-
Endrit Jolldashi, 28-vjeç, është arrestuar nga policia, si personi që i vuri zjarrin një automjeti në pronësi të UKT-së, ngjarje e ndodhur pranë Bashkisë së Tiranës.
30 Mars 2022, 10:17 -
VIDEO/ Vëzhgimi i Report Tv, shoferët nuk i japin përparësi këmbësorëve të vijat e bardha në zonën e Pallatit me Shigjeta! Gjobiten deri në 7 mijë lekë
30 Mars 2022, 10:06Nga një vëzhgim i bërë nga 'Report Tv' shihet këmbësorët të cilët kalojnë mes makinave, shumë herë edhe me vrap, pasi asnjë automjet nuk ndalon për t'i dhënë atyre mundësi të kalojnë, duke u bërë shkak për aksidente.
-
Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta para kryeministrisë
29 Mars 2022, 18:05 -
Rritja e çmimeve, qytetarët sërish në protestë para kryeministrisë, pjesëmarrje e ulët! Gruaja përzë Nënë Lizën: S’jemi këtu për shtëpinë tënde! Kemi një kauzë tjetër (VIDEO)
29 Mars 2022, 17:18Qytetarët janë rikthyer sërish në protestë para kryeministrisë, duke kundërshtuar rritjen e çmimeve, që sipas tyre e cilësojnë abuzive, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë. Rritja e çmimeve të ushqimeve të shportës bazë si dhe të naftës e gazit, ka grumbulluar dhjetëra qytetarë në bulevardit e kryeqytetit, ndërsa në dallim nga herët e kaluar pjesëmarrja është dukshëm më e ulët
-
Zjarri në Komisariatin e Kamzës ku vdiq i arrestuari 26-vjeçar, lihen në burg policët Hajredin Boja e Fatmir Isufi
29 Mars 2022, 12:492 punonjësit e policisë Hajredin Boja dhe Fatmir Isufi janë lënë në qeli nga gjykata e Tiranës sot, të akuzuar se nuk respektuan procedurat për të ndaluarit në Komisariatin e Kamzës, ku si pasojë 26-vjeçari Arben Mici i vuri zjarrin qelisë dhe humbi jetën nga asfiksia.
-
-
Tirana solidarizohet me Ukrainën, më 8 prill manifestim në Sheshin 'Skenderbej'
28 Mars 2022, 16:29Më 8 prill, ora 12:00 në kryeqytet do të zhvillohet një manifestim i madh në mbështetje të Ukrainës dhe popullsisë atje, e cila në këto momente po përballet me agresionin rus. Manifesti që do mbahet në Sheshin “Skenderbej” është thirrur nga komuniteti ukrainas në Tiranë dhe pritet që të marrin pjesë një numër i madh qytetarësh
-
'Më jep 50 euro, i dua për mamanë', si Dilaver Idrizi i kërkoi para vajzës së bashkëjetueses pasi e hodhi nga ballkoni! Dëshmia e së bijës: Më tha ka rënë nga shkallët
28 Mars 2022, 14:33Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ka zbardhur dosjen e prokurorisë, ku dëshmia e vajzës së gruas tregon me detaje atë që ka ndodhur. Ajo thotë se Idrizi e kishte marrë atë në telefon duke i kërkuar 50 euro e duke e gënjyer se i donte i për mamanë e saj, pasi kishte rënë nga shkallët.
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
Ndezën zjarr me qëllim hapjen e kullotave, vihet në pranga një 57-vjeçar në Vlorë dhe një 60-vjeçar në Tiranë
28 Mars 2022, 09:10Në kuadër të kapjes dhe vënies përpara përgjegjësisë të piromanëve, policia ka arrestuar dy persona.
-
Zjarri në komisariatin e Kamzës me një humbje jete, Komisioni i Rithemelimit reagon në emër të PD-së: Të dorëhiqet ministri Çuçi, autorët të vendosen para përgjegjësisë
27 Mars 2022, 23:54Një ngjarje shumë e rëndë ndodhi mbrëmjen e të shtunës në Komisariatin nr. 5 në Kamëz, ku si pasojë e një zjarri të rënë në ambientet e dhomave të personave ndërruoi jetë Arben Mici, 26 vjeç, banues në Çerkezë, ndërsa një tjetër si dhe një punonjës policie u dërguan në spital. Pas njohjes nga gjykata Komisioni i Rithemelimit ka reaguar lidhur me këtë ngjarje, në emër të Partisë Demokratike. Me anë të një reagimi zyrtar, Komisioni kërkon dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Cuçi si dhe vendosjen para përgjegjësisë të autorëve të kësaj ngjarjeje.
-
Lufta në Ukrainë, Soreca nuk mban lotët: Kjo tragjedi duhet të marrë fund
27 Mars 2022, 21:28Ambasadori në ikje i BE-së, Luigi Soreca nuk i ka mbajtur dot lotët, teksa në sfond dëgjohej himni ukrainas. Gjithçka ndodhi në koncertin maratonë të organizuar këtë të diel për mbledhjen e fondeve për ndihma humanitare në Kiev, i cili u transmetua në 20 vende të Europës.
-
Gjysmë-maratonë nëpër shtigjet e Petrelës, Veliaj ndan çmimet: Pavarësisht vështirësive, duhet të ecim përpara për të mbërritur në destinacion
27 Mars 2022, 16:41250 vrapues nga Shqipëria dhe vende të ndryshme si Maqedonia, Greqia, Kosova, Izraeli, Italia, USA, Portugalia etj., morën pjesë sot në gjysmë-maratonën dhe 10 kilometra “Petrela Trail Running”, nëpër shtigjet malore të Petrelës.
-
-
-
Makinës në pronësi të UKT i vendosën zjarrin para Bashkisë 2 ditë më parë, Report Tv siguron videon
27 Mars 2022, 13:02Ngjarja u regjistrua afër Bashkisë së Tiranës, ku një person me biçikletë vendosi një shishe me lëndë djegës e poshtë automjetit. Në video shihet flaka poshtë automjetit, por që fatmirësisht u shua shpejt, duke mos shkaktuar dëme.
-
-
-
VIDEO/ Goditi dy vajza me grushte në Tiranë, arrestohet 30-vjeçari me probleme të shëndetit mendor! E reja e dhunuar për Report Tv: Kam dëmtime në kokë e sy! Shoqëria civile protestë: Rast i përsëritur
27 Mars 2022, 10:26Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka dhunuar me grushte dy vajza në rrugën e Bogdaneve. Denis Telo goditi Albina Rukon, 26-vjeç dhe Mirela Rukon, 29-vjeçe, ndërsa janë publikuar edhe pamjet e dhunës së shkaktuar nga i riu
-
-
Plan për t'u arratisur, i riu që ndërroi jetë e Dilaver Idrizi i vunë zjarrin komisariatit në Kamzë! 2 policë në pranga, 3 të tjerë nën hetim, i lejuan në qeli me çakmak
27 Mars 2022, 09:23Në pranga kanë rënë Inspektorët Fatmir Isufi dhe Hajredin Boja, i cili mbeti i plagosur. Po hetohen në gjendje të lirë inspektorët Lutfi Muça, Mark Marashi dhe Komisari Ylli Çollaku. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se viktima, Arben Mici dhe i shoqëruari tjetër, Dilaver Idrizi shkaktuan zjarrin me qëllimin për t'u arratisur. Dilaver Idrizi ka deklaruar se ka qenë Arben Mici që i ka vënë flakën ambientit. Mici më parë ka bërë një tentativë vetëvrasje.
-
Sherr në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, plagosen me sende të forta dy persona
27 Mars 2022, 08:54Ngjarja u regjistrua rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, ku janë plagosur me sende të forta personat me inicialet M. D., dhe S. S. Ata ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
-
-
-
Zjarri në komisariatin e Kamzës, ndërron jetë një prej personave të ndaluar
26 Mars 2022, 22:16 -
“Paqe për Ukrainën”, qirinj dhe homazhe në sheshin ‘Skënderbej’ për jetët e humbura në luftë (FOTO DHE VIDEO)
26 Mars 2022, 22:07Qindra qytetarë janë mbledhur sotme në sheshin “Skënderbej”, në shenjë solidariteti për paqe në planetin Tokë në këtë periudhë të vështirë. I pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj ndërsa të rinjtë krijuan në shesh flamurin e Ukrainës me mbi 60 qirinj dhe me mbishkrimin, “Paqe për Ukrainën” (Peace for Ukraine).
-
-
‘Ora e Tokës’ në Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, surprizat që ju presin në ‘Sheshin Skënderbej’ nga ora 20:30
26 Mars 2022, 17:19Ashtu si çdo vit, edhe këtë herë mbrëmja e së shtunës së fundit të Marsit i kushtohet shtëpisë tonë të përbashkët, Tokës.
-
Nga serat e Fierit në tregjet e Tiranës çmimi i luleshtrydhes gati trefishohet! Prodhuesit e shesin 110 lekë/kg, qytetarët e kryeqytetit e blejnë me 300 lekë/kg
26 Mars 2022, 16:49Në serat e Fierit mund të blesh një kilogram luleshtrydhe me 110 lek, ndërsa në tregjet e Tiranës çmimi trefishohet, duke kapur vlerën 300 lek për kilogram. Report Tv kreu një vëzhgim në fshatin Adë të Fierit, që njihet për kultivimin e luleshtrydhes, si edhe në tregun e pakicës pranë stacionit të trenit në Tiranë.
-
-
Kamzë, dhunoi barbarisht dhe hodhi nga ballkoni i katit të 3-të gruan, mbetet në qeli 62-vjeçari
26 Mars 2022, 11:5262-vjeçari Dilaver Idrizi do të mbetet ne qeli për dhunimin barbar të bashkëjetueses së tij dhe më pas hedhjen e saj nga ballkoni i katit të trete duke e paraqitur si aksidentale.
-
Policia godet grupin e prostitucionit në Tiranë! Në pranga tutori, punonjësja dhe një klient
26 Mars 2022, 11:22Mësohet se është arrestuar Albi Zela 24 vjeç, banues në Vishnje, i cili ishte tutori, 33 vjeçarja me inicialet E. H që ishte punonjësja dhe klienti Xh. T., 33 vjeç, banues në Kukës.