cili ishte në kërkim prej 2022, u arrestua në Spanjë më 14 dhjetor 2023. Ai fshihej në Spanjë me letra bullgare dhe pritet ekstradimi i tij në vendin tonë.

Kush është Lul Berisha?

Në vitin 2016, Lul Berisha  arriti të dilte nga burgu pa e mbyllur dënimin prej 25 vitesh, duke u liruar me kusht nga Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës me pretendimet e shkaqeve shëndetësore. Ky vendim në atë kohë erdhi pasi Gjykata e Lartë kishte refuzuar prokurorinë për dënimin me burgim të përjetshëm.

Berisha u arrestua në 2006-ën për aktivitetin kriminal të bandës së Durrësit të kryer në vitet 1998­- 2000 për veprat penale “Vrasjes me paramendim” të kryer në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”. 16 anëtarë të kësaj bande u dënuan në total me 245 vjet burgim nga ish-Gjykata për Krimet e Rënda.

Megjithatë, në janar të vitit 2022 Lulzim Berisha u shpall në kërkim nga Prokuroria e Durrësit për të njëjtën gjë që u lirua në 2016-ën. Shkak rreth 2 vjet më parë u bë pasi Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin e lirimit të tij me kusht.

Në vitin 2020, Lulzim Berisha u shpall në kërkim për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, vrasje të vitit 2005, të cilët u zbardhën 15 vite më vonë. Për vrasjen e Lames çështja u pushua, ndërsa aktualisht ishte në kërkim vetëm për Klodian Saliun, i cili u vra në rrugën Durrës-Maminas, në fshatin Koxhaj teksa po lëvizte me makinën “Mercedes Benz”.

Ora 11:55
Operacioni i SPAK, në Shkodër arrestohet biznesmeni, miku i Pëllumb Gjokës

Në kuadër të operacionit të SPAK në Shkodër është arrestuar Mir Bruli, i cili ka lidhje miqësore me biznesmenin e arrestuar në kuadër të operacionit Metamorfoza, Pëllumb Gjoka.

Bruli rezulton të ketë qenë pronar i një lokali 'Viluni Beach" në Velipojë që më pas u prish gjatë një aksioni të IKMT-së pasi rezultonte pa leje.

Burimet bëjnë me dije se Brruli, njësoj si Gjoka, është i dyshuar për disa krime në veri të vendit. Elvis Doçi, i njohur me nofkën ‘Visi i Pojës’ është një tjetër emër që u arrestua në Shkozet. Biznesmen, Doçi ka qenë subjekt i OFL-së, emri i tij edhe pse jo zyrtarisht, është laguar për disa ngjarje të rënda kriminale.

 

Ora 11:33
Operacioni i SPAK/ Lagjet që policia bastisi në Vlorë në kërkim për Fatmir Hysenin

Shqiptarja.com dhe Report Tv konfirmon se deri më tani në Vlorë janë kryer kontrolle në tre banesa nga agjentët e SPAK e drejtoria e vendore e policisë. Operacioni ka nisur në orën 04:00 të mëngjesit dhe vijon.

Deri tani janë kryer kontrolle ‘Bashkim’ “Lef Sallata” ‘Pavarësia3’. Në banesa nuk janë gjetur personat e kërkuar.

Kërkohet Fatmir Hyseni i ashtquajtur ‘Doqja’ I dyshuar se ka marrë pjesë në disa vrasje.

Doçja" është anëtar i grupit kriminal “Duka” dhe dyshohet i përfshirë në vrasjen e ish-efektivit të policisë Santiago Malko shok i ish bosit të lojrave të fati Vis Martinaj. Por Hyseni dyshohet i përfshirë edhe në atentatin e përgjakshëm në mbikalimin e Fushë Krujës, ku u vranë Brilant Martinaj nipi i Ervis Martinajt, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.

Ora 11:23
Operacioni i SPAK, masë sigurie edhe për Xhevi Ndokën, i komunikohet në qeli! Vëllai i ish-deputetit socialist të shpallur në kërkim

Ish-deputeti i PS, Arben Ndoka

Report Tv mëson se është lëshuar masë siguire edhe për Xhevi Ndokën, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Edhe ky i fundit është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të SPAK të zhvilluar ditën e sotme.

Xhevi Ndokës i komunikohet masa e sigurisë në qeli, duke qenë se ndodhet në burg pasi është dënuar nga Apeli i GJKKO si pjesë e grupit që tjetërsoi 234 mijë metra katrorë tokë në zonën e Ranës së Hedhun.

Apeli i GJKKO ka dënuar Xhevi Ndokën në total me 10 (dhjetë) vjet burgim, ndërsa po për këtë çështje është dënuar me 5 vite e 4 muaj burg edhe e motra Mimoza Ndoka.

Kujtojmë se për çështjen e tjetërsimit të pronave në Shëngjin është dënuar edhe ish kryetari i bashkisë së Lezhës, me Partinë Demokratike Fran Frrokaj. Ish- kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj u arrestua në muajin mars të vitit 2018 me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit nisën në 2017 kur një qytetar denoncoi se toka e tij rezultonte në Hipoteke në emër të disa familjeve të tjera. Prokuroria zbuloi një sipërfaqe të madhe toke prej 234 mijë metrash katrorë tokë në zonën e Ranës së Hedhun që ishte përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve.

Ora 11:08
Nën shënjestrën e SPAK! Kush janë Astrit e Altin Avdylaj, 'kokat' e bandës së Shijakut

Ndaj dy vëllezërve të botës së krimit në Shqipëri, Astrit dhe Altin Avdylaj, janë lëshuar urdhër arreste nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, 43 të tjerëve. Sipas burimeve, hetimet nisën pas transkriptimeve të bisedave përmes kodeve ‘Sky’ që këta persona përdornin me njëri-tjetrin.

Astrit Avdylaj, me nofkën Niçja, njihet si kreu i bandës së Shijakut dhe ndaj tij ka pasur akuza droge, vrasje, prostitucion, së bashku me vëllanë e tij Altin Avdylaj.

Astrit Avdylaj u arrestua në vitin 2018 si pjesë e dosjes “339”, gjatë operacionit “Volvo 4” për laboratorin e kokainës që u gjet ne Has. 

Gjatë hetimit rezultoi se Astrit Avdylaj dhe personat e tjerë merreshin me trafikimin e sasive të madhe të lëndëve narkotike, ku droga vinte nga Kolumbia, Turqia dhe Peruja dhe përpunohëj në laboratorin në Has dhe më pas shpërndahej në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj.  Ishin përgjimet që nxorën zbuluar grupi i Avdylajve të Shijakut.

Banda e Avdylajve në Shijak bashkëpunonte me atë të Bajrave në Shkodër dhe Ndokajve në Lezhë.

Ora 10:45
Operacioni i SPAK, në pranga vëllai dhe djali i xhaxhait të deputetit socialist Eduard Ndreca

Në kuadër të operacionit të SPAK që po zhvillohet në disa qytete të vendit është lëshuar urdhër arrest edhe për Armando dhe Elvis Ndrecën, bëjnë me dije burime për Shqiptarja.com dhe Report Tv. Të dy janë vënë në pranga.

Armando Ndreca është vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca, ndërsa Elvisi është djali i xhaxhait të ligjvënësit socialist.

Kujtojmë që Armando Ndreca u arrestua më 10 mars, me dyshimin se ishte i përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike, pas zbulimit të një stani të kthyer në shtëpi bari në një fshat të Lezhës. Por Ndreca u lirua nga gjykata pasi nuk kishte prova që vërtetonin implikimin e tij në kultivimin e drogës, ku u arrestuan 2 persona.

1715936614_elvisndrecaarmandondercaeduardndreca.jpg

Armando e Elvis Ndreca, dhe deputeti i PS Eduard Ndreca
Ora 10:14
Operacioni i SPAK, shpallet në kërkim ish-deputeti i PS, Arben Ndoka

1715934838_4.jpg

Ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, pamje nga kontrollet me urdhër të SPAK dhe Leonard Duka

Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi mëson se është shpallur në kërkim ish-deputeti i PS, Arben Ndoka.

Ky i fundit është shpallur në kërkim pas operacionit të SPAK në disa qytete, pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC.

Ora 09:26
Urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka lëshuar urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, Leonard dhe Erlis Duka. Report Tv mësoi se janë ushtruar kontrolle edhe në banesat e tyre, në operacionin e SPAK që është shtrirë në disa qytete të vendit.

‘Klani’ Duka njihen edhe si armiqtë e betuar të Ervis Martianj, bosi i lojërave të fatit që rezulton i zhdukur që prej gushtit 2022, fati i të cilit ende nuk dihet.

Emri i Dukës është shumë i njohur për drejtësinë, por edhe për publikun shqiptarë. Ai është arrestuar në vitin 2019 nga një super operacion për luftën kundër trafikut të drogës

Grupi ‘Duka’ ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani. Leonard Duka quhej nga miqtë e tij si “Princi Damian”, një pseudonim e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën e shtrenjtë.

Masa arresti edhe Endrit Doklen, një prej kundërshtarëve më të shumëpërfolur të Ervis Martinajt, e  Plarent Dervishajn, të cilët kanë gjetur strehim në Dubai. 

Si nisi armiqësia mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj?

Ervis Martinaj i cili ka qenë një nga bosëve më të mëdhenj të lojërave të fatit në Shqipëri, duke qarkulluar dhjetëra milion euro si, dhe një investitor i madh në sektorin e ndërtimit, ishte kthyer 'në gjahun' më të shtrenjtë të rivalëve të tij, shpesh për këtë 'gjah' është përmendur edhe 'Klani Duka'.

Kreu i klanit “Duka”, Leonardi dhe Martinaj më parë kishin qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit, më pas patën përplasje të ashpra pikërisht dhe u përfshinë në një konflikt pikërisht prej këtij aktiviteti disa milionësh. Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, Martinaj mori peng dhe keqtrajtoi babanë e Dukës. Pas kësaj, ishte radha e Dukës që të merrte hak ndaj Martinajt, fillimisht duke dashur ta eliminojë atë fizikisht, por pasi dështoi, i ekzekutoi krahun e tij të djathtë, Santiago Malkon.

Që nga viti 2019 ndaj tij janë planifikuar dhe tentuar disa atentate, por në të gjitha rastet ai ka mundur që të shpëtojë. Në vitin 2019 ka pasur një plan konkret për eliminimin e Ervis Martinajt. Klani Duka mundi që të rekrutojë një shtetase me inicialet N.SH e cila në atë kohë punonte në një agjenci turistike dhe kishte informacion të detajuar për lëvizje dhe fluturimet e Martinajt nga Shqipëria në drejtim të vendeve të ndryshme të BE. Këto informacione bashkë me të fejuarin e saj i vuri në dispozicion të klanit Duka kundrejt një shume prej 30 mijë euro. Leonard Duka, nuk arriti dot ta eliminonte fizikisht Ervis Martinajt dhe sipas SPAK ekzekutoi krahun e tij të djathtë Santiago Malko.

Në vazhdën e kësaj 'gjuetie' ndaj milionerit, Vis Martinaj, i cili që nga mbyllja e basteve sportive ka bërë një jetë të tërhequr (por të blinduar me një “ushtri” të rinjsh që e ruan) në zonat rurale të largëta në aksin Laç-Lugina e Patokut, kundërshtarët e tij kanë mundur që të eliminojnë deri më tani disa nga njerëzit më të afërt të tij ndërkohë që vetë Martinaj është zhdukur.

Ish polici Santiago Malko, Fabian Gaxha, Erigers Mihasi, kushëriri i parë Brilant Martinaj (dhe 2 të tjerë te atentati i Fushë Krujës; teksa në Milot disa ditë më vonë u vra Klisman Preçi dhe i plagosur rëndë krahu i djathtë i Martinajt, Ylli Brahimi... janë njerëzit që janë sulmuar dhe eliminuar. Eliminimi i Santiago Malkos mendohet se ka ardhur pas konflikteve të klanit “Duka” me të zhdukurin Ervis Martinaj për territorin e lojërave të fatit, konflikt i nisur pas një miqësie të fortë, për të cilin në burg është vetëm polici Jeton Lami për të cilin hetimet janë mbyllur.

Leonard Duka u arrestua më 14 shkurt 2023 në një provincë të Brukselit në Belgjikë.  

Ora 08:29
Aksioni i policisë me urdhër të SPAK/ 43 urdhër arreste, përfshirë Avdylajt, Valter dhe Durim Bamin

1715924085_aksionilezhe.jpg

Ndërkohë detaje të reja mësohen rreth aksionit policor në disa qytete të vendit me urdhër të SPAK.

Gazetarja Keti Banushi bën me dije se në Shijak janë lëshuar urdhër arreste për vëllezërit Avdylaj, ndërkohë që janë lëshuar urdhër arreste edhe për dy vëllezërit Durim dhe Valter Bami.  

Gjithsej mësohen se janë lëshuar 43 urdhër arreste.

Ora 08:18
Operacioni i SPAK, kontrollohet shtëpia e Albert Zajës në Larushk! I dënuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit

Shkëlzen Kastrati dhe Albert Zaja

Report Tv sjell të tjera detaje nga operacioni i SPAK që po zhvillohet në disa qytete te vendit. Burime për gazetarin e Report Tv, Jul Shota bëjnë me dije se në Fushë Krujë, policia ka ushtruar kontrolle gjatë natës, si edhe në fshatrat Larushk e Nikël.

Mësohet se është kontrolluar edhe banesa e Albert Zajës në Larushk, i dënuar me 19 vite burg nga Apeli i GJKKO për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

Forca te shumta policie kanë marrë pjesë në aksion dhe i pranishëm ka qenë dhe vetë drejtori i policisë se drejtorisë Tiranë.

Ora 08:00
Operacioni i SPAK, kontrolle në 'Fresk' te banesat e fisit Duka, armiq të Ervis Martinajt

1715924113_aksionilezhe.jpg

Policia në Lezhë

Një operacion po zhvillohet nga Policia e Shtetit, me urdhër të SPAK.

Burime bëjnë me dije se janë lëshuar më shumë se 10 urdhër arreste për krim të organizuar dhe bëhet për operacion që po zhvillohet kryesisht në Lezhë, Fushë Krujë, Nikël, Kurbin, përfshirë edhe Tiranën. 

Në Tiranë në Fresk ka pasur kontrolle, në banesat e fisit Duka, armiq të Ervis Martinaj.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Budalla Brina Ska: 18/05/2024 07:48

    Po kta Tuket (Arian e Vincens Tuku) e Zadrimes qe flejne me kushrina si jane perzie ne vrasje me Ndokajt ? Tane fisi i tyne si ka 15 dhembe bashke e po shiten si te forte. E gezoshi burgen e hasmerine

    Përgjigju
  • dori: 18/05/2024 01:54

    derisa nuk i keni kapur,,i keni lajmeruar te ikin...sic bete me arben ahmetajn.,zoton..mertirin..dhe ate qe do bente unazen e re me 20 milion euro/km...

    Përgjigju
  • Lgbt: 17/05/2024 23:32

    Te gjithe per feste me lgbt

    Përgjigju
  • Koli: 17/05/2024 21:55

    Ergert Mitri dhe Edmond Targaj jane bere drejtore qarqesh ne nje dite me firmen e Ardi Veliut... interesante Deklaratat e Altin Dumanit qe nuk kishte bashkpunim me Policine faturojani Ardi Veliut qe thobte "shiko cfare nene ka ky djale, ka dale ne nje film me arme"

    Përgjigju
  • San Giovanni: 17/05/2024 20:26

    Dmth po na del se bandat paskan caktuar drejtor policie Henerigert Mitrin?!! Po kush firmosi për një injorant t'i jepen gradat dhe të bëhet drejtor?! Të hetohen edhe këto linja se në një vend do të çojnë.....me që ra llafi, ndonjë llaf për kryetarin e bashkisë Lezhë a ka apo më bonë?!!

    Përgjigju
  • ansa: 17/05/2024 18:16

    ju ne burg i kishit keta ,,,pse i liruat...kjo tregon qe jeni te lidhur me ta...

    Përgjigju
  • Jaroni: 17/05/2024 14:41

    Sikur po vjen pak era shtet ne Shqiperine tone. Si mendoni?

    Përgjigju
    • Partia: 17/05/2024 20:33

      Pse tu kthye ndonjë lek ty? I bëj dhe une 2 vite burg per 40 mln euro. Show, thjeshtë show para shpërndarjes se sufllaqeve.

  • poli: 17/05/2024 13:24

    JAM dakort me fshatin vritini keta plehra dhe hidhini neper kanale si qen te ngordhet...nuk do mbajme me buke keta llumra neper burgje...jemi shtet i varfer..po edhe edi rama si i merr dhe ben deputete keta kriminele..

    Përgjigju
  • Une: 17/05/2024 12:14

    Jep dorehqen dreca shoejt

    Përgjigju
  • Edi: 17/05/2024 11:22

    Vllane e deputetit do e kene kape kot prap

    Përgjigju
  • Fshati: 17/05/2024 10:17

    Zjarr policia ketyre bajgave qe bejn lemsh nje popull te ter zjarr jo arrest zagareve

    Përgjigju
    • Besi: 17/05/2024 11:30

      per athinen kerkoni ne fisin Brahimi sepse Vis Martinaj dihet qe e ka zhdukur A L nga bulqiza

  • Resli: 17/05/2024 08:55

    Ne Dubai i keni te gjithe.gjithmone hapa para policise krimi.jeni vone.i keni pas ne dor edhe vet i keni then ikni.

    Përgjigju
    • Besi: 17/05/2024 10:28

      eshte zberthyer me sukses aplikacioni digitalb ne spanje, hollande dhe luksemburg

    • salvi plazh: 17/05/2024 09:48

      ne durres jan te gjithe asnji ne dubai

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Panik në Ekuador, aeroplani rrëzohet në mes të rrugës! Humbin jetën dy persona, plagoset një tjetër (VIDEO)

Panik në Ekuador, aeroplani rrëzohet në mes të rrugës! Humbin jetën dy persona, plagoset një tjetër (VIDEO)