-
‘Vendoret’/ Kolegji Zgjedhor detyron Celibashin të regjistrojë partinë ‘Lëvizja Bashkë’! KAS pranon edhe ankimin e partisë së Dashamir Shehit, e regjistron me emrin e ri
Partia ‘Lëvizja Bashkë’ do të garojë në zgjedhjet vendore të 14 majit. Kolegji Zgjedhor mori këtë vendim dhe detyron kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi që ta regjistrojë si subjekt zgjedhor.
21 Mars 2023, 17:29 -
Zgjedhjet vendore, Alibeaj mbledh krerët e degëve, diskutohen listat e këshilltarëve dhe kandidatët për 61 bashki
Kryetarët e degëve të PD kanë raportuar për listat e këshillave bashkiakë në mbledhjet maratonë për rreth 8 orë me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj. Shumica prej tyre dakortësohen për daljen me kandidatë në të gjitha bashkitë, duket si skenari më i pranuar prej tyre.
21 Mars 2023, 13:27 -
Regjistrimi i koalicionit Meta-Berisha, PD kërkon rrëzimin nga KAS: Përdorin simbolet tona, s'kemi kërkuar aleancë! Po kandidatët kush do i propozojë?
Koalicioni i regjistruar nga Celibashi mes Ilir Metës, Vangjel Dules dhe Nard Ndokës duhet të zhbëhet sepse në marrëveshjen politike që e shoqëron dokumentacionin për regjistrimin e tij përdoret emri dhe simbolet e Parisë Demokratike. Kjo është kërkesa e Partisë Demokratike në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve depozituar ditën e sotme.
21 Mars 2023, 11:21 -
-
Alibeaj ironizon Berishën: Vegël mund të jetë ai që do i çojë demokratët në parti të majtë! Kam krenari të qëndroj në PD
Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka ironizuar Sali Berishën duke thënë se mund të jetë vegël se do të çojë demokratët në parti të majtë duke iu referuar Partisë së Lirisë.“Nuk do më dëgjoni të përdor fyerje apo lin&cce
20 Mars 2023, 20:19 -
Vendimi i Apelit/ Alibeaj-Berishës: Lironi selinë e PD!
Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se Sali Berisha duhet të lirojë selinë e demokratëve, pasi pas vendimit të Apelit, këto ambiente u përkasin atyre.“Zyrat e reja, të përkohshme përgjatë fushatës, në ka skena të shëmtuara që nuk na
20 Mars 2023, 20:11 -
Vendoret/ Alibeaj: I kemi emrat e kandidatëve për 61 bashki
Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj konfirmoi se i kanë emrat e kandidatëve për 61 bashkitë që do të garojnë në zgjedhjet e 14 majit."Nuk janë të kryetarit të komanduar të partisë por të strukturave të PD. Ky është një proces, i ka
20 Mars 2023, 20:00 -
Zgjedhjet e 14 majit/ Alibeaj: Të dalim me një kandidat në interes të PD-së dhe jo që të triumfojë dikush
Kryetari i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj në fjalën e tij në përfundim të takimit të grupit parlamentar, u shpreh se PD duhet të bëhet bashkë dhe të dalë me një kandidat në zgjedhje, jo për të triumfuar dikush, por të jetë në interes të shqiptarëve.
20 Mars 2023, 20:11 -
'Vendoret'/ Alibeaj: PD ka një kandidat, të tjerët janë me logo të tjera
Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë dhe mbledhjes së grupit parlamentar u shpreh se është diskutuar për emrat për kryetar bashkie. Alibeaj u shpreh se PD ka një kandidat, ndërsa kandidatët e tjerë janë me logo të tjera, ndërsa shtoi se kandidat
20 Mars 2023, 19:58 -
‘14 maji’/ Baçi në Report Tv: Alibeaj i ka nxjerrë kandidatët nga kafja ‘aman pranoni’! Topollaj: Ju doni bashkimin, por të jeni vetëm ju
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi tha se grupimi i Enkelejd Alibeaj nuk do të mund që të nxjerrë kandidatë në të gjitha bashkitë duke e cilësuar një gjë të tillë si një tallje me demokratët.
20 Mars 2023, 18:36 -
Alibeaj mbledh grupin parlamentar, kush janë deputetët që marrin pjesë në mbledhje
Në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit, Enkelejd Alibeaj po zhvillon një mbledhje me grupin parlamentar dhe kryesinë. Report Tv ka mësuar emrat e deputetëve që po marrin pjesë.Grupi i deputetëveEralda Tase BaneOrjola PampuriDhura
20 Mars 2023, 16:39 -
14 maji/ Escobar: Shqipëria të garantojë zgjedhje të lira! Rajoni të intensifikojë luftën ndaj korrupsionit
Shqipëria duhet të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme në14 maj është apeli që vjen nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Në një komunikim online me gazetarët Escobar u shpreh se Shqipëria duhet të bëjë më shumë progres në luftën kundër korrupsionit.
20 Mars 2023, 16:31 -
Miratohet huaja 67.3 mln €! PD më Komisionin e Ligjeve: Ujësjellësit me punësime elektorale, të varur nga qeveria
Mbledhja e Komisionit të Ligjeve u shoqërua me debate, në kohën kur diskutohej marrëveshja e huasë me BERZH për financimin e Ujësjellësve. Opozita akuzoi se këto ndërmarrje po përdoren për punësime elektorale, çka u përgënjeshtrua nga deputetët e mazhorancës.
20 Mars 2023, 16:25 -
KQZ nuk e njeh si kryetar të PD, Sali Berisha nuk dorëzohet, bën ankim në Kolegjin Zgjedhor! Tjetër padi në KAS: Pezulloni regjistrimin e Alibeajt
Me vendime të ndryshme por me të njëjtin përfundim për Sali Berishën Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ ishin të qartë kur vendosën se kryetar të Partisë Demokratike nuk e njohin ish Kryeministrin. Por Berisha ka vendosur të mos dorëzohet.
20 Mars 2023, 15:47 -
PD e Elbasanit: Bashkia po blen votat e qytetarëve që janë në nevojë! Gledjan Llatja: E padëgjuar! Vetëm "foltorja" mund të kërcënojë shoqatat e bamirësisë me padi penale
Partia Demokratike në Elbasan ka deklaruar se do të padisë kryetarin e Bashkisë Gledjan Llatja, pasi sipas tyre po blen votat e qytetarëve për zgjedhjet e 14 majit.
20 Mars 2023, 15:49 -
Ekskluzive/ Për herë të parë relatori i KAS-it flet në 'Kontrast', Koli Bele: Ja pse vendosëm regjistrimin e PD
Anëtari i KAS Koli Bele, i cili ishte realatori që shqyrtoi ankimin e Partisë Demokratike në KAS, pasi kryekomisioneri i KQZ-së Ilirjan Celibashi vendosi që të mos pranojë kërkesën e PD-së së Enkelejd Alibeajt për ta regjistruar në zgjedhjet e 14 majit, i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv u shpreh se kryekomisioneri ka mbajtur një pozicion strikt
20 Mars 2023, 15:45 -
Lorenc Vangjeli: Palët në PD si triumf shohin vetëm humbjen e palës tjetër! Ilir Meta hyn në zgjedhje me risk zero dhe fitim maksimal
Analisti Lorenc Vangjeli thotë se Ilir Meta me koalicion me Berishën në këto zgjedhje jep me qira partinë e tij dhe praktikisht hyn më 14 maj vetëm për të përfituar. Në ‘Kontrast’ Vangjeli u shpreh se palët në Partinë Demokratike shohin se triumf të tyrin humbjen e palës tjetër.
20 Mars 2023, 15:31 -
Pse PR s'është në koalicion me Berishën? Mediu në ‘Kontrast’: Do ishim fiktivë, mbështesim kandidatët e ‘Primareve’! Ndarja në PD, për interesa individësh
‘Luftën’ brenda Partisë Demokratike, kryetari i Partisë Republikane, deputeti Fatmir Mediu e konsideron jo ndarje mes demokratëve por një ndarje të disa individë për interesa të ngushta. Sipas tij PD po del e ndarë në zgjedhje pasi nuk u arrit të dilej mbi këto interesa.
20 Mars 2023, 15:10 -
Berisha do futet në zgjedhje nën logon e Metës, Fatos Klosi në Report Tv: U afrua me të se mbeti pa gjë, të kishte krijuar një parti të re
Ish-kreu i SHIH, Fatos Klosi ka komentuar në Report Tv situatën politike. Ndalur në koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, mes Sali Berishës dhe Ilir Metës. Pas rrëzimit nga KQZ dhe KAS, Berisha në këto zgjedhje do të futet pa logo, por sipas Klosit ai duhet të kishte krijuar një parti të re.
20 Mars 2023, 14:55 -
Vendoret, Alibeaj në Mirditë: Ndarje finale me Berishën! Të çosh demokratët te logoja e Metës, fundi i moralit politik
Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj komentoi nga Mirdita koalicionin Berisha-Meta, duke thënë se kjo është thuajse një ndarje finale mes dy grupimeve të PD. Ai tha se ftesa ndaj grupit të Berishës për një kandidat në zgjedhje, nuk ishte për dobësi, por për të mirën e demokratëve.
20 Mars 2023, 14:42 -
Një javë nga afati PS me idetë e qarta, pa dilema për 54 kryebashkiakë, 7 ende në pikëpyetje! Në 4 qarqe 'deja vu' e 2019-s, të shtunën vendoset gjithçka
25 marsi nuk do të jetë një ditë feste për të gjithë kryebashkiakët aktualë të Partisë Socialiste, pasi disa prej tyre nuk do të rizgjidhen për të rikanduar për një tjetër mandat në zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 majit.
20 Mars 2023, 14:16 -
Alibeaj mbledh grupin dhe Kryesinë, i përgjigjet Berishës: I kemi kandidatët për 61 Bashkitë! Lironi selinë! 3 skenaret si do hyjnë në '14 maj'
Ndryshe nga sa pretendon Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se grupimi i tij i ka emrat e kandidatëve në 61 bashkitë e vendit. Deklaratë e dha pas përfundimit të mbledhjes me Kryesinë dhe Grupin Parlamentar.
20 Mars 2023, 12:33 -
'Vendoret'/ Celibashi: S'ka reklama falas për partitë, asnjë rregullim ligjor për mediat online! Ambasadori i OSBE: Financimi në televizione të monitorohet
Fokusi i sotëm para zgjedhjeve vendore kanë qenë roli i mediave në politikë. Komisoneri i KQZ ka folur sot për financimet në media që është një ngërç shumë i madh, sidomos për faktin që nuk ka asnjë rregullim ligjor për këtë aspekt
20 Mars 2023, 10:18 -
Meta prezanton Silvia Cakën me gratë: Më shumë mbështetje për nënat e reja
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir meta zhvilloi këtë pasdite një takim me gratë në zonën e Freskut. Në këtë takim, Meta prezantoi me gratë edhe kandidaten e Partisë së Lirisë, për këshilltare të Bashkisë së Tiranës Silva Caka.
19 Mars 2023, 16:24 -
Zgjedhjet vendore, propozohen 9 emra për të përzgjedhur kandidatin për Kryebashkiak të PS në Librazhd, mes tyre edhe një biznesmen nga Diaspora
Asambleja e Partisë Socialiste e Bashkisë Librazhd është mbledhur gjatë kësaj jave që po mbyllet dhe ka zhvilluar konsultime serioze me bazën e cila ka propozuar kandidatët për në këshillin e ri bashkiak dhe kandidaturat për kryetar të kësaj bashkie
19 Mars 2023, 15:50 -
-
PD nxjerr kandidat për Bashkinë Vorë mjekun Ibrahim Bruka! Në 2020 kandidoi për deputet në qarkun Kukës
Partia Demokratike ka nxjerrë si kandidat për zgjedhjet vendore 2023 në Bashkinë Vorë, Ibrahim Brukën. Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale vetë faqja zyrtare e PD
18 Mars 2023, 19:15 -
Lorenc Vangjeli: Tre njerëz në garë pa llogaritur Lulin
Për gjithkënd, është akt epik ky lloj shndërrimi, pa të cilin, i gjithë debati për regjistrimin e partive politike në zgjedhjet e majit, do të dukej siç është: një akt formal dhe rutinor që e ndërlikon vetëm paaftësia lebetitëse për të gjykuar drejt mbi të vërteta alternative, që edhe kur duket se janë kundërthënëse, në thelb bashkëjetojnë normalisht
18 Mars 2023, 17:59 -
-
Carlo Bollino: Sali Berisha, si një klandestin në zgjedhje
Pasi ka qenë protagonist për 32 vite në skenën politike shqiptare, që sot Sali Berisha nis një fushatë zgjedhore pa asnjë titull. Berisha jo vetëm nuk përfaqëson ligjërisht asnjë forcë politike, por as nuk mund të flasë në emër të askujt. Të gjitha vendime do të varen ligjierisht nga Ilir Meta dhe zemërgjerësia e tij. Po a do të marrë Ilir Meta edhe përgjegjësi ligjiore për financimin e fushatës së doktori?
18 Mars 2023, 16:07 -
Veliaj në asfaltimin e një rruge në Tiranë: Në Njësinë 2 kemi ndërhyrë dhe ndërtuar 7 shkolla! Po asfaltojmë në 70 kantiere çdo natë
Në Tiranë asfaltohet edhe një rrugë tjetër që lehtëson lëvizjen e qytetarëve dhe sjell rregull në lagje. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi punën në orët e mbrëmjes, tha se ky është një investim i rëndësishëm që lidh dy rrugë: rr. “Mihal Grameno” me rr. “Bako Dervishaj”, e cila më pas del me një kalim te zona e Thesarit për t’u bashkuar me rrugën e Elbasanit.
18 Mars 2023, 12:04 -
Gazmend Bardhi: Më shumë se 50% e anëtarëve të PD nuk ishin dakord me kandidaturën e Belind Këlliçit
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi deklaron se Belind Këlliçi nuk është votuar nga shumica e anëtarësisë së partisë. Duke folur në “Opinion”, Bardhi tha se Belindi ka marrë mbështetjen e vetëm gjysmës së partisë që ka marrë pjesë në proces.
17 Mars 2023, 16:02 -
Debat në Report Tv: Mërtiri: Berisha është e shkuara! Zhupa: Nuk dëgjoj çdo idiotësi, ndotje akustike! Analisti: Mirupafshim
Një debat është zhvilluar në Report Tv mes analistit Ergy Mërtiri dhe deputetes Ina Zhupa sa i takon zgjedhjeve vendore. Analisti Mërtiri thotë se Berisha është e shkuara dhe nuk do i sjellë asnjëherë fitoren partisë, por nga ana tjetër Zhupa tha se nuk mund të dëgjojë çdo idiotësi t&
17 Mars 2023, 15:20 -
Zhupa në Report Tv: Askush nga kandidatët e primareve s’do futet në zgjedhje nën siglën e PD-së së Alibeajt! Vendimi i KAS i paprecedentë
KAS i kërkoi KQZ që të regjistrojë në zgjedhje PD-në me kryetar të Komanduar Enkelejd Alibeajn, por për grupin e Sali Berishës ky vendim është i paprecedentë. E ftuar në Report Tv, deputetja Ina Zhupa tha se nuk mund të regjistrohej në këto zgjedhje Alibeaj, por Berisha.
17 Mars 2023, 15:06 -
Me çfarë fondesh do bëhen fushatat e kandidatëve? Ja si përgjigjet Berisha
Ish kryeministri Sali Berisha është pyetur nga gazetarja, Danjela Maloku se me çfarë fondesh do financohen kandidatët për bashkitë e vendit tani që ish kryeministri nuk ka parti. Ai u shpreh se do financohen me besimin e qytetarëve dhe nga disa donacione.“Ali Basha dhe AliBrava janë sot shpërdoruesit m&
17 Mars 2023, 12:52 -
PD 'u shtriu dorën' kandidatëve të primareve, Berisha u përgjigjet ashpër: Tregoni mjerimin tuaj, pengje të 700 mijë eurove
Ish kryeministri, Sali Berisha ka komentuar ofertën e bërë nga PD zyrtare për kandidatët. Berisha iu përgjigj ashpër thirrjeve të deputetëve të PD-së duke i cilësuar si pengje të Ramës të cilët tregojnë mjerimin e tyre.“Të shpallësh kryetar at&
17 Mars 2023, 12:46 -
Më mirë (pa) me vulë
Foltores në fakt i ka humbur vula. Ndoshta e ka “djegur” ditën kur militantët e saj mësynë në seli me flakadanë, për të rikthyer ish-liderin në fronin e dikurshëm. Ajo që po ndodh prej afro 2 vitesh me Partinë Demokratike, nuk ka ndodhur gjëkundi me asnjë parti, këtu dhe në botën e qytetëruar.
17 Mars 2023, 12:33 -
Me çfarë fondesh do bëhen fushatat e kandidatëve? Berisha: Na i kanë marrë 'pengjet' e Ramës, por ne kemi besimin e qytetarëve
Edhe pse tashmë është strehuar në partitë e Metës, Ndokës dhe Dules, Berisha pretendon se ka një koalicion mes Ramës dhe Alibeajt, gjë që e ka provuar fakti se ka ngelur pa parti. Teksa zhvilloi konferencën e përjavshme me gazetarët, kreu i ‘Foltoreve’ u shpreh i bindur se do të fitojnë, ndërsa u kujdes të sulmonte çdokënd nga PD që u shtrinte dorën kandidatëve të tij.
17 Mars 2023, 12:23 -
DOKUMENTI/ Pas vendimit të KAS, PD dërgon në KQZ deklaratën solemne të firmosur nga Alibeaj! Jep adresën e zyrave në ish-Bllok
Pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të PD-së nuk ka humbur kohë dhe ka hedhur hapin e radhës, drejt ‘14 majit’. Ai ka hedhur firmën në deklaratën solemne, që deri dje, ishte bërë një pengesë aq sa mund të rrezikonte regjistrimin e saj në zgjedhje.
17 Mars 2023, 11:43 -
Meta: Zgjedhjet e 14 Majit do të jenë historike! Bashkitë do të transformohen dhe do vihen në shërbim të qytetarëve
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka konsideruar zgjedhjet vendore të 14 majit si historike. Ai thotë me bindje se opozita do të fitojë dhe do të vijë ndryshimi rrënjësor në të gjitha Bashkitë.
17 Mars 2023, 10:37