-
Vota e emigrantëve si revolucion në riorganizimin shtetëror, kushtetues dhe po ashtu edhe politik!
Kam të paktën 15 vjet që shkruaj e trajtoj votën e emigrantëve! Këtë trajtim e kam bërë në këndvështrim kushtetues si një e drejtë e patjetërsueshme dhe e pamohueshme, ku shumica e shqiptarëve që kanë zgjedhur të jetojnë jashtë janë e mbeten shtetas shqiptarë, përtej faktit nëse kanë përfituar edhe shtetësi tjetër!
6 Gusht 2022, 16:51 -
Pashallëku i Janinës kishte mundësi të bëhej si Principata e Montekarlos!
Realizimi i kësaj të fundit do të kishte shmangur konfliktin e vazhdueshëm mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe do të kishte avituar shpërnguljen e çamëve! Do të ishte një principatë e rëndësishme edhe sot, ndoshta edhe me e pasur se Montekarlo dhe ku familjet çame apo shqiptare do të kishin në dorë ekonominë e vendit ashtu siç e kanë familjet xhenovese edhe sot në Montekarlo!
1 Gusht 2022, 18:40 -
Shqipëria e shekullit të ri!
Një ndër dilemat më të mëdha historike tashmë nuk ekziston, ajo e mundësisë së shpërbërjes së Shqipërisë dhe asimilimit të saj! Përtej, sulmeve e pushtimeve të vazhdueshme kundër territoreve shqiptare që nga luftërat romake e deri në rastin e fundit të Kosovës, shqiptarët shpëtuan nga asimilimi dhe po ashtu nga shpërbërja edhe pse në fakt insistimet e të huajve për ta arritur këtë kanë qenë serioze dhe të vazhdueshme
31 Korrik 2022, 14:23 -
Dritan Abazoviç, më shumë po e duan malazezët se shqiptarët!
Kohët e fundit patriotët dhe nacionalistët që shpesh fshihen pas një tastierë janë shtuar aq shumë sa ndoshta po të ishte gjallë Isa Boletini do i kishte zili e po ashtu do i kishin zili edhe shumë patriotë të vërtetë që kanë sakrifikuar edhe jetën për Atdheun e këto po sulmojnë Dritan Abazoviç si tradhtarë!
16 Korrik 2022, 08:54 -
Kur do të mundemi të udhëtojmë me dinjitet!
Kam të paktën që në 2004 që udhëtoj shpesh drejt Shqipërisë dhe anasjelltas, sepse jetoj jashtë Atdheut si shumë shqiptarë të tjerë! Prandaj, kushtet skandaloze të udhëtimeve i kam provuar vetë! Kam udhëtuar me autobusë, me traget e me avion
10 Korrik 2022, 17:22 -
Politikanë, nëse besoni në Zot, ndaloni largimin e shqiptarëve!
Një nga dhimbjet më të mëdha që kanë pësuar familjet shqiptare në këto 30 vite është padyshim, eksodi i vazhdueshëm dhe i pandërprerë, ndonjëherë më ritme të mëdha e herë të tjera me ritme më të vogla, por është një fenomen që nuk ka njohur pauzë
9 Korrik 2022, 08:43 -
Shqiptarët, mes mitit, populizmit dhe nostalgjisë!
Shqiptarët ishin privuar nga e drejta për të protestuar njësoj siç ishin privuar nga e drejta për të blerë pantallona xhins, për të blerë e pasur një makinë sportive, për tu argëtuar në diskotekë ose edhe thjeshtë për të shijuar një gotë verë cilësore!
8 Korrik 2022, 09:15 -
Pas '90, shpresën na e vranë, por dinjitetin jo!
Historinë e shqiptarëve e kanë të vështirë ta shkruajnë historianët më të mirë në Botë, sepse ajo nuk është vetëm çështje faktesh, por edhe çështje e mbushur me fenomene njerëzore si emocione, histori vetjake, shpresa, zhgënjime! Pra, historia e shqiptarëve nuk është çështje datash, por është çështje ngjarjesh!
2 Korrik 2022, 12:15 -
Ndoshta pesë në provim, por ama me Ferrari në Mbrëmjen e Maturës!
Mbarimi i shkollës së mesme është një etapë shumë e rëndësishme si moshë, se hyhet në moshën madhore, por është shumë e rëndësishme edhe për edukimin dhe për të ardhmen, sepse fillojnë ëndrrat e mëdha për secilin që nga vendosmëria për të vazhduar studimet e larta, për të zgjedhur profesionin që dëshiron e po ashtu fillon edhe rrugëtimi vetjak i jetës, sepse shumë prej tyre, për shkak të zgjedhjeve të pavarura, ju duhet të largohen nga prindërit dhe familja bazë dhe të fillojnë të krijojnë folenë e tyre!
26 Qershor 2022, 12:24 -
Pasojat e luftës në Ukrainë dhe ekspertët e kafeneve të Tiranës!
Në Shqipëri duhet të ketë protesta të mirëfillta politike për ta rrëzuar këtë Qeveri, që ka plot probleme, por jo për çështjen e çmimeve, ku Shqipëria është në pozicionin e pësimit! As Rusia e Ukraina nuk i kanë marrë leje Shqipërisë për të bërë luftë, po ashtu Shqipëria nuk ka asnjë mundësi të bëj paqen e as të ndalojë luftën mes këtyre dy vendeve!
20 Qershor 2022, 12:15 -
Zelensky, prej 4 muajve hapur mortë e duhet të pres këdo, edhe ata që komentojnë ngjyrën e perdeve ose asfaltin e rrugëve!
Zelensky, ka hapur mort tashmë prej 4 muajve! Përveç, se çdo ditë duhet të qaj bijtë e Ukrainës që bien herokisht me një shembull të pashoq për sakrificën më të madhe njerëzore, rënien për Atdhe, përveç se duhet të merret me jetimët e lënë ngjallë, por me prindër të vrarë, përveç se duhet të merret me të uriturit dhe të mbeturit poshtë gërmallave, me ata që largohen nga terrori dhe lufta, ai është i detyruar të pres këdo që i shkon tek porta për mortin e tij!
15 Qershor 2022, 17:32 -
Kultura e mosnjohjes duhet të marr fund në emër të PD!
Ndoshta nuk jam askush për kritikuar ata që flasin në emër të PD e ndoshta si pjesë e PD, por mbi të gjitha si qytetarë kam të drejtë të them mendimet e mia edhe kur ata janë kritika! Nëse dikush kritikon diçka, ndoshta e don më të mirë atë dhe po ashtu edhe ndryshe se si është!
5 Qershor 2022, 17:51 -
I pari klasës është gjithmonë i urryer, por ai ekziston
Politika dhe politikanët shqiptarë kanë shumë vese e kjo lidhet me kohën kur janë formuar, rritur dhe çfarë modelesh kanë pas! Nëse kanë pas modele frymëzuese, nëse kanë qenë të parët në klasë ose nëse kanë qenë në fund të klasës dhe gjithmonë e kanë urryer të parin! I pari i klasës zakonisht e ka stil që kur ulet, zgjedhë të ulët zakonisht vetëm në rreshtin e parë!
5 Qershor 2022, 08:59 -
Nesër do të kemi President, me ose pa surpriza!
Procesin e zgjedhjes së Presidentit, por kërkojnë ta ngatërrojnë me atë të zgjedhjes së një Pape, edhe pse në fakt edhe për këtë të fundit ka debate, lobime e po ashtu edhe raundet e zgjedhjes ka pasur raste që kanë dështuar e këtë e kemi mësim edhe nga historia.
3 Qershor 2022, 09:12 -
Çështja më e rëndësishme është nëse bëhet apo jo PD dhe si mund të bëhet!
Në fakt, ka gjashtë muaj që flasin sikur problemi më i madh i PD është bashkimi! Në fakt ky nuk është problemi i vërtetë i demokratëve e as alternativa e të ardhmes për PD! Pas dëshirës për Bashkim, nuk qëndron asgjë tjetër, veçse dëshira për të ruajtur establishmentin dhe për ta mbajtur pushtetin për një grup të ngushtë personash që nuk kanë më asnjë lidhje reale, politike e sociale as me demokratët e as me shqiptarët!
28 Maj 2022, 20:18 -
Të pastrojmë Shqipërinë nga politika 30 vjeçare për të mirën e përbashkët të shqiptarëve!
Pa pastruar politikën 30 vjeçare të tranzicionit shqiptar, nuk do të ketë paqe në Shqipërisë dhe kjo e fundit me kujton situatën italiane pas viteve '80 që kulmuan më vonë me Maksi Procesin! Po bëjmë një gabim të madh, sepse situata aktuale në Shqipëri po nënvlerësohet edhe nga heshtja e shoqërisë civile!
23 Maj 2022, 23:05 -
Procesi i Zgjedhjes së Presidenti dëshmon se demokracia parlamentare funksionon
Përtej interesave të palëve të përfshira në proces e përtej faktit se disa janë palë të vetëperjajshtuara nga procesi, të gjitha ngjarjet e fundit dëshmojnë një të vërtetë të madhe, se Republika Parlamentare po funksion e bashkë me të edhe demokracia e saj
21 Maj 2022, 18:55 -
Insistimi për ta ndarë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut në procesin e anëtarësimit është i gabuar!
Teoria për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut nëse nuk heq dorë nga vetoja Bullgaria, për fatin e keq është gritur si një pozicion zyrtar i Shqipërisë i përsëritur tashmë nga Kryeministri, por edhe në nivel ministrash!
18 Maj 2022, 20:54 -
Dallimi i PD sot me PD dje në lidhje me Presidentin e Republikës
Alibeaj me qëndrimet e tij, jo vetëm nuk ka bërë asnjë tradhti, por nuk ka tradhtuar asnjë demokrat! Madje, në lidhje me procesin e zgjedhjes së Presidentit po mban qëndrime dinjitoze që më parë nuk janë mbajtur! Përtej, propagandës, Alibeaj nuk është ulur as me Ramën e as me Rucin për të ndryshuar Kushtetutën e as nuk ka shkuar te darkoj tek Restorant Krokodili për të bërë marrëveshje në orët e vona mbi tavolinë!
17 Maj 2022, 22:27 -
Simbolet e komunizmit dhe hija e tij!
Në fillim të viteve shqiptarët shpresonin të rrëzonin Regjimin e bashkë me të edhe gjurmët e tij! Shpresa e vetme për ta bërë atë ishte PD e cila në fakt nuk krijoi lëvizjet e ndryshimit, por ishte pasojë e lëvizjeve të viteve '90 të punëtorëve, qytetarëve e disa intelektualëve që kërkonin si lirinë ashtu demokracinë, të dyja të mohuara padrejtësisht dhe dhunshëm që nga mbarimi i Luftës II Botërore!
15 Maj 2022, 20:56 -
Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin Europian është çështje e kryer!
Këshilli Europian është një institucion në vete që është themeluar më 5 maj 1949! Është një organizatë në vete që shpesh herë ngatërrohet me institucionin e Bashkimit Europian! Ka 45 anëtar nga 46 që kishte, pasi në shkurt Rusia është pezulluar për shkak se sulmoi Ukrainën!
13 Maj 2022, 19:29 -
Shqipërinë që se kemi më me të njëjtët shqiptarë
Nuk kishim shumë, por kishim zemër të madhe! Bukën e ndanim së bashku, festat i bënim se bashku! Nëse dikujt i kishte mbaruar kripa në shpi e kishte deri e hapur tek fqinji për të marr ndoshta sasinë e fundit të kripës që i kishte mbetur
12 Maj 2022, 09:26 -
Kanë ndaluar kohën e tyre, por jo tonën!
Nga n/Kryetar i një PD të fortë me 620 mijë vota, me protagonizëm të fortë politik e të përfundosh Kryetar i Këshilli që nuk e njeh askush e që s'ke asnjë vendimmarrje politike, kjo tregon se kjo kategori nuk kanë merituar as respektin e as promovimin që ju ka bërë Basha!
6 Maj 2022, 22:38 -
A ta bëjmë edhe Ne, një '8 janar të ri' për vulën dhe karrigen?
Nëse gjykata njeh vendimet e PD aktuale dhe rrëzon ata që e morën në Shkallë të Parë, atëherë sipas filozofisë së vjetër të tyre a do të kthehen tek blindimi dhe nëse ne mendojmë si ata? Atëherë edhe ne, sipas tyre duhet të bëjmë një 8 janar të ri, por sigurisht ne nuk jemi si Ata, por thjeshtë e thashë sa për t'u kujtuar se po ju kthehen në boomerang çdo gjë që kanë bërë deri tani! Leksion i popullit dihet: mos ja bëj gropën shokut se bie vetë brenda.
23 Prill 2022, 21:02 -
Kujt i shërben ndarja e PD?
Partia Demokratike nuk e ka pasur kurrë luksin e ndarjes, sepse nuk ka një rast në këto 30 vite të të ketë fituar vetëm zgjedhjet, duke përjashtuar ato të vitit 92 që ishin për arsye historike sesa për aftësi politike! PD në këto 30 vite duke qenë e bashkuar e nuk ka mundur t'i fitoj zgjedhjet pa bërë koalicion me aleatët por edhe me parti të së majtës! Këto ditë ka një vrull të madh për të bërë fakt të krye e në mënyrë të njëanshme zgjedhjet dhe marrjen e forumeve.
22 Prill 2022, 10:08 -
Shqipëria duhet të bëhet për SHBA, siç u bë Hong-Kong për Britaninë e Madhe
Shqipëria është një vend ndoshta i vogël për nga dimensioni gjeografik, por është shumë i madh dhe i rëndësishëm në planin gjeopolitik jo vetëm në Ballkan, por edhe me gjerë, ndoshta edhe për ekuilibrat Botëror.
18 Prill 2022, 12:27 -
Disa pyetje për zgjedhjet në PD!
Jam kurioz të di mbi çfarë kriteri po bëhen zgjedhjet në disa Degë të PD! A ka ndonjë raport që vërteton faktin se tek ajo degë që bëhen zgjedhje nuk ka funksionuar ndonjë gjë? A ka dhënë dorëheqjen ndonjë Kryetar Dege për pasojë është e detyra të bëhen zgjedhje të parakohshme?
17 Prill 2022, 13:14