-
Armatoset Serbia, porosit blerjen e pajisjeve ushtarake me vlerë 600 milion dollarë nga Rusia
Zëvendëskryeministri rus Yuri Borisov konfirmoi se sistemi raketor i mbrojtjes ajrore ruse (PVO) është tema kryesore në bisedimet midis Rusisë dhe Serbisë. Ai tha gjithashtu se ushtria serbe me 30,000 trupa ka bërë një paketë porosish prej mbi 600 milion dollarë.
25 Tetor 2019, 13:18 -
Mathew Palmer: Rishikimi i kufijve, çështje e Kosovës dhe Serbisë, është e paqartë si do sillet Albin Kurti në qeverisje
“E njoh Albin Kurti, por si do të sillet në qeveri është e paqartë”, tha Palmer duke nënvizuar se Kosova duhet të formojë qeverinë, të zgjedhë ministrat dhe “shpresoj se do të lëvizin shpejt”, meqë ka “punë për të bërë para se palët të ulen në tryezën e bisedimeve”.
24 Tetor 2019, 10:54 -
Kosovë, zyrtarët e KQZ-së si në një central atomik me fizion, me rroba speciale për numërimin e votave nga Serbia
Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ekspertë të forenzikës kanë hapur pas 10 ditëve dyert e sallës në Ministrinë e Infrastrukturës në të cilën janë të vendosura zarfet me fletëvotime të ardhura nga Serbia
23 Tetor 2019, 13:53 -
Raportuesi për Serbinë në PE: Kosova është çështje kryesore për integrimin evropian të Serbisë
Raportuesi i ri i PE-së për Serbinë tha se rikthimi i besueshmërisë së unionit, por gjithashtu një angazhim serioz për procesin e zgjerimit, mund të ndikojë pozitivisht në uljen e paqëndrueshmërisë së mundshme në rajon.
23 Tetor 2019, 11:09 -
Osmani pas kthimit nga Washingtoni: SHBA’ja edhe më e vendosur, në dialog s’do të flitet për kufijtë
“Unë besoj se është në interes të Kosovës që të formojmë një qeveri të ndryshimit të madh, një qeveri e cila do t’i japë fokus luftës së krimit dhe korrupsionit dhe të merremi me nevojat më imediate të qytetarëve tanë duke u fokusuar në investime shumë më të mëdha në fushën e arsimit, në fushën e shëndetësisë dhe mbi të gjitha të punësimit, e sidomos te punësimi i të rinjve”.
22 Tetor 2019, 15:27 -
Vuçiç: Nuk do ta njohë Kosovën brenda kufijve të saj aktual, Albin Kurti i vështirë, Peter Handke intelektual i vërtetë
"Sidoqoftë, ne duam të dëgjojmë se çfarë thonë ata (negociatorët e Prishtinës). Padyshim që ne duam të dëgjojmë se çfarë do thotë BE. Deri më tani, BE-ja nuk ka patur asnjë kusht për Serbinë," tha Vuçiç.
22 Tetor 2019, 10:24 -
Borxhet e Serbisë ndaj Kosovës, 2 miliardë euro vetëm për pensionet
Sipas raportit për çështjen e pensioneve nga viti 1999 deri në vitin 2016, prezantuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillim (RIDEA), vlera e borxhit që Serbia ka ndaj Kosovës është 2 miliardë e 849 mijë e 907 euro.
17 Tetor 2019, 16:05 -
Borxhi i Serbisë ndaj pensionistëve të Kosovës afër 3 miliardë euro
Shteti i Serbisë vazhdon t’i ketë borxhe të mëdha shtetit të Kosovës. Ky shtet borxhe ka edhe ndajë pensionistëve kosovarë . Sipas raportit për çështjen e pensioneve nga vitit 1999 deri në vitin 2016, vlera e borxhit që Serbia ka ndaj Kosovës është 2 miliardë e 849 mijë e 907 euro.
17 Tetor 2019, 08:37 -
Kosova tërhoqi kërkesën për anëtarësim në INTERPOL
Në një njoftim të shkurtër të zyrës së zotit Haradinaj thuhet se “duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, bazuar në kompetencat e tij si kryeministër në detyrë dhe nga rekomandimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot ka kërkuar shtyrjen e votimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL për vitin e ardhshëm”.
15 Tetor 2019, 17:38 -
Helmohen 26 numërues votash, mes tyre dy gra shtatzëna/ VV: Zarfet s'janë sjellë me postë, por ilegalisht nga Serbia
26 numërues janë helmuar ditën e sotme në Kosovë, teksa po hapnin zarfet e ardhura nga Serbia, me fletë votimi për zgjedhjet e zhvilluar me 8 tetor. Mes tyre ishin 2 gra shtatzënë, e ndërsa 9 prej tyre janë shtruar në spital ku po marrin trajtim të nevojshëm mjekësor. Procesi i numërimit për votat e ardhura nga Serbia është ndërprerë.
13 Tetor 2019, 12:21 -
Vuçiç: Askush nuk po na ofron ndarjen e Kosovës! (VIDEO)
Presidenti serb Aleksandar Vuçic, deklaroi se “askush nuk na ofron asgjë në lidhje me Kosovën, nuk ka ofertë për ndarje të Kosovës, dhe se rreth 100 vende që e kanë pranuar Kosovën, nuk do të tërhiqen nga vendimi”. Sipas Vuçiç, këto shtete duan ta shohin Serbinë pa Kosovën. Ai u shpreh gjithashtu se “duhet kuptuar pesha e pozicionit të Serbisë” dhe se “nuk duhet gënjyer populli”.
12 Tetor 2019, 10:15 -
Albin Kurti: Grenell do marrëveshje me Serbinë në pak muaj. Projekti për shkëmbim territoresh ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur
Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se në takimet me të dërguarin presidencial amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi është diskutuar për arritjen e një marrëveshjeje brenda disa muajsh, por sipas tij perspektiva e një marrëveshjeje vështirësohet kur afati kohor vihet përpara përmbajtjes.
11 Tetor 2019, 16:45 -
Beograd, policë kinezë patrullojnë rrugët e Serbisë por pa autoritet ligjor
Kina është eksportuesja më e madhe e mallrave të konsumit dhe po shton ndërkohë praninë edhe në fusha të tjera. Pekini ka dërguar së fundmi një kontigjent policësh në Serbi, për të ndihmuar forcat vendase në tre qytete.
26 Shtator 2019, 15:19 -
Haradinaj takon Palmer: Gati për dialog me Serbinë dhe njohje reciproke brenda kufijve ekzistues
Haradinaj përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se, Kosova është e palëkundur në fuqizimin e partneritetit bilateral dhe strategjik, si dhe thellimin e miqësisë së përhershme me ShBA-në
26 Shtator 2019, 12:04 -
Kryeministrja serbe: Gati për kompromis me Kosovën pas zgjedhjeve, ja kushti
Kryeministrja serbe ka shtuar se dialogu ishte ndalur pasi Ksova vendosi taksat për mallrat nga Serbia qendrore dhe Bosnje Hercegovinës. "Beogradi do të jetë i lumtur të vazhdojë dialogun në të njëjtën ditë kur Prishtina heq taksat e saj" tha ajo.
9 Shtator 2019, 17:32 -
Foto/ Gazetari i njohur bën bashkë flamurin shqiptar me atë serb në mes të Beogradit
Gazetari Idro Seferi ka shpërndarë në rrjete sociale një imazh ku shihen dy peshqirë një me ngjyrat e flamurit shqiptar dhe tjetri me ato serbe, të cilët qëndrojnë në dy shezlonge në një pishinë në Beograd.
29 Gusht 2019, 08:49 -
Po kalonte mes Serbisë për në Gjermani, sulmohet autobusi i mbushur me shqiptarë
Autobusi po udhëtonte nga Prishtina për në Frankfurt, kur u godit teksa po kalonte nëpër Serbi. Sipas dëshmitarëve të rastit, autobusi ishte kryesisht i mbushur me shqiptarë që po udhëtonin për në perëndim.
25 Gusht 2019, 10:44 -
Vendet e Quint-it të prerë: Kosova të heqë taksën, Serbia ta njohë si të pavarur
Shtetet e Quint'it - Amerika, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia, i bënë thirrje Beogradit dhe Prishtinës të rigjallërojnë dialogun dhe theksuan, që Prishtina duhet të heqë taksën, ndërsa Beogradi të ndërpresë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.
17 Gusht 2019, 08:52 -
Serbia krijon grupin parlamentar të miqësisë me Shqipërinë, Ruçi letër falenderuese: Mundësi për stabilitet
Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër falenderimi Kryetares së Parlamentit të Serbisë, Znj. Maja Gojković me rastin e krijimit të Grupit Parlamentar të Miqësisë Serbi-Shqipëri në Asamblenë Kombëtare të Serbisë.
3 Gusht 2019, 14:31 -
Gjykata serbe: Do të dërgojmë më shumë ftesa për burg në Kosovë
Gjykata Themelore në Leskovc të Serbisë, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, se ka filluar dërgimin në Kosovë, të thirrjeve për të vuajtur dënimin me burg, në bazë të aktgjykimeve përfundimtare, të lëshuara nga gjykatat e tjera në Republikën e Serbisë, para së cilave janë zhvilluar këto procedura.
1 Gusht 2019, 19:33 -
Thirrja e Haradinajt në Hagë, reagon Rama: Sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ftesave të bëra nga Gjykata Speciale të ish-drejtuesve të UÇK. Rama shkruan se tashmë kjo sfidë do të provojë deri në fund pafajësinë e tyre.
20 Korrik 2019, 13:42 -
Pas Haradinajt, në Hagë për krimet e luftës edhe ish-kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi
Vetë Krasniqi përmes një postimi të bërë publik ka konfirmuar se është ftuar që më 24 korrik të paraqitet për intervistim nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë më 24 korrik 2019.
20 Korrik 2019, 11:52 -
Basha reagon pas lajmit të ndalimit të Daut Haradinajt: Serbia po provokon Kosovën
Basha ka thënë se Serbia po provokon Kosovën me fletë arreste ndaj liderëve të saj. Më pas kreu i opozitës dhe lideri i PD ka thënë se Austria duhet të refuzojë taktikën e konfliktit nga Beogradi.
18 Korrik 2019, 16:56 -
Hooper: Marrëveshja gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi kërkon shkëmbim territori
Një analist me përvojë i Ballkanit thotë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të mos ta ketë elementin territorit. James Hooper, ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit, në një intervistë për Zërin e Amerikës kritikoi kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi siç tha ai bllokuan një marrëveshje të mundshme pa pasur një alternativë.
13 Korrik 2019, 19:20 -
Tentoi të vizitonte një spital në Mitrovicë, ministrit serb të Mbrojtjes i ndalohet hyrja në Kosovë
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin së bashku me një delegacion donin të vizitonin një spital në veri të Mitrovicës. Ndalesat për zyrtarët serbë, ashpërsimi i retorikës po i largojnë dy vendet nga dialogu.
10 Korrik 2019, 18:21