-
Ta bëjmë PD sikur s'ka qenë asnjëherë e si duhet të jetë!
Mos mendoni se shumica e shqiptarëve nuk e ka kuptuar këtë gjë e po ashtu mos mendoni se demokratët e thjeshtë, të ndershëm nuk e kanë kuptuar këtë sjellje, e cila është tashmë e vjetër, thuajse 30 vjeçare. Kjo është arsye që demokratët e thjeshtë e kanë braktisur dhe nuk e besojnë më PD, sepse aty nuk gjejnë më asnjë hapësirë, përveçse atë të nënshtruarit e shërbëtorit.
29 Dhjetor 2022, 11:14 -
Altin Dumani, i guximshëm mes guximtarëve!
Altin Dumani, meriton vlerësime që mori guximin të kandidonte për kreun e SPAK, në një moment shumë të rëndësishëm! Të pranosh të kandidosh e të drejtosh një nga institucionet më të rëndësishme të luftës ndaj krimit e korrupsionit në një vend si Shqipëria është çështje guximi, idealesh dhe po ashtu siç deklarojë vetë Dumani është edhe çështje pasioni për t'i shërbyer drejtësisë!
16 Dhjetor 2022, 20:06 -
Duan të rikthehen serbët në Kosovë!
Ndërkombëtarët e kanë toleruar aq shumë Serbinë sa sot ka kurajë të rikthej në Kosovë ushtarët e saj, pikërisht ata ushtarë që me të njëjtën uniformë shuan e vranë gratë shtatzëna, dhunuan e vranë pleqtë e dhunuan e vranë civilë të pafajshëm!
16 Dhjetor 2022, 08:56 -
Atë, Kryeministrinë, le ta bëjmë muze!
E rrëzuam Regjimin në vitet '90, por paranoja sikur nuk e kemi rrëzuar na ka shoqëruar në gjithë këto vite tranzicioni! Ndërtesa e Kryeministrisë, në kohën e Regjimit është përdorur për të vendosur tribunën zakonisht në festimet e 1 majit për parakalimet dhe paradat ushtarake ku e gjithë byroja politike bashkë me ishin diktatorin qëndron aty për të parë e shoqëruar arritjet e marksizmit e leninizmit shqiptar!
10 Dhjetor 2022, 09:45 -
8 dhjetor, në mëngjes janë konservatorë e në dark revolucionarë!
Dëgjova fjalimin përballë të ashtuquajtur "rinia demokratike", edhe pse në rreshtin e parë ishin po ata që kanë qenë në fillim të viteve '90, por me një dallim të thellë moshe, sepse atëherë ishin 30 ose 40 vjeç e sot, janë 60, 70 e thuajse 80 vjeç!
8 Dhjetor 2022, 15:18 -
Protestat nuk sjellin asgjë të re, nëse e reja nuk është mes tyre
Kjo retorika se për popullit, kjo histori 30 vjeçare ka dëshmuar se në fakt popullit është përdorur vetëm për interesat e pushtetit dhe sinqeriteti i politikanëve për të mbrojtur me të vërtetë kauzat e qytetarëve ka qenë I vogël ose thuajse inekzistues.
1 Dhjetor 2022, 11:54 -
Lufta mes Serbisë dhe Kosovës është thuajse një fakt i paevitueshëm!
Ndoshta, ky titull mund të jetë frikësues për lexuesit ose mund të merret edhe si një aventurë donkishoteske. Në fakt, përmes këtij titulli dua të vë në pah diçka që është e pranishme e ndoshta nuk duam ta marrim si të mirëqenë.
23 Nëntor 2022, 17:05 -
Panairi i librit në vendin ku dija ka vdekur si model
Si çdo vit edhe këtë herë është hapur panairi i librit! Në fakt, duket se këtë vit më shumë se kurdoherë duket si një një arenë që është pushtuar nga politikanët më shumë për propagandë sesa si një vend që duhet të frekuentohet nga lexuesit dhe qytetarët!
20 Nëntor 2022, 18:13 -
Ukraina duhet të jetë e ndershme dhe besueshme me Naton!
Raketat në Poloni mund të ishte një nismë ose një kauzë për të zgjeruar konfliktin duke përfshirë edhe Naton ose anëtarët e saj! Të gjithë e dimë se Lufta I Botërore ose siç njihet ndryshe “Lufta e Madhe!” nisni nga këmbëza e një revolveri që shkrepi në Sarajevë.
16 Nëntor 2022, 17:25 -
Një ditë si Çauçesku në Tiranë!
Sheshi plotë për plotë në Tiranë, një ditë vjeshte që mbrapa deres qëndron dimri! Qytetarët të mbledhur disa herë në atë shesh, të thirrur për liderin e tyre, që kanë duartrokitur duke thirrur emrin e liderit të tyre në çdo rast sa herë që lideri kishte nevojë për ta!
11 Nëntor 2022, 22:04 -
Qasje reale për Kosovën!
Duhet të ketë vetëm një kusht ndaj Serbisë: të njoh pavarësinë e Kosovës dhe nëse Serbia nuk e njeh, kjo e fundit nuk mund të pengoj ekzistencën e Kosovës si shtet të Pavarur dhe po ashtu vetë Kosova nuk mund të ketë asnjë pengesë për tu sjellë si e tillë!
5 Nëntor 2022, 15:28 -
Shiko larg e mendo afër!
Dëgjoj shpesh dëshirën e shqiptarëve për të emigruar! Sigurisht, secili ka ëndrrat dhe dëshirat e tij, çdo kush mendon të bëj një ndryshim, por një gjë është e sigurt se jeta në emigracion nuk është "jetë me lule" dhe njëherë që e nisë ka vetëm pak raste të ketë kthim mbrapa!
30 Tetor 2022, 07:54 -
Shqiptarët dhe hebrenjtë, dy popuj me të njëjtën histori, atë të dashurisë për Atdheun!
Vizita e Kryeministrit Rama në Izrael po kalon një heshtje mediatike të pamerituar për shkak të dimensionit që ajo realisht ka! Ndoqa me vëmendje fjalimin e Ramës në lidhje me historinë e mbrojtjes së hebrenjeve në Shqipëri e kam bindjen se është një ndër fjalimet më të mira të mbajtura në nivel zyrtar në lidhje me këtë çështje!
24 Tetor 2022, 18:49 -
Maratona e pushtetit e maratona për të fituar Tiranën!
Kjo maratonë e të tjerat të ngjashme me këtë ndër vite, të paktën nuk e di pse, por më pas kujtojnë të shtunën e të dielën Fashishte, ose më saktë kur shikoj në një rresht të gjithë gazetarët dhe atë që e konsiderojnë veten në Vip duke vrapuar sot, më vijnë në mendje lojërat olimpike të Berlinit, ku Hitleri sapo kishte bërë stadiumin e madh e qëndronte vetë në Tribunë! Në fakt, përtej historisë, Hitleri kishte më shumë burrni e lidershipi, por kjo është një çështje tjetër!
23 Tetor 2022, 14:13 -
Giorgia Meloni, betohet tek presidenti Mattarella duke u bërë Kryeministrja e parë grua në historinë e Republikës Italiane!
Sfida që ka përpara kjo qeveri janë të shumta edhe pse në planin ekonomik dhe ndërkombëtar do të gjejë një mjedis pozitiv falë rolit të ish Kryeministrit Draghi! Përbërja e qeverisë, jo vetëm reflekton përfaqësimin e koalicionit të djathtë, por ka edhe ndërthurje mes teknokratëve dhe politikanëve të karrierës!
22 Tetor 2022, 15:18 -
Hapi i parë për bashkim është dorëheqja e Berishës!
E gjithë përgjegjësia për situatën aktuale në PD është vetëm e Berishës! Kjo lidhet për faktin se ai është lideri i saj historik e për pasojë pesha bie ezkluzivisht mbi supet e tij, qoftë në simbolikë ashtu edhe në qëndrime apo aksione konkrete!
18 Tetor 2022, 22:01 -
Fjalimi i Ramës ishte thirrje për drejtësi e nevojë për anëtarësim në BE
Dëgjova me vëmendje fjalimin e Ramës dhe për mua nuk kishte asgjë të jashtëzakonshme, sepse është një fjalim që duhet ta bëj çdo shqiptarë përballë çdo institucioni! Nëse bëjmë komente për zgjuhen e përdorur, ajo është e drejtë ekskluzive e atij që e përdor e në këtë rast e Ramës!
13 Tetor 2022, 12:48 -
Të hysh në bisedime tani me ‘Foltoren’ është njësoj sikur rusët të negocionin me Hitlerin e izoluar në bunker poshtë kancelarisë!
Pashë sot që thuajse se si me emocione të veçanta u bë lajm se grupi i PD së Alibeaj ose me saktë i Lulzim Bashës do të pranonte të diskutonte me Foltoren në lidhje me zgjedhjet dhe kandidatët! Sigurisht ky u bë lajm sidomos nga Foltorja sikur po trumbetonte faktin se ja erdhi dita të nënshtrohen dhe të bëhen pjesë e jona!
10 Tetor 2022, 22:27 -
Fati i të rinjve dhe Anglia!
Në Shqipëri ka një kategori që kanë humbur sensin se si është të jetosh i varfër në Shqipëri ose i shkolluar pa miq të fortë dhe pa mbështetje! Kjo kategori është ajo e politikanëve që mbi kurrizin e qytetarëve her duke vjedhur e ndonjëherë duke marr ryshfete e kanë siguruar jetën e tyre edhe për brezat e ardhshëm,
9 Tetor 2022, 17:34 -
Shtëpia kjo gjenezë e jetës
Shtëpia është padyshim vendi ku rritesh, ku meson të ecësh, ku thërret për herë të parë nënë e baba, ku bëhesh me vëllezër ose me motra, ku takon dajat e xhaxhallarët! Shtëpia për shqiptarët është simbolika më e rëndësishme që lidhet direkt me fjalën nënë dhe baba
2 Tetor 2022, 17:33 - Opinion
-
Lobimi i selfie-ve dhe mungesa e një linje institucionale e shtetërore!
Vjeshta në fakt erdhi thuajse më e nxehtë se vera për nga temperaturat, por thuajse krejt e ftohtë politikisht! Kur gjërat duken se janë normale në aparencë, por mund të jenë shumë të trazuara në realitet! Në fakt ngjarjet që po ndodhin në Shqipëri paralajmërojnë fortuna e tsuname!
20 Shtator 2022, 08:22 -
Lobimi dhe degradimi i politikës së jashtme!
Zakonisht e thuajse gjithmonë lobimi ka qenë një mekanizëm për të forcuar politikën e jashtme të vendit dhe po ashtu për të arritur ose afirmuar prestigj ndërkombëtar, por gjithmonë është konsideruar mekanizëm për politika kombëtare e shtetërore!
16 Shtator 2022, 21:58 -
Emigrantët shqiptarët tejkalojnë rreth 9 herë Shtetin me të ardhurat e tyre!
Sipas statistikave emigrantët shqiptarë në kohën e krizës dhe rritjes së çmimeve në vend, vetëm në gjashtë mujorin e fundit kanë sjellë rreth 376 milion euro për familjarët e tyre duke ndihmuar seriozisht që të kapërcejnë varfërinë për bukën e gojës!
13 Shtator 2022, 08:23 -
A është kauzë kombëtare kur Presidenti pushon dikë që ka 20 vjet në atë institucion?
Janë shqetësuar të gjithë se pas shumë vitesh Presidenti paska pushuar dikë nga stafi i tij! Po e kthejnë në kauzë kombëtare! Po kush e ka thënë se dikush duhet të jetë përjetësisht në punësim dhe një një institucion!
28 Gusht 2022, 15:56 -
Mbreti Zog, figurë qendrore e historisë politike e shtetërore
Figura e mbretit Zog është padyshim një ndër figurat qendrore të historisë politike e shtetërore të Shqipërisë! Kjo figurë me merita të veçanta, por edhe me hijet e tij ashtu siç çdo lider shtetëror të asaj periudhe është i njohur tek shqiptarët kryesisht përmes histografisë komuniste që herë e banalizonte e shpesh herë nuk preferonte ta përmendte sikur donte ta fshinte atë periudhë duke krijuar një boshllëk të theksuar historik!
11 Gusht 2022, 18:08