-
Deputetja Tabaku i përgjigjet Veliajt: Leja u mor kur isha deputete jo nënkryetare Bashkie
Akuzat e Veliajt për një tjetër skandal nga ana e demokratëve kur këta të fundit ishin në krye të Bashkisë Tiranë. Pas akuzave se pas Bashës edhe Jorida Tabaku ka firmosur një leje ndërtimi për një sipërfaqje ndërtimi për mbi 21 mijë metra katrorë, reagon deputetja. Tabaku thotë se prona nuk banohet më prej familjes së saj dhe se në kohën kur ka dalë leja e ndërtimit ajo ka qenë deputete e jo nënkryetare bashkie.
21 Dhjetor 2018, 20:48 -
'Basha i dha vetes leje për të ndërtuar kat të 13-të', PD: Valë sulmesh e shpifjesh, për të mbuluar superskandalin e 'Unazës së Re'
Pas denoncimit të bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, se Lulzim Basha në kohën kur ka qenë kryetar bashkie ka firmosur një leje ndërtimi për veten e tij, ka ardhur menjëherë reagimi nga ana e Partisë Demokratike.
21 Dhjetor 2018, 20:13 -
FOTOT/ Si zaptuan hapësirat e Qytetit Studenti, vëllai i Bujar Nishanit e ish ministrit të LSI dhe djali i Azem Hajdarit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj denoncoi në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak disa fakte se si vëllai i ish-presidentit Bujar Nishani, ish-ministrit të LSI, Nasip Nacos, dhe djali i Azem Hajdarit, Kiri Hajdari, kanë privatizuar ambientet e Qytetit Studenti.
21 Dhjetor 2018, 19:08 -
PDIU bashkon votat me PS, miratohet buxheti i Bashkisë së Tiranës, rritje me 12%
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar buxhetin për 2019, me një bashkim votash midis grupit të këshilltarëve të PDIU me ata të PS-së. Përpara së të merrej ky vendim, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka hedhur poshtë denoncimet e bëra nga PD dhe ka deklaruar se nëse gjendet një dokument që e vërteton dicka të tillë, ai do të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës
21 Dhjetor 2018, 17:00 -
Veliaj në Japoni: Së shpejti qeveria japoneze do të heqë vizat për qytetarët shqiptarë
Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë vizitës së tij, në Tokio ka ftuar të gjithë sipërmarrësit e bisneseve të investojnë në Shqipëri, ndërsa ka dhënë lajmin e mirë se falë marrëdhënieve të mira dhe rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve, qeveria japoneze po përgatit dhe po vlerëson planin e heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë.
20 Dhjetor 2018, 13:57 -
'Unaza e Madhe'/ Denoncimi i PD: Rama dhe Veliaj kanë firmosur për ndërtimin e një rezidence luksoze të Edmond Begos
Partia Demokratike ka denoncuar këtë të mërkurë projektin "Unaza e Madhe", duke e cilësuar si mashtrim të stisur nga ana e kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për t'i ardhur në ndihmë ambicies së trafikantit Edmond Bego për të ndërtuar një projekt rezidencial luksoz.
19 Dhjetor 2018, 14:26 -
Veliaj takim me guvernatoren e Tokios në Japoni: Shqipëria një port hyrës për investimet japoneze
Kryebashkiaku Erion Veliaj, ishte në një vizitë në Tokio, ku gjatë takimieve që pati me zyrtarët e lartë vendas diskutoi mbi rritjen e marrëdhënieve e rolit të bashkëpunimit mes dy vëndeve, në fushën e investimeve konkrete në sektorin e biznesesit si edhe menaxhimit të sektorit të emergjencat civile, pastrimit të mjedisit dhe transportit publik.
19 Dhjetor 2018, 14:07 -
Ditelindja e parë e Veliajt si baba, ja fotoja me Ajolën dhe Kajanin e vogël
Kreu i Bashkisë së Tiranës ka festuar 39-vjetorin e ditëlindjes dhe, ndryshe nga herët e tjera, ka publikuar një foto të veçantë me bashkëshorten dhe djalin e vogël, ndërsa u shpreh falenderimin të gjithë miqve për urimet e marra.
17 Dhjetor 2018, 11:08 -
“I laj ka*ën gjithë Tiranës e jo më çunit tim”, kryebashkiaku Veliaj tregon si i preu kërthizën Kajanit: Doktori mendoi se do të më binte të fikët
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka rrëfyer dedikimin ndaj djalit të tij Kajanit. Veliaj është shprehur se kujdeset shumë për të, që nga ndërrimi i pelenave e deri tek ushqimi i tij.
16 Dhjetor 2018, 18:35 -
Protesta e studentëve/ Veliaj: Kërkesat të drejta, por duhet dialog, vëllezër presidentësh e ministrash zaptuan 4 konvikte
Kryetari i Bashkisë së Tiranës deklaroi se protesta e studentëve solli në vëmendje një problematikë të mbartur prej vitesh. Sa i përket rolit të Bashkisë së Tiranës, Veliaj theksoi se sapo janë marrë në dorëzim konviktet e studentëve ka nisur puna për rikonstruksionin e parë të tyre, 4 te Inxhinieria e Ndërtimit dhe 8 të tjerë në Qytet Studenti, ku lëshoi akuza në drejtim të opozitës.
16 Dhjetor 2018, 18:21 -
Protesta e studentëve/ Kryebashkiaku Veliaj në një mendje me Noizy-n: Dialogoni me të parin e shtëpisë
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale në lidhje me protestën e studentëve. Veliaj ka ripostuar reagimin e reperit Noizy, i cili u ka këshilluar studentëve të ulen dhe të dialogojnë me kryeministrin Edi Rama.
16 Dhjetor 2018, 17:38 -
Protestuan kundër Teatrit, dy artistët në Kuvendin e PD-së, Veliajt i del fjala
Me ftesë të kryetarit Lulzim Basha, aktorët Edmond Budina dhe Taulanta Jupi janë nga sot zyrtarisht pjesë e Partisë Demokratike. Ajo që ishte artikuluar në media se protesta e aktorëve të Sindikatës së Artistëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile kundër një godine të re të teatrit ishte e politizuar, është vërtetuar këtë të shtunë më së miri.
15 Dhjetor 2018, 19:38 -
Erion Veliaj në 'BBC World Service': Transformimi i Tiranës, sfidë për gjeneratat e ardhshme
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka qenë këtë të shtunë i ftuar në "BBC World Service” në Londër, ku ka komentuar ndryshimet që ka pësuar Tirana. Veliaj u fokusua vecanërisht tek nisma për rritjen e cilësisë së ajrit , mbjellja e 2 milionë pemëve në Pyllin Orbital, përfshirja e fëmijëve në fushatat "green", si dhe tek tranformimi i transportit publik në kryeqytet.
15 Dhjetor 2018, 17:26 -
Zhvillimi Urbanistik i Tiranës, Veliaj: Studentët do t'i trajtojmë me dinjitet
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar sot nga seminari për Zhvillimin Urbanistik të Tiranës sesi Bashkia e Tiranës ka transformuar Tiranën duke u fokusuar tek zhvillimi i urbanistikës, e konkretisht edhe tek gjelbërimi i mjedisit. Ai e nisi fjalimin e tij duke përmendur edhe investimet që priten të bëhen ndaj studentëve, në mënyrë që këta të fundit të arsimohen sipas standardeve evropiane.
10 Dhjetor 2018, 10:28 -
Unaza e Re/ Erion Veliaj: Kemi një bashkëpunim total nga qytetarët
E ndërsa një pjesë e banorëve të Unazës së Re vijojnë protestën, pasi kërkojnë dëmshpërblim të plotë për ndërtimet pa leje, kryebashkiaku Veliaj kërkoi prej qytetarëve të kryeqytetit mbështetje për projektet publike.
9 Dhjetor 2018, 13:47 -
Banorët e pallatit pa leje te “Astiri” largohen vullnetarisht: I hapëm rrugë zhvillimit për të ardhmen
Banorët e ndërtesës që në katin e parë shërbente për biznes zhvendosën të gjitha orenditë dhe pajisjet e tyre elektroshtëpiake dhe pranuan një prej paketave sociale që ofron Bashkia e Tiranës për trajtimin e banorëve të Unazës që do u prishen shtëpitë
8 Dhjetor 2018, 10:09 -
Zhvillohet Forumi Ekonomik i Tiranës, Veliaj: Piramida, shumë shpejt qendra më e madhe e teknologjisë së informacionit në Ballkan
Sot është mbajtur në kryeqytet Forumi i parë Ekonomik i Tiranës, ku aktorë vendimmarrës dhe të biznesit vendas e të huaj diskutuan mbi sfidat e zhvillimit ekonomik në vend. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh për paketën e qeverisë shqiptare për të bërë biznes, është një ndër më tërheqëset, jo vetëm për ato që marrin statusin e investitorit strategjik, por edhe për ata kërkojnë të fillojnë një biznes të vogël.
7 Dhjetor 2018, 16:45 -
Veliaj e akuzoi se ka lidhje me 'Viktoria Invest', reagon Basha: Firma është pjesë e vjedhjes
Gjatë pasdites, në protestën që u zhvillua te Unaza e Re, Basha u shpreh se “protesta ua ka prishur rehatin të gjithë hajdutëve tek Unaza e Re, edhe Viktoria invest, edhe Rama Invest, edhe Veliaj Invest”.
6 Dhjetor 2018, 21:18 -
Veliaj te “Astiri”, inspekton lotin ku po punon ''kompania e preferuar e Bashës''
Kryetari i Bashkisë së Tiranës takon punëtorët pranë rrethrrotullimit “Shqiponja”, që i është besuar kompanisë “Viktoria Invest”, një nga firmat qe sipas Velja eshte afër kreut të PD-së dhe përfituese kryesore e tenderave të Bashkisë së Tiranës, kur ajo drejtohej nga Lulzim Basha
6 Dhjetor 2018, 14:19 -
Edhe tepelenasit si tropojanët, i japin fjalën Veliajt për bashkëpunim e prishje vullnetare të ndërtesave pa leje te ‘Astiri’
Gjatë një takimi informal që pati me ta mëngjesin e sotëm, Veliaj gjeti mirëkuptimin e banorëve të zonës së Astirit për të bashkëpunuar me Bashkinë e Tiranës dhe për t’i hapur rrugë zhvillimit të projektit të Unazës së Madhe
6 Dhjetor 2018, 12:08 -
Veliaj e nis ditën me një kafe me banorët e ‘Astiri’: E rëndësishme gjetja e konsensusit, projekti duhet të vijojë
Gjatë takimit, kryetari i bashkisë së Tiranës falenderoi banorët që janë distancuar nga politika dhe kanë filluar që të zbrazin vullnetarisht objektet që janë në gjurmën e Unazës së Madhe, duke theksuar se ky projekt nuk do të ndalet
6 Dhjetor 2018, 10:28 -
Muaji i festave “Tirana Dhuron”, Veliaj: Të zgjojmë ndjenjën e solidaritet, qendrat sociale vakte të ngrohta për familjet në nevojë (FOTO)
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka organizuar një aktivitet në kryeqytet me qytetarë dhe fëmijë të grupmoshave të ndryshme ku e ka shpallur muajin dhjetor të festave si "muajin e Solidaritetit", duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve t'i bashkohen nismës për t'í ardhur sadopak në ndihmë familjeve dhe njerëzve në nevojë duke dhuruar sipas mundësive të tyre veshje, lodra, ushqime etj.
5 Dhjetor 2018, 14:03 -
Orkestra Frymore, koncert te sheshi ‘Skënderbej’, Xhaçka dhe Veliaj: Ushtarakët, model për t’u ndjekur
Atmosferë ndryshe në sheshin “Skënderbej”, të zbukuruar nga bashkia e Tiranës për festat e fundvitit. Orkestra Frymore luajti marshe ushtarake, por edhe pjesë festive për të pranishmit
5 Dhjetor 2018, 12:23 -
Veliaj: Edhe Kabuli ka 'Unazë', Tirana jo, kush ka zaptuar e ka ndërtuar pa leje s'e mban dot peng qytetin
Gjatë ceremonisë festive me rastin e 106 vjetorit të FA-ve, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj evidentoi paradoksin që Shqipëria, ndonëse prej disa vitesh kontribuon ushtarakisht për të vendosur paqen Kabul, ky i fundit ka sot gjithë infrastrukturën e duhur rrugore, përfshirë edhe "Unazën" ndryshe nga Tirana.
4 Dhjetor 2018, 19:52 -
Shembjet në Laprakë, Veliaj: Ndërtesat pa leje, shembull tipik i rrumpallës së fahrinjve
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka falenderuar pasditen e kësaj të marte në rrjetet e tij sociale dy familjet që pranuan të bashkëpunojnë dhe të lirojnë objektet e ndërtuara pa leje, si dhe ka komentuar edhe rastin e ish-zyrtarit të kthimit të pronave të PD-së, Bajram Nela, duke e cilësuar si demonstrimin më të mirë të atyre që kanë përfituar nga mungesa e reagimit të institucioneve.
4 Dhjetor 2018, 17:38 -
Qytetari në 75-vjetorin e tij i dhuron 3 pemë kryeqytetit, Veliaj: T'í bashkohemi nismës
Në kuadër të nismës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e sa më shumë pemevë në kryeqytet, këtë herë kësaj nisme i është bashkuar së fundi edhe familja Duka banuese në kryeqytet. Kryebashkiaku Veliaj, ishte së bashku me këtë familje në zonën e Parkut të liqenit nëTiranë ku mbollën tre fidanë, ndërsa theksoi se të gjithë bashkëqytetarët duhet t'i bashkohen kësaj nisme të dobishme për kryeqytetin tonë.
4 Dhjetor 2018, 13:43 -
Veliaj: Deri në 2030-ën mbjellim 2 mln pemë, për të kompensuar 200 mijë makina që ka sot Tirana
Në vijim të aksionit të Bashkisë së Tiranës për pyllëzimin e qytetit, Fakulteti i Shkencave të Natyrës vendosi t’i dhurojë kryeqytetit disa drurë dekorativë të llojit Lofata, të cilët iu shtuan lulishtes “Qemal Stafa” pranë Presidencës.
2 Dhjetor 2018, 12:22 -
Puna te Unaza e Madhe nuk ndalet, Veliaj: Historia do të kujtojë njerëzit e mirë që i hapën rrugë zhvillimit
Punimet për projektin e Unazës së Madhe kanë vijuar me intensitet. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Bashkisë së Tiranës po punon për prishjen e ndërtimeve pa leje që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe, në segmentin nga mbikalimi te Pallati me Shigjeta deri te Dogana.
1 Dhjetor 2018, 17:00 -
Veliaj mbjell pemë me ish-ambasadorin e SHBA, Arvizu: Ndryshimi i Tiranës, i jashtëzakonshëm
Veliaj dhe Arvizu mbollën edhe një pemë në shenjë të miqësisë mes dy vendeve në lulishten pranë Bibliotekës Kombëtare. Ish-ambasadori Arvizu e cilësoi të jashtëzakonshëm transformimin që ka pësuar Tirana vitet e fundit, ndërsa theksoi se është bukur që njerëzit ndiejnë krenari për qytetin e tyre.
1 Dhjetor 2018, 12:26 -
Tirana feston ‘Natën e Bardhë’, Veliaj: Kush është shqiptar sonte duhet të jetë në sheshin ‘Skënderbej’
Suksesin e premtojnë zërat më të njohur të muzikës tonë, Aurela Gaçe, Elhaida Dani dhe Vesa Luma, të cilat u pritën në një takim edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai u dorëzoi vajzave edhe Kullën e Sahatit të Tiranës.
29 Nëntor 2018, 14:56 -
Veliaj uron shqiptarët për 74 vjetorin e Ditës së Çlirimit: Lavdi dëshmorëve të Atdheut dhe mirënjohje veteranëve
Në ditën e shënimit të 74-vjetorit të Çlirimit të vendit, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Velaj, ka zgjedhur ta nisë këtë të enjte duke i uruar gjithë qytetarët shqiptarë me rastin e ditës së Çlirimit Kombëtar permes një urimi të veçantë.
29 Nëntor 2018, 10:46 -
Unaza e Re/ Veliaj: Ne kemi mbrojtur hebrenjtë, jo më njëri-tjetrin, banesat sociale t’i mbajnë pa afat
Kryebashkiaku siguroi edhe një herë të gjithë banorët e zonës së “Astirit” se Bashkia e Tiranës dhe institucionet e tjera shtetërore do bëjnë çdo gjë që është e mundur për të siguruar një strehë dhe kushtet e nevojshme të jetesës.
28 Nëntor 2018, 18:05 -
Dita e Pavarësisë/ Veliaj: Të vendosur më shumë se kurrë për të vijuar me urbanizimin e Tiranës
Paralelisht me ceremoninë që krerët më të lartë të shtetit po zhvillonin në Vlorë, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, mori pjesë në ceremoninë që u zhvillua në Sheshin Skënderbej në Tiranë. Veliaj shprehu gatishmërinë dhe theksoi se Tirana duhet të zhvillohet me ritme të shpejta.
28 Nëntor 2018, 12:54 -
Banesa sociale pa afat, për familjet që preken nga projekti i 'Unazës së Madhe'
Familjet e "Unazës së Re" që kanë filluar të zhvendosen në banesa sociale, mund të banojnë në to pa afat. Lajmi është bërë i ditur nga vet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili siguroi ditën e djeshme se kushdo që do të pranojë të zhvendoset nëpër këto banesa do të mund t'i përdorë ato pa kufizim. Sa i takon atyre familjeve që parapëlqejnë një zgjidhje tjetër, Bashkia e Tiranës iu ka vendosur në dispozicion edhe bonusin e qirasë për tre vite.
28 Nëntor 2018, 11:32 -
Banori i Astirit: E mendoja Veliajn si njeriun më të keq në Shqipni, por sot takova një zotni
Një banor i zonës së Astirit, Ukë Idrizi Çelkolaj e vlerësoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për gatishmërinë e tij për t'u ulur për bisedime me banorët që preken nga projekti i Unazës së Madhe. Ai u bëri thirrje banorëve të zonës së Astirit që të ulen të bisedojnë me të e të mos sillen në mënyrë të dhunshme, pasi sipas tij, kjo nuk është zgjidhja e problemit.
27 Nëntor 2018, 16:59