-
Kufijtë, Rama: Berisha furnizoi me naftë tanket e Millosheviçit, ndërsa sot e quan Thaçin argat të Serbisë
Kreu i qeverisë shprehet se Berisha gjatë luftës së Kosovës furnizoi me naftë tanket e Millosheviçit dhe luftëtarët e UÇK-së i shpalli terroristë, ndërsa tani e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit.
1 Shkurt 2019, 10:22 -
Rama për DW: Nuk do plakem keq, si disa që nuk ikin dot nga politika dhe lemerisin kalamajtë
Kryeministri është shprehur pro zhvillimit të dialogut përsa i takon propozimit për rishikim kufijsh Serbi-Kosovë. Rama ka shprehur dakordësinë se ky dialog duhet të finalizohet edhe në një marrëveshje historike. Ndër të tjera ai ka folur edhe për raportet e tij me artin teksa në Berlin ka çelur edhe një ekspozitë. Sa i takon politikës ai ka dhënë mesazhin se nuk do jetë si disa që nuk largohen dot...
28 Janar 2019, 15:29 -
Komisioni i Integrimit, opozita kërkon të dijë qëndrimin e Ramës për kufirin Kosovë-Serbi, Balla: Mbështesim dialogun, nuk ndërhyjmë në sovranitet
Përveç kërkesës për informacion lidhur me qëndrimin e Ramës si ministër i Punëve të Jashtme për ndyshimin e kufijve Kosovë-Serbi, opozita ka kërkuar që edhe një raport lidhur me ecurinë e përmbushjes së kushteve që janë vendosura nga BE. Kërkesës së opozitës i është përgjigjur pozitivisht kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
28 Janar 2019, 13:19 -
Thaçi: Ata që pengojnë marrëveshjen me Serbinë do të marrin përgjegjësinë për tragjeditë e reja
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur edhe me marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Ndër të tjera, Thaçi është përgjigjur edhe për politikanët në të dyja vendet që ende bëjnë thirrje për luftë.
26 Janar 2019, 16:08 -
Lideri i Vetëvendosjes: Kosova me Shqipërinë duhet të kenë bashkëpunim real, jo sa për sy e faqe
Albin Kurti ka folur për gjendjen ekonomike e sociale të banorëve në Kosovë. Më tej, komentoi edhe takimet mes Thaçit e Vuçiçit, që sipas tij kanë prodhuar një taktikë për pushtet.
29 Dhjetor 2018, 08:51 -
'Kufijtë', Haradinaj kundër Thaçit për Washington Post: Mjaft! Nuk do lejoj ndarjen e Kosovës
Shkrimi i Haradinajt u publikua në të njëjtën ditë kur presidenti Hashim Thaçi, promovues i tezës së rishikimit të kufijve me Serbinë, u shpreh për Zërin e Amerikës se Prishtina duhet të bëjë marrëveshje me Beogradin.
29 Nëntor 2018, 08:07 -
Thaçi: Korrigjimi i kufijve e shpëton Kosovën nga idetë e rrezikshme
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar edhe njëherë se i qëndron idesë së tij , për korrigjimin e mundshëm të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas presidentit Thaçi vijimi i dialogut Beograd-Prishtinë është mundësia më e mirë që të dy vendet të garantojnë një të ardhme të sigurt në rrugën e integrimit të tyre drejt BE-së.
18 Tetor 2018, 17:42 -
Kufijtë Kosovë- Serbi, Meta: Ja kush është vija e kuqe për ndërkombëtarët
Presidenti Ilir Meta i ftuar sonte në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv duke komentuar debatin mes Serbisë dhe Kosovës për rishikimin e kufijve ka deklaruar se ‘’Vija e kuqe është dhe mbetet stabiliteti dhe siguria e Kosovës’.
15 Tetor 2018, 21:42 -
Parlamenti Europian raport për Serbinë, zbulohet qëndrimi për kufirin me Kosovën
Parlamenti Evropian sot pritet të fillojë krijimin e një raporti për Serbinë, që pritet të përfshijë edhe një amendament të kompromisit në lidhje me korrigjimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, raporton “Tanjug”.
9 Tetor 2018, 10:18 -
Vuçiç: Do të bëjmë çmos për vazhdimin e dialogut me Kosovën, do shmangim gabimet e të shkuarës
“Serbia do të bëjë më të mirën për dialogun Beograd-Prishtinë në mënyrë që të ruhet paqja dhe stabiliteti në rajon.” Vuçiç u shpreh se vetëm në këtë mënyrë do të shmangë dhimbjen e kokës nga fuqitë e mëdha.
8 Tetor 2018, 14:14 -
Rishikimi i kufirit/ Thaçi: Askush nuk mund të më kap për hunde, do të ketë bashkim të Luginës me Kosovën
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për shtyp ka folur mbi zhvillimet më të fundit në vend.Sa i përket dialogut, Thaçi është shprehur se në asnjë rrethanë nuk do të ketë kufij etnik por korrigjim të kufijve.
6 Tetor 2018, 19:03 -
“Lugina do të bashkohet me Kosovën”/ Thaçi përplaset sërish me Haradinajn për kufijtë
Liderët politikë të Kosovës janë përplasur sërish për kufijtë. Teksa presidenti Thaçi ka ngulmuar në tezën e tij për korrigjimin e kufijve, kryeministri Ramush Haradinaj, ka deklaruar se do të bëjë gjithçka që t’i mbrojë kufijtë nga i pari i shtetit.
5 Tetor 2018, 19:34 -
Referendumi në Maqedoni dhe Kosova, Kulla te ‘5 Pyetjet’: Dy vendet pranë zgjedhjeve të parakohshme
Analisti i çështjeve ndërkombëtare Ilir Kulla ishte ftuar në studion e emisionit ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ për referendumin në Maqedoni dhe zhvillimet në Kosovë pas debatit për rishikimin e kufijve.
1 Tetor 2018, 22:07 -
Nis protesta e Vetëvendosjes në Kosovë: Kundër ndryshimit të kufijve
Në Prishtinë po zhvillohet protesta e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Tubimit në sheshin kryesor i janë bashkuar edhe individë nga partitë në pushtet.
29 Shtator 2018, 14:25 -
Rishikimi i kufirit me Serbinë, Kosova nesër në protestë kundër presidentit Thaçi
Vetëvendosje do të protestojë ditën e nesërme ndaj veprimeve të presidentit Hashim Thaçi. Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, me anë të një lidhje direkte në “Facebook” është shprehur optismit se të pranishëm edhe të tjerë opozitarë.
28 Shtator 2018, 22:53 -
Shqiptaro-amerikanët skeptikë për idenë e ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi
Një grup përfaqësuesish të komunitetit shqiptar të Nju Jorkut reaguan dje rreth ideve për korrigjime kufijsh ose shkëmbime territoresh mes Kosovës dhe Serbisë të paraqitura nga Presidenti Hashim Thaçi.
28 Shtator 2018, 08:27 -
Thaçi zbulon bisedën me Presidentin Trump: Ja çfarë më tha për Kosovën dhe kufijtë
Në një prononcim për mediat në Prishtinë, Thaçi ka zbuluar se cfarë i ka thënë Trump. “Kosova është një vend i mrekullueshëm me një popull të mrekullueshëm, dhe e ndien dhe e njeh problematikën e Kosovës”.
27 Shtator 2018, 09:44 -
Debati në Serbi për Kosovën, Vuçiç: Politika ime ka pësuar disfatë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë autokritikë në lidhje me politikën e ndjekur në lidhje me Kosovën. Ai u shpreh se politika e tij që Serbia të ruajë shumë gjera në Kosovë nuk ka fituar dhe për këtë gjen disa arsye.
25 Shtator 2018, 08:47 -
Debati/ Thaçi në SHBA lobon për 'korrigjim' të kufijve me Serbinë
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).
24 Shtator 2018, 09:31 -
Kufijtë, Solana: S’i takon BE-së të përcaktojë kushtet e paktit Serbi-Kosovë nëse palët janë dakord
Javier Solana ka theksuar se dekadat e fundit kanë sjellë më shumë frustrim sesa përparim në Ballkan, dhe se do të ishte ironike për të parë një rajon të shkatërruar nga nacionalizmi etnik, që të ndërtojë ura kur shumë të tjerë po ndërtojnë mure.
23 Shtator 2018, 22:06 -
Vuçiç i prerë: S'ka forcë në botë që më detyron të njoh Kosovën e pavarur
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç teksa komentonte deklaratat e kryeministrit Ramush Haradinaj për korrigjimin e kufijve është shprehur se nuk ka forcë në botë që mund ta detyrojë që të njohë pavarësinë e Kosovës.
21 Shtator 2018, 15:49 -
Ambasadorja amerikane në OKB: Administrata amerikane flet me një zë për Kosovën, qëndrimi nuk ka ndryshuar
Ambasadorja amerikanë në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha të enjten se "pozicioni amerikan për Kosovën nuk ka ndryshuar dhe ajo mbetet vend mik i Shteteve të Bashkuara".
21 Shtator 2018, 08:57 -
Kufijtë, ambasadori amerikan: Duam t'u japim hapësirë Prishtinës e Beogradit për zgjidhje ‘krijuese’
Kyle Scott, tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara duan t'u japin Beogradit e Prishtinës hapësirën e duhur për të kërkuar një zgjidhje "krijuese", që do të jetë e qëndrueshme, e zbatueshme dhe do të çojë përpara sigurinë.
19 Shtator 2018, 19:44 -
Rishikimi i kufirit Kosovë-Serbi, ‘The Economist’: Ja përse nuk do të realizohet
Prestigjozja “The Economist” i ka dedikuar një artikull çështjes së rikorrigjimit të kufirit Serbi-Kosovë. Në artikull shkruhet se një ide e tillë mund të nxisë konflikte politike brenda Kosovës dhe se do ta destabilizonte gjithë Ballkanin.
18 Shtator 2018, 22:08