-
Opinion
Shpallja e Berishës 'non grata', shkak lufta e tij kundër 'Vettingut'
Berisha tash duhet të pushojë me luftën e tij kundër reformave në Drejtësi, veçanërisht kundër SHBA-ve ngase edhe do humb luftën edhe do të shqetësohet më shumë. Berisha ka bërë gabime, duhet t’i pranojë dhe tu lë vendin të rinjve që të vazhdojnë – pas Vetingut!
21 Maj 2021, 21:14 -
Kronikë
Raporti / Vetingu boshatis 6 gjykatat e Apelit, Korça mbetet me vetëm 1 gjyqtar! Ikën 44 nga 78 magjistratë, KLGJ vështirësi për t’i zëvendësuar
Veprimi i ligjit të Vetingut rrëzon më shumë se gjysmën e gjyqtarëve të Apelit, në gjashtë gjykata kanë mbetur vetëm 34 gjyqtarë. Për plotësimin e vakancave në rrethe nuk ka aplikuar askush.
17 Maj 2021, 16:27 -
Kronikë
‘Origjina’ e pasurive të sekuestruara nga SPAK, nga dyqani 120 mijë € që i dhuroi motra ish gjyqtarit Fatos Lulo deri te karburanti 250 mijë € i Shkëlzen Selimit
Ish anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese i kamufluan në emër të familjarëve pasuritë që sapo u ka sekuestruar SPAK-u si të paligjshme duke zbatuar ligjin anti-mafia.
4 Maj 2021, 19:31 -
Kronikë
Pezullimi i vettingut në Policinë e Shtetit peng i kthimit të projektligjit nga Meta! Mbyllja e punimeve të Kuvendit zgjat pa afat miratimin përfundimtar
Zgjedhjet e 25 prillit dhe presidenti Ilir Meta shtynë pa afat vettingun e policisë së shtetit. Një grup deputetësh propozoi që në sitën e vettingut më parë të kalonin punonjësit e SHÇBA dhe më pas këta të zhvillonin vettingun e policisë, por ky propozim u rrëzua nga Meta. Vetting-un e kanë kaluar vetëm një numër i vogël drejtuesish të policisë.
18 Prill 2021, 10:21 -
Kronikë
Incident gjatë Vettingut, prokurori i shkarkuar nuk pranon vendimin ndjek nga pas anëtarët e KPK-së: Ku do më çoni tani, jam pa shtëpi e katandi (FOTO)
Shkarkimi nga detyra nga KPK e prokurorit të Beratit, Tasim Puci nuk është pritur mirë nga ky i fundit, i cili ka reaguar duke mos i përmbajtur dot emocionet e tij. Pas dhënies së vendimit, prokurori Puci ka ndjekur nga pas anëtarët e trupës gjykuese teksa dilnin nga salla, duke i pyetur dy herë radhazi “Ku do më çoni tani, jam pa shtëpi e katandi”?
15 Prill 2021, 12:07 -
Kronikë
Vetting edhe për noterët, duhet të vërtetojnë pastërtinë e figurës, jo lidhje me persona të krimit
Deri tani, kjo kategori ishte e detyruar të plotësoj vërtetimin e gjendjes gjyqësore, por me ndryshimet e reja që pritet të hyjnë në vazhdim në fuqi do të duhet të dorëzojnë edhe formularin e pastërtisë së figurës. Përmes këtij formulari, norterët zotohen se nuk kanë patur kontakte me persona të përfshirë në akte korruptive apo elementë të krimit të organizuar dhe që nuk rezultojnë në listën e financimit të terrorizimit dhe pastrimit të parave.
4 Prill 2021, 17:39 -
Politikë
Zbardhen propozimet e PD-LSI për sabotimin e reformës në drejtësi nëse vijnë në pushtet, mesazhet e Bashës, Metës dhe Berishës
Lulzim Basha fsheh nga programi elektoral, por shpalos në librin e tij planin kundër reformës në drejtësi, në një linjë mes Metën dhe Berishën, reforma në rrezik nëse opozita fiton zgjedhjet
2 Prill 2021, 15:28 -
Kronikë
Shkarkohet ish kreu i Avokaturës e Shtetit, kandidate për Gjykatën e Lartë! Alma Hicka nuk kalon vettingun
Një prej kandidateve për në Gjykatën e Lartë, ish-drejtuesja e Avokaturës së Shtetit, Alma Hiçka, nuk ka kaluar vettingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka shkarkuar nga detyra pasi kishte probleme me pasurinë.
2 Prill 2021, 10:40 -
'I korruptuar, pasuri marramendëse'/ Iu bë 'pritë' nga qytetarët, Vettingu shkarkon nga detyra gjyqtarin Bari Shyti
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar ditën e sotme gjyqtarin Bari Shyti. Report Tv mëson se Shyti nuk ka rezultuar i pastër 3 shtyllat kryesore të vlerësimit, si pastërtia e figurës, integriteti profesional dhe pasuria.
25 Mars 2021, 09:52 -
FOTO-LAJM/ Gjyqtari Bari Shyti del në Vetting, qytetarët i bëjnë ‘pritë’ me pankarta: I korruptuar, pasuri marramendëse
Gjyqtari i Apelit Administrativ, Bari Shyti ka dalë paraditen e sotme para Vettingut. Mirëpo,atij i është ofruar një "mirëseardhje" aspak e ngrohtë, pasi është pritur nga qytetarë me pankarta në duar kundër tij, një pamje që shihet rrallë ose aspak në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku ndodhet dhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
23 Mars 2021, 09:58 -
Bilanci i dosjeve/ 190 vendimet e Kushtetueses që nga funksionimi, paditë e ‘nxehta’ të rrëzuara të politikanëve dhe njerëzve të krimit
Gjykata Kushtetuese vendime kundër të gjithëve që pas rifunksionimit në dhjetor të vitit 2019, 166 padi të rrëzuara në dhomë këshillimi, mesazh të fortë krimit me disa vendimmarrje.
23 Shkurt 2021, 10:19 -
Rama për gjyqtaren Enkelejda Hoxhën: Një monstër, habiti gjithë dynjanë me vendimet për të liruar të dënuarit me burgim të përjetshëm
'Një monstër' e ka cilësuar kryeministri Edi Rama gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha, e cila u arrestua pak ditë më parë në sallën e gjyqit, ku pritej që të lironte një të burgosur të dënuar për vrasje
13 Shkurt 2021, 11:44 -
Strasburgu rrëzoi Xhoxhajn, Manja: BE ishte palë bashkë me Shqipërinë në proces
Gjykata e Strasburgut ka dhënë një vendim me rëndësi të posaçme. Bëhet fjalë për një nga ankesat e para që është shqyrtuar ku Altina Xhoxhaj kërkonte rikthim në detyrë pas shkarkimit nga Vettingut. Ndërkohë që Strasburgu i hodhi poshtë me rezultatet 5 me 2 dhe 6 me 1 kërksat e gjyqtares në fjalë.
13 Shkurt 2021, 07:34 -
Ish-gjyqtarja Evelina Qirjako u largua nga frika e vettingut, KPA lë në fuqi përjashtimin nga drejtësia për 15 vite
Ish-gjyqtarja Evelina Qirjako u përjashtua nga sistemi i drejtësisë për 15 vite. Ky është vendimi i Komisionit të Posaçëm të Apelit ditën e sotme duke lënë kështu në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin e saj.
12 Shkurt 2021, 16:18 -
-
Strasburgu çimenton Reformën në Drejtësi në Shqipëri
Gjykata e Strasburgut ka hedhur poshtë ankesën e parë nga një gjyqtare e skualifikuar nga procesi vetingut në Shqipëri, duke dekurajuar kështu, dhjetëra dosje që presin në radhë në Strasburg, qyshkurse vetingu filloi të funksionojë.
9 Shkurt 2021, 19:15 -
Nuk deklaroi refuzimin e vizës nga SHBA, KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-Prokurorit të Krimeve të Rënda, Eugen Beçi
Komisoni i Posaçëm i Apelit lënë në fuqi shkarkimin e ish-Prokurorit të Krimeve të Rënda Eugen Beçi nga ana e KPK-së. Ish-prokurori u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në 26 qershor të vitit 2019 pasi ai rezultoi se kishte probleme me deklarimin e pasurisë.
9 Shkurt 2021, 15:14 -
Gjykata e Strasburgut rrëzoi padinë e ish-gjyqtares Altina Xhoxhaj, Kim: Vendimi i vettingut ishte i drejtë
Për rrëzimin e padisë së ish-gjyqtares Altina Xhoxhaj nga Strasburgu reagoi dhe ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim. Përmes një postimi në Twitter ajo shkruan se vendimi i ardhur nga procesi i vettingut ku u shkarkua Xhoxhaj ishte i drejt&
9 Shkurt 2021, 13:34 -
Rrëzimi i padisë së ish-gjyqtares së Kushtetueses Altina Xhoxhaj nga Strasburgu, Gjonaj: Tregon ligjshmërinë e funksionimit të reformës në drejtësi
Pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut për ish-gjyqtaren e Kushtetueses Altina Xhoxhaj, ka reaguar Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Përmes një postimi në Facebook, Gjonaj shkruan se ky vendim tregon dhe njëherë k
9 Shkurt 2021, 12:56 -
Ankimoi vendimin për shkarkimin pas vettingut, Gjykata e Strasburgut rrëzon padinë e ish-gjyqtares së Kushtetueses Altina Xhoxhaj! Kim: Vettingu ishte i drejtë
Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka rrëzuar padinë e ish-gjyqtares së Kushtetueses, Altina Xhoxhaj lidhur me shkarkimin e saj nga procesi i vettingut në maj të 2018-ës. Në vendimin e saj, gjykata ka arritur në përfundimin se procedurat e shkarkimit ishin të rregullta.
9 Shkurt 2021, 10:32 -
-
KPK e konfirmoi në detyrë, ONM kërkon ankimim të vendimit për gjyqtaren e Apelit, Rilinda Selimi
ONM ka kërkuar ankimim të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që konfirmoi në detyrë Rilinda Selimin, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.
28 Janar 2021, 16:33 -
Nuk kishte status magjistrati, KPA ndërpret procesin e vetingut për ish inspektorin e ish KLD-së, Piro Samara
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur ndërprerjen e procesit të vetingut për Piro Samarën. Samara ka qenë me detyrë inspektor pranë ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndërsa ndërprerja e procesit të vetingut për të do të thotë largim nga drejtësia për 15 vite.
21 Janar 2021, 09:47 -
-
Ikën nga drejtësia gjyqtari i Beratit Kostika Çobanaqi, një muaj pasi Vetingu i dërgoi dosjen e hetimit
Shkon në 56 numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve të dorëhequr nga frika e Vetingut, gjyqtari i Beratit u larguar pasi KPK i dërgoi barrën e provës për të kundërshtuar rezultatet e hetimit.
15 Janar 2021, 17:59 -
Gara për BKH-në/ Familjarët e 39 kandidatëve duhet të deklarojnë pasuritë! Lista përfundimtare e agjentëve pritet në fillim të shkurtit
Me përfundimin e testit të poligrafit (makina e së vërtetës) për agjentët e BKH-së, pritet verifikimi i pasurisë për 39 kandidatët që kanë kaluar. Ata kanë plotësuar formularin e deklarimit të pasurisë. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se brenda muajit janar nuk do të kemi një listë finale të agjentëve të BKH-së, kjo për shkak se procesi i verifikimit të pasurisë do të marrë kohë.
12 Janar 2021, 12:41 -
KPK e konfirmoi në detyrë, prokurorja Lindita Ziguri përlotet gjatë seancës
Një tjetër prokurore ka kaluar me sukses sitën e vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokuroren e Tiranës Lindita Ziguri. Ajo është konfirmuar pavarësisht se asaj iu gjetën pasaktësi në deklarimin e pasurisë. Pas seancës, prokurorja nuk arriti t'i përmbante dot lotët.
12 Janar 2021, 10:49 -
-
-
Dosjet ‘e nxehta’ të Vetingut që do tronditin drejtësinë në 2021, nga Fatmira Hajdari, Alaudin Malaj, Besim Hajdarmataj, Beçaj tek Lazër Sallaku
Organet e Vetingut rinisin punën pas pushimeve për festat e fundvitit, Kuvendi u shtoi stafin, çështjet më të ‘nxehta’ në Kolegjin e Posaçëm të Apelit ku do vendoset për gjyqtarët VIP.
5 Janar 2021, 15:59 -
SPECIALE/ 'Dosja 2020'! Diplomacia e Yuri Kim kompleton 'Kushtetuesen' në 2020
Vettingu dhe dorëheqjet e gjyqtarëve sollën situatën e pazakontë në themelet e shtetit juridik shqiptarë. Muajt kalonin dhe opinioni publik, aktorët në vend, politika, diplomacia, mbështetësit e reformës në drejtësi SHBA dhe BE nisën të lëvizin për të gjetur një zgjidhje.
1 Janar 2021, 20:21 -
Lista/ 55 njerëzit që braktisën drejtësinë se ishin ‘pa qejf’, për t’u bërë avokat dhe punuar në privat, arsyet e çuditshme dhe frika e përbashkët nga Vetingu
Tre vjet nga hyrja në fuqi e ligjit të Vetingut 55 gjyqtarë, prokurorë dhe ndihmës ligjorë kanë dhënë dorëheqjen, siparin e hapi vëllai i Lulzim Bashës i pasuar nga anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese
1 Janar 2021, 16:03 -
Vettingu/ Yuri Kim takim me KPK: Biseduam në lidhje me presionet dhe sfidat me të cilat ato përballen! SHBA i mbështet në pavarësinë dhe integritetin
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkallës së parë të vettingut. Lajmin e ka dhënë vetë Kim në një postim në rrjetet sociale, duke shkruar se në takim është biseduar mbi sfidat dhe presionit që KPK ka pasur këtë vit që lëmë pas, në të cilin pavarësisht COVID ka vijuar punën.
28 Dhjetor 2020, 15:22 -
U arrestua pasi theu urdhrin e mbrojtjes dhe u zu me djemtë për makinën, lirohet ish gjyqtari Alaudin Malaj
Ish gjyqtari dhe ish anëtari i KLD-së, Alaudin Malaj, 49 vjeç, është liruar pas arrestimit me 26 dhjetor se theu urdhrin e mbrojtjes dhe u konfliktua me djemtë e mitur te Liqeni Artificial, në një kohë që e kishte të ndaluar t'u afrohej.
28 Dhjetor 2020, 14:26 -
Dha dorëheqje nga posti, KPA lë jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vite ish-gjyqtarin e Apelit Tiranë, Astrit Haxhialushin
Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur shkarkimin e ish-gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Haxhialushi i cili është lënë jashtë drejtësisë për 15 vite. Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, KPA la në fuqi vendimin e KPK-së për ish-gjyqtarin. Kujtojmë se në muajin janar, KPK ndërpreu procesin e vettingut për Haxhialushin.
28 Dhjetor 2020, 14:12 -
Theu urdhrin e mbrojtjes dhe u konfliktua me djemtë e mitur te Liqeni Artificial, arrestohet ish gjyqtari Alaudin Malaj! Nën hetim vëllai i tij
Policia e Tiranës ka arrestuar ish gjyqtarin Alaudin Malaj, 49 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, është konfliktuar për pronësinë e një automjeti me fëmijët e tij të mitur të cilët ishin të pajisur me urdhër mbrojtje.
26 Dhjetor 2020, 09:14 -
Zbardhet debati për makinën/ Ish-gjyqtari i Apelit policisë: Merreni futeni brenda shpejt! Djali: Do vish dhe ti brenda, dëgjove
Është zbardhur një pjesë e debatit mes ish-gjyqtarit të Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj dhe djalin e tij, për makinën. Nga sa shihet, marrëdhënie mes tyre është aq e acaruar sa ish- gjyqtari u kërkon policëve që të fusin në burg djalin e tij. Djali: Ça ke qe shan&
25 Dhjetor 2020, 21:00 -
Lëvizja/ Gjyqtarët e shkarkuar kërkojnë goditjen e ligjit të Vetingut në Kushtetuese, përpjekjet 4-vjeçare të PD dhe magjistratëve për sabotimin e ligjit
Ish-anëtari i KLGJ Tritan Hamitaj kërkon shfuqizimin e pjesshëm të ligjit të Vetingut dhe rikthimin në detyrë pas shkarkimit nga shkalla e parë për kriterin e pasurisë në shtator 2020.
25 Dhjetor 2020, 16:08 -
Debat me të birin në rrugë/ Policia shoqëron në komisariat ish-gjyqtarin e Apelit Alaudin Malaj: Futeni brenda shpejt! Djali: Do vish dhe ti me mua (VIDEO)
Ish-gjyqtari i Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj është shoqëruar në komisariatin e policisë ditën e sotme (25 dhjetor) në kryeqytet. Mësohet se ai ka pasur një mosmarrëveshje me të birin për një makinë, e cila ka detyruar efektivët e policisë të ndërhyjnë.
25 Dhjetor 2020, 13:44 -
I aftë, i drejtë dhe i ndershëm, ja pse KPA riktheu në detyrë gjyqtarin që votoi kundër Dritan Dajtit, shkalla e parë gaboi me shkarkimin
Zbulohen arsyet se pse Kolegji i Posaçëm i Apelimit riktheu në detyrë gjyqtarin e Apelit në Shkodër Fuat Vjerdha, duke rrëzuar Komisionin e Pavarur të Kualifikimit që e shkarkoi magjistratin.
24 Dhjetor 2020, 17:39