-
Kronikë
Biznesmeni Ahmet Muça ‘mbuloi’ me para gjyqtarin Ken Dhima, zbulohen pagesat për pushime, udhëtimet turistike dhe dhurata deri në 20 mijë euro
Ahmet Muça rezulton një sponsor i çuditshëm dhe sistematik i Ken Dhimës. Në vitin 2008, Ahmet Muça i ka paguar pushimet gjyqtarit Ken Dhima në Turqi dhe Egjipt, me 3 800 euro. Në vijim, Ahmet Muça ka sponsorizua botimin e librit në 20 mijë euro.
27 Shtator 2021, 17:12 -
Politikë
Berisha ‘non grata’, Rama për VOA: S’ka më asnjë monument të parrëzueshëm të së shkuarës së korrupsionit! Zgjatja e Vettingut, s'besoj se opozita do mungojë në bashkëpunim
Kryeministri Edi Rama flet dhe për vendimin e Departamentit të Shtetit ndaj ish kryeministrit Sali Berisha dhe faktin pse ka zgjedhur të heshtë rreth kësaj çështjeje. Marrëdhëniet me Kosovën, ku ai do të jetë të hënën për vizitë, zgjatja e mandatit të institucioneve të Vettingut, debati dhe mbi krijimin e Agjencisë për Media janë disa nga temat e tjera për të cilat Rama shprehet gjatë intervistës me VOA.
25 Shtator 2021, 18:17 -
Politikë
PS dhe PD me prioritete të ndryshme në parlament, PD në fokus ‘territorialen’, PS zgjatjen e vettingut! Çështjet ‘e nxehta’ të kësaj legjislature të Kuvendit
Demokratët e socialistët kanë nisur legjislaturën e re të kuvendit me prioritete të ndryshme. Teksa socialistët kërkojnë bashkëpunim për zgjatjen e vettingut, PD synon ndryshime në kodin zgjedhor dhe reformën territoriale.
24 Shtator 2021, 16:44 -
Kronikë
Jo më noterë me provim, një vit shkollë e dy praktikë! Sadushi për Report tv: Vetting rekrutimeve të reja! Nga janari 2022, identifikim biometrik te noteri
Në janar të vitit të ardhshëm çdo procedurë tek noteri do të bëhet përmes identifikimit elektronik dhe firmës digjitale. Kryetarja e Dhomës së Noterëve Mimoza Sadushi bën të ditur në një intervistë për Report Tv se nuk do të ketë më noterë me një provim, por kandidatët duhet t‘i nënshtrohen Shkollës dhe praktikës profesionale
23 Shtator 2021, 19:00 - Kronikë
-
Kronikë
Vettingu/ ONM pro zgjatjes së mandatit të KPK: Është domosdoshmëri për të përfunduar procesin! Afati? Të përcaktohet në konsultim me 'Venecian'
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit mbështet mazhorancën në nismën për ndryshime kushtetuese për t’i zgjatur mandatin kushtetues KPK për vijimin e procesit të vettingut për gjykatësit dhe prokurorët në Republikën e Shqipërisë.
23 Shtator 2021, 16:43 -
Kronikë
VIDEOLAJM/ U shkarkua nga KPK, momenti kur prokurori Dritan Gina nxirret jashtë nga Garda e Republikës
Report Tv ka siguruar pamjet e përplasjes së sotme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku prokurori i Tiranës Dritan Gina u nxor jashtë nga Garda e Republikës pasi refuzoi kontrollin. Prokurori Gina është shkarkuar sot nga KPK pasi nuk justifikon pasurinë.
22 Shtator 2021, 13:56 -
Kronikë
Prokurori Dritan Gina jashtë drejtësisë si e shoqja Rovena Gashi! Përplaset me Gardën se nuk lejon ta kontrollojnë, momenti kur e nxjerrin jashtë sallës (VIDEO)
Prokuroi i Tiranës Dritan Gina, i akuzuar për gjobëvënie si dhe i skeduar nga SHISH për përfshirje në praktika korruptive, ka pasur të njëjtin fat si të bashkëshortes së tij, Rovena Gashi, e cila u shkarkua në korrik të 2018 si prokurore pasi bashkë me babanë e saj, pasi nuk justifikonin një pasuri me vlerë rreth 930 mijë USD.
22 Shtator 2021, 11:13 -
Opinion
Ylli Pata: Riformatimi i drejtësisë së re, prova e re për Lulzim Bashën
Lulzim Bashës i rikthehet në duart e tij shansi që e humbi në vitin 2016 në lidhje me reformën në drejtësi, e cila mbështetet nga SHBA dhe BE.Trupat e vettingut të gjyqtarëve e prokurorëve, si dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, kanë nevojë të riformatohen me Kushtetutë, pasi afati 5 vjeçar i tyre skadon, por misioni i tyre ende nuk është kryer.
21 Shtator 2021, 17:28 -
Politikë
Braçe: Drejtësia e vjetër ende po rrjep lëkurën e njerëzve të zakonshëm! Na është kërkuar të jemi të qetë e të mos hyjmë në konflikt lufte, po a mjafton?
Në një kohë kur kërkohet shtyrja e afateve të Vettingut e për këtë mazhoranca duhet të bashkëpunojë me opozitën, ish-kryeministri Erion Braçe këmbëngul se ky proces është jetik, pasi kjo drejtësi aktuale po “i rrjep lëkurën njerëzve të zakonshëm”. Braçe sjell në vëmendje edhe porosinë e Ramës, që përballë opzitës duhet të qëndrojnë të qetë dhe të mos provokohen, por sipas tij, kjo kurrsesi nuk mjafton.
21 Shtator 2021, 11:04 -
Politikë
Zgjatja e afateve të Vettingut, mblidhet kryesia e grupit parlamentar të PS! Kërkohet bashkëpunim me opozitën për ndërhyrje në Kushtetutë
Partia Socialiste nuk ka humbur kohë dhe ka mbledhur kryesinë e Grupit Parlamentar, për të diskutuar lidhur me shtyrjen e afateve të Vettingut, ç’ka parashikohen ndërhyrje në Kushtetutë.
20 Shtator 2021, 10:56 -
Kronikë
Gjyqtarja e Vlorës Atalanta Zeqiraj u konfirmua në detyrë nga KPK në qershor, por vendimi kundërshtohet nga ONM! IKP: Po shqyrtojmë çështjen
Gjyqtarja e Vlorës, Atalanta Zeqiraj, u konfirmua në qershor në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK). Por ky vendim nuk i ka pëlqyer ndërkombëtarëve. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
17 Shtator 2021, 12:47 - Kronikë
-
Kronikë
Fajdexhinjtë e drejtësisë/ Gjyqtarët dhe prokurorët që dhanë para hua me interes, Sami Ujkashi i Tropojës i dha 'kredi' edhe babait të tij
Dhënia e parave me fajde një nga manovrat e njerëzve të drejtësisë për të justifikuar dhe shtuar pasurinë. Disa gjyqtarët kanë vepruar si banka në dhënien e huave me interes, duke sekuestruar edhe pasuritë e huamarrësve.
9 Shtator 2021, 17:08 -
Kronikë
Kishte dhënë 50 mijë euro hua një personi dhe do merrte mbrapsht 110 mijë, shkarkohet nga vettingu prokurori i Lushnjës
Arben Dyla, kreu i Prokurorisë Lushnje, është shkarkuar nga shkalla e parë e vettingut për shkak të problemeve me pasurinë. KPK shkarkoi Dylajn pas debateve të seancës së kaluar 2 ditë më parë. Në këtë seancë u konstatua se prokurori paralelisht me 'drejtësinë' kishte bërë edhe 'bankën' duke dhënë 'kredi' për një tjetër qytetar.
9 Shtator 2021, 10:36 -
Kronikë
Vetingu shpërbëhet në qershor 2022, vota e PD-së vendimtare për zgjatjen e mandatit, gjysma e gjyqtarëve e prokurorëve ende s’janë verifikuar
Ngërçi i ri në horizont, Komisionit të Vetingut pushon së funksionuari pas 9 muajsh. Për zgjatjen e mandatit duhet të ndryshohet Kushtetuta, ndryshe procesi kalon në duart e KLGJ dhe KLP.
7 Shtator 2021, 17:39 -
Kronikë
Prokurori i Lushnjës në Vetting, nuk ka dhënë vetëm drejtësi por edhe 'kredi'! 50 mijë euro hua një shtetasi, do merrte 60 mijë euro interesa
Në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit është paraqitur sot për vettingun prokurori i Lushnjës Arben Dyla. Gjatë seancës detaje shumë të çuditshme janë zbuluar për prokurorin i cili duket se paralelisht me 'drejtësinë' paska bërë edhe 'bankën' duke dhënë kredi për një tjetër qytetar.
7 Shtator 2021, 10:31 -
Kronikë
I arrestuar nga SPAK për korrupsion, shkarkohet prokurori i Sarandës Sali Hasa! KPK: Ka fshehur pasurinë
Sipas KPK Hasa nuk ka deklarim të saktë, nuk ka burime dhe ka fshehur pasurinë. Ai ka deklaruar se ka shitur karabinanë, por nuk ka dokumente që e vërtetojnë. Për shtëpinë në Kavajë dhe në Sarandë ka pasur mungesë burimesh financiare.
3 Shtator 2021, 09:52 -
Kronikë
Nga Arjan Ndoja i ‘atentatit’ te gjyqtari që shpëtoi Bashën, dosjet e ‘nxehta’ të Vetingut në shtator, në KPA do të vendoset për fatin e Fatmira Hajdarit
Vjeshtë përballjesh të bujshme në organet e Vetingut, Dritan Gina do njihet dosjen e verifikimit pasi shtyu 6 javë seancën dëgjimore. Drejt Vetingut edhe prokurori Arian Ndoja me 23 apartamente dhe 196 mijë m2 tokë dhuratë gruas, ishte objekt atentati në 2019. Afrohet Vetingu edhe për gjyqtarin Lazër Sallaku që mbylli dosjen e CEZ dhe shpëtoi Bashën për çështjen e lobimit rus.
16 Gusht 2021, 16:36 -
Kronikë
Ankesa për Theo Jacobs e 3 gjyqtarëve që gjykuan Imerajn, KPK: ONM rol të rëndësishëm në vetting, çmojmë çdo rekomandim të saj
Vettingu i prokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj shkaktoi debate e përplasje të forta mes saj dhe vëzhguesit të ONM, Theo Jacobs, i cili kërkon shkarkimin e prokurores. Pas këtyre situatave është detyruar të reagojë vetë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ku shpreh se mes këtij institucioni dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) ka pasur dhe vijon të ketë një bashkëpunim të frytshme në lidhje me procesin e vettingut.
7 Gusht 2021, 11:27 -
Kronikë
Dokumenti/ Hetimi i pazakontë që ‘fundosi’ Hajdarmatajn, njeriu i krimit të cilit i dërgonte mesazhe me numër të fshehtë, i mbylli dosjen dhe ‘fluturuan’ bashkë! Si ra prokurori i 'kauzave' të PD
Saga trevjeçare e Vettingut 2018-2021 që përfundoi me rrëzimin e Besim Hajdarmataj, zbulohet se si vëzhguesit ndërkombëtarë dhe Komisioneri Publik gjetën numrin e fshehtë të prokurorit përmes të cilit komunikonte me njerëzit e krimit, si doli në skenë dosja e bosit të bixhozit që Hajdarmataj mbylli në 2011.
6 Gusht 2021, 17:10 -
Opinion
Do jetë kjo vjeshta e fundit jashtë qelisë për 'gangsterët' politikë shqiptarë?!
Ka një besim të shtuar tek qytetarët se drejtësia e re në Shqipëri do të arrijë të mundë fenomenin e pandëshkueshmërisë në vend! Ky besim mbështetet kryesisht në angazhimin e fortë amerikan dhe europian për zhbërjen e drejtësisë së vjetër dhe ngritjen dalëngadalë të drejtësisë së re, e cila po formatohet dhe po institucionalizohet ditë pas dite.
5 Gusht 2021, 09:06 -
Kronikë
Fshehu miliona/ Shkarkohet nga detyra gjyqtari Ken Dhima, bëmat e ‘rebelit’ të Vlorës nga shpërthimi kundër Soros tek përleshjet e fundit në gjykatë
Komisioni i Vettingut i jep fund karrierës 18-vjeçare të gjyqtarit Ken Dhima në drejtësi, rezultoi me dhurata, konflikt interesi dhe me pasuri të pajustifikuar me vlerë 600 mijë USD. Dyshime se fshehu edhe dy pasuri 300 mijë euro. I shpëtoi dy herë shkarkimit në 2014 dhe 2018, u kallëzua për pasurinë, por dosja e tij u mbyll.
29 Korrik 2021, 19:31 -
Kronikë
U shkarkua nga KPK, Kolegji i Apelimit lë në fuqi vendimin për ish-prokurorin Ardian Ylli
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës Ardian Ylli, pas problemeve që iu gjetën në kriterin e pasurisë
29 Korrik 2021, 19:09 -
Kronikë
Trupi gjykues i Imerajt në KPK: Përfaqësuesi i ONM na ushtroi presion, kërkonte të ndikonte në vendim! Shpresojmë të mos përsëriten më
3 gjyqtarët e trupit gjykues të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që gjykuan prokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj, kanë reaguar ashpër ndaj deklaratave të vëzhguesit të ONM, Theo Jacobs.
29 Korrik 2021, 13:36 -
Kronikë
Kërkohet shkarkimi dhe dalja nga sistemi i drejtësisë për prokurorin Besim Hajdarmataj, KPA shtyn seancën e radhës për në datën 3 gusht
Shkarkimi dhe dalja përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Kjo është kërkesa e Komisionerit Publik për prokurorin e Tiranës, Besim Hajdarmataj. Por KPA nuk mori sot një vendim por ka shtyrë seancën për më datën 3 gusht, pasi është kërkuar një dokumentacion shtesë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e vettingut.
29 Korrik 2021, 09:11 -
Kronikë
Sot 5 vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi/ 155 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar, 174 të konfirmuar në detyrë! 56 u dorëhoqën nga 'frika' e Vettingut
22 korriku është një datë e rëndësishme për historinë e vendit, pasi me duartrokitje, pas një sërë negociatash, 140 deputetët e Kuvendit Shqiptar votuar pro Reformës në Drejtësi. Report Tv ka arritur të sigurojë të dhëna mbi punën e bërë deri më tani nga 2 organet e vettingut, KPK dhe KPA, ku shihet se ky proces ka ecur me ritme të ngadalta, ku as 50% e gjyqtarëve, prokurorëve dhe ndihmës ligjorë nuk kanë kaluar në filtër.
22 Korrik 2021, 08:53 -
Opinion
Mero Baze: Tri arritjet e mëdha të Reformës në Drejtësi
Pesë vite më pas, Reforma në Drejtësi ka ndryshuar shumë gjëra në Shqipëri. Ajo ka ndryshuar gjuhën politike në raport me drejtësinë, ka diferencuar politikisht partitë brenda vetes në raport me drejtësinë, ka spastruar sistemin dhe ka filluar t’i japë fund pandëshkueshmërisë në vend.
21 Korrik 2021, 21:02 -
Kronikë
U shkarkua për një germë, SHBA-BE duan rikthimin në detyrë të prokurorit Genci Qana: Ulëritëse! As një shitëse buke s’mund të pushohet nga puna për një lapsus
Përplasje e pazakontë mes ONM-së dhe Komisionit të Vetingut. KPK-ja shkarkoi prokurorin Genci Qana se nuk ka deklaruar një gabim të një punonjëse të gjendjes civile që kishte ndryshuar shkronjën ‘n’ në ‘m’ në mbiemrin e tij në vitin 1996 dhe se nuk mbulon 3.4 milionë lekë. Vëzhguesi ndërkombëtar Steven Kessler del kundër: Nuk është ky qëllimi i Vetingut, nuk mund të shkarkohet prokurori për një gabim të vogël të një nëpunësi dekada më parë, Qana provoi pagesat e bashkëshortes në vitet 1998-2001.
19 Korrik 2021, 19:24 -
Kronikë
5 dosjet që rrezikojnë të ‘fundosin’ Besim Hajdarmatajn, sajoi gjithnjë një alibi për t’i mbyllur! Lidhja me kapon e bixhozit dhe përplasja me Theo Jacobs! Vendimi në 29 korrik
Kolegji i Apelimit do vendosë në 29 korrik 2021 për shkarkimin ose konfirmimin në detyrë të prokurorit të dosjeve të ‘nxehta’ Besim Hajdarmataj. Komisioneri Publik dorëzoi dje dokumentin me konkluzionet përfundimtare duke kërkuar shkarkimin e prokurorit për mbylljen e 5 dosjeve të drogës dhe bixhozit, për miqësi dhe udhëtime në avion me një personazh të skeduar për aktivitete të paligjshme, për mosjustifikim të pasurisë dhe cenimin e publikut tek drejtësia. Hajdarmataj kaloi shkallën e parë të Vetingut, por ndërkombëtarët kërkuan shkarkimin e tij nga detyra
17 Korrik 2021, 19:23 -
Kronikë
Zhvillohet seanca në KPA për prokurorin Besim Hajdarmataj, kërkohet shkarkimi: Ka cenuar rëndë besimin e publikut të sistemi i drejtësisë
Shkarkimi dhe dalja nga sistemi i drejtësisë. Kjo është kërkesa e prerë e Komisionerit Publik Darjel Sina për prokurorin e Tiranës, Besim Hajdarmataj. Në seancën e zhvilluar sot në Kolegjin e Posaçëm e Apelimit, teksa u shpalosën konkluzionet Hajdarmataj u akuzua se ka cenuar rëndë besimin e publikut të sistemi i drejtësisë.
16 Korrik 2021, 20:34 -
Kronikë
Zbulohen dokumentet/ Bien akuzat e prokurorit Hajdarmataj, IMT vendosi 60 mln lekë gjobë dhe kërkoi prishjen e objektit, gjykata pezulloi ekzekutimin
Dokumentet e zbuluara në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit rrëzojnë akuzat e ngritura nga prokurori i njohur për përplasjet e tij me socialistët, Besim Hajdarmataj, i cili nesër pritet të përballet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për akuzat e ngritura nga ndërkombëtarët. Prokurori tropojan Hajdarmataj ka akuzuar zyrtarët e IMT për mosveprim ndërkohë që dokumentet zyrtare tregojnë se inspektorët jo vetëm që kanë reaguar, por kanë gjobitur subjektin që është konstatuar pa leje me 60,000,000 lekë.
15 Korrik 2021, 21:13 -
Kronikë
Nis hakmarrja personale e Hajdarmatajt para largimit nga vettingu! Nga akuzat e SHBA-BE për lidhje me grupet e drogës te përplasjet me socialistët
Gjykata e Tiranës la të lirë kreun e IMT Bashkia Tiranë, Mariglen Qaton pas akuzave të ngritura nga prokuroria për shpërdorim detyre duke kërkuar vetëm detyrim paraqitje pasi nuk kishte prova të mjaftueshme. Prokuror i çështjes është pikërisht Besim Hajdarmataj, me origjinë nga Tropoja dhe një emër ky mjaft i njohur me përplasjet me socialistët.
15 Korrik 2021, 20:08 -
Kronikë
35 mijë € dhuratë/ Prokurori Dritan Gina thirret nga Vetingu, paraqet raport mjekësor, gruaja Rovena Gashi u shkarkua pasi s’mbuloi 930 mijë USD pasuri. DSIK: Janë të korruptuar
Prokurori i Tiranës Dritan Gina thirret për t’u paraqitur në Komisionin e Vetingut për t’u njohur me dosjen e verifikimit, por paraqet një raport mjekësor duke shtyrë seancën. Gina është bashkëshorti i Rovena Gashit që u shkarkua si prokurore në vitin 2019 pasi bashkë me babanë nuk justifikonin një pasuri me vlerë 930 mijë USD. Çifti i bashkëshortëve kanë deklaruar 35 mijë euro dhuratë për të mbuluar blerjen e një apartamenti 80 mijë euro. Në 2018 u përplasën me Arta Markun
15 Korrik 2021, 17:03 - Kronikë
-
Kronikë
Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin, KPA konfirmon KPK për gjyqtarin Ramiz Lala që kalon përfundimisht vettingun
TIRANË - Ramiz Lala, Kryetar i Gjykatës Administrative Gjirokastër ka kaluar përfundimisht vettingun. Ai është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Posaccëm i Apelimit, i cili ka lënë sot në fuqi vendimin e KPK që u ankimua nga komisioneri publik.
12 Korrik 2021, 15:42 -
Kronikë
Ndërkombëtarët 'luftë' Besim Hajdarmatajt në KPA, përfaqësuesi i ONM Jacobs 'rezerva' për pasurinë dhe aftësitë profesionale: Nuk keni hetuar, ky është turp
Përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs, u tregua i ashpër me ish-drejtuesin e Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj, i cili sot u përballë me apelin e vettingut. Jacobs, në parashtrimet e tij, i kërkoi llogari Hajdarmatajt në lidhje me deklarimet e pasurisë.
8 Korrik 2021, 11:55 -
Kronikë
Nuk justifikon dot pasurinë, KPK shkarkon nga detyra prokurorin Ervin Karanxha! Debate dhe tension, garda e shoqëron jashtë bashkë me avokatët
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin, Ervin Karanxha pasi nuk ka mundur të justifikojë pasurinë. KPK gjeti mungesë të burimeve financiare për Prokurorin e Tiranës, pasi ai rezulton se ka një bilanc negativ, domethënë ka shpenzuar më shumë se sa ka fituar ligjërisht.
7 Korrik 2021, 10:07 -
Opinion
SHBA njihet me rezultatet e para në Tiranë, ‘peshqit presin radhën’, në rrjetë po bien 'peshkatarët'
Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ata që kanë pasur si detyrë të luftojnë dhe ndëshkojnë krimin e organizuar, trafiqet, korrupsionin, dhe çdo krim tjetër në vendin tonë, po dorëzojnë detyrën ose po bien një e nga një në pranga.
30 Qershor 2021, 18:25 - Kronikë