-
Mbylli dosjet e Berishës, Shkëlzenit e Bashës, KPA shkarkon gjyqtarin Lazër Sallakun
Komisioni i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Lazer Sallaku, i cili mbylli dosjet e bujshme me të kallëzuar Lulzim Bashën, Sali Berishën, Shkëlzen Berishë, Ridvan Boden dhe Genc Rulin
25 Prill, 10:41 -
Gjyqtarja Ardiana Bera jep shpjegime për bilancet negative dhe vendimin për 21 janarin
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i kaloi gjyqtares së Gjykatës së Tiranës Ardiana Bera barrë prove për bilance negative në disa vite dhe i kërkoi shpjegime për vendimin si pjesë e trupës që shpalli të pafajshëm gardistët e akuzuar për vrasjet e protestuesve në 21 janar. Bera këmbënguli se kishte pasur të ardhura të ligjshme, ndërsa tha se vendimmarrja e gjykatës mund të kontrollohej vetëm nga një gjykatë më e lartë.
24 Prill, 20:11 -
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Beratit Tasim Puci, Vetingu lë jashtë dhe ndihmësin ligjor të gjykatës Administrative
Vetingu largon prokurorin e Beratit Tasim Puçi. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi sot, 19 prill 2024 lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i cili shkarkoi nga detyra më 15 prill 2021.
19 Prill, 21:47 -
U shkarkua nga KPK, kush është gjyqtari që i dha vulën e PD Berishës! Nga shofer në drejtësi, kërcënimet dhe takimet para vendimit! Gruaja e tij sekretare e ‘Doktorit’
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot gjyqtarin e Tiranës, Agron Zhukri. Gjatë procesit të vlerësimit, Zhukrit iu konstatuan pamundësi financiare të familjes për krijimin e pasurive në masën e 93 milionë lekëve
19 Prill, 10:52 -
'Vetingu' i kërkon Kuvendit rritjen e pagave për administratën e saj! Ja sa do të paguhet, sekretari i përgjithshëm, drejtori dhe këshilltari për median
Tre institucionet e vetingut Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) Institucioni Komisionerëve Publikë (IKP) i kërkojnë kuvendit rritjen e pagave për administratën. Ata propozojnë dhe unifikimin e pagave të administratës në të trija këta institucione të drejtësisë.
10 Prill, 21:47 -
KPA pezullon nga detyra prokurorin e Gjirokastrës Juljan Çafka, e kthen në shkollën e Magjistraturës për 1 vit
Kolegji i Posaçëm të Apelimit ka pezulluar nga detyra prokurorin e Gjirokastrës Juljan Çafka duke e rikthyer për një vit në Shkollën e Magjistraturës. Vendimi vjen pas kërkesës së bërë nga komisioneri Publik i cili tha se prokurorit i janë gjetur problemet me profesionalizmin më dy çështje që janë referuar për hetim disiplinorë pranë ILD
5 Prill, 15:56 -
Prokurori Milan Laskaj jep shpjegime për blerjen e një apartamenti
Prokurori Milan Laskaj i Prokurorisë së Tiranës u përball të hënën më 25 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për bilancet negative në kriterin e pasurisë dhe dyshimet për fshehjen e një automjeti.
26 Mars, 20:02 -
Në dhjetor u dënua me 3 vite shërbim prove për ryshfet, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Durrësit, Mimoza Margjeka
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) shkarkoi sot nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Shkallës së parë në Durrës, Mimoza Margjeka e cila në dhjetor të vitit të kaluar u dënua përfundimisht me 3 vite shërbim prove për marrjen e ryshfetit për të lehtësuar masën e sigurisë së një personi të ndaluar në Pogradec.
26 Shkurt, 15:39 -
Kaloi vettingun, Komisioneri Publik ankimon vendimin për prokuroren e Elbasanit, Zena Lila
Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin nga detyra të prokurores së Elbasanit, Zena Lila. Në ankimin e paraqitur ndaj vendimit të KPK, thuhet se Lila ka bërë deklarime të ndryshme me shkrim dhe të ndryshme në seancë sa i përket mënyrës së pagesës për blerjen e një apartamenti.
23 Shkurt, 16:49 -
U shkarkua se nuk justifikoi të ardhurat për blerjen e një trualli, KPA rikthen në detyrë prokuroren Daniela Sulaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrën prokuroren Daniela Sulaj e cila në vitin 2021 u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi nuk justifikonte burimet financiare për të mbuluar blerjen e një trualli për shtëpi në periferi të Tiranës në vitin 2013.
22 Shkurt, 16:31 -
U mbaron mandati në dhjetor, anëtarët e KPK letër Kuvendit: Të bëhemi gjyqtarë Apeli pas vettingut
Anëtarët e KPK-së i kanë drejtuar një kërkese për mbështetje kuvendit dhe qeverisë për të marrë nisma ligjore ne mënyrë që të rregullojnë, statusin e tyre pas përfundim të mandatit në dhjetor 2024. Ata sugjerojnë që pas përfundimit të mandatit ata të behën gjyqtar në Apel
18 Shkurt, 15:04 -
KPA lë në fuqi konfirmimin në detyrë për prokurorin Ylli Bashaj! Nuk u gjetën shkelje gjatë hetimeve për pasurinë
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi sot (2 shkurt) vendimin që konfirmoi në detyrë prokurorin Ylli Bashaj duke rrëzuar ankimin e Komisionerit Publik. Shumica e anëtarëve të KPA e konsideroi të drejtë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ta konfirmuar në detyrë prokurorin
2 Shkurt, 15:52 -
Komisioneri kërkon shkarkimin e prokurorit të Tiranës Arben Agovi: Ka mangësi profesionale që s'plotësohen as me trajnim
Komisioneri Publik i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin nga detyra të Arben Agovit prokuror në Prokurorinë e Tiranës për të cilin Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori vendim për konfirmimin në detyrë.
30 Janar, 10:36 -
KPA shkarkon prokuroren e Tiranës, kunatën e Mirel Mërtirit! Bashkëshorti i saj drejtues në bizneset e Mërtirit, me Stela Gugallen udhëtuan në Vjenë
Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi sot nga detyra prokuroren e Tiranës Mariola Mërtiri, e cila rezulton kunata e Mirel Mërtirit, në kërkim për aferën e inceneratorëve
29 Janar, 21:55 -
Komisoneri Publik ankimon në KPA vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Durrësit, Elidon Hysenajt
Komisioneri Publik ka njoftuar se ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Durrësit, Elidon Hysenajt.
14 Nëntor 2023, 18:32 -
Probleme me pasurinë, shkarkohet gjyqtarja e Apelit e Tiranës, Maria Qirjazi dhe prokurori i Shkodrës, Arben Smaçi
Prokurori i Shkodrës Arben Smaçi dhe Gjyqtarja e Apelit të Tiranës Maria Qirjazi largohen nga sistemi i drejtësisë. Vendimet u morën në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit
9 Nëntor 2023, 20:20 -
KPK e shkarkoi, KPA ndryshon vendimin në favor të prokurorit Julian Xhengo: Pezullohet me një vit dhe të ndjekë Shkollën e Magjistraturës
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur në favor të Prokurorit, Julian Xhengo, i cili në shtator të 2022 u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
2 Nëntor 2023, 21:59 -
KPK konfirmon në detyrë prokuroren Anila Bebeci, kaloi me sukses vettingun
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokuroren e Durrësit, Anila Bebeci, pas rivlerësimit për të tri kriteret e vetingut, përfshirë atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmin.
26 Tetor 2023, 15:03 -
Gjyqtari i Tiranës Kujtim Vraniçi konfirmohet në detyrë, Komisioneri Publik ankimon vendimin për prokurorin e Elbasanit, Artur Ismajlukaj
Komisioneri Publik ka vendosur të apelojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit sa i takon Prokurorit të Elbasanit Artur Ismajlukajn. Sipas argumentimit që ka bërë Komisioneri Publik thuhet se ka fakte ligjore se Ismajlukaj, ka cenuar besimin e publikut në sistemin gjyqësor
19 Shtator 2023, 16:31 -
KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Tiranës, Alma Felaj! Kunata e deputetes socialiste Ermonela Felaj
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokuroren e Tiranës Alma Felaj, kunata e deputetes socialiste Ermonela Felaj. Trupa e KPK-së udhëhiqej nga komisionerja Alma Faskaj, me relator Olsi Komici dhe anëtar Etleda Çiftja. Procesi i rivlerësimit për Felajn është bërë për të tre kriteret e vettingut, përfshirë kontrollin e pasurisë, integritetin e figurës dhe profesionalizmin.
14 Korrik 2023, 13:29 -
Vetingu, KPK shkarkon prokurorin e Durrësit Ndriçim Troplini! Sot seanca dhe për prokuroren e Tiranës, Alma Felaj, kunata e deputetes Ermonela Felaj
Komisioni i Pavarur i Kualifikimi shkarkon nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Durrësit Ndriçim Troplini. Po sot para komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të dalë dhe Alma Felaj, prokurorja e Tiranës
12 Korrik 2023, 11:21 -
KPK e shkarkoi, KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Gentiana Xhelili
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka rikthyer në detyrë gjyqtaren Gentiana Xhelili. Siç bëhet me dije në vendimin e KPA-së, tupa gjykuese e përbërë Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, vendosën për ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Gentiana Xhelili
3 Korrik 2023, 21:59 -
KPK ndërpreu vetting-un për Alfred Ballën, Komisioneri e ankimon! Kreu i KLP: Ajo procedurë duhet të ishte mbyllur që para 5 vitesh
Komisoneri publik vendosi të ankimojë vendimin e KPK, për ndërprerjen e procesit të Vetting-ut pa vendim përfundimtar për kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla.
30 Qershor 2023, 16:09 -
Dhurata 40 mijë euro e ish-vjehrrës ‘dogji’ gjyqtarin Lazër Sallaku, tregon pse e mbylli dosjen e Berishës e Shkëlzenit për CEZ: E kërkuan prokurorët
Si u shkarkua nga detyra gjyqtari Lazër Sallaku që shpëtoi Lulzim Bashën për dosjen e lobimit rus si dhe mbylli dosjen CEZ ku të kallëzuar ishin Berisha, ish ministrat dhe Shkëlzeni.
26 Maj 2023, 17:40 -
Liroi lordin e drogës, KPK shkarkon Petraq Çurin: Nuk justifikon 70 mln lekë pasuri
Gjyqtari i Durrësit, Petraq Çuri mbetet jashtë sistemit të drejtësisë. Ai është shkarkuar ditën e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK). Një ditë më parë Shqiptarja.com solli raportin e plotë, nga ku u konstatua se nuk justifikon me të ardhura të ligjshme disa apartamente, garazhe, makinë dhe qindra mijëra euro të ardhura që kapin vlerën e 700 milionë lekëve (të vjetra).
12 Maj 2023, 13:03 -
KPK shkarkon nga detyra prokurorin Armand Gurakuqi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra prokurorin në Prokurorinë e Tiranës, Armand Gurakuqi. Ai u dogj në Vetting nga pasuria e tij, pasi pati bilance negative ndër vite, si për blerjen e dy apartamenteve dhe kryerjen e një investimi, në pjesën më të madhe me borxhe.
28 Prill 2023, 15:14 -
Probleme në 3 shtyllat e vlerësimit/ KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Besnik Shehu
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Korçës, Besnik Shehu. Vendimi u mor ditën e sotme nga trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Genta Tafa Bungo. Shehu nuk plotësonte 2 kriteret, atë të pastërtisë së figurës dhe profesionalizmin.
6 Prill 2023, 18:48