-
Ç’po ndodh me anëtarët e Vettingut? Dy komisionerë nën hetim për pasurinë, një i dënuar dhe i shkarkuar për falsifikim
Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes ndaj anëtares së Vetingut Brunilda Bekteshi, kërkon vijimin e hetimeve, është kallëzuar për falsifikim dokumentesh dhe deklarim të rremë të pasurisë.
8 Shkurt 2022, 20:11 -
Të enjten votohet zgjatja e afateve të vettingut, ministrja thirrje opozitës: Ta votojë çdo deputet, reforma në drejtësi është pa kthim
Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i ka bërë thirrje opozitës që të votojë pro ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e afateve të vettingut në seancën parlamentare të ditës së enjte. Teksa thekson votën pro të mazhorancës, Spiropali i kërkon çdo deputeti në
8 Shkurt 2022, 19:05 -
Të enjten ndryshimet kushtetuese në seancë plenare, SHBA-BE thirrje deputetëve: Votoni zgjatjen e afateve të vettingut, s'është çështje partiake
Delegacioni i BE në Shqipëri e ambasada e SHBA deklaratë për zgjatjen e afateve të vettigut. Teksa nënvizojnë se reforma në drejtësi po jep rezultate ata kërkojnë që të votohet zgjatja e afateve të vettingut, ndryshime kushtetuese këto të propozuara nga mazhoranca. Kujtojmë se votimi është parashikuar të bëhet ditën e enjte në seancë plenare.
8 Shkurt 2022, 17:17 -
Ambasadori gjerman Zingraf thirrje opozitës: Të zgjaten afatet e mandatit të vettingut
Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, i ka bërë thirrje palëve politike në Shqipëri që të zgjasin mandatin e organeve të Vettingut, teksa shprehet se ato kanë përgjegjësinë e përbashkët për të rritur sundimin e ligjit.
8 Shkurt 2022, 14:02 -
Gjykata do të vendosë për 'fatin' e Metës, Berisha i del në mbrojtje: Kushtetuesja nuk mund të përdoret si “hanxhar” për fjalën e lirë
Në betejën e Ilir Metës me Gjykatën Kushtetuese, e cilat pritet që të vendosë nëse do ta shkarkojë presidentin apo jo, Sali Berisha si aleat i Metës i ka dalë në mbrojtje këtij të fundit. Berisha tha se asnjë anëtar i Gjykatës Kushtetuese nuk e meriton atë vend nëse merr vendim për “fjalë”. Sipas Berishës është e pa pranueshme që të përdoret Gjykata Kushtetuese si një hanxhar për të prerë fjalën e lirë
3 Shkurt 2022, 22:36 -
Primaret e Berishës? Balla: 'Non grata' dhe produktet e tij mbetet gjithnjë 'non grata' ! Të gjithë deputetët duhet të jenë në sallë për të votuar zgjatjen e vettingut
"'Non grata' dhe produktet e tij mbetet gjithnjë 'non grata'". Ky është qëndrimi i kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, për primaret e zhvilluara dje nga Sali Berisha, përmes të cilave ai nxori edhe kandidatët në 6 bashkitë që do t'i nënshtrohen zgjedhjeve të pjesshme vendore më 6 mars. Edhe pse tha se mendimi ishte 'personal dhe jo si kryetar grupi' duket se në PS nuk shqetësohen fare për sfidën e Berishës.
31 Janar 2022, 11:36 -
KPA me një tjetër anëtar problematik, pas dënimit të Luan Dacit SPAK merr të pandehur Ardian Hajdarin! Akuzohet për fshehje dhe deklarim të rremë pasurie, pezullohet automatikisht
Thellohet skandali me trupën e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas dënimit e shkarkimit të Luan Dacit, SPAK ka marrë të pandehur një tjetër anëtar të këtij institucioni të rëndësishëm, Ardian Hajdarin. Report Tv mëson se atij i janë komunikuar akuzat për fshehje të ardhurash dhe deklarim të rremë pasurie.
27 Janar 2022, 15:39 -
Pas dënimit të Luan Dacit, një tjetër anëtar i KPA merret nën hetim nga SPAK për falsifikim dokumentesh
Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) ka marrë nën hetim anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Burime SPAK konfirmojnë nën hetim është vënë Ardian Hajdari, për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”. Hajdari është kallëzuar penalisht në qershor 2020 nga ish-magjistratët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla.
26 Janar 2022, 11:40 -
Këshilli i Legjislacionit miraton raportin për shtyrjen e afateve të vettingut vetëm me votat e PS-së! LSI voton kundër, deputetët e PD bojkotuan votimin
Raporti për shtyrjen e afateve të institucioneve të vettingut është miratuar në mbledhjen përbashkët të komisionit të ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit. Ndryshe nga votimi unanim i Reformës në Drejtësi në 2016, shtyrja e fatit u miratua vetëm me votat e PS, LSi votoi kundër ndërsa deputetët e PD bojkotuan
21 Janar 2022, 13:23 -
Dosja/ U shkarkua për pasuri marramendëse, ish-gjyqtarja Entela Prifti hap studio avokatie, fshehu lokal, restorant, apartamente dhe 200 mijë USD, gënjeshtrat dhe dhuratat
Ish-kryetarja e Gjykatës së Apelit të Korçës, Entela Prifti biznes avokatie pasi u shkarkua me vendim të formës së prerë për mashtrim dhe fshehje pasurie me vlerë qindra mijëra euro. Bashkëshorti 519 m² në një qendër tregtare me burim të pajustifikuar. I kaluan në llogari 70 mijë euro. Dhurata dhjetëra mijëra USD nga prindërit. Prokuroria vijon të ‘mbyllë sytë’.
17 Dhjetor 2021, 18:47 -
Komisioni i Venecias vendos përfundimisht: Pro zgjatjes së afatit të vettingut, janë respektuar kriteret
Komisioni i Venecias tashmë e ka thënë fjalën e fundit. Sipas ekspertëve më të mirë të çështjeve kushtetuese në Evropë propozimi i Partisë Socialiste për të shtyrë mandatin e KPK dhe KP, institucionet e shkallës së parë të vettingut. Vendimi përfundimtar është marrë sot në seancë plenare të Venecias.
10 Dhjetor 2021, 13:49 -
Zhbllokoi 7 ton ushqime të skaduara, gjyqtari Elidon Papazisi ia mbath nga drejtësia pasi u njoh me dosjen e Vetingut, u denoncua edhe për mbrojtjen e ndërtimeve të paligjshme
Komisioni i Vetingut përjashton për 15 vjet nga drejtësia gjyqtarin e Gjirokastrës Elidon Papazisi si dhe prokuroret e Elbasanit Ermira Tafanin dhe Armanda Xhaferrin, dhanë dorëheqjen nga frika e Vetingut
7 Dhjetor 2021, 18:27 -
I vetmi që refuzoi mbylljen e dosjes së Erigers Mihasit, gjyqtari Arben Dosti konfirmohet në detyrë
Gjyqtari i Gjirokastrës Arben Dosti arriti të binte Komisionin e Vetingut se të gjitha të ardhurat e deklaruara i kishte kursyer para se të bëhej pjesë e drejtësisë, në mars 2021 rrëzoi kërkesën e prokurorit Emëror Kasaj për t’i hequr akuzat e rënda Erigers Mihasit që u ekzekutua më pas në Astir.
3 Dhjetor 2021, 17:22 -
Lajme nga emisionet
‘Venecia’ pro zgjatjes së afateve të vettingut, Braho: S’është e nevojshme, KPK e dinte që kishte një afat! Duhet analizë, në sitë edhe profesionalizmi i anëtarëve
Në një kohë kur ka mbërritur drafti paraprak i Komisionit të Venecias ku rekomandohet pro zgjatjes së afateve të vettingu-ut, juristi Ledio Braho del kundër këtij propozomi. Në ‘Studio Live’ në Report Tv, Braho thotë se KPK e ka ditur që në ngritje të saj që ka pasur në afat të caktuar për të kryer procesin e vettingut.
1 Dhjetor 2021, 18:05 -
Politikë
Mbërrin në Tiranë opinioni paraprak, Komisioni i Venecias, pro zgjatjes së afatit të vettingut: Do garantonte barazi në ligj
“Komisioni i Venecias është i mendimit se shtyrja e mandatit të KPK dhe KP është në përputhje me standardet”. Ky është qëndrimi i Komisionit të venecias për propozimin e Partisë Socialiste për zgjatjen e afateve të vettingut.
1 Dhjetor 2021, 15:06 -
Kronikë
'Vetting' shitjes së armëve, Ministria e Brendshme do të fusë në sitë bizneset dhe pronarët! Në fokus parandalimi i ngjarjeve kriminale (DOKUMENTI)
Ministria e Brendshme dhe qeveria planifikojnë të nisin procesin e vetting për pronarët e bizneseve të armëve. Ky proces sipas materialit të siguruar nga Report Tv kërkon të parandalojë ngjarje kriminale dhe të rrisë sigurinë në treg.
20 Nëntor 2021, 09:51 -
Politikë
Vonesa, COVID dhe pa buxhet, KPK: Të gjitha arsyet pse nuk realizuam vettingun në 5 vite
Një prej anëtareve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Genta Tafa (Bungo), e pranishme në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit tregoi se pse sipas saj nuk është realizuar puna në afatin 5-vjeçar që i ishte dhënë nga Kushtetuta."Jemi mandatuar më 17 qershor 2017
19 Nëntor 2021, 15:56 -
Politikë
Zgjatja e afateve të vettingut, drejtori i Zgjerimit në KE flet në Këshillin e Legjislacionit: ONM mbështet procesin, jemi pro konsultimit me 'Venecia-n'
Në diskutimet e sotme në mbledhjen Këshillit të Legjislacionit, që po diskuton propozimin e Partisë Socialiste për ndryshime kushtetuese zgjatjen e afateve të vettingut, ishte e radha e seancave dëgjimore me institucionet kyç për këtë proces: Komisionin e Pavarur i Kualifikimit; Komisionerët Publikë si dhe me Misionin Ndërkombëtar të Monitorimit.
19 Nëntor 2021, 15:27 -
Kronikë
Emrat/ Japin dorëheqjen 10% e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga frika e Vettingut, ja çfarë paralajmëruan ndërkombëtarët në 2016
Shkon në 78 numri i gjyqtarëve, prokurorëve dhe ndihmës ligjorëve që japin dorëheqjen nga funksioni për shkak të Vettingut, gjysma e magjistratëve nuk kanë dalë ende pra KPK-së.
18 Nëntor 2021, 17:03 -
Kronikë
Intriga dhe komplot/ Gjyqtari Sokol Ngresi nga i hetuar për fshehje pasurie përfundon në ‘viktimë’ e një puçi të një gruaje xheloze, historia e paprecedentë (EMRA DHE DOKUMENTE)
Dëshmitari që denoncoi gjyqtarin e Vlorës Sokol Ngresi për fshehjen një apartamenti tek Uji i Ftohtë përfundon në i kallëzuar nga Vettingu në prokurori për dëshmi të rreme dhe falsifikim dokumentesh, ekspertiza nxori se firma në kontratë ishte falsifikuar, pas ‘puçit’ pretendohet se fshihet një ish-gjyqtare.
8 Nëntor 2021, 17:54 -
Politikë
Komisioni i Ligjeve/ Celibashi kërkon për KQZ-në dyfishin e buxhetit të vënë në dispozicion: Na duhen për investime
Në buxhetin e vitit të ardhshëm janë parashikuar 185.9 milionë lekë në total për KQZ, ndërkohë që kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka kërkuar ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve nj&eu
8 Nëntor 2021, 16:10 -
Politikë
Debatet e PD për buxhetin e organeve të vettingut, Komisionerët Publikë sqarojnë: E kemi parashikuar edhe mbarimin e mandatit më 17 qershor
Që prej 15 tetorit kur Partia Socialiste depozitoi zyrtarisht hapin konkret për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut, duke propozuar shtyrjen me 2 vite e gjysmë afati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Partia demokratike nuk ka dhënë asnjë përgjigje të qartë nëse është pro apo kundër
8 Nëntor 2021, 15:02 -
Politikë
Ndryshimet kushtetuese për vetingun, pyetjet për Komisionin e Venecias tashmë janë nisur! PS: Të mos humbim kohë
Edhe pse mbledhja e fundit e Këshillit të Legjislacionit në Kuvendin e Shqipërisë u shoqërua me debate të shumta mes socialistëve, pyetjet drejtuar Komisionit të Venecias për ndryshime kushtetuese për zgjatjen e afateve të institucioneve të vettingut janë nisur.
8 Nëntor 2021, 11:04 -
Politikë
PD kundër zgjatjes së afatit të KPK? Rushaj te 'Ekonomia': Ku e keni fondin për KLGJ dhe KLP për vetingun
Që prej 15 tetorit kur Partia Socialiste depozitoi zyrtarisht hapin konkret për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut, duke propozuar shtyrjen me 2 vite e gjysmë afati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, asnjë përgjigje e qartë nuk është marrë nga Partia Demokratike , nëse është pro apo kundër.
1 Nëntor 2021, 13:12 -
Kronikë
Incidenti/ Komisioni i Vetingut: Dritan Gina hyri me forcë në sallë, sjellja e tij nuk riparohet edhe sikur ta çonim për ‘riedukim’ në Shkollën e Magjistraturës
Komisioni i Vetingut shprehet se për të shkarkuar nga detyra prokurorin Dritan Gina do të mjaftonte vetëm përplasja e tij me gardën dhe hyrja me forcë në sallën e seancës dëgjimore në 22 shtator 2021.
29 Tetor 2021, 18:30 -
Politikë
Intervista/ Ish ministri i drejtësisë: Vettingu të mbarojë sa më parë, u tejzgjat! Harta gjyqësore e KLGJ jo transparente! Politika do duhej t'i ishte nënshtruar vettingut
Për ish-ministrin e drejtësisë Eduart Halimi sot avokat, i gjithë faji për mungesat e gjyqtarëve e prokurorëve në vend, është i institucioneve të drejtësisë së re, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe atij Gjyqësor. Sipas tij, këto institucione s’kanë vizion dhe nuk janë transparente me publikun. Në një intervistë për ReportTv, Halimi thotë se vettingu duhet të kishte nisur nga politika, pasi pastrimi i drejtësisë nuk e dha efekte për klasën e korruptuar politike.
27 Tetor 2021, 18:27 -
Politikë
DREJTËSIA/ Pas Ken Dhimës, drejt shkarkimit edhe gruaja e tij gjyqtare, nuk justifikon 550 mijë USD asete! Historia dhe ‘bëmat’ e çiftit
Komisioni i Vetingut pritet të shkarkojë nesër gjyqtaren e Tiranës Klorinda Çela, bashkëshortja e gjyqtarit të Vlorës Ken Dhima. Gjyqtarja dhurata dhe pasuri të pajustifikuara me vlerë 550 mijë USD. Dyshime për fshehjen e një apartamenti në Shëngjin 190 m2 dhe një dyqani në Tiranë me vlerë 220 mijë euro.
27 Tetor 2021, 15:27 -
Kronikë
'500 mijë USD pasuri të paligjshme', përjashtohet nga drejtësia gjyqtari i Tiranës Ardian Kalia, prokuroria i mbylli dosjen, KLD-ja e shpëtoi nga shkarkimi
Komisioni i Vetingut përjashton nga sistemi gjyqtarin e Tiranës Ardian Kalia pas dhënies së dorëheqjes, në 2014 u kallëzua nga ILDKPKI për mosjustifikim pasurie, në 2015 u kërkuar shkarkimi nga drejtësia
23 Tetor 2021, 09:07 -
Politikë
SHBA-OSBE: Parlamenti duhet të miratojë zgjatjen e afateve të vettingut, 'Zgjedhorja' sipas rekomandimeve të ODIHR
Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka folur pro zgjatjes së afateve të vettingut në mënyrë që të kalojnë në filtrin e pasurisë dhe pastërtisë së figurës të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët. Kim foli edhe për reformën zgjedhore ku tha se të gjitha ndryshimet duhet të bëhen në bazë të rekomandimeve të OSBE.
21 Tetor 2021, 15:03 -
Kronikë
5 vjet për të shqyrtuar një çështje civile në Apel, përgjysmohen gjyqtarët! Dy arsyet pse nuk plotësohen vakancat
Vakancat në Apel pjesë e progres-raportit të fundit të Komisionit Evropian për Shqipërinë. Nuk ka interes nga kandidatët për vakancat në rrethe, aplikuesit në Tiranë nuk kanë kaluar Vetingun
21 Tetor 2021, 14:56 -
Politikë
Zgjatja e afateve të vettingut, PS depoziton propozimin për ndryshimin e Kushtetutës: Të shtyhet 2 vite e gjysmë mandati i KPK
Partia Socialiste ka ndërmarrë hapin konkret për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut. PS propozon shtyrjen me 2 vite e gjysmë afati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
15 Tetor 2021, 12:10 -
Politikë
Basha debat me Bylykbashin në mbledhjen e kryesisë së grupit: Ke ofertë për çështjen e vetingut? I 'kthehet' edhe Nokës: Qeverisja e PD ka patur pjesën e vet të mirë dhe llumin
Akuzat e deputetit demokrat Oerd Bylykbashi për një pazar ndërmjet kryetarit të PD-së Lulzim Basha si dhe kryeministrit Edi Rama për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut në këmbim të ndryshimit të Reformës Territoriale me shtimin e disa bashkive në hartë, kanë sjellë debate të forta në mbledhje e kryesisë së grupit parlamentar të PD-së
10 Tetor 2021, 21:57 -
Politikë
Mesazhi/ Favorizoi Francesco Becchetti-n, Vetingu ‘fundos’ gjyqtaren Kaçe Agolli, e ‘mori në qafë’ biznesmeni kontrovers, ja si Holanda rrëzoi drejtësinë e korruptuar shqiptare
Një rast i paprecedentë në Komisionin e Vetingut, Gjykata e Holandës hodhi poshtë një vendim të konfirmuar nga të gjitha shkallës e gjyqësorit në Shqipëri në favor të Francesco Bechetit, biznesmeni kontrovers sipas vendimeve të gjykatave shqiptare duhej të dëmshpërblehej me 25 milionë euro. Holanda rrëzoi gjyqtarët shqiptarë
9 Tetor 2021, 16:16 -
Politikë
Propozimi i PS për shtyrjen e afateve të vettingut, Alibeaj në '5 pyetjet': Do votojmë pro çdo iniciativë në interes të qytetarëve
Teksa PS ka kërkuar bashkëpunimin e PD për votimin e ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e mandatit të institucionit të vettingut për gjyqtarët që ende nuk e kanë kryer këtë proces, ende nuk ka një përgjigje të qartë nga demokratët.
4 Tetor 2021, 22:37 -
Kronikë
Shkarkohet nga drejtësia gjyqtari Durim Hasa për pasuri të pajustifikuara
Në qershor të këtij vitit, Komisioni i Vetingut vendosi të shkarkonte nga detyra gjyqtarin e Beratit, Durim Hasa. Durim Hasa e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 në Gjykatën e Skraparit.
4 Tetor 2021, 18:41 -
Politikë
Aksioni i LSI/ Silva Caka në Report Tv: Jemi pro shtyrjes së afateve të vettingut! Çojmë në Kushtetuese ligjin për vettingun në policinë e shtetit dhe atë për rentën minerare
Lëvizja Socialiste për Integrim mbështet propozimin e mazhorancës për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e afatit të organeve të vettingut. Deklarata është bërë në studion e Report Tv nga anëtarja e Kryesisë së LSI, Silva Caka.
2 Tetor 2021, 20:27 -
Kronikë
Dhuratat befasuese për gjyqtarët VIP nga gjyshet, vjehrrat dhe tezet, dhjetëra mijë euro, hotele, dyqane, shtëpi dhe makina, SPAK vetëm një sekuestrim
Zbatimi i ligjit të Vetingut zbuloi paratë dhe pasuritë dhuratë për gjyqtarët dhe prokurorët. Në listën e dhuruesve edhe vjehrrat, baxhanakë dhe miqtë. Vetingu i shpalli të pajustifikuara dhuratat, por njerëzit e shkarkuar të drejtësisë vijojnë të gëzojnë pasuritë.
2 Tetor 2021, 17:49