-
Zgjedhjet vendore, Shqipëria votoi!
Vota e 21 qershorit rikonfirmon të majtën, ndërsa në Tiranë udhëheq Veliaj. Rezultatet e deritanishme nxjerrin fitues me një diferencë të thellë koalicionin e majtë “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, pas zgjedhjeve të së dielës ku mbi 3.3 milionë shqiptarë iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj në 61 bashki.
23 Qershor 2015, 09:08 -
Luzi në A1 Report: Të ndryshojë
Një proces zgjedhor i qetë, ashtu siç në Shqipëri rrallë herë ka ndodhur. Por për të shmangur çdo lloj incidenti të mundshëm, përpjekje për të bllokuar veçanërisht procesin e numërimit, komisionerët nuk duhet më të propozohen nga partitë politike. Këtë qëndrim shprehu kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefterie Luzi në një intervistë për A1 Report gjatë emisionit “5 Pyetjet nga Babaramo”, duke shprehur njëherësh nevojën e ndryshimit të Kodit Zgjedhor. VIDEO
Kodi, komisionerët jo më politik
22 Qershor 2015, 21:38 -
Fleckenstein: Ditë e mirë për ju
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, duke komentuar zgjedhjet në Shqipëri deklaroi se, e diela ishte një ditë e mirë për vendin tonë. Sa i pwrket plotësimit të testit për hapjen e negociatave, ai tha se do të pritet fundi i të gjithë procesit, për të nxjerrë konkluzione të tilla.
Negociatat? Në fund të procesit
22 Qershor 2015, 21:05 -
Zgjedhjet, ODIHR raport paraprak
Në një konferencë për mediat përfaqësuesit e OSBE- ODIHR bënë një raportim paraprak të procesit të zgjedhjeve në vendin tonë. Ambasadorja, Audrey Glover, tha se fushata ishte e qetë. Megjithatë, tha ambasadorja, mungesa e vullnetit politik dhe politizimi i institucioneve vazhdoi të minonte procesin zgjedhor. VIDEO
Pozitive,evidentuam edhe shkelje
22 Qershor 2015, 15:31 -
Lezhë, qëllohet me armë zjarri
Një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër para makinës së deputetes Monika Kryemadhi e cila sapo kishte hyrë në makinë mer vajzën e saj Bora, pas një takimi elektoral në fshatin Rrilë, në komunën e Shën Kollit. Nga të dhënat e para mësohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është Tonin Fizi. Kryemadhi ishte bashkë me dy vajzat e saj. Aldo Bumçi për A1 Report: Ngjarja një Farsë. Luan Rama: Banditë pranë PD-së qëlluan me armë, policia të kontrollojë makinën e Bumçit. Fizi për A1 Report: nuk jam une autor VIDEO
para makinës së Kryemadhit
19 Qershor 2015, 23:03 -
Foto/ PD denoncon disa raste
Në një deklaratë për shtyp të zëdhënëses së Partisë Demokratike janë denoncuar disa raste, ku sipas PD-së kemi të bëjmë me tentativë për manipulimin e procesit zgjedhor të 21 qershorit. Duke i cilësuar këto raste flagrante të shkeljes së Kodit Zgjedhor dhe standardeve të zgjedhjeve, PD i ka bërë thirrje Prokurorisë të hetojë e të garantojë zbatimin e ligjit dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve. VIDEO
të manipulimit të zgjedhjeve
17 Qershor 2015, 14:09 -
'Vora', L.Rama sfidon Patozin:
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama i është përgjigjur po me letër të hapur deputetit të Partisë Demokratike, Astrit Patozi. Luan Rama shprehet se do të denoncojë me fakte dhe prova çdo emër që cenon procesin zgjedhor në Bashkinë Vorë dhe këtë ai thekson se është i gatshëm që ta bëjë këtë bashkë me Astrit Patozin.Letra e Patozit:Po na vrasin para syve VIDEO
Shkojmë bashkë në Prokurori
14 Qershor 2015, 16:35 -
PD kallëzon shefin e komisariatit
Bashkia e Vorës është kthyer në një mollë sherri mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Prej disa ditësh, LSI dhe PD akuzojnë njëra-tjetrën për tentativa për manipulimin e rezultatit të 21 qershorit. Pas procedimit penal në gjendje të lirë për kandidatin e PD-së, deputeti demokrat Keltis Kruaja tha se, PD ka bërë kallëzim penal për shefin e komisariatit të Vorës. VIDEO
të Vorës: Në shërbim të Ilir Metës
14 Qershor 2015, 12:26 -
Letra e plotë e Astrit Patozit
Po na i vrasin para syve tanë Letër e hapurDrejtuar:Presidentit të Republikës, z. Bujar NishaniKryeministrit, z. Edi RamaKryetarit të Partisë Demokratike, z. Lulzim BashaAmbasadorit të SHBA-së, në Tiranë, z. Donald LuAmbasadores së BE-së në Tiranë, zonjës Romana VlahutinShefes së Misionit të OS
13 Qershor 2015, 21:14 -
Deklarata e Luan Rames
Siç bëhet e ditur nga njoftimet e medias, Drejtoria e Policisë së Tiranës ka filluar çështjen penale ndaj Fiqiri Ismailit, kryetar i Bashkisë së Vorës, njëkohësisht edhe kandidat i Partisë Demokratike për këtë bashki për zgjedhjet e 21 qershorit, pasi nga denoncimet e qytetarëve rezulton se ai ka tentuar të paguajë qytetarë për të blerë në këmbim votën e 21 q
13 Qershor 2015, 17:35 -
L.Rama: Vëzhguesit të zbarkojnë në
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama i ka bërë thirrje vëzhguesve të OSBE-ODIHR dhe kryediplomatëve të huaj në vendin tonë, që nga sot dhe deri ditën e zgjedhjeve të jenë të pranishëm në Vorë, pasi sipas tij në këto ditë do të ketë përpjekje të vazhdueshme të kryebashkiakut Fiqiri Ismaili për të korruptuar votuesit. VIDEO
Vorë, Ismaili do manipulojë zgjedhjet
13 Qershor 2015, 13:53 -
Mediu pret Glover: Polarizim politik
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu priti në një takim drejtuesen e misionit të vëzhguesve të ODIHR për zgjedhjet vendore Audrey Glover. Gjatë këtij takimi zoti Mediu u ndal në mënyrë specifike mbi shqetësimet që janë shfaqur gjatë fushatës zgjedhore por edhe në administrimin e këtij procesi nga KQZ.
në fushatë, qeveria presion opozitës
11 Qershor 2015, 16:10 -
Meta i përgjigjet akuzave të PD për
Kreu i kuvendit, Ilir Meta në një dalje të posacme për mediat, i konsideroi si shpifje akuzat e opozitës se LSI blen vota. Meta foli edhe në lidhje me deklaratën e Berishës, se Rama-Meta propozuan për president Halim Kosovën, në 2007, duke e pranuar si fakt por shtoi se ishte Berisha që kundërshtoi. Në lidhje me zgjedhjet Meta theksoi se rëndësi ka që të jenë me standarte. VIDEO
blerje votash:Alternativë shpif e shaj
9 Qershor 2015, 16:22 -
ODIHR raport për fushatën: Ka
Misioni vëzhgues i zgjedhjeve OSBE-ODIHR, ka publikuar edhe raportin e parë për situatën para zgjedhore në vendin tonë. Ajo që bie në sy është se në aspektin organizativ deri në këtë periudhë nuk evidentohen probleme, por problamtike mbetet akuzat politike, fillimi i parakohshëm i fushatës zgjedhore dhe keqpërdorimi i burimeve shtetërore. VIDEO
keqpërdorim të burimeve shtetërore
5 Qershor 2015, 16:11 -
Çfarë fshihet pas incidenteve
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka dhënë dje detaje për incidentin elektoral të ndodhur pak ditë më parë në Sukth. Cilat jane perplasjet qe shkaktuan tension ne prag te fushates elektorale dhe cfare ka raportuar opozita te nderkombetaret.
elektorale të zgjedhjeve vendore?
30 Maj 2015, 07:20 -
Topalli:Falsifikoni kartat e identitetit
Deputetja e PDsë Jozefina Topalli ka akuzuar maxhorancën se po falsifikojnë identitetin e shqiptarëve me qëllim vjedhjen e votave në zgjedhjet e 21 qershorit. Në lidhje me akuzat për bashkëpunim me mafian, Meta u përgjigj se PD ka muaj që është ulur në gjunjë para mafias. VIDEO
Meta: Jeni ulur në gjunjë para mafies
28 Maj 2015, 20:21 -
Bogdani: Veliaj fushatë me lejet e
Deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani përmes një deklarate për mediat u shpreh se Edi Rama vazhdon të shkelë Kodin Zgjedhor, duke vënë në shërbim të kandidatit të tij për Tiranën administratën dhe asetet publike. Sipas dfeputetit të PD dhunohet hapur nenin 3 i Kodit Zgjedhor duke përdorur ALUIZNI-n dhe legalizimet si zyrë partiake.
legalizimit, dhunon Kodin Zgjedhor
26 Maj 2015, 20:05 -
PD: Bllokimi i biznesit të Ismailit
Astrit Patozi përmes një deklarate për mediat ka thënë se AKU drejtohet nga Ilir Meta i cili vetëm me një telefonatë ka dëmtuar kompaninë e Fiqiri Ismailit duke e bllokuar atë pa asnjë arsye dhe në kundërshtim me rregullat e procedurat ligjore. VIDEO
nga AKU sulm politik i LSI e Metës
24 Maj 2015, 17:37 -
-
PD- Paloka thirrje përfaqësive diplomatike për monitorimin e incidenteve gjatë fushatës
TIRANË, 23 Maj /ATSH-Z.Tosku/-Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, nëpërmjet një deklarate për shtyp i bëri thirrje sot misionit të OSBE-ODIHR dhe përfaqësive diplomatike të BE-së dhe SHBA-së të monitorojnë nga afër incidentet e fushates elektorale. Duke iu referuar incidentit të ditës së djeshme në bashkinë e Vaut të Dejes, ai tha se “inspektori […]
23 Maj 2015, 13:39
