-
Presidenti i pezulluar i FSHF: T'i lemë mënjanë mllefin e inatin e mbartur! Duhet të mbyllet e shkuara e të fillojë e ardhmja
Armand Duka, i cili dy ditë më parë u pezullua nga Gjykata si President i Federatës Shqiptare të Futbollit, në fjalën e tij Asamblenë sot tha se inatet e mllefet duhet të lihen mënjanë. Ai u shpreh se konfliktet duhet të zgjidhen me dialog dhe se e shkuara duhet të lihet pas e të fillojë e ardhmja."
2 Mars 2022, 10:56 -
Asambleja e paligjshme përcakton një datë të 'paligjshme' për zgjedhjet për kreun e FSHF! Shakohoxha për Report Tv: S'marr pjesë në një mbledhje të ndaluar nga gjykata
Edhe pse ka një vendim gjykata që e cilëson të paligjshme, Asambleja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Futbollit është mbledhur sot dhe ka shtyrë për më 15 mars zgjedhjet e për Presidentin e ri dhe Komitetin Ekzekutiv. Ky vendim i asamblesë së sotme vjen pasi Armand Duka përmes një deklarate e paralajmëroi shtyrjen e zgjedhjeve. Armand Duka, Ilir Shulku dhe Ardian Haçi do të dalin të premten para gjykatës për tu njohur me masën e pezullimit nga detyra.
2 Mars 2022, 10:48 -
Kryebashkiakët që po shpërdorojnë besimin e sportdashësve, përballë trukimeve
Shtyrja e zgjedhjeve është një meritë dhe një beteje e udhëhequr nga kryebashkiaku Erion Veliaj, për të cilin pak kush e mendonte që do ia dilte, pasi të gjithë e pranonin dhe mbyllnin gojën për tu përballur me Armand Duken, duke rënë dakord që ai është mjeshtër i trukimeve dhe nuk e ndal asgjë.
1 Mars 2022, 17:27 -
FSHF zbaton vendimin e gjykatës, njeh Prodanin si drejtues të Shoqatës së Tiranës
Federata Shqiptare e Futbollit ka njohur si kreun e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tirana, Eduard Prodanin. Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për manipulim votash në zgjedhjen e Krenar Alieahmetit, FSHF është tërhequr
1 Mars 2022, 15:18 -
Braktiseni Don Dukën… sa nuk është vonë
Nuk ekziston në Shqipëri, njeri që të mos ankohet për gjykatat, për sistemin e drejtësisë në vendin tonë, dhe shpeshherë vendimet aspak logjike që dalin nga Togat e Zeza e krijojnë jo pak raste për vetëgjyqësi. Por këtë javë pamë sesi organet e drejtësisë i dhanë rrugën e duhur një çështjeje të ndjeshme si ajo e uzurpimit të FSHF-së, e shkeljeve të panumërta dhe cirkut shpikës të delegatëve që projektonin mandatin e gjashtë të Don Dukës në FSHF.
1 Mars 2022, 13:02 -
Gjykata pezulloi Armand Dukën nga drejtimi i FSHF, delegatët e tij pranojnë në prokurori: Nuk jemi të regjistruar te tatimet! (Si u falsifikuan dokumentet)
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se në disa nga dosjet e ekipeve ka një numër më të vogël lojtarësh të federuar, krahasuar me atë të deklaruar në sistemin "Comet", i cili është sistemi që merret për bazë në lidhje me gjenerimin e të dhënave zyrtare për numrin aktiv të lojtarëve të federuar.
1 Mars 2022, 12:11 -
Shtyrja e zgjedhjeve në FSHF, Braçe: Fundi i 'mbretërimit' të Armand Dukës, ju bind sistemit ligjor
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar pas vendimit për shtyrjen e zgjedhjeve në FSHF. Braçe thotë se 'mbreti' ju bind sot gjykatës dhe sistemi ligjor dhe se Erion Veliaj e fitoi
28 Shkurt 2022, 22:28 -
Tërhiqet Armand Duka, 'trembet' pas vendimit të Gjykatës, shtyn për një datë tjetër zgjedhjet në FSHF! Ishin parashikuar më 2 mars
Tërhiqet Armando Duka nga zhvillimi i zgjedhjeve të 2 marsit duke njohur kështu fitoren e kryebashkiakut Veliajt në Gjykatë. Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për shtyrjen e zgjedhjeve për kreun e FSHF-së dhe vendmit të sotëm për pezullimin e Armand Dukës nga funksionet, ky i fundit njofton se pranon shtyrjen e zgjedhjeve
28 Shkurt 2022, 20:25 -
Falsifikim dokumentesh e shpërdorim detyre, Gjykata pezullon Armand Dukën nga drejtimi i FSHF, rrezikon burgun! Prokuroria: Falsifikoi numrin e lojtarëve të federuar për të shtuar votat për veten
Gjykata Penale e Tiranës ka pezulluar Armand Dukën nga ushtrimi i detyrës së Presidentit të FSHF. Vendimi i sotëm është penal dhe Duka rrezikon edhe burgun. Më herët gjykata pezulloi zgjedhjet e 2 marsit, që megjithatë Duka po përgatitej t’i mbante, pas padive për manipulime në garën e shoqatave të futbollit.
28 Shkurt 2022, 14:42 -
FSHF-ja e Dukës ndër të paktat në Europë pa masa kundër Rusisë! Polonia letër publike: Vendimet e FIFA-s qesharake
Federata shqiptare e futbollit me në krye Armand Dukën është ndër të paktat në Europë që nuk ka marrë masa ndaj Rusisë për shkak të luftës me Ukrainën. Ndërkohë FIFA ka publikuar planin e saj, por edhe ajo është kritikuar nga Polonia, që e konsideron të turpshëm.
28 Shkurt 2022, 13:11 -
Përmbarimi shkon në zyrat e FSHF: Zbato vendimin e Gjykatës, blloko asamblenë e 2 marsit
Përmbaruesit kanë zbarkuar në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, duke i kërkuar të ekzekutojë vendimin e Gjykatës për të ndaluar asamblenë e 2 marsit. Bëhet me dije se vendimi është ekzekutuar nga studio Basha& I shpk dhe mban datën 22 shkurt, ndërsa përmbaruesja që e ka firmosur është Farije Istrefi.
25 Shkurt 2022, 09:09 -
Shembulli që na vjen nga Parlamenti Europian dhe UEFA për përfshirjen e politikës në sport
Nisur nga zhvillimet e fundit, ku Rusia kërcënon Ukrainën me pushtim, eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon, i ka dërguar një letër presidentit të UEFA Aleksander Ceferini, që të anulojë zhvillimin e finales së Ligës së Kampionëve në Shën Petersburg të Rusisë pas vendimit të Putinit për pushtim të Ukrainës dhe ta përfundojë bashkëpunimin me Gazpromin rus
24 Shkurt 2022, 10:48 -
Gjykata e Tiranës rrëzon Dukën! Sekuestro mbi materialet e manipuluara në garën e FSHF
Padia qe ngritur nga Shoqata Rajonale e Tiranës përpara dy javësh, përpara se vetë kjo shoqatë, me vendim të gjykatësit Arian Aliaj të rrëzohej në gjykatë, duke njohur Asamblenë e thirrur nga Veliaj dhe kryetar Eduard Prodanin.
24 Shkurt 2022, 08:35 -
Gjykata anuloi 2 marsin dhe shpalli nul vendimet e FSHF, Braçe: Armand Dukën nuk e mbrojnë dot më gjykatat e Berishës dhe Metës
Erion Braçe ka reaguar për vendimin e gjykatës së Tiranë për në shpallur nul të gjitha vendimet e organeve drejtuese të FSH dhe pezulluar zgjedhjet e 2 marsit deri në përfundimit e hetimeve për zgjedhjet e manipuluar në shoqatat rajonale të futbollit. Braçe shkruan se Armand Duka nuk mund t'i shpëtojë më dot drejtësisë së re pasi gjykatës e Berishës dhe Metës nuk janë më për t'i mbrojtur.
22 Shkurt 2022, 10:26 -
Gjykata e Tiranës rrëzon sërish FSHF, 2 vendime që i anulojnë zgjedhjet Dukës! S'ka Asamble më 2 mars, shpallen nul të gjitha vendimet e organeve drejtuese
Gjykata e Tiranës ka rrëzuar serish Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Armand Dukën për çështjen e zgjedhjeve të 2 marsit. Gjyqtari Flamur Kapllani pranuar një kërkesë tjetër për sigurim padie duke i bërë 2 vendimet e Gjykatës për anulim të datës së zgjedhjeve dhe vendimeve të marra deri më tani nga Duka dhe organet e tjera të FSHF.
21 Shkurt 2022, 14:52 -
Sot nuk pranon vendimin e gjykatës, kur i interesonte, heshte! Kur Dukës i shijonte fitorja kundër Bashkim Finos me 12 shoqata fantazmë
Pak ditë më përpara, Gjykata e Tiranës nëpërmjet një vendimi ka rrëzuar asamblenë zgjedhore që pritej të zhvillohej më 2 mars, duke pezulluar Komisionin e Verifikimit dhe vendimin e Komitetit Ekzekutiv. Ekziston një lloj pretendimi nga FSHF-ja, që përse çështjet e futbollit duhet të çohen dhe të ndiqen nëpër dyert e gjykatave, por nga ana tjetër, kur i kanë interesuar vendimet e gjykatave, FSHF-ja ka heshtur.
21 Shkurt 2022, 12:08 -
FSHF kundër gjykatës, federata s'pyet dhe bëhet gati për zgjedhjet e 2 marsit! Duka rrezikon burgun
FSHF është e bindur të zhvillojë zgjedhjet e 2 marsit për president në kundërshtim me vendimin e gjykatës së Tiranës. Ky veprim mund ta çojë kreun e saj Armand Duka prapa hekurave pasi shkelja dënohet deri në 3 vite burg.
19 Shkurt 2022, 13:23 -
Ylli Pata: 'Inceneratorët' dhe 'Armando Duka', dy rastet e drejtësisë, që trajtohen sipas 'midesë politike'
Tashmë po përjetojmë një vrull të fortë politik nga opozita, e cila ka marrë “nismën antikorrupsion”, edhe në dyert e një fushate zgjedhore, që për opozitën e betejën e saj të brendshme është më e rëndësishme se rezultati. Një panoramë vrulli që e kemi përjetuar shpesh nga 2013m sa herë ka pasur axhenda politike kjo opozitë, ka ndërmarrë ofensiva “antikorrupsion”.
18 Shkurt 2022, 19:26 -
‘Diktatura e FSHF-së mori një sinjal të pastër’, Rudi Vata për anulimin e zgjedhjeve: Do tentojnë të korruptojnë zyrtarët e UEFA-s
Rudi Vata mendon se vendimi i gjykatës është një sinjal i madh për pastrimin e futbollit, ndërsa mendon se FSHF do tentojë të korruptojë zyrtarët e UEFA-s që prej ditësh ndodhen në Tiranë.
18 Shkurt 2022, 13:33 -
Nëse zhvillon zgjedhjet në FSHF Armand Duka rrezikon deri në 3 vite burg! Rasti me ish-presidentin e Federatës spanjolle, 'miku' i arrestuar Vijar
Armand Duka ka shpërfillur vendimin e Gjykatës e cila vendosi pezullimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin për Federatën Shqiptare të Futbollit. Duke sfiduar hapur ligjet dhe gjykatat e vendit, Armand Duka ka zhvilluar dje aktivitet në kuadër të fushatës së tij për të siguruar edhe një mandat të gjashtë.
18 Shkurt 2022, 11:18 -
Zbardhet takimi i Erion Veliajt me ekspertët e UEFA-s, çfarë i tha Dukës ballë për ballë
Veliaj fillimisht ka dëgjuar pretendimet e ekspertëve, të cilët kanë vënë në dukje ankesat që kanë marrë nga FSHF-ja për ndërhyrje nga palë të treta. Më pas, Veliaj ka renditur një mori shkeljesh që janë kryer nga funksionarët e FSHF-së dhe u ka paraqitur një raport të plotë për gjithçka që nuk ka funksionuar në procesin e përzgjedhjes së delegatëve.
18 Shkurt 2022, 09:48 -
Manipulimet e Dukës, Gjykata pezullon garën në FSHF: Nuk ka zgjedhje në 2 mars pa u shqyrtuar paditë! Shpallen nul të gjitha vendimet e marra deri më tani
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka fituar një tjetër betejë me Armand Dukën. Pas Tiranës, Gjykata ka pezulluar garën e 2 marsit për zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit në të gjithë vendin.
17 Shkurt 2022, 15:12 -
Manipulimet në FSHF, UEFA tronditet nga denoncimet! Zbardhet takimi me të deleguarit e institucionit europian
Zyrtarët e UEFA-s kanë mbajtur shënime dhe ndonëse nuk janë prononcuar, kanë premtuar se gjithçka do të raportohet në nivelet më të larta drejtuese të institucionit të futbollit.
17 Shkurt 2022, 13:14 -
Manipulimi i zgjedhjeve në futboll, Prodani në Repolitix: Asambleja e 2 marsit mund të pezullohet nga gjykata! UEFA nuk urdhëron dot FSHF, nuk e ka vartëse
Eduard Prodani tha se për shkak të padive për manipulimin e zgjedhjeve nga FSHF në shoqatat rajonale, ka bërë që prokuroria "të hyjë në fushën e lojës" dhe se mund të ketë vendim të gjykatës që të kërkojë pezullimin e zgjedhjeve të 2 marsit për kreun e FSHF-së deri sa të vendosen "pikat mbi i".
16 Shkurt 2022, 22:36 -
Ana qesharake e zgjedhjeve në FSHF: Dy javë nga 'votimet', Armand Duka nuk ka asnjë program për katër vitet e ardhshme
Më datë 11 shkurt Komisioni i Verifikimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit zyrtarizoi kandidatët për president të këtij institucioni, që pritet të mbahen më datë 2 Mars.
16 Shkurt 2022, 17:28 -
Akuzohet se vendosi tritolin në shtëpinë e Armand Dukës, lirohet Arlen Hasanaj, gjykata vendos 'detyrim paraqitje'
Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit për ndryshim të masës së sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje. Provat e grumbulluara nga pala mbrojtëse u pranuan nga gjykata e cila ndryshoi masën e sigurisë
16 Shkurt 2022, 14:48 -
Shkatërrimi i kompleksit Dinamo me kontributin e FSHF-së, që sot e quan sukses
Kam lexuar ditët e fundit disa diskutime mbi Klubin Sportiv “Dinamo”. Ky klub historik i kryeqytetit është njëkohësisht dhe klubi me të cilin unë u lidha që fëmijë. Trajnerët e tij të apasionuar, luajtën një rol të rëndësishëm në edukimin e qindra fëmijëve, përfshi edhe mua. Dush Shala, Cen Vërria, Saimir “Sallakja” Dauti, Ali Muço na mësuan disiplinën, forcën e kolektivit, si të ndihmonim e të ndanim topin me shokun e ekipit, ndarjen e suksesit dhe të humbjes.
15 Shkurt 2022, 20:38 -
Kallëzimi i Veliajt, prokuroria nis hetimet për manipulimit e zgjedhjeve në shoqatën Rajonale të Futbollit Tirana! Sekuestron dokumentet e FSHF
Pak ditë pas kallëzimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për manipulime për zgjedhjet në Shoqatën Rajonale të 'Futboll Tirana', Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë sekuestruar dokumentacionin e FSHF-së
15 Shkurt 2022, 18:55 -
INTERVISTA/ Gazetari i njohur: Armand Duka nuk duhej të kandidonte më, zgjedhjet duhet të kenë transparencë
Gazetari Skifter Këllçi shprehet se pas 20- vitesh Armand Duka nuk duhej të kandidontë më për president të FSHF-së, ndërsa thekson se proçesi zgjedhor duhet që të shoqërohet me transparencë.
15 Shkurt 2022, 14:17 -
UEFA mbërrin në Tiranë, do të monitorojë procesin zgjedhor në FSHF! Armand Duka akuzohet për manipulime, Gjykata ia ka bërë nul procesin në Tiranë
Një delegacion ekspertësh të UEFA-s kanë mbërritur sot në Tiranë për të monituaruar procesin e zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollity. Sipas njoftimit të FSHF në përbërje të këtij delegacioni janë Luca Nicola (Shef i qeverisjes së federatave anëtare në UEFA), Luka Zajc (Shefi i Çështjeve Korporative) dhe Yann Hafner (Ekspert i çështjeve statutore dhe rregulloreve).
14 Shkurt 2022, 18:00 -
Legjendat e kombëtares kuqezi bëhen bashkë: 20 vite janë boll, duhet ndryshim në FSHF
Jo vetëm brenda radhëve të shoqatave të Futbollit, jo vetëm medias dhe opinioni publik, jo vetëm vendime gjykatash që i bëjnë nul proceset e votimit, por thirrja e fortë për Armand Dukën që 'boll është boll' dhe duhet ta lërë të sportin ne vend të marrë frymë i vjen edhe nga ata që i dhanë me shumë se gjithë të tjerët ngjyrave kuqezinj.
12 Shkurt 2022, 11:26 -
Gjykata e rrëzoi Dukën, por tani është radha të hetohet
Nisi të shthuret miti i endur nga krerët aktualë të Federatës Shqiptare të Futbollit se, dinastia e tyre, është e pacenueshme në krye të futbollit shqiptar. Madje, dhe se federatën do të mund ta trashëgojnë edhe pasuesit e tyre. Gjykata e Tiranës ka dhënë një vendim emblematik, duke e vlerësuar të manipuluar procesin e zgjedhjeve të 24 janarit për kryetarin e Shoqatës së Futbollit të Tiranës.
12 Shkurt 2022, 09:26