-
Marrëveshja është nënshkruar në Tiranë nga Sekretari Parlamentar i Shtetit pranë Ministrisë Federale për Zhvillimin Digjital dhe Infrastrukturën, Oliver Luksic, dhe Ministrja për Energjinë dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku.
12 Prill 2022, 13:00 -
IKMT aksion në Golem për shembjen e kabinave të vjetra të pushimit, jetonin 12 familje, Bashkia e Kavajës: Janë të dëmtuara nga tërmeti, po i prishim për çështje sigurie
12 Prill 2022, 11:31Sipas Bashkisë së Kavajës, këto godina po shemben për arsye sigurie, për shkak se kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit. Godinat janë në vijë të parë bregdetare, vetëm 50 metra larg detit, ndërsa nuk ka një numër ekzakt të atyre që do të shemben.
-
Ngrihet Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Tiranë, presidenti i Dhomës Italiane, Fico: Ky investim do shpëtojë jo vetëm jetë, por do parandalojë dhe katastrofa
12 Prill 2022, 09:56U përurua sot Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Ajo u bë e mundur falë grantit prej 1 milion euro, të vënë në dispozicion nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim.
-
-
Videolajm/ Pacienti i plagosur i ‘ikën nga duart’ mjekëve sapo ambulanca u nis për ta dërguar në Tiranë, policët vrap pas tij për ta kapur
11 Prill 2022, 20:59Një pacient i plagosur i cili po transportohej drejt Spitalit të Traumës në Tiranë ka tentuar të zbresë nga ambulanca, sapo kjo e fundit u nis nga Urgjenca e Spitalit Rajonal të Lezhës.
-
Nuk respektuan rregullat e qarkullimit rrugor, 42 të arrestuar për një javë në Tiranë, pezullohen 194 patenta (VIDEO)
11 Prill 2022, 16:14Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës njofton se ka goditur 11 raste të tentativës për të korruptuar efektivët e policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer.
-
E reja në gjendje të dehur bën aksident, polici shkon në vendngjarje, ajo e rreh! Arrestohet 35-vjeçarja
11 Prill 2022, 15:46Një 35-vjeçare është arrestuar në Tiranë, për shkak të dhunës që ka ushtruar ndaj një polici në krye të detyrës.
-
Emrat, kush janë 16 të arrestuarit për evazion fiskal me shitjet online
11 Prill 2022, 14:05 -
Qëlloi në drejtim të pronarit të shkollës private në Tiranë, zbardhet dëshmia autorit: Kam ngatërruar person! Armën e kisha fshehur te Liqeni
11 Prill 2022, 13:43Është zbardhur dëshmia e Skerdi Tasit, i cili qëlloi tre herë me armë drejt makinës së administratorit të një shkolle private, Lulzim Mashës. Tasi rezulton se kishte ngatërruar “shënjestrën”. Ai rrëfen se ka pasur konflikt me një person që kishte makinën e njëjtë si Masha, ndaj nxori armën për ta qëlluar
-
Operacioni anti kontrabandë, 25 faqet online të cilave i prangosen pronarët
11 Prill 2022, 12:57 -
-
Qëlloi pronarin e shkollës private në Tiranë te Liqeni i Thatë gjatë kohës që po udhëtonte me makinë, kapet pas tre muajsh autori
10 Prill 2022, 17:48Tre muaj pas atentatit të dështuar ndaj drejtorit të shkollës “Wilson”, Lulëzim Masha, pranë Liqenit të Thatë në Tiranë, është vënë në pranga një 31-vjeçar. Pas hetimeve që kanë zgjatur për disa javë, policia ka identifikuar me prova dhe dëshmi përfshirjen e Skerdi Tasit në ngjarje, ku tashmë i riu është arrestuar
-
U vra 5 vite më parë, shpallet qytetar nderi në Kamzë ish-komisari Artan Cuku
10 Prill 2022, 12:42Nga sot Pallati i Kulturës në Kamëz do të mbajë emrin e Dëshmorit të Atdheut Artan Cuku.Në një ceremoni të mbajtur në ambientet e kësaj godine ishin të pranishëm familjarët e Cukut, ninistri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano.
-
VIDEOLAJM/ Semafori i kuq, shoferi e shpërfill në mënyrë flagrante, e pëson keq
9 Prill 2022, 22:56Report Tv sjell pamjet se si një drejtues mjeti e shpërfill në mënyrë flagrante semaforin në një nga rrugët e Tiranës.
-
Qëllohet me sende të forta 33-vjeçari në Tiranë
9 Prill 2022, 19:06Një 33-vjeçar është goditur me sende të forta në afërsi të shkollës "17 Shkurti".
-
-
Qarkullonin drogën nga Amerika Latine në Europë, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë! Pjesë e grupit të Ergys Dashit që u ekzekutua në Ekuador
9 Prill 2022, 09:50Stivi Filoli, 26-vjeç i shpallur në kërkim për si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal është arrestuar në Tiranë. I riu u arrestua në kuadër të një operacioni ndërkombëtar të koduar “Grand Tour”, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike
-
Varësia nga nafta? Veliaj për Report Tv: Koha të përdorim transport elektrik! Mënyrë e re pastrimi me kazanë nën tokë! Të rishikojmë kapacitete e ushtrisë
9 Prill 2022, 09:37Erion Veliaj, si kryebashkiak i Tiranës, në një intervistë për gazetarin Ermal Qori ka prezantuar të gjitha forumet që do të jenë pjesë e Kongresit të PS-së, ku u ndal në disa projekte që po diskutohen që të vihen në zbatim, parë edhe nga zhvillimet e fundit në rajon e në botë.
-
Shembet soleta e një pallati në ndërtim në Kashar, shpëton për mrekulli punëtori! Dërgohet me urgjencë në spital
8 Prill 2022, 14:14Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur sot në Kasharë, pasi soleta e pallatit në ndërtim ku ai po punonte u shemb. Ngjarja u regjistrua në Qafë Kashar, ku 50-vjeçari është dërguar me urgjencë, ndërsa ka marrë plagë të rënda në trup si pasojë e përplasjes nga rënia.
-
-
-
-
-
Mashtronin shtetas të huaj përmes Call Center në Tiranë, arrestohen 2 administratorët, 2 nën hetim në gjendje të lirë
8 Prill 2022, 10:59Dy administratorë Call Center janë arrestuar në Tiranë, pasi mashtronin të huajt duke përvetësuar shuma të mëdha parash
-
FOTOT/ Pas 61 shtëpive të para, gati dhe 74 banesa të tjera në Ndroq, drejt përfundimit lagjia e re
8 Prill 2022, 10:39Pas përfundimit të 61 shtëpive të para të cilat u rindërtuan aty ku u shembën, tashmë edhe rindërtimi në lagjen e re me 74 banesa ka hyrë në fazën e fundit. 350 banorë të Njësisë Administrative Ndroq në Bashkinë Tiranë, të cilët mbetën të pastrehë nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, do të sistemohen në një lagje të re, të urbanizuar, me shtëpi të reja
-
-
Zbulohet një arsenal armësh në Tiranë, arrestohet 38-vjeçari! I gjenden edhe disa shpata
8 Prill 2022, 09:33Një arsenal armësh është zbuluar në Tiranë. Policia ka arrestuar 38-vjeçarin Elton Mahmuti, banues në rrugën ‘Bajram Çela’ si dhe ka proceduar penalisht xhaxhain e tij për mos kallëzim krimi
-
Me flamuj në duar, qindra qytetarë iu bashkuan manifestimit për Ukrainën! Kryebashkiaku i Kievit mesazh për shqiptarët: Çmojmë mbështetjen! Të pranishëm Kim, ambasadori Ukrainas dhe Veliaj
8 Prill 2022, 07:29Me flamujt e Ukrainës në duar dhe pankarta me mbishkrimin 'nuk duam që Ukraina të vdesë', qindra qytetarë u në mbledhur në manifestimin në Tiranë, në mbështetje të Ukrainës, e cila po përballet me agresionin rus. Këtij manifestimi iu bashkuan edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe zyrtarë të tjerë. Manifestimi u përshëndet edhe nga Kreu i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, i cili nëpërmjet një video falënderoi Shqipërinë dhe shqiptarët për mbështetjen.
-
Nesër manifestim në mbështetje të Ukrainës, kufizohet qarkullimi i mjeteve në Tiranë, rrugët që do të bllokohen
7 Prill 2022, 19:23Ditën e nesërme, në orën 12:00 në kryeqytet, komuniteti ukrainas ka thirrur një manifestim te madh në mbështetje të Ukrainës.Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa rrugë të kryeqytetit nga ora 12:00 deri në orën 15:00.
-
-
-
Iu gjet kallashnikov e municion luftarak në banesë, arrestohet në Tiranë një 31-vjeçar
7 Prill 2022, 15:40Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, i akuzuar për armëmbajtje pa leje. Sipas policisë, gjatë kontrollit në banesën e të riu me inicialet L. Z., në rrugën "Mihal Duri", në Yrshek, u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
-
-
Shkelën ligjin 'me 2 këmbë', pezullohen 9 zyrtarë të pyjores në Korçë, Tiranë dhe Kolonjë, lejuan prerjen e paligjshme të pyjeve
7 Prill 2022, 14:38Drejtoria e Inspektimit të Pyjeve është institucioni që ka për detyrë për të mbrojtur pyjet, por janë vetë zyrtarët e saj që e kanë shkelur me 2 këmbë ligjin, duke lejuar prerjen e paligjshme.
-
Sot testimi i vlerësimit të mësuesve, Vokshi denoncon: Teza ka dalë disa orë para provimit me porosi të ministres! Kushi: Të sfidoj, nëse i provon akuzat unë dorëhiqem
7 Prill 2022, 10:37Deputetja Albana Vokshi ka denoncuar Ministrinë e Arsimit se ka publikuar tezën e provimit për vlerësimin e mësuesve në arsimin parauniversitar. Ky provim pritet të zhvillohet sot në orën 14:00 në shkollën "Sabaudin Gabrani" në Tiranë, ndërsa sipas Vokshit teza e pyetjeve ka dalë disa orë para provimit.
-
Sherr mes disa personave për një vajzë jashtë një klubi nate në Sauk, plagoset me armë 39-vjeçari! Shoqërohen 12 persona
7 Prill 2022, 07:56Policia njofton se rreth orëve të mëngjesit ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi Shpëtim Metoli, 39 vjeç, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
-
Banorët e Baldushkut kundërshtojnë projektin e Rindërtimit: Kanë zgjeruar projektin, po na marrin edhe tokën e varrezave
6 Prill 2022, 12:20Procesi i rindërtimit pas tërmetit vijon ende në disa zona të prekura edhe në qytetin e Tiranës. Në njësinë Administrative Baldushk në fshatin Mustafa Koç, banorët janë ngritur në protestë duke kundërshtuar projektin e rindërtimit, pasi pretendojnë se po zgjerohet në kundërshtim me projektin e parë që ishte paraqitur, e madje, po u merr edhe tokën e varrezave e fshatit
-
Hiqej si pacient dhe u vidhte të sëmurëve në urgjencën e QSUT sendet me vlerë, arrestohet 38-vjeçari, i sekuestrohet 1 mln lekë
6 Prill 2022, 10:47Një 38-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka kryer disa vjedhje në ambientet e QSUT-së dhe në rrugën e Dibrës. Në pranga përfundoi Arion Gjergo, i cili hiqej si pacient dhe duke përfituar nga urgjencat mjekësore, kryente vjedhje të sendeve personale të pacientëve, që shkonin për të marrë mjekim dhe për të kryer vizita mjekësore.
-
‘Do vij për 10 minuta të rregulloj rubinetin e çezmës’, i riu rreh hidraulikun në mes të kafenesë: Kishte 10 ditë që më gënjente
5 Prill 2022, 18:44Një punëtor u rrah në mes të një kafeneje në kryeqytet nga një i ri, që mbasi e priti gjatë që t’i rregullonte rubinetin e çezmës, shkoi në vendin ku burri po pinte kafe dhe pa pyetur aspak e grushtoi në fytyrë.
-
Po udhëtonte me makinë, aksidentohet Armina Mevlani, e përplas kamioni
5 Prill 2022, 17:59Armina Mevlani është përfshirë pasditen e sotme në një aksident rrugor.