-
Përse nuk 'rritet' opozita…
Shpesh më duket sikur Partia Demokratike, nuk ka qenë asnjëherë në pushtet, por kur kujtoj bëmat e saj, rikthehem në realitetin e sotëm. Kjo për faktin sepse, e shoh që kjo opozitë nuk rritet por zvogëlohet, nuk maturohet por tjetërsohet, nuk ribashkohet por veçse ndahet, sepse nuk ka programe zhvillimi por thjesht merret me akuza dhe denoncime të pavlera.
15 Nëntor 2022, 15:20 -
Pse askush, nuk pret të ribashkohet opozita…
Kur para viteve ’90, mbërrinin në repartet ushtarake ushtarët e rinj, të gjithë i quanin “rrula”. Dhe kështu i mbetej atyre deri ditën kur largoheshin ushtarët e vjetër, që quheshin “daja”, pasi bashkë nuk shkonin aspak mirë mes tyre.
9 Nëntor 2022, 14:59 -
Shansi i fundit…
Ai ka plot 32 vite që tallet me shqiptarët, vjedh me banda votat, fiton pushtetin me rrena dhe mashtrime, shkatërron shtetin për pushtetin, shpërthen depot e armatimeve, thyen ligjet dhe rregullat shqiptare, përzë dhe futet nga dritarja kur ikën nga dera e politikës
1 Nëntor 2022, 13:28 -
Nevojë urgjente, largimi i xhambazëve nga policia
Vettingu në Policinë e Shtetit duhet të vazhdojë pas një periudhe ndalese. Kjo për faktin sepse, duhen larguar të gjithë xhambazët e mbetur në rradhët e uniformave blu. Reforma më e thellë në Policinë e Shtetit, është bërë në 4 vitet e fundit, duke sjellë rezultate shumë pozitive.
11 Tetor 2022, 18:17 -
Berisha e di se nuk do t’i fitojë kurrë zgjedhjet
Edhe pse ka arritur të shkojë qytet më qytet, apo dhe fshat më fshat, madje deri në Derviçanin e largët, duke “zbërthyer” programin e partisë tij, Sali Berisha thellë brënda vehtes e di fare mirë se, nuk do ti fitojë kurrë zgjedhjet. As ato vendore, dhe as ato të përgjithshme
10 Tetor 2022, 12:19 -
Për ata (pedagogë), që kërkojnë rritje page, dhe ‘kutia e biskotave’…
Një kastë pedagogësh nga universitete të ndryshme të vendit, janë mbledhur dhe kërkojnë, por dhe kërcënojnë me greva dhe protesta, në rast se Edi Rama nuk u rrit pagat. Asgjë të keqe nuk ka të kërkosh nga qeveria rritje page, kushte të mira pune dhe jetese, asgjë të keqe nuk ka, ti kërkosh qeverisë para më shumë për kërkime shkencore, laboratorë, pajisje dhe logjistikë moderne universitare.
5 Tetor 2022, 12:42 -
Elbasani, qyteti i festivaleve
Elbasani, qyteti me një histori mbi 3 mijë vjeçare, meriton respekt dhe mirënjohje. Meriton, sepse në Elbasan ruhet e gjallë e vetmja festë pagane Dita e Verës, e cila është plot me mite e legjenda të bukura. Meriton respekt dhe vëmendje, sepse në Elbasan gjenden dy bazilika të periudhës paleokristiane (në Bezistan dhe në Tepe), në Elbasan, në periudhën e Mesjetës hasen për herë të parë organizimet esnafore, të cilat normonin punën e zejtarëve, format dhe mënyrat e prodhimit e të shitjes.
4 Tetor 2022, 14:33 - Opinion
-
Opinion
PD, si partia e Leninit
Ndoshta edhe vetë V.I.Lenini, do ta kishte zili formën dhe mënyrën se si Sali Berisha dhe Partia e tij Demokratike, kërkojnë sot pushtetin dhe rrëzimin e “regjimit Rama”. Dhuna, greva, demonstrada, protestat, hunjtë, sfurqet, mosbindja civile apo dhe sabotimet, janë forma leniniste të cilat u përdorën nga bolshevikët 110 vjet më parë për të rrëzuar regjimin e atjeshëm perandorak.
27 Shtator 2022, 14:45 -
Muzeu i pushtetit
Lufta e PD për të ardhur në pushtet, ka gjasa të ndizet me afrimin e datës së zgjedhjeve të reja lokale. Rezultati i atyre zgjedhjeve, do ta gozhdojë Berishën si kryetar partie, ose zhbirillojë përfundimisht, pasi ka të gjitha shanset të humbasë dhe jo të fitojë.
15 Shtator 2022, 13:11 -
Armiku i Partisë
Kjo puna e “lobimeve ruse, serbe, greke, apo amerikane”, ishte harruar deri diku. Por paraditen e djeshme, Berisha nxorri sekretaren e tij, dhe deklaroi se “drejtësia duhet të rihapë dosjen e lobimit me para ruse , të 500 mijë dollarëve nga Lulzim Basha në zgjedhjet e vitit 2017”
14 Shtator 2022, 13:49 -
Betejat satanike të Sali Berishës
Betejat politike në Shqipëri, (natyrisht ato për pushtet) kanë qenë gjithmonë arena debatesh, akuzash, përleshjesh mes palësh. E mbani mënd Sali Berishën, si doli nga zyra e Ramiz Alisë, sapo fjalën i pari e mori Neritan Ceka ? Prej aty, ai zbuloi vesin e fshehur.
7 Shtator 2022, 16:32 -
“Ç’ka bërë PD, nuk rrëfehet”, thotë populli…
Opozita e ndarë më tepër se kurrë, sot ka gjetur rrugëdalje vetëm në akuza dhe denoncime. Koncepti mbi “fitoren e pushtetit”, duket se nuk ka ndryshuar. Shpif, denonco, akuzo, paralajmëro protesta dhe “përmbysje regjimi”, nxirr ca shkresurina dhe dosje, dhe ke fituar “gjysmën e punës”.
6 Shtator 2022, 13:05 -
Opozitë, me ‘5 pyetje nga selia’
Risia e Sali Berishës pas afro 32 vitesh në krye të partisë tij, është teoria e “5 pyetjeve nga selia”. Kjo është e vetmja gj e re, q solli Berisha bashkë me rikthimin e tij të tretë, duke mos u ndarë asnjë moment nga zallamahia ku ka futur vehten dhe forcën e tij politike
30 Gusht 2022, 15:53 -
Edhe Luli thoshte ‘kur të vijë Shtatori....’
Shqiptarët në 8 vjet, dëgjuan nga Lulzim Basha se “sa të vijë Shtatori, ke për të ikur Edi Rama”. Apo dhe se “Shtatori fundi këtij regjimi”. Shtatorët erdhën, qëndruan dhe ikën, dhe Edi Rama, qeveria dhe Partia Socialiste, as u rrëzuan, as ikën, madje u bënë më të fortë.
17 Gusht 2022, 18:59 -
PD, një organizatë e madhe me ish-komunistë
Jo sot, por qysh në fillimet e saj, Partia Demokratike e Sali Berishës (dhe jo dhjetoristëve idealistë) u konceptua si një “organizatë e madhe me ish-komunistë”. Duke nisur nga kryetari i saj i pacënueshëm, nga ish-lideri dhe “udhëheqësi” saj, dhe duke zbritur në strukturat qendrore dhe në forumet e bazës, do tëtakosh dhe gjesh ish-komunist, bij ish-komunistsh me shumicë.
1 Gusht 2022, 16:45 -
Si mundet akoma…!
Ai nuk u largua, por vetëm sa u “tërhoq” paksa, dhe zuri vend në katin e sipërm të selisë së Partisë Demokratike, duke dirigjuar dhe kontrolluar kryetarin e emëruar, sekretarët dhe kundërshtarët e tij, që me të drejtë kërkonin largimin, dhe jo rikthimin e tij. Sot Sali Berisha, është i gjithi “non-grata”, nga SHBA, nga Anglia, por nesër mund ta shpallë edhe Gjermania, Franca, apo dhe Italia, dhe kjo mund të jetë një hata e madhe për Partinë Demokratike, dhe jo atë si person.
22 Korrik 2022, 17:11 -
Protesta, si marshimi “antisovjetik” i 1960
Ishte nëntori i vitit 1960, kur Enver Hoxha bashkë me Mehmet Shehun, Hysni Kapon dhe Ramiz Alinë, mori pjesë në mbledhjen e 81 partive komuniste, e cila shënoi prishjen e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, dhe de fakto daljen nga Traktati i Varshavës.
8 Korrik 2022, 14:18 -
Kudo të molepsur…
Në kuptimin e gjërë fjala “molepsje”, do të thotë të marrësh vese, të meta dhe diçka të dëmshme. Në çdo sistem politik, shoqëria, individi, dhe rrethe të tjera shoqërore apo politike, preken nga molepsja. Por ne na intereson e sotmja, dhe jo e shkuara. Kemi 30 e ca vjet, që kemi hyrë me entuziazëm të paparë në një rrugëtim të ri.
22 Qershor 2022, 16:04 -
‘Armiku’ Rama, që po bashkon Shqipërinë me Kosovën…
Sa më shumë kalojnë ditët, muajt dhe vitet, aq më i palëundur bëhet mendimi se, Edi Rama po e bashkon Shqipërinë dhe Kosovën de facto dhe de jure. Po bën realitet një ëndërr të hershme të shqiptarëve këtej dhe përtej kufirit. Eshtë pikërisht ai, “armiku” Rama, që siç thotë prej 2 dekadash Sali Berisha “punon kundër interesave tona dhe kosovarëve”. Të besosh Berishën, do të thotë të jetosh në ishull, i vetmuar, i pashkolluar, i paqytetëruar, dhe aspak europianist.
20 Qershor 2022, 16:18