-
Alban Daci: Pse Basha nuk mund dhe nuk duhet të japë dorëheqjen?
Basha, nuk mund dhe nuk duhet të jap dorëheqjen, sepse na ka bindur se ka një projekt serioz për ta kthyer PD në një vend vlerash pro amerikane dhe ne i qëndruam besnik! Basha, nuk mund dhe nuk duhet të jap dorëheqjen, sepse ata që ja kërkojnë një gjë të tillë, nuk janë më tek PD dhe rrugët që kanë zgjedhur nuk kanë lidhje as de facto e as de jure me këtë subjekt politik! Basha, nuk mund dhe nuk duhet të jap dorëheqjen, sepse ai do të konsiderohej një tradhtar i atyre që i besuan dhe vazhdojnë t'i besojnë në lidership!
9 Mars 2022, 14:04 -
Antiamerikanizmi është P-utinizëm!
Putin ka influencë shumë të madhe edhe në Ballkan e kjo lidhet me faktin se këto vende kanë demokraci të brishtë, kanë orientim për diktatura e po ashtu kanë regjime që mbahen e sponsorizohen përmes oligarkëve, që nuk njohin as nje moral apo aptriotizem, përveç parasë e pasurimit mbi kurrizimin e taksapaguesve!
5 Mars 2022, 23:19 -
Përse Putin e kërkon më shumë se kushdo tjetër fundin e luftës në Ukrainë?
Diktatorët, bëjnë luftë, jo kur janë të fortë, por kur ato kanë një krizë të brendshme serioze, e duan një provë për të dëshmuar forcën e tyre e po ashtu edhe suksesin e tyre të jashtëm duke u dëshmuar si heronj të vendit e kështu tentojnë të rrisin jetëgjatësinë e tyre!
3 Mars 2022, 23:24 -
Reforma territoriale model zhvillimi kombëtar, jo nevojë elektorale!
Duhet të theksojmë se, për shkak të nevojave dhe sfidave të reja, edhe vendet me një eksperiencë të gjatë republikane e demokratike e kanë sfidë reformën territoriale. Kjo lidhet me faktin, se shumë prej tyre i kanë bërë kushtetutat e tyre menjëherë pas Luftës II Botërore, kur ishin realitete të tjera ekonomike, politike, sociale, zhvillimi urban dhe infrastrukturor!
17 Shkurt 2022, 14:58 -
Shkarkimi i Metës, juristët debat në Report Tv! Topollaj: I ‘shpëtoi’ 'Venecias', por tani e ka pozitën e rënduar! Aban Daci: Duhet seriozitet maksimal, Presidenti nuk shkarkohet
Juristi Fabian Topollaj në Report Tv, duke folur rreth shkarkimit ose jo të presidentit nga Gkykata Kushtetuese, tha se Ilir Meta i “shpëtoi” herën e parë komisionit të Venecias, por këtë herë e ka të rënduar pozitën, pasi është përfshirë politikisht, një gjë që sipas tij është kategorikisht e ndaluar për përfaqësuesin e unitetit të popullit
9 Shkurt 2022, 13:51 -
Pse të ashquajtura 'primare' s'kanë asnjë vlerë politike e as ligjore!
Sot, po zhvillohen të ashquajtura primare për zgjedhjet e 6 marsit! Po a kanë rëndësi ligjore? Që nga fillimet e pas 9 shtatorit, ka pasur një tentativë për të deligjitmuar PD me forumet e saj drejtuese, por qëllimi i dështuar e kryesor ka qenë e vazhdon të jetë deligjitimiteti i Bashës si Kryetar i PD!
30 Janar 2022, 13:12 -
A mundet partia të dalë mbi vullnetin e demokratëve?
Jordan Daci vazhdimisht karrierën e tij të gjatë dhe të suksesshme prej juristi e ka vendosur në shërbim të kauzave, pa tradhtuar misionin e profesionit duke vendosur të parën drejtësinë! Kontributi i Jordanit është i vazhdueshëm , guximshëm dhe pa kompromise në shërbim të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve!
23 Janar 2022, 12:05 -
Për Dibrën, përtej politikës
Për Dibrën flitet shumë pak në media, në Parlament, në televizione, edhe pse personazhet më të rëndësishëm të Shtetit shqiptar janë nga Dibra ose nga Qarku i Dibrës, ngjarjet më të rëndësishme të historisë tonë Kombëtare kanë ndodhur në Dibër, ose kanë pasur për protagonist dibranët.
21 Janar 2022, 15:37 -
Shtyllat e PD që përmbysin çdo regjim!
Shtylla e parë dhe e palëkundur që garanton një PD të fortë dhe idealiste është ndarja e saj me të kaluarën. Demokratët nuk janë vetëm ata që kanë 30 vjet me privilegje dhe që janë ngjitur me ngjitëse në karriget e pushtetit në çdo rast e në çdo kohë.
20 Janar 2022, 17:16 -
Erdogan, besimi fetar dhe modeli historik i nënshtrimit!
Ka një realitet të hidhur, sepse Turqia sot, më frymëzim nga e kaluara, ne shqiptarëve nuk na konsideron partner, as hazret, as miq, por na konsideron dhe vazhdon të na konsideroj popull të nënshtruar e mandej, sot për arsye të kaluarës historike, na e konsideron nënshtrimin si obligim e pa kushte!
17 Janar 2022, 19:45 -
PD dhe Basha të thajnë moçalin e trashëguar në shërbim të vlerave
Partia Demokratike dhe Basha duhet të dalin nga kafazi klasik që ka qëndruar kjo parti në 30 vjet! PD në 30 vite ka qenë një forcë politike e mbyllur në një guackë personash që kanë monopolizuar idetë, debatet dhe pushtetin
9 Janar 2022, 17:20 -
Elezi në ‘Repolitix’: Berisha i kompleksuar nga SHBA! Murrizi: Shumica s’e kupton kauzën e ish-kryeministrit! Muça: Incidenti në seli ndodhi nga dështimi i protestës
Incidenti i sotëm në PD ku një nga dyert e zyrave të selisë blu u shqelmua nga një mbështetës i ish-kryeministrit Berisha dhe situata në këtë parti, ishte temë diskutimi këtë mbrëmje në emisionin 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga në Report Tv. Gjithashtu u diskutua edhe për protestën e djeshme e cila ishte thirrur nga ish-kryeministri Berisha.
21 Dhjetor 2021, 22:26 -
Lëvizja Studentore, debati në Report Tv! Mësuesja dhe sociologia: Të rinjtë e sotëm, pa ideale! Daci: Studentët e dhjetorit heronj, por roli i tyre përfundoi
Pas 31 vitesh nga ngjarja e 8 dhjetorit të 1990 që tronditi regjimin komunist, në cilën fazë gjendet rinia e sotme? A ngjasojnë me të rinjtë e viteve 90’? Si ka qenë forma e demokracisë 31 vitet e fundit? Dhe a i është përmbushur ëndrra studentëve të dhjetorit? Debati mes 3 të ftuarve në Report Tv.
8 Dhjetor 2021, 14:15 -
11 dhjetori dhe miti fals i rithemelimit të PD!
Në thirrjet e 11 dhjetorit nuk mungojnë mitet false, për të ngacmuar nostalgjinë e militantëve, por edhe për të justifikuar thirrjen e tyre! Njëri nga këto mite false, në formën e premtimit, është edhe rithemelimi i PD e bashkë me të edhe pluralizmi!
8 Dhjetor 2021, 10:09 -
Po te ishte gjallë, një Foltore online në SHBA do e bënte edhe Enver Hoxha
Foltorja online në SHBA më ngjan sikur Enver Hoxha në kohën e vet të bënte një të tillë me shqiptarët atje në kohën e Regjimit e tu thoshte hajdeni se atje po jetoni në varfëri dhe jo në një vend demokratik! Po këto shqiptar kaq shumë të dashur me liderin dhe me unin, përse asnjëri prej tyre nuk i la SHBA-t për t'u kthyer në Shqipëri?! Ose sikur Putin të bëj një foltore online me Rusët e SHBA duke u bër thirrje se demokracia e vërtetë është ajo në Moskë dhe ai është lideri i së ardhmes!
4 Dhjetor 2021, 18:46 -
Opinion
Pse i jemi borxh Kosovës?
Ndoshta mund të duket si një analizë provukuese, por në fakt nuk është kështu! Dikush ndoshta mund të thotë më të drejtë: pse i jemi borxh Kosovës? Po i jemi borxh për modelin e rezistencës që popullsia shqiptare e kësaj zone i ka bërë regjimit serb kundër asimilimit!
2 Dhjetor 2021, 23:04 -
Opinion
A bëhet kryeministër Basha?
Halli i madh i ka zënë "ata" të Foltores, net pa gjumë po kalojnë duke menduar apo duke analizuar nëse Basha bëhet kryeministër apo jo? Madje, më shumë në hall janë këta sesa ndoshta vetë Basha! Duhet tua kuptojmë hallin, sepse kanë ca vite pa qenë në pushtet, pa hyrë në punë me teserë të Partisë!
1 Dhjetor 2021, 11:20 -
Opinion
Është nevoja për një frymëzim të ri kombëtar
Bashkimi i shqiptarëve është një e drejtë historike dhe hyjnore ashtu si edhe e popujve të tjerë! Bashkimi i shqiptarëve nuk mund të jetë një kërcënim për ekzistencën e popujve të tjerë, por një motiv paqeje dhe stabiliteti. Bashkimi i shqiptarëve nuk është dhunim apo abuzim mbi popujt e tjerë, por proces natyral, sepse ata janë autokton kudo ku ndodhen!
29 Nëntor 2021, 10:08 -
Opinion
Titaniku i politikës shqiptare!
Politika është zgjidhja e konflikteve mes njerëzve; është procesi që shoqëria përcakton në mënyrë autoritare lidhjen e burimeve dhe vlerave; është proçesi që merren vendimet ose modifikohen programet politike dhe strategjitë e aksionit; është ushtrimi i pushtetit dhe influencës.
26 Nëntor 2021, 16:54 -
Opinion
Partitë politike janë e keqja më e madhe e vendit
Keni vënë re që mendimi, opinioni publik në Shqipëri jo vetëm është i manipuluar dhe i censuruar, por ai është i orientuar në një drejtim të caktuar që ka për qëllim të krijojë trazira mendimesh, dilema situatash e kështu në një situatë të tillë, me mjegull dhe errësirë, qytetari nuk është i kthjellët dhe i vetëdijshëm të analizojë, kritikojë dhe të dyshojë për të gjetur të vërtetën ose versionin më të afërt të vërtetës.
25 Nëntor 2021, 18:36 - Opinion
-
Opinion
Mes të resë dhe të vjetrës, zgjedh të renë!
Shoqëria shqiptare mendoj se ndodhet në një udhëkryq, sepse po përballet me një ndër dilemat më të mëdha që e ka shoqëruar që në hapat e para të saja, ku qytetarët kanë dy opsione ose të zgjedhin të vjetrën dhe vazhdimësinë apo të vendosin për risinë dhe ndryshimin.
23 Nëntor 2021, 19:20 -
Opinion
Qytetarët dhe Kështjella e Politikës!
Vrasjet, varfëria, thuajse depresioni kolektiv i shoqërisë tonë janë pasojë e krizës të vazhdueshme politike! Shoqëria shqiptare është në fazën e një depresioni kolektiv, sepse nuk kemi të bëjmë me raste sporadike apo të izoluara siç po duan disa t'i konsiderojnë dhe t'i trajtojnë!
20 Nëntor 2021, 19:56 -
Opinion
Vizita e Kryeministrit tonë në Itali është thjeshtë një retorikë, ashtu si dhe marrëveshja e njohjes së pensioneve
Ndoqa me një interes të veçantë, me thënë të drejtën vizitën e radhës të Kryeministrit tonë në Itali! Këtë vizitë e ndoqa me interes, sepse së pari edhe unë tashmë jetoj në Itali prej kohësh dhe janë pjesë e komunitetit tonë, por edhe për shkak të numrit të konsideruar të komunitetit tonë në Itali si dhe numrin e madh të çështjeve që mund të diskutohen!
18 Nëntor 2021, 20:23 -
Opinion
Dënimi me vdekje 'po' apo 'jo'?
Dënimi me vdekje është spektakël frike dhe poshtërimi i dinjitetit njerëzor nuk është as civilizim e as edukim! Heqja e dënimit me vdekje nga BE është si pasojë e një procesi të gjatë historik dhe reflektim e respekt për jetën, pavarësisht të aksioneve të kryera!
17 Nëntor 2021, 12:57 -
Opinion
Është kollaj të thuash në kënetën shqiptare se jam më influencë në SHBA, edhe kur nuk je askushi
Më parë, kur një letër donte dy muaj të arrinte në destinaicion, dhe kur shumica nuk ishin larguar asnjëherë nga fshati, pa dalur në qytetet, kthimin e një emigranti që ndoshta ishte i konsideruar i humbur për shkak të kohës së gjatë të qëndrimit larg, përveç se ishte festë e madhe gëzimi e konsideronin edhe një event jashtëzakonshëm për të marr informacione se si bëhej jeta atje ku kishte emigruar
13 Nëntor 2021, 14:45 -
Opinion
Vendimi i DASH është politik personal i Sekretarit të Shtetit apo vendim strategjik e politikë i SHBA-ve?
Ka disa dilema që përdoren këto ditë nga disa persona që ndoshta në SHBA-të, profesion të vetëm kanë atë bërit shitës në ndonjë dyqan! Këto persona që po trumpojnë në studiot televizive shqiptar me një megaloman të stilit donkishoteskë, janë më origjinë shqiptare, jetojnë në SHBA-të dhe këtu në Shqipëri prezantohen sikur kanë informacione më shumë se institucionet e shtetit më demokratik në Botë!
11 Nëntor 2021, 22:55 -
Opinion
Mitizimi, personalizmi dhe lideri i fortë s'janë e ardhmja e PD dhe e Shqipërisë
E zëmë, se rruga e ndjekur për të rrëzuar Bashën është korrektet, po mirë, po politikisht tek PD vetëm një person për 30 vjet ka të drejtë të jetë kryetari i saj, të jetë President Republike, të jetë Kryeministër dhe pas 30 të kërkoj të bëhet prapë Kryeministër? Janë ndërruar breza biologjik, por brezi politik kërkon të jetë i pandryshuar
11 Nëntor 2021, 10:11 -
Opinion
Modeli i rinisë, për fat të mirë nuk është ai që është sot në politikë!
A ka Shqipëria djem e vajza të mrekullueshme?Pa dyshim, që po! A ka Shqipëria talente të rinj e të reja? Pa dyshim, që po! A ka Shqipëria të rinj e të reja, që e dua vendin me shumë se pushtetin? Pa dyshim, që po! Po këta të rinj e të reja a janë në politikë? Pa dyshim, që jo!
7 Nëntor 2021, 19:51 -
Opinion
Përse s'ka vend krahasimi me të madhin e të pazëvendësueshmin Churchill?
Politika shqiptare zakonisht në mënyrë dëshpëruese është munduar tu referohet e të krahasime me modelet, figurat politike të huaja. Kjo dëshmon varfërinë e përgjithshme të politikës shqiptare që me gjitha përpjekjet nuk ka arritur të krijoj ideal tipe si referim apo frymëzim për brezat.
3 Nëntor 2021, 18:41 -
Opinion
Çfarë i mungon sot politikës shqiptare?
Politika në versionet e saj historike është përpjekur të jetë modeli më i mirë i harmonisë së elementëve të përbashkët mbi bazën e kurajove dhe iniciativave individuale. Është individualja që krijon sisteme të ndryshme, të ndërthurura për të bërë një bashki të përbashkët, ku në një farë mënyre, të gjithë janë të lumtur ose në kërkim të një lumturie personale në harmoni dhe në simbiozë me një lumturi më madhore e komunitare.
3 Nëntor 2021, 11:47 -
Opinion
Pse në fakt jam kundër asaj që e quajnë 'Ribashkimi i PD'?
Sa herë PD kalon kriza gjithmonë janë hedhur ide të ribashkimit të PD! Po pse jam kundër kesaj teze? Së pari partitë politike përbëhen nga njerëzit që për shkak të natyrës apo edhe për shkak të zgjedhjeve personale, ata nuk janë e nuk mund të jenë të përhershëm! Në çdo forcë politike edhe në vende me demokraci të brishtë, ka lëvizje elitash, largime dhe prurje të reja.
14 Tetor 2021, 19:33