-
Mijëra metra tokë buzë detit, kontratë fiktive dhe apartament me kredi/ Vettingu dhe ONM ‘gozhdojnë’ prokurorin e Durrësit
Nis procesi i Vetting-ut me prokurorin e Apelit të Durrësit, Bujar Hoti. Në seancën dëgjimore, KPK ka prezantuar rezultatet e hetimit të thelluar për Hotin, ku u vu theksi tek deklaratat fiktive të pasurisë.
6 Shtator 2018, 10:12 -
Dosja e Vettingut - S’deklaroi 100 mln lekë, gjyqtari Dvorani: Ishte pakujdesi
Si shpëtoi anëtari i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani nga procesi i Vetting-ut. KPK: Gjyqtari nuk e ka fshehur pasurinë. Vetë Dvorani ka deklaruar në KPK, se mosdeklarimi i llogarive bankare në deklaratën për Vetingun, ishte një pakujdesi.
5 Shtator 2018, 07:33 -
Mbylli dosjen e ish-kryekomunarit, Komisioneri Publik ankimon vendimin për Sevdarin: Hetimi i KPK-së, i paplotë
Komisioneri Publik ka ankimuar sot pranë Kolegjit të Posacëm të Apelimit, vendimin e KPK-së për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Antoneta Sevdari. Në njoftim thuhet se hetimi i KPK-së për Sevdarin nuk ishte i plotë.
29 Gusht 2018, 16:25 -
Vetingu/ Të shkarkuarit ankohen në Kolegj, 3 gjyqtarë dhe 1 prokurore kërkojnë të kthehen në detyrë
Gjyqtari i Apelit Durrës, Besim Trezhnjeva, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj dhe prokurorja pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër, kërkojnë rrëzimin e vendimeve të KPK kundër tyre.
7 Gusht 2018, 13:33 -
'Fitova 5.2 mln lekë në baste'/ KPK zbardh vendimin: Deklaratat kontradiktore 'dogjën' prokurorin Luan Kaloçi
Trupa e KPK arsyeton se prokurori që deklaroi se fitoi 5.2 mln lekë në lloto, dështoi të shpjegojë bindshëm burimin e blerjes së apartamentit me sipërfaqe 145 metra katrorë si dhe të një dyqani me sipërfaqe 132 metra katrorë-të dyja në Tiranë.
5 Gusht 2018, 19:50 -
Kërkoi arrestimin e Tahirit, përballet me Vettingun prokurori Gentian Osmani
KPK ka zhvilluar seancën dëgjimore për prokurorin e Krimeve të Rënda, Gentian Osmani. Osmani ka qënë një prej tre emrave kryesorë bashkë me Besim Hardarmatajn dhe Elisabeta Ymerajn, të cilët kërkuan arrestimin e Tahirit.
31 Korrik 2018, 15:30 -
ONM s’ndalet me pyetje për gjyqtarin Malaj: Bëtë kontratë fiktive? Paguat kredinë e interesat për një apartament që se përdorët kurrë?!
Në seancën dëgjimore në ngarkim të gjyqtarit Artur Malaj ka ndërhyrë përfaqësuesi i ONM-së, lidhur me një apartament në Tiranë. ONM pyeti për mënyrën sesi gjyqtari firmosi kontratë blerje për apartamentin e tij.
31 Korrik 2018, 13:15 -
Shkarkimi i Abdullait, gazetari Carlo Bollino: Më dënuat në emër të PD-së, 75 mijë euro për një artikull që s’e shkrova kurrë
Gazetari Carlo Bollino, në një reagim në Facebook, tregon gjyqin me gjyqtarin e shkarkuar sot nga KPK-ja, Bledar Abdullai. Bollino rrëfen sesi u dënua me një dëmshpërblim prej 75 mijë eurosh nga Abdullai për një artikull të pashkruar kurrë prej tij.
30 Korrik 2018, 11:24 -
Shkëlzen Selimi para Vettingut/ ONM dhe KPK: Me probleme! Gjyqtari braktis seancën
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi doli sot para KPK-së. KPK paraqiti në seancë të dhënat e ONM-së dhe raportin e DSIK sipas të cilit Selimi është i papërshtatshëm për të vijuar detyrën. Vendimi jepet të hënën.
27 Korrik 2018, 11:17 -
KPK e konfirmoi në detyrë, Komisioneri publik ankimon vendimin për gjyqtarin Bashkim Dedja
Ankimimi i Komisionerit vjen pas kërkesës së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. KPK-ja e cilësoi gjyqtarin e Kushtetueses, Bashkim Deden si të përshtatshëm në të trija shtyllat e hetimit.
26 Korrik 2018, 16:58 -
U shkarkua nga KPK, prokurori Arben Nela i emocionuar: Jam profesionist me kualifikim të lartë
Prokurori numër dy i Tiranës, Arben Nela pak pas shkarkimit nga KPK, në një prononcim për gazetarët u shpreh se është njeri me kualifikim ligjor të lartë. Nela u shfaq i emocionuar teksa u ngatërrua disa herë kur po fliste.
23 Korrik 2018, 16:47 -
I "dogji pasuria"/ KPK shkarkon gjyqtarin e 21 Janarit dhe numrin 2 të prokurorisë Tiranë
S'justifikoi pasurinë dhe transaksionin me kredin e butë për strehim, shkarkohet nga KPK anëtari i dosjes “21 Janari” në Apelin e Tiranës gjyqtari Ervin Metalla. Për të njëjtën arsye sot u shkarkua dhe numri dy i prokurorisë Tiranë, Arben Nela
23 Korrik 2018, 14:05 -
‘Të papërshtatshëm, fshehën pasurinë’/ Gjyqtarët Dvorani dhe Faqolli drejt shkarkimit nga Vettingu
Gjyqtari Faqolli ka dalë para KPK. Pas seancës së zhvilluar pritet një shkarkim i tij, pasi figura e të cilit cënohet nga mosdeklarimi i dy llogarivë të bashkëshortes, deklarimi i të ardhurave në lekë të vjetra dhe mospërshtatshmëria nga DSIK.
23 Korrik 2018, 08:42 -
Gjyqtari i '21 janarit' drejt 'djegies' nga Vettingu, KPK: S'justifikon pasurinë
Ditën e sotme, radha për të kaluar në filtrat e Vettingut ka qenë e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca, i cili njihet për procesin "21 janari" si dhe fitoren që i dha Lulzim Bashës në 2011 për zgjedhjet për kryetar bashkë të Tiranës.
13 Korrik 2018, 15:20 -
Fshehu provat për korrupsionin e gjyqtarit, dosja 'Thanza' rrezikon prokurorin Beluri
Kostaq Beluri prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme rrezikon të mbesë në sitën e Vettingut, pasi dy vite më parë ai ka pushuar një hetim për veprën penale të korrupsionit, ku i përfshirë ka qenë dhe gjyqtari i lartë, Admir Thanza, i dënuar.
11 Korrik 2018, 12:59 -
Fshehu dënimin në Itali, Prokuroria nis hetimet për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza
Prokuroria e Përgjithshme ka nisur sot hetimet për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza. Gjyqtari Thanza akuzohet për deklarim të rremë në formularin e vetëdeklarimit, pasi nuk ka deklaruar dënimin për vjedhje në Itali.
11 Korrik 2018, 09:27