-
Cakaj në Gjermani: Bundestag mbështet Shqipërinë për çeljen e negociatave
Ministri në Detyrë Cakaj, u shprehu mirënjohje parlamentarëve për kontributin e gjithanshëm që Gjermania i ka ofruar Shqipërisë si në procesin e Integrimit Evropian, ashtu edhe në reformat e thella që ka ndërmarrë Shqipëria në drejtësi, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.
13 Mars 2019, 14:02 -
Cakaj takim me shqiptarët në Malin e Zi: Tuzi, shembull për nevojën e bashkimit
Ministri në detyrë Cakaj duke iu referuar fitores së koalicionit “Malësia na Bashkon” për zgjedhjet lokale në Komunën e re të Tuzit, theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme që mbart unifikimi i mëtejshëm i mbarë spektrit politik shqiptar në Malin e Zi
9 Mars 2019, 07:43 -
Cakaj homazh për gratë që frymëzuan breza, qëndruan fuqishëm para një regjimi mizor
Ministri në Detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zgjedhur që në ditën ndërkombëtare të gruas të bëjë një urim ndryshme. Ai ka kujtuar pëmes një postimi gratë shqiptare që dhanë jetën për liri dhe për emancipimin e shoqrisë. Cakaj i quan ato 'Gra që fry
8 Mars 2019, 14:23 -
Cakaj në Maqedoni: Rruga e përbashkët drejt BE-së, vlerë e shtuar për zhvillimin e rajonit
Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Ai vlerësoi kontributin e çmuar të Kryetarit Xhaferi në finalizimin e Marrëveshjes së Prespës me miratimin e ndryshimeve kushtetuese.
27 Shkurt 2019, 16:56 -
Gent Cakaj në Shkup: Vizioni shqiptar ishte vendimtar për Marrëveshjen e Prespës
Në këto takime diskutimet u përqendruan në hapat pozitivë që Maqedonia e Veriut ka shënuar së fundi, falë kontributit të pazëvendësueshëm të faktorit shqiptar, në proceset integruese Euro-Atlantike.
27 Shkurt 2019, 09:14 -
Cakaj në Maqedoni, merr pjesë në ceremoninë përkujtimore të ish-Presidentit Trajkovski
Gent Cakaj mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në nder të ish Presidentit të Maqedonisë së Veriut Boris Trajkovski, i cili humbi jetën në një aksident ajror më 26 shkurt 2004 pranë Mostarit në Bosnjë e Herzegovinë.
26 Shkurt 2019, 13:56 -
Konferenca e Mynihut/ Cakaj takon zv/asistenten e Trump: Shqipëria krah SHBA-ve në sfidat globale
Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat nga ministria e Jashtme, Hill vlerësoi kontributin e Shqipërisë për renditjen e saj përkrah SHBA-ve në adresimin e sfidave globale të sigurisë, si dhe shprehu mbështetjen e SHBA-ve për reformat në Shqipëri dhe rrugën e integrimit të Evropian.
17 Shkurt 2019, 20:23 -
Gent Cakaj merr pjesë në sesionin e 55-të të “Konferencës së Sigurisë së Mynihut”
Gent Cakaj mori pjesë në punimet e sesionit të rradhës së Konferencës së Sigurisë së Mynihut, e cila prej disa vitesh përbën një arenë të rëndësishme dhe të pavarur të liderëve globale, për të zhvilluar diskutime informale, për sfidat më aktuale të sigurisë.
17 Shkurt 2019, 15:44 -
Vizita e parë në SHBA si ministër i Jashtëm, Cakaj takime me zyrtarë të kongresit dhe senatit amerikan
Zv/asistent Sekretari amerikan të Shtetit Mathew Palmer, pasi e uroi ministrin Cakaj për detyrën e re, vlerësoi kontributin e Shqipërisë në Koalicionin Global Kundër ISIS, angazhimin e Shqipërisë në NATO-s, si dhe kontributin konstruktiv të vendit tonë në Ballkanin Perëndimor për avancimin e agjendës europiane. Ai theksoi se Shqipëria mbetet një aleat i vlerësuar dhe i rëndësishëm i SHBA-ve.
8 Shkurt 2019, 18:42 -
Gent Cakaj i hedh “kunja” Daçiçit në takimin e BE: Kosova me tre ministra të Jashtëm (Replikat)
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, e ka cilësuar praninë e Gent Cakajt ministrit të Jashtëm të Shqipërisë në detyrë një provokim të pastër ndaj Serbisë. Reagimi i Daçiç vjen nga origjina e Cakajt pasi ai është Shqiptar nga Kosova.
2 Shkurt 2019, 02:20 -
Vizita e parë jashtë vendit si ministër/ Cakaj në Rumani: BE të vlerësojë arritjet e Shqipërisë
Në Bukuresht të Rumanisë, vend i cili mban presidencën e radhës të Bashkimit Europian, Gent Cakaj theksoi se Shqipëria ka shënuar progres në reforma dhe pret nga BE një njohje dhe vlerësim të arritjeve të shënuara.
1 Shkurt 2019, 22:18 -
Rama i delegoi Cakajt detyrën e ministrit të Jashtëm, Meta: Nuk ndërhyj në organizimin e brendshëm të ekzekutivit
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas delegimit të detyrës së ministrit të Jashtëm që kryeministri Edi Rama i ka bërë Gent Cakajt. Meta është shprehur se nuk do ta komentojë vendimin e Ramës pasi janë çështje që i takojnë organizmit të brendshëm të ekzekutivit. "P
23 Janar 2019, 13:16 -
'Dashuri e vërtetë!', Rama i delegon detyrën Cakajt, reagon LSI: Në kundërshtim të plotë me Kushtetutën
Pas delegimit të detyrës së ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, zv/ministrit Gent Cakaj nga ana e kryeministrit Rama, reagime të shumta kanë ardhur nga pala e LSI-së. Bëhet fjalë për kreun e grupit, Petrit Vasilin dhe ish-ministren e Integrimit, Klajda Gjoshën.
23 Janar 2019, 11:45 -
Refuzoi ta dekretojë, Cakaj mesazh Metës: Rinia ime u quajt faj, do përmirësoj imazhin (VIDEO)
Në fjalën e parë si ministër i deleguar për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj iu referua edhe qëndrimit të mbajtur nga presidenti Ilir Meta, i cili refuzoi ta dekretojë. Cakaj tha se rinia u quajt faj, ndërsa shtoi se sfidë për të mbetet përmirësimi i imazhit pas replikave të forta mes Presidencës dhe Qeverisë. &
23 Janar 2019, 10:34 -
Gent Cakaj flet si kryediplomat: Politika e jashtme s'do ndryshojë, 5 muajt e ardhshëm punë pa orar
Objektivat e MEPJ, tha Gent Cakaj, janë çelja e negociatave me BE në qershor, kryesimi i OSBE si dhe pjesëmarrja në Këshillin e Sigurimit. 5 muajt e ardhshëm, tha ai, do jetë punë pa orar.
23 Janar 2019, 10:28 -
5 vjet ministër i Jashtëm, Bushati bën rezymenë: Shqipëria hapa të rëndësishëm në rrugën e integrimit
Ditmir Bushati ka bërë rezymenë e pesë viteve të tij si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, në ceremoninë e dorëzimit të detyrës te kryeministri Edi Rama. Bushati tha se në këto vite Shqipëria ka shënuar hapa të rëndësishëm në rrugën e integrimit në BE.
23 Janar 2019, 10:25 -
Balla: Gent Cakaj do të jetë ministër i Jashtëm sapo Kushtetuesja të zgjidhë ngërçin e shkaktuar nga Meta (VIDEO)
Taulant Balla thotë se Gent Cakaj do jetë ministër i Punëve të Jashtme, pavarësisht nga rrëzimi i dekretit nga ana e presidentit Ilir Meta. Zgjidhja sipas Ballës do vijë nga Gjykata Kushtetuese e cila sipas tij do i japë fund ngërçit të krijuar nga kreu i shtetit i cili refuzoi ta dekretojë pasuesin e Ditmir Bushatit një javë më parë.
16 Janar 2019, 17:43 -
Jo vetëm Greqia, Kryeministri shërben si Ministër i Jashtëm edhe në Izrael, Holandë, etj
Rastet në të cilat kryeministri i zgjedhur ka drejtuar për periudha të caktuara edhe kabinetin e punëve të jashtëm nuk janë të panjohura në kulturën politike shqiptare dhe atë botërore. Diçka të ngjashme ka bërë vetë presidenti, Ilir Meta duke shërbyer si zv.kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme gjatë periudhës korrik 2002 - korrik 2003.
15 Janar 2019, 11:09 -
A kanë garanci për sigurinë kombëtare vetë Presidenti Meta dhe ndihmësit e tij?
Për Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta “Gent Cakaj ka treguar mungesë të theksuar të përgjegjshmërisë gjatë ushtrimit të detyrës së Zëvendësministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke neglizhuar zbatimin e ligjit dhe akteve nënligjore që garantojnë qarkullimin e sigurt të informacionit të klasifikuar sekret shtetëror”.
13 Janar 2019, 19:31 -
Mosdekretimi i ministrit/ Kulluri për Report TV: Vendimi i Metës i drejtë, Cakaj i sapodiplomuar
Një vendim të drejtë e cilësoi politikani Edvin Kulluri, qëndrimin e Presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Gent Cakaj në pozicionin Ministrit të Jashtëm. Sipas Kullurit, presidenti vetëm ka zbatuar të drejtën dhe kompetencat e tij kushtetuese, pasi mungesa e përvojës e bën Cakaj të papërshtatshëm për të marrë përsipër këtë detyrë.
12 Janar 2019, 17:53 -
Certifikata e sigurisë së Cakajt, LSI dhe PD mbështesin kërkesën e Metës për hetimin e DSIK-së
Komisioni Hetimor do të përbëhet nga 9 anëtar, ku kryetari dhe 2 anëtarë do të jenë përfaqësues të PD-së, 1 anëtar do të jetë përfaqësues i LSI-së dhe dhe 5 anëtarë do të jenë përfaqësues të Grupeve Parlamentare të partive të mazhorancës.
11 Janar 2019, 17:34 -
Meta kërkoi hetime për certifikatën e sigurisë së Cakajt, DSIK: Verifikuam! Është i parrezikshëm
Presidenti i vendit Ilir Meta, kërkoi sot ngritjen e një komisioni hetimor që do të bëjë verifikimet mbi veprimtarinë e DSIK në lëshimin e certifikatës së sigurisë për Gent Cakajn. Reagon DSIK, që sqaron se pajisja e tij me certifikatë është kryer në përputhje me ligjin pasi ministri i propozuar i Jashtëm Cakaj është konsideruar i parrezikshëm.
11 Janar 2019, 15:28 -
Gent Caka nuk 'tradhton' dot, pa leje të Ilir Metës dhe Edi Ramës!
Unë nuk di çfarë mund të bëjë Gent Caka kundër Kosovës, që nuk e ndal dot Ilir Meta apo Edi Rama. E rrezikshme mund të jetë vetëm politika e Shqipërisë ndaj Kosovës, dhe ajo varet nga Edi Rama, ose Ilir Meta, por jo nga Gent Caka. Gent Caka nuk “tradhton” dot, pa leje të Ilir Metës dhe Edi Ramës!
10 Janar 2019, 19:25 -
Refuzimi i Metës për Cakajn/ Lëvizja Vetëvendosje: Shqipërisë s’i duhen ministra të Baton Haxhiut të paguar me rrogë për vite
Reagon Lëvizja Vetëvendosje për mosdekretimin e Gent Cakajt. VV-ja thotë se vendimi i Metës ishte i duhuri dhe se Gent Cakaj nuk duhet të bëhej ministër i Jashtëm. Flet edhe deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, i cili shkon më tej kur thotë se as Besa Shahini s'duhet të emërohej si ministre e Arsimit, pasi është mbesa e një spiuni.
10 Janar 2019, 19:32 -
Takimi me diplomatët, i pranishëm edhe ministri i Jashtëm i propozuar Gent Cakaj
Bashkë me Ramën dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati i pranishëm në takimin e sotëm me trupën diplomatike ka qënë edhe ministri i propozuar Gent Cakaj. Ai vijon të mbajë postin e zëvendësministrit të Jashtëm pas mosdekretimit nga presidenti Ilir Meta.
10 Janar 2019, 19:15 -
Baton Haxhiu merr superxhiro: Ilir, dekreto sa më shpejt z. Cakaj ministër!
Analisti Baton Haxhiu i dërgon letër presidenti Ilir Meta. Haxhiu, i zhveshur nga roli i analistit kërkon nga Meta me një fjalor kafeneje që të firmosë për të dekretuar Gent Cakajn si Ministër të Jashtëm.
10 Janar 2019, 16:11 -
Refuzimi i Cakajt si ministër i Jashtëm, Tritan Shehu për Report Tv: Vendimi i Metës, i argumentuar. Qeveria e dështuar dhe shkërrmoqur
Deputeti i PD-së është shprehur për Report Tv se Gent Cakaj ishte një kandidaturë me staturë të dobët dhe se opinionet e tij karshi kufirit territorial Kosovë-Serbie bie ndesh me interesin kombëtar.
10 Janar 2019, 14:09 -
Refuzimi i Cakajt, Rama: Meta vendim antikushtetues dhe argumente skandaloze, ndjesë Kosovës për këtë turp
Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pasi Ilir Meta refuzoi të dekretojë emërimin e Gent Cakajt ministër të Punëve të Jashtme. Kreu i qeverisë thotë se vendimi i Metës është antikushtetues.
10 Janar 2019, 13:38 -
Refuzimi i Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, konstitucionalisti Çlirim Gjata për Report Tv: Vendim kushtetues dhe ligjor, Meta autoritar
Konstitucionalisti Çlirim Gjata cilëson për Report Tv se presidenti Ilir Meta e ka refuzuar emërimin e Gent Cakajt për të qenë në krye të Ministrisë së Jashtme me të drejtë kushtetuese e ligjore. Gjata e cilësoi Metën si një president autoritar.
10 Janar 2019, 13:29 -
Meta refuzon Cakajn: Pa përvojë, qëndrime të rrezikshme. Rama: Vendim antikushtetues
Presidenti Ilir Meta refuzon të dekretojë ministër të Jashtëm Gent Cakajn. Në një letër prej 5 faqesh, presidenti argumenton vendimin e tij, duke thënë se Cakaj është pa përvojë, ndërsa në emisione televizive ka bërë deklarata me përmbajtje të rrezikshme lidhur me korrigjimin e kufijve. Meta thotë se Cakaj, ka punuar 7 muaj si zv.ministër pa certifikatë sigurie, dokument që e ka marrë brenda një ditë pasi është propozuar për ministër, më 3 janar 2019. Reagon kryeministri Rama i cili e quan antikushtetues refuzimin e Metës dhe argumentet e tij si skandaloze. Report Tv mëson se Meta i ka propozuar Ramës të bëhet vetë Ministër i Jashtëm.
10 Janar 2019, 12:45 -
Meta flet për mosdekretimin e Gent Cakajt: Po përmbush detyrimet kushtetuese, pres përgjigjet e institucioneve
Presidenti Ilir Meta është shprehur se ai si president i Republikës po përmbush detyrimet e tij kushtetuese në lidhje me dekretet për lirimin dhe emërimin e ministrave të rinj.
9 Janar 2019, 13:23 -
Ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu në '5 Pyetje': Gent Caka vjen nga errësira, Meta do ta verifikojë
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ ka folur në lidhje me protestën e studentëve, zgjedhjet lokale dhe emrat e rinj në kabinetin qeverisës.
7 Janar 2019, 22:37 -
Hezitimi i Metës për dekretimin e ministrave që vijnë nga Kosova, a lidhet me shitjen e interesit kombëtar?
Le të vërtitet kudo Meta, le të shkojë kudo, gjithçka është mbyllur. Kështu është i gjithë korrupsioni i degraduar shqiptar. Njerëz të rritur në një babëzi psikologjikë që, kur erdhën në pushtet, u shtynë drejt degradimit. Për hallin që ka Meta të shtyn të mendosh se dekretimin e tyre nuk e dëshiron Beogradi dhe Athina.
6 Janar 2019, 16:40