Minutë pas minute
-
Bota
-
Kronikë
-
Kronikë
-
Kosova & Rajoni
15:39
Bullgaria drejt zgjedhjeve të parakohshme, partitë kryesore refuzuan mandatimin për të formuar qeverinë
Mijëra persona kanë protestuar në Bullgari kundër planeve buxhetore të Qeverisë, duke e detyruar më pas ekzekutivin që të heqë dorë nga to. Pavarësisht se Qeveria tërhoqi vendimin për buxhetin, protestat në Sofje dhe dhjetëra qytete bullgare vazhduan, me qytetarët që kanë kundërshtuar korrupsionin dhe dështimin e qeverive të njëpasnjëshme të vendit për ta luftuar atë.
-
Sport
-
Bota
-
Bota
-
Bota
-
Politikë
15:07
Shqipëria kazan produktesh të skaduara, Blushi: Pr/ligji i Partisë së Lirisë, zgjidhja e vetme për sigurinë ushqimore
Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, deklaron se siguria ushqimore është kthyer në alarm kombëtar dhe kërkon miratimin e menjëhershëm të projektligjit të propozuar nga kjo parti.
-
Bota
15:02
Venezuelë/ U akuzuan për komplot në vrasjen e Maduros, lirohen disa të burgosur! Mes tyre edhe shqiptarë! Ministria e Jashtme: Njëri prej tyre është i sigurt
Autoritetet venezueliane e arrestuan Darmovzalin në shtator të vitit 2024, duke pretenduar se ai planifikonte të merrte pjesë në një komplot për të vrarë Maduron dhe për të rrëzuar qeverinë.
-
Sport
-
Kronikë
14:52
Vodhën 220 mijë euro, në hetim 2 punonjëset e Postës në Devoll! Reagon Posta Shqiptare: Nuk janë prekur pensionet, shpërndarja vijon normalisht
Përgjegjësja, 29 vjeçe dhe arkëtarja 27 vjeçe akuzohen për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.
-
Politikë
14:53
Partia e Lirisë reagon për përmbytjet në Fier, Haxhiu: Pasojë direkte e hajduterisë, paaftësisë dhe neglizhencës shtetërore
Deputetja e Partisë së Lirisë për qarkun e Fierit, Brunilda Haxhiu, ka akuzuar sot qeverinë për neglizhencë dhe korrupsion, duke e cilësuar situatën jo fatkeqësi natyrore, por pasojë të drejtpërdrejtë të neglizhencës shtetërore.
-
Opinion
-
Bota
-
Kronikë
14:22
EKSKLUZIVE/ Arratisja e Ndocit, çfarë ndodhi në spitalin e Durrësit? Mjeku nuk e vizitoi, ishte në operacion! Pranga ish-drejtorit të Burgut, arrest shtëpie mjekes
Deklarata e pavërtetë e Burgjeve se i burgosuri kishte marrë trajtim mjekësor në spital dhe urgjenca e pashpjegueshme për ta nxjerrë nga burgu i Durrësit.
-
Kronikë
-
Politikë
14:12
Thirrjet e Berishës për dorëheqjen e Ramës, Alibeaj për Report TV: Hipokrizi politike! SPAK nuk është nën kontroll politik të askujt
Në një intervistë për Report TV, Enkelejd Alibeaj deklaroi se mesazhi i fundit i SHBA-ve konfirmon mbështetjen e fortë për SPAK, një strukturë që sipas tij nuk është nën kontroll politik të askujt.
-
Sociale
14:29
Prej tre ditësh vijon pastrimi i bregdetit në Velipojë, 65 punonjës të angazhuar
Aksioni po realizohet përmes një bashkëpunimi të përbashkët institucional mes Bashkia Shkodër, Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Drejtorisë së Mirëmbajtjes së Objekteve Publike dhe Ndërmarrjes Rajonale të Ujësjellësit.
-
Politikë
14:29
Media greke e ‘kryqëzoi’ për batutat me gazetarin, Rama: Reagim i një politikani të lodhur! Kush shkruan me ‘pathosin nacionalist’, të mos i duket vetja pasardhës i Platonit
Rama e cilëson median Protothema si media nacionaliste që i shërben “ndonjë politikani të lodhur grek” dhe se nuk ka asgjë tjetër në atë artikull përveç se deformim të kontekstit humoristik të shëmbyer në atë panel.
-
Sport
-
Politikë
-
Opinion
14:03
Eduard Zaloshnja: Barometri i sigurisë së jetës dhe i punës së Policisë së Shtetit për vitin 2025
Ndërkohë që vdekjet rrugore pothuaj janë përgjysmuar në 15 vjetët e fundit, numri i automjeteve me targa shqiptare pothuaj është trefishuar – nga 380 mijë më 2010, arritën në 1 milion më 2025 (pa llogaritur këtu numrin e automjeteve me targa të huaja që futen me shumicë në Shqipëri).
-
Bota
-
Bota
-
Kronikë
-
Politikë
13:52
Lobimi i PD në SHBA, Kokalari nxjerr zbuluar Berishën: Ke mashtruar, 750 mijë dollarë u paguan nga llogaritë e PD, jo nga elektricisti tropojan (DOKUMENTI)
Evi Kokalari shkruan se nga dokumentet rezulton se Partia Demokratike është ajo që ka paguar 750 mijë dollarë përmes llogarisë bankare kundrejt kompanisë amerikane të kontraktuar për lobimin.
-
Politikë
-
Politikë
13:37
Balla thirrje SPAK: 21 Janari krim shtetëror, zbatoni vendimet e Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme që të zbatojë vendimet e Gjykatës së Strasburgut dhe Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, për krimin shtetëror të 21 janarit.
-
Sport
-
Kronikë
-
Kronikë
-
Politikë
13:19
Projektligjet që do të miratohen në parlament në vitin 2026, Peleshi në mbledhjen e Grupit të PS-së: Rrisim transparencën dhe llogaridhënien!
Sipas tij, në fokus do të jenë ndryshimet në Kodin Penal, ligjet që rregullojnë funksionimin e sistemit të drejtësisë, statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, konfliktin e interesit, mediat audiovizive, mbrojtjen nga diskriminimi, lobimin, si dhe përshtatjen e ligjit për komisionet hetimore sipas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
-
Politikë
13:15
“Parlament me 101 deputetë dhe depolitizim i administratës zgjedhore”- Balla ftesë për bashkëpunim opozitës për Reformën Zgjedhore: Duhet ta finalizojmë brenda korrikut!
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka kërkuar bashkëpunimin e opozitës për finalizimin e Reformës Zgjedhore... -
Politikë
12:57
'Po ndjekim prioritetet e Trump në Shqipëri', Nancy VanHorn: Forcojmë SPAK dhe BKH në luftën kundër krimit të organizuar
Nancy VanHorn gjatë fjalës së saj, tha se do të ndjekë me këmbëngulje prioritetet e presidentit Trump në Shqipëri, për të forcuar institucionet që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve, si SPAK, BKH dhe Akademinë e Sigurisë. VanHorn theksoi se organizatat ndërkombëtare kriminale dhe terroriste, veçanërisht ato të angazhuara në trafikimin e narkotikëve.
-
Bota
-
Receta
-
Politikë
12:45
Mbyllja e negociatave për anëtarësimin në vitin 2027/ Niko Peleshi: Nuk është premtim elektoral, jemi dakordësuar me institucionet e BE-së
Kryetari i Kuvendit tha se Shqipëria ka shënuar ritmin më të shpejtë të avancimit drejt Bashkimit Europian dhe se objektivi i vitit 2027 është dakordësuar me institucionet e BE-së.
-
Kronikë
-
Kronikë
12:31
‘Do i djeg me benzinë’, nën hetim babai i Martin Çeços! Lirimi i 3 të dyshuarve për vrasje? Avokati: Përfunduan afatet e paraburgimit
Avokati Nevzat Tarelli deklaroi se Apeli ka korrigjuar vendimin që mori Gjykata e Shkallës së Parë dhe se kohëzgjatja e afateve të paraburgimit tërësor është jo më shumë se tre vjet.
-
Kultura
12:35
Aktivitetet kulturore/ Orkestra simfonike e RTSH, koncert në Universitetin e Arteve! 'Udhëtimi i magjishëm i zemrës' te teatri Metropol
"I huaji: nga thellësia e së ardhmes sime”, përshtatur dhe dramatizuar nga Jonathan Bertolai, bazuar në romanin “I huaji” të Albert Camus rivjen në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” pranë ArTurbinës
-
Politikë
-
Sport
-
Politikë
-
Sociale
12:18
Aksidentet, eksperti për Report Tv: ARRSH të dalë në terren, të mbikëqyrë rrugët e ndërtuara! Barrierat mbrojtëse janë për faqe të zezë
Gëzim Hoxha, ekspert rrugor përmes një lidhje të drejtëpërdrejtë në ‘Sot Live në Shqipëri’ tha se të rinjtë shpejtësinë e konsiderojnë si një sport pa marrë parasysh rreziqet që mund të sjellë.
-
Politikë
-
Politikë
-
Bota
-
Bota
-
Politikë
11:45
Rama për zgjerimin e BE-së: Të ‘rriturit e familjes’ marrin vendimet e mëdha, për ne është e rëndësishme të jemi pjesë e Bashkimit Evropian
Edi Rama, i cili tani ka hapur të gjitha të ashtuquajturat grupe negociuese që do të duhet të përpunojë, i tha POLITICO-s se masat janë një “ide e mirë” dhe se vendi i tij madje do të pranonte për një periudhë kohore të mos kishte një komisioner të vetin në Bruksel.
