-
VIDEO/ Prishen dy banesat e para në 'Unazë të Re', nis shpërngulja nëpër banesat sociale
Banorët e zonës së 'Astirit', të cilët preken nga zbatimi i projektit të zgjerimit të 'Unazës së Madhe', kanë nisur lirimin e banesave të tyre për t’u zhvendosur në shtëpitë sociale të vëna në dispozicion nga ana e Bashkisë së Tiranës. Sot janë shpërngulur dy familje, ndërsa shembullin e tyre pritet ta ndjekin edhe familje të tjera që tashmë kanë nisur të aplikojnë në Bashkinë e Tiranës për të përfituar nga një prej programeve sociale.
26 Nëntor 2018, 21:45 -
‘Unaza e Madhe’, Veliaj inspekton banesat sociale në Shkozë: Të aplikojnë dhe banorët e 'Astirit', ose bonus qiraje
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot në zonën e Shkozës ku inspektuar kushtet komode që ofrojnë banesat sociale që do u shpërndahen familjeve që do të zhvendosen nga Unaza e Madhe. Teksa ka përgëzuar punën e bërë të Inspektoriatit Kombëtar të Territorit tha se banorët e Unazës së Madhe po përdoren politikisht, por kjo nuk do ta ndalojë zhvillimin e duhur që të marrë kryeqyteti.
26 Nëntor 2018, 14:35 -
Veliaj: Duke u marrë me sport bëhemi qytetarë kampionë, vendosni një flamur në ballkonet tuaja për festat e nëntorit
Si vijim i nismës “Shkolla Qendër Komunitare”, Bashkia e Tiranës çeli dyert e palestrës së re të shkollës, duke ftuar jo vetëm nxënësit e saj, por edhe të rinjtë e njësisë, të merren me sport, si mënyra më e mirë për të patur një jetë më të shëndetshme. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko theksuan se palestra e rikonstruar e shkollës është një ftesë për çdo të ri dhe re që të heqë dorë nga jeta sedentare dhe të merret me aktivitete sportive.
25 Nëntor 2018, 21:30 -
Festat e Nëntorit, Veliaj: Të bëhemi qytetarë kampionë, të vendosim nga një flamur në ballkonet tona
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ishte i pranishëm ditën e sotme për të inaguruar mjediset e reja të rikonstruktuara të shkollës “Dëshmorët e Lirisë”. Gjatë takimit me nxënësit e kësaj shkolle Kryebashkiku u bëri thirrje të rinjve të merren sa më shumë me sport, ndërsa u kërkoi qytetarërve t'u bashkohen festave të 28-29 nëntorit, për ta shndërruar Kryeqytetin në një feste të vërtetë e familje të madhe ku secili mund të kontribujë duke vendosur nga një flamur në ballkonet e shtëpive të tyre.
25 Nëntor 2018, 13:06 -
Qytetarët i përgjigjen thirrjes së Veliajt për festat e Nëntorit, Tirana vishet me flamuj Kuq e Zi
Atmosfera festive për festat e Nëntorit ka nisur që të ndihet në kryeqytet. Apelit të kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për vendosjen e flamunjve në banesat apo dhe në hapësirat publike i janë përgjigjur me qindra familje në Tiranë.
24 Nëntor 2018, 18:46 -
Tirana Kuq e Zi për 28-29 Nëntor, Veliaj: Merrni flamurin dhe na u bashkoni për festat
Kreu i Bashkisë i bën thirrje dhe çdo shqiptari që jeton në emigracion apo në trevat e tjera shqiptare që festat kombëtare t’i kalojnë në Tiranë ku kryeqyteti do të dominohet nga aktivitete të shumta për festat kombëtare të nëntorit.
24 Nëntor 2018, 14:34 -
Unaza e Re/ Veliaj: 7 familjet e para janë paraqitur për bonusin, pres fitore spektakolare pa kapsolla
Ai u bëri thirrjeve qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste edhe për Këshillin Bashkiak për të mos e kthyer bashkinë ne minitepësira. Duke komentuar protestën e banorëve të Unazës së Re, Veliaj tha se PS mund të fitojë pa asnjë kapsollë duke punuar dhe respektuar kundërshtarin.
24 Nëntor 2018, 11:30 -
Nxënësit i kërkojnë kompjuter, Veliaj: Do ua blej me lekët e gjobës së dy dhunuesve të PD
Ashtu si edhe në rastin e disa javëve më parë, kreu i Bashkisë së Tiranës zgjodhi që me lekët e fituara nga ky gjyq t'i vijë në ndihmë nxënësve të shkollës “Ramazan Jarani” me një kompjuter, duke plotësuar kështu edhe kërkesën e Sigit.
23 Nëntor 2018, 20:36 -
Protesta e dhunshme/ Veliaj: Tirana ka më shumë mirësi e dashuri se urrejtje e dhunë, nuk do të ndalemi
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka komentuar sërish ngjarjet e dhunshme dje para parlamentit, ndërsa theksoi se qyteti ka më shumë mirësi dhe punë se sa urrejtje dhe dhunë.
23 Nëntor 2018, 14:30 -
-
Dhuna në protestë/ Veliaj: Tirana e ndershme në mbështetje të policisë së shtetit, vendi nuk kthehet më në kohën e Saliut
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për efektivët e policisë së shtetit që mbetën të plagosur ditën e sotme gjatë protestës së zhvilluar nga banorët e Astirit, përpara Parlamentit.Veliaj përmes një postimi në faqen e Twitter-it shprehet se gjithë Tirana e drejtë dhe e ndershme mbështet Policinë e Shtetit, sipas tij vendi nuk kthehet më në kohën e Saliut.
22 Nëntor 2018, 12:53 -
Përurohet busti i shkencëtarit Betim Muço në shkollën në Kombinat, Veliaj: La një vepër që e bëri të pavdekshëm
Shkolla e re në Kombinat do të mbajë emrin e shkrimtarit, poetit, përkthyesit dhe fizikani Betim Muço, ndërsa në ambientet e saj do të vendoset busti i tij. Në ceremoninë e vendosjes së bustit, mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili vlerësoi figurën e Betim Muços dhe kontributin e tij me vlerë për shoqërinë shqiptare.
21 Nëntor 2018, 14:51 -
Veliaj publikon ‘simbolin e zhvillimit’ të qeverisjes së PD: Nuk do ndodhë kurrë më
Veliaj thekson se opozita e tanishme kur ishte në pushtet ishte kail ta kthente të gjithë qytetin në gjiriz veç për një grusht votash, ndërsa siguron se një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë më.
21 Nëntor 2018, 10:13 -
‘Unaza e Madhe’ /Veliaj: Projekti një zhvillim për kryeqytetin, banorët u përdorën politikisht
Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, gjatë takimit me nxënësit e shkollave të kryeqytetit dhe përfaqësues të UNICEF-it Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se banorët që preken nga projekti i Unazës së Re do të jenë përfitues të paketave sociale dhe do të shpronësohen 100 %.
20 Nëntor 2018, 16:20 -
-
Pulia i dhuron Tiranës 3 mijë pemë, bashkëpunim edhe për Ujësjellësin, Veliaj: Këtë vit do të kapim rekordin
Rajoni i Pulias i bashkohet Bashkisë së Tiranës në nismën e saj ambicioze për krijimin e Pyllit Orbital, një brez i gjelbër me 2 milion pemë që do të rrethojë kryeqytetin shqiptar. Përveç pemëve, Bashkia e Tiranës dhe Rajoni i Pulias do të rrisin bashkëpunimin edhe në fushën e menaxhimit dhe të trajtimit të ujit të pijshëm.
19 Nëntor 2018, 15:04 -
Hapen zyrat e reja të Njësisë 8, Veliaj: Regjistroni vendbanimin, përkthehet në më shumë investime
Bashkia e Tiranës ka krijuar mjedise të reja për Njësinë Administrative 8, të cilat u përuruan nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili i cilësoi si një premtim të mbajtur për banorët.
18 Nëntor 2018, 12:35 -
'Unaza e Madhe', Veliaj: Militantët e PD në protestë, të gjithë me 'Range Rover', s'janë nevojtarë
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në një bashkëbisedim me banorët e Vaqarrit për buxhetin 2019 bëri një pasqyrim të punëve të kryera në këtë zonë, por njëkohësisht komentoi edhe protestën e organizuar nga Partia Demokratike përkundrejt projektit të “Unazës së Madhe”.
17 Nëntor 2018, 17:16 -
Përkujtohet 74-vjetori i Çlirimit të Tiranës, idhtarët e Enver Hoxhës shfaqen me pankarta në duar
Edhe këtë vit, në 74-vjetori i Çlirimit të Tiranës nuk munguan nostalgjikët e Enver Hoxhës. Kryebashkiaku Erion Veliaj e shfrytëzoi këtë ceremoni për të përcjellë mesazhin se Tiranës i duhet punë dhe jo gjumë për ta cuar përpara zhvillimin e kryeqytetit.
17 Nëntor 2018, 12:00 -
74-vjetori i çlirimit të Tiranës, Veliaj apel qytetarëve: Mos lejoni që politika t’u përçajë, opozita po saboton negociatat
Kryebashkiaku u bëri apel qytetarëve që të mos lejojnë përçarjen nga politika, ndërsa shtoi se opozita po bojkoton parlamentin për të sabotuar hapjen e negociatave.
17 Nëntor 2018, 10:41 -
'Unaza e Madhe'/ Banorët e 'Astirit' vijojnë protestën tek sheshi 'Shqiponja'
Banorët e "Astirit" vijojnë të protestojnë kundër projektit të zgjerimit të "Unazës së Madhe". Këtë të shtunë, ata janë konfliktuar me disa punonjës bashkiakë pasi këto të fundit kanë tentuar të heqin shtylla dhe objekte të tjera në kuadër të projektit.
17 Nëntor 2018, 10:53 -
Atmosferë festash në kryeqytet, Veliaj ndez dritat e pemës së Vitit të Ri te Sheshi Skënderbej (FOTO)
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa mori pjesë në ndezjen simbolike të dritave të pemës, u shpreh se edhe Tirana i bashkohet këtë vit kryeqyteteve të botës, të cilat festat kanë vendosur t’i nisin pak më shpejt.
16 Nëntor 2018, 20:56 -
Atmosferë festash në kryeqytet/ Ndizen dritat e pemës, tifozët skocezë: Birra Tirana më e mira
Transformohet kryeqyteti për festat e fundvitit. Kryebashkiaku Erion Veliaj ndoqi traditën e viteve të shkuara duke ndezur në mënyrë simbolike dekorin e dritave që ka rrethuar kryeqytetin. Fshati festiv në zemër të sheshit Skënderbej pushtohet edhe nga qindra skocezë të ardhur për të mbështetur skuadrën e tyre të futbollit, dhe duke shijuar Birrën Tirana.
16 Nëntor 2018, 20:20 -
VIDEO-FOTO/Veliaj ndez dritat e pemës së Vitit të Ri, mesazh për protestuesit e 'Unazës': Do shikojmë interesin e shumicës
Gjatë fjalës së tij, Veliaj kishte një mesazh edhe për protestën e banorëve të Unazës së Re. Kryebashkiaku theksoi se qyteti fiton gjithmonë mbi dhunën, puna fiton gjithmonë mbi flakën, qytetaria dhe kultura fiton gjithmonë mbi vulgaritetin, ndërsa shtoi se projekti nuk do të ndahet.
16 Nëntor 2018, 19:46 -
Tirana vlerësohet në Barcelonë, Veliaj: Krenar për atë që kemi arritur; dhuna nuk e ndalon dot transformimin
Ndryshimet që ka pësuar Tirana në 3 vitet e fundit e kanë kthyer kryeqytetin shqiptar në model suksesi në Europë. Lajmi i mirë vjen nga Barcelona, ku Tirana mori vlerësimin maksimal në edicionin e 8-të të Kongresit Botëror dhe Panairit të Qyteteve Inteligjente
16 Nëntor 2018, 13:41 -
Dhuna në protestën e 'Unazës së Re'/ Veliaj: Tirana nuk ndalet, do të triumfojë mbi barbarinë
Veliaj shpreh mirënjohjen për policët e bashkisë për qytetarinë e treguar, sikurse thotë ai, përballë partisë së dhunës, hurit dhe zjarrit. Ai u uron shërim të shpejtë 7 efektivëve që u lënduan, ndërsa shprehet i vendosur i vendosur për vijimin e projektit.
15 Nëntor 2018, 14:26 -
-
Zyra të reja shërbimesh në Selitë, Veliaj: Do shmangen radhët e gjata, do reflektohet realiteti aktual i Tiranës
Kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi gjithë banorët e zonës së Selitës, Kodrës së Diellit, dhe Liqenit të Thatë se tashmë do t’i marrin shërbimet në zyrat e reja të Bashkise ne Lagjen 13. Sipas Veliajt, hapja e zyrave të reja të shërbimit bëhet për shmangien e radhëve të zyrat ekzistuese, por edhe për t''i sjellë sa me pranë qytetarëve.
14 Nëntor 2018, 20:04 -
Lloto, lavazhe dhe shtëpi...8 kate pa leje, dalin fotot e objekteve që do shpronësohen te 'Unaza e Re'
Siç shihet nga një vëzhgim i thjeshtë me foto, skena buzë Unazës është një katastrofë urbane! Një mish-mash me lloto, baste, lavazhe, gomisteri, trotuare të zëna me rraqe dhe shtëpi, kryesisht me kate shtesë të pabanuara si kjo “shtëpi” me 8 kate pa leje në foto!
14 Nëntor 2018, 14:55 -
Protesta për ‘Unazën e Re’/ Veliaj: Jemi votuar për të zgjidhur problemet e qytetit, jo të PD-së
Bashkia e Tiranës do të ofrojë 3 vite bonus qiraje për të gjithë ato familje që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe në segmentin nga fabrika e miellit deri te dogana. Veliaj ka konfirmuar se familjet që preken nga ky projekt do të trajtohen nga programet sociale, duke iu siguruar fillimisht bonus qiraje për tre vite. Veliaj tha gjithashtu se 99.9 % e qytetarëve duan që projekti të bëhet. Banorët protestuan dhe tentuan të futen me forcë sot në bashkinë e Tiranës.
13 Nëntor 2018, 13:18 -
Komiteti i Rajoneve, Veliaj kërkon mbështetjen e KE-së: Shqipëria një model suksesi për zbatimin e projekteve
U zhvillua të hënën në Tiranë takimi i 23-të i hapjes së punimeve të Komitetit të Rajoneve të Bashkimit Europian, ku morën pjesë ekspertë dhe përfaqësues të vendeve të ndryshme të Bashkimit Europian. I pranishëm në organizim Kryebashkiku Erion Veliaj u shpreh se Shqipëria ka treguar se di të jetë një shembull i mirë në realizimin e projekteve konkrete dhe për këtë i nevojitet mbështetja e BE-së.
13 Nëntor 2018, 13:17 -
-
25-vjetori i vizitës së atit të shenjtë në Shqipëri, vendoset busti i Papa Gjon Palit të II-të pranë stadiumit ‘Arena Kombëtare”
Në 25 vjetorin e vizitës së atit të shenjtë në Shqipëri dhe 40 vjetorin e zgjedhjes si Papa i parë jo Italian, Tirana ka nderuar figurën e Papa Gjon Pali të II-të , ku një bust i tij u vendos në sheshin pas Pallatit të Kongreseve. I pranishëm në këtë organizim Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj u shpreh se busti i Papa Vojtilës ia shton edhe më shumë vlerat Tiranës, si simboli i një njeriu që me vizonin e tij la gjurmë në kulturën e besimit, në vendin tonë.
12 Nëntor 2018, 17:15 -
Tenderi për unazën e re, PD: Rama dhe Veliaj aferë korruptive/ ARRSH: Prokurimi sipas ligjit
Denoncimi është bërë nga zëdhënësja e selisë blu Ina Zhupa e cila ka deklaruar se janë 40 milionë euro që vidhen për ndërtimin e 3 kilometrave rrugë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar duke përgënjeshtruar të gjitha akuzat e opozitës, ndërsa ka sqaruar procedurat për tenderin.
12 Nëntor 2018, 16:14 -
Flamur Noka dhe Klevis Balliu marrin 'frenat' e protestës së banorëve të 'Astirit' (VIDEO)
Dy deputetët e PD, Flamur Noka dhe Klevis Balliu, djali i Fahri Balliut, kanë marrë në dorë organizimin e saj, duke dhënë orientimet se çfarë duhet të thonë dhe si duhet të sillen banorët.
12 Nëntor 2018, 11:31 -
Banorët e ‘Unazës së Re’ qëllojnë me vezë Bashkinë e Tiranës dhe bllokojnë rrugën, Veliaj nuk i pret (VIDEO)
Banorët e "Astirit" po protestojnë përpara Bashkisë së Tiranës nga ku kanë paralajmëruar se nuk do lejojnë shembjen e shtëpive pa marrë dëmshpërblimet. Banorët duan kompensimin e banesave me vlerën e tregut.
12 Nëntor 2018, 10:37 -
Pastrimi i Parkut të Liqenit me mjete moderne dhe ekologjike, Veliaj: Tani na duhet bashkëpunim nga qytetarët
Nga fshesat te makineritë ekologjike supermoderne Euro6: Pastrimi i Parkut të Liqenit do të bëhet me mjete të teknologjisë së avancuar, automatike dhe mbi të gjitha, që nuk ndotin mjedisin. Kryebashkiaku Erion Veliaj kërkoi ndihmën e qytetarëve, të cilët jo vetëm që nuk duhet të ndotin mjedisin, por edhe të kujdesen që mbetjet t’i hedhin në vendet e caktuara.
11 Nëntor 2018, 13:45 -
‘Bishat’ zbresin në sheshin ‘Skënderbej’/ ‘Tirana 24 Hours’: Gara unike që transformon kryeqytetin
‘Tirana 24 Hours’ është një garë unike dhe eventi i rradhës i cili e ka kthyer kryeqytetin e Tiranës në arenë të vërtetë argëtimi, ku në fokus do të jenë aktivitet e shumta sportive. E ardhur në edicionin e saj të dyte, ky event sportiv është ndër të rrallit që vjen e prezantuar dhe në Tiranë me pjesëmarrës ndërkombëtar, duke e kthyer kryeqytetin në një qëndër të vërtetë argëtimi për të gjithë ata që dëshirojnë ta ndjekin.
10 Nëntor 2018, 18:30 -
Hapet qendra laboratorike e inovacionit, Veliaj: Investojmë, që fëmijët të marrin njohuri digjitale
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehu gatishmërinë e Bashkisë së Tiranës për të mbështetur nisma të tilla, të cilat synojnë të pajisin të rinjtë shqiptarë me njohuri digjitale, duke i përgatitur ata për sfidat e shekullit 21.
10 Nëntor 2018, 13:44 -
18 bursa për të rinjtë, Erion Veliaj: Jetike rëndësia e teknologjisë
18 bursa u ofruan sot për të rinjtë që duan të studiojnë në Akademinë e Aviacionit në Torino. Në takimin me përfaqësues të OSBE-së në Tiranë, kryebashkiaku Veliaj vlerësoi përfshirjen e të rinjve, duke vendosur theksin te rëndësia e zhvillimit të teknologjisë dhe biznesit.
9 Nëntor 2018, 22:30