-
Rikonstruktohet godina Nr. 5 në Qytet Studenti, Veliaj: Studentët t’i kthehen mësimit që gjatë verës të ndërhyjmë në dhoma
Kryebashkiaku Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në godinën Nr. 5. Për shkak se studentët jetojnë ende në konvikte, po punohet me mjediset e përbashkëta, dushet, nyjet sanitare dhe fasadat, ndërsa ndërhyrja nëpër dhoma do bëhet gjatë muajve të verës, kur studentët të largohen në shtëpitë e tyre.
15 Janar 2019, 14:16 -
“Fondi i Komuniteteve”, rikonstruktohen edhe godinat e tjera të pallateve “Hawai”, Veliaj: Zgjidhni administratorin e pallatit dhe aplikoni
Pas suksesit me pallatet e para “Hawai” në Rr. “Andon Z. Cajupi” në Njësinë 5, këtë mundësi e kanë përqafuar edhe banorët e godinave të tjera në këtë bllok banimi, të cilët i kanë dhënë një pamje krejt të re banesave të tyre, ndërkohë që Bashkia e Tiranës është duke punuar për rehabilitimin e rrugëve dhe të trotuareve.
13 Janar 2019, 13:28 -
Veliaj inspekton punimet tek konviktet e Mjekësisë: Nëse tollovia vazhdon për ideal të partisë, humbasin vetëm studentët
Tek rezidencat e Mjekësisë janë larguar zaptuesit e mjediseve që i kishin kthyer ato në kafe dhe pika bastesh, ndërkohë që po punohet për rehabilitimin e tyre, me qëllimin ofrimin e kushteve sa më të mira për studentët e ardhur nga rrethet në Tiranë.
12 Janar 2019, 14:29 -
Transformohet blloku i banimit “Frederik Shiroka”, Veliaj: E nisëm me marshin e pestë, fokusi te ndërhyrjet në periferi
Projekti i rikualifikimit të plotë urban i kësaj zone u siguron banorëve të lagjes rrugë më të mira, trotuare, hapësira rekreative, si dhe një kënd lojërash për fëmijë.
11 Janar 2019, 16:35 -
Emergjencat Civile të Bashkisë Tiranë shpëtojnë dhjetëra qytetarë në vështirësi (FOTO)
Qytetarët janë dërguar për trajtim në qendrat shëndetësore apo në QSUT e më pas janë strehuar në strehën permante të ngritur posaçërisht nga Bashkia e Tiranës për njerëzit në situatë rruge në Shkozë.
10 Janar 2019, 15:33 -
“Fondi për Komunitetin”, rikonstruktohet një pallat i amortizuar, kryebashkiaku Veliaj: Këtë vit prioritet ka “Qytet studenti”
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u njoh nga afër me transformimin e pallatit, pas aplikimit në Fondin e Komuniteteve, çka ka përmirësuar ndjeshëm edhe jetën e banorëve.
9 Janar 2019, 13:17 -
Prapa stadiumit 'Arena Kombëtare', kryeqytetit i shtohet një tjetër kënd lojërash për fëmijë
Projekti parashikon sistemimin e ambienteve çlodhëse për moshën e tretë, ndërtimin e një shatërvani, shtrimin e rrugicave me pllaka dekorative, vendosja e ndriçimit, spote ndriçues, bordurat konturuese, stolat, koshat, pemë, lule etj.
9 Janar 2019, 10:40 -
Rikonstruktohet shkolla ‘Ismail Qemali’, Veliaj: Së shpejti kryeqyteti me 17 shkolla të reja
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte për të inspektuar në gjimnazin e Tiranës"Ismail Qemali", ku ka përfunduar puna për rikonstruksionin e plotë të ambienteve në këtë shkollë,ndërsa u shpreh se përgjatë vitit 2019 në kryeqytet do të nisë edhe ndërtimi i 17 shkollave të reja, si edhe do të ulet numri i nxënësve në klasa.
7 Janar 2019, 13:35 -
Përkthyesi i gjuhës frënge i bashkohet nismës për mbjelljen e pemëve, Veliaj: Një fidan është i përballueshëm për të gjithë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës shprehu ambicien për mbjelljen e 2 milionë pemëve të reja në kryeqytet, duke krijuar një mjedis më të mirë për qytetarët, ndërsa profesori dhe përkthyesi i njohur i gjuhës frënge, Ilia Lëngu e vlerësoi transformimin që ka pësuar qyteti.
6 Janar 2019, 14:30 -
Përfundon rikonstruksioni i gjimnazit ‘Çajupi’/ Veliaj: Kushte komode, fund mësimit me dy turne
Investimi i Bashkisë së Tiranës ka bërë të mundur përfundimin në kohë rekord të rikonstruksionit të plotë të godinës së vjetër të shkollës, por edhe ndërtimit të palestrës së re dhe mjediseve shtesë për laboratorët dhe dhomat e kaldajave.
5 Janar 2019, 14:45 -
Veliaj nderon me çmimin 'Mirënjohja e Qytetit' kunatin e deputetit të PD Halim Kosova (FOTO)
Kryebashkiaku i Tiranës ka publikuar fotot e ceremonisë së vlerësimit për eksploruesin e madh të maleve Ibrahim Haçkaj, i cili një vit më parë u nda nga jeta duke lënë një mungesë të pashlyeshme për alpinizmin shqiptar.
4 Janar 2019, 20:00 -
U kthye në epiqendrën e festimeve, Veliaj: 'Fshati i Festave' do të qëndrojë hapur deri më 7 janar
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetin social "Twitter" se, fshati i festave i ngritur në sheshin "Skënderbej" do t'i mirëpresë qytetarët deri më datë 7 janar.
3 Janar 2019, 19:58 -
Rehabilitohet pas 60 vitesh blloku i banimit në Sauk, Veliaj: E nisëm vitin mbarë, 2019 do i dedikohet periferisë
Duke i uruar për vitin e ri, kryebashkiaku Veliaj kërkoi prej banorëve të kësaj zone që të mirëmbajnë investimet. Deputetja e PS, Vasilika Hysi vlerësoi se Bashkia e Tiranës është modeli më i mirë se sa e suksesshme mund të jetë një reformë nëse drejtohet nga njerëz që kanë vizion dhe marrin vendime shumë të mira për komunitetin
3 Janar 2019, 12:06 -
Moderatorja e sportit flet për Erion Veliajn: E meriton një mandat të dytë
Duke vlerësuar ndryshimet në qytetin e saj, moderatorja sportive bukuroshe Ilda Bejleri, është shprehur së fundi për kryetarin të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke thënë se me punën e bërë për kryeqytetin, ai e meriton edhe një mandat të dytë.
2 Janar 2019, 12:25 -
OSBE dhe Bashkia e Tiranës drekë festive për njerëzit në nevojë, Veliaj: Traditë që do ta vazhdojmë në çdo ditë të vitit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Kreu i Prezencës së OSBE-së në vendin tonë që shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Bernd Bochard, shërbyen drekën festive në Qendrën Sociale “Gonxhe Bojaxhi” në Njësinë Administrative Nr. 4.
31 Dhjetor 2018, 16:43 -
Batuta e Ramës: Veliaj dhe Xhafaj 'komplote' brenda PS, kryebashkiakun do e varim te pema
Me doza të theksuara humori, Rama tha se ishte i "shqetësuar", pasi për më tepër, në krye të këtij "komploti" është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.
31 Dhjetor 2018, 13:05 -
I dha leje vetes, Veliaj sërish padi Bashës për shpërdorim detyre: Vendimi në konflikt interesi, të shpallet i pavlefshëm
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka paditur sërish paraardhësin e tij Lulzim Basha, këtë herë për lejen e ndërtimit që i dha vetes. Basha është paditur për shpërdorim detyre pasi i firmosi vetes leje në konflikt interesi. Gjithashtu Veliaj kërkon pavlefshmërinë e kësaj leje të dhënë për ndërtim në katin e 13 të pallatit ku banon Basha. Report Tv siguron padinë që kryebashkiaku ka bërë kundër liderit të PD-së.
29 Dhjetor 2018, 13:39 -
Vjen për herë të parë në Tiranë festivali i dritave/ Veliaj: Festë fantastike
Për herë të parë në Tiranë vjen “Kuju Light Festival”, një hapësirë artistike bashkëkohore ku më shumë se 15 instalacione dritash do të shfaqen për publikun artdashës në datë 29 dhe 30 Dhjetor, prej orës 18:00 deri në mesnatë. Ndërsa spektakli nuk mbyllet me kaq, pasi artistët më të mirë të momentit do të performojnë për publikun kryeqytetas.
28 Dhjetor 2018, 20:21 -
Veliaj padi për shpifje për Bashën dhe Tabakun, PD: Lojërat me paditë politike nuk të shpëtojnë
PD akuza Veliajt pas padisë së kryebashkiakut Veliaj për Tabakun dhe Bashën për shpifje dhe leje në konflikt interesi që i dhanë vetes kur drejtonin bashkinë. Ina Zhupa, përsëriti qëndrimin se Plani Vendor i Tiranës u ndryshua për t'i hapur rrugë ndërtimit të projektit rezidencial për pallate të biznesmenit Edmond Bego.
27 Dhjetor 2018, 15:43 -
Veliaj padit Bashën dhe Tabakun për shpifje për projektin e Unazës së Re dhe shkelje me lejet që i dhanë vetes
Erion Veliaj ka depozituar në gjykatë një padi për shpifje për kryetarin e PD, Lulzim Basha, ashtu edhe deputeten e PD, Jorida Tabaku, për akuzat e bëra lidhur me devijimin e rrjedhës së lumit të Lanës dhe projektit të Unazës së Re. Gjithashtu kryebashkiaku ka paditur po Bashën dhe Tabakun për lejet e ndërtimit që i dhanë vetes.
27 Dhjetor 2018, 13:20 -
Dhurata për fëmijët e qendrës sociale në Shkozë, Veliaj: Do të ndërtojmë të tjera qendra shërbimi në Tiranë
Bashkia e Tiranës u ka shpërndarë dhurata fëmijëve të qendrës sociale në Shkozë, e për këtë nismë kryebashkiaku Erion Veliaj falenderoi donatorët, shprehu mirënjohjen për kontributin e qendrave të këtij lloji, e më tej bëri të ditur se do të ndërtohen edhe qendra të tjera sociale.
27 Dhjetor 2018, 13:03 -
Ndëshkim për personat që shfrytëzojnë fëmijët në rrugë, Veliaj: Programi social, më radikali në Shqipëri
Nuk do të jenë lypësit në rrugë ata që do të gjobiten, por personat që i shfrytëzojnë ata për qëllime përfitimi. Gjatë një takimi me fëmijët me aftësi të kufizuara, kryebashkiaku Erion Veliaj sqaroi programin social të ndërmarrë së fundmi nga Bashkia e Tiranës, duke theksuar se do të jetë më radikali i marrë ndonjëherë.
26 Dhjetor 2018, 16:58 -
Bashkia e Tiranës shtron drekën e Krishtlindjes për njerëzit në nevojë, Veliaj: Fryma e solidaritetit, të vazhdojë gjatë gjithë vitit
Bashkia e Tiranës ka shtruar këtë të martë në mensën sociale “Gonxhe Bojaxhiu drekë për familjet në nevojë. Kryebashkiaku Erion Veliaj uroi të gjithë ato që i përkasin besimit të krishterë, si dhe u bëri thirrje individëve, familjeve dhe kompanive që fryma e solidaritetit të vazhdojë përgjatë gjithë vitit, jo vetëm në raste festash.
25 Dhjetor 2018, 14:45 -
Bashkia koncert për Krishtlindjen, Veliaj: Më e mira për Tiranën është gjithmonë përpara
Bashkia e Tiranës ka organizuar një koncert festiv në sheshin “Skënderbej”. Festimet nisën në orën 19:00. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar të gjithë besimtarët për Krishtlindjen.
24 Dhjetor 2018, 19:46 -
'Kujdesemi që festat të jenë të gëzueshme për të gjithë', Veliaj shpërndan dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe romë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shpërndarë këtë të hënë dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe romë të institutit "Ramazan Kabashi". Ai bëri me dije se këtë vit Bashkia do të shpërndajë dhurata edhe për fëmijët që vijnë nga familje në nevojë ekonomike dhe zonat periferike të Tiranës.
24 Dhjetor 2018, 11:48 -
Festat, hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj fton qytetarët: Konsumoni produktet e zonës (VIDEO-FOTO)
Gjelat e detit të Baldushkut janë kthyer në traditë për tavolinën e çdo qytetari të Tiranës në mbrëmjen e Krishtlindjeve dhe darkën e Vitit të Ri. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se tregu ka ndihmuar në rritjen e të ardhurave të familjeve të zonës së Baldushkut.
23 Dhjetor 2018, 12:10 -
PD akuza Veliajt: Mashtrove, i dhe leje projektit të Edmond Begos që devijoi rrjedhën e Lanës (VIDEO)
PD publikoi një video, ku sipas PD provohet se prona ku është planifikuar të ndërtohet kompleksi rezidencial me pallate nga Bego. Ina Zhupa tha se në sistemin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, rezulton se është dhënë leje ndërtimi për zonën TR/228, që sipas PD është zona ku biznesmeni Edmond Bego do të ndërtojë një kompleks pallatesh me vlerë 60 milionë euro.
22 Dhjetor 2018, 15:03 -
Rihapet Kalaja e Tiranës, Veliaj: Një tjetër histori suksesi për Tiranën ata që e luftuan këtë projekt duhet të vijnë ta shohin
Nga sot, Kalaja e vjetër e Tiranës është hapësira më e re kulturore e tregtare e qytetit, ku qytetarët dhe turistët e shumtë mund të gjejnë dyqane suveniresh, mozaikë e restorante tradicionale. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, vizitoi mjediset e rehabilituara të Kalasë.
22 Dhjetor 2018, 13:07 -
Pas kazinove, do largohen edhe klubet e striptizmit nga zonat e banuara në Tiranë, Veliaj: Afat deri në 1 mars
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka prezantuar përpara këshillit bashkiak nismën e re, atë të zhvendosjes së lokaleve të striptizmit jashtë zonave të banuara të kryeqytetit.
22 Dhjetor 2018, 01:11 -
Skandali tjetër/ Veliaj: Jo vetëm Luli, por edhe Jorida Tabaku i dha leje ndërtimi vetes për 21 mijë metra katrorë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka denoncuar këtë të premte nga Këshilli Bashkiak i Tiranës edhe deputeten demokrate Jorida Tabaku. Sipas Veliajt, Tabaku në kohën kur ka qenë zëvendës kryetare në Bashkinë e Tiranës ka marrë leje ndërtimi për një sipërfaqje ndërtimi 21 mijë metra katrorë.
21 Dhjetor 2018, 23:09 -
Basha i dha vetes leje për katin e 13, shtoi 4 dhoma e s'pagoi as taksën, Veliaj: Të hënën vendimi për prishje
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zbuloi dje se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, jo vetëm i ka dhënë vetes kur ishte në krye të Bashkisë, leje ndërtimi për shtesë kati në apartamentin ku banon, por për më tepër nuk ka paguar as taksat. Veliaj deklaroi se të hënën Bashës do t'i shkojë gjoba por edhe vendimi për prishjen e shtesës së katit të 13-të
21 Dhjetor 2018, 22:36