-
Europa e skuadrave shqiptare! Sonte në fushë Vllaznia, Laçi dhe Tirana! Bardheblutë favoritë për t'u larguar
Fillimisht Vllaznia, më pas Laçi dhe Tirana, do synojnë mbrëmjen e sotme kualifikimin në turin e tretë të Conference League pas ndeshjeve të para ku shkodranët dhe kurbinasit barazuan, ndërsa bardheblutë që janë edhe kampionët e Superligës, duhet të përmbysin Zrinjskin në Bosnje.
28 Korrik 2022, 11:54 -
'Jemi favorit për t'u kualifikuar', Duro flet për Laçin europian: S'mund të shkojmë deri në grupe, s'e prisja eliminimin e Partizanit dhe Tiranës
Trajneri i Laçit Shpëtim Duro nuk i trembet moldavëve të Petrocub në Kupat e Europës. Në intervistën për Report TV ai thotë se kurbinasit janë favoritë për të kaluar në turin e tretë të Conference League, ndërsa nuk pranoi ta cilësonte si objektiv kualifikimin në fazën e grupeve.
25 Korrik 2022, 14:54 -
Vllaznia e Europës, tifozët pritet të ndezin sonte Shkodrën! Laçi provon shanset në Moldavi: Duam kualifikimin sërish
Sonte Shkodra pritet të krijojë një atmosferë fantastike për ndeshjen e europiane të Vllaznisë kundër Kraivovës. Kapiteni i shkodranëve Erdenis Gurishta e pranon se rumunët janë favoritë, por thotë se fusha është ajo që vulosë fituesin. Ndërkohë Laçi është skuadra tjetër shqiptare që merr pjesë në turin e dytë kualifikues të Conference League dhe luan mbrëmjen e sotme.
21 Korrik 2022, 12:06 -
'Më vjen keq', Mehmeti për eliminimin e Partizanit: Gabuam shumë raste! Kualifikohet Laçi, në turin e dytë e presin moldavët
Partizani ka hedhur në erë fitoren e parë në Gjeorgji dhe është eliminuar me penallti nga Saburtalo në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në ‘Air Albania’. Ndryshe nga të kuqtë, Laçi është kualifikuar në turin e dytë të Conference League pasi ka eliminuar malazezët e Iskrës.
15 Korrik 2022, 11:52 -
Pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout, Rama: Të dëgjohen dëshirat dhe lutjet për të gjithë pelegrinët nga Shqipëria dhe diaspora
Dita e sotme përkon me përfundimin e pelegrinazhit 13 javor në Kishën e Shna Ndout në Laç. Mijëra besimtarë kanë kaluar natën në vendin e shenjtë në përpjekje për të imituar shenjtin. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga pelegrinazhi duke uruar që të dëgjohen dëshirat dhe lutjet e pelegrinëve nga Shqipëria dhe diaspora.
13 Qershor 2022, 08:34 -
Festa e Shna Ndout, mijëra besimtarë e kalojnë natën në kishën e Laçit (VIDEO)
Festa e Shna Ndout ka mbledhur mijëra pelegrinj në Kishën me të njëjtin emër në Laç. Të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe besimeve të ndryshme fetare, qytetaret e kalojnë natën pranë këtij vendi të shenjtë i cili ka bërë mrekulli të shumta
12 Qershor 2022, 22:00 -
Mrekullitë e Shna Ndout/ Pelegrinazhi në kishën e Laçit, mijëra besimtarë mblidhen me shpresë e besim në vendin e shenjtë (VIDEO)
12 dhe 13 qershori përkon me përfundimin e pelegrinazhit 13 javor në Kishën e Shna Ndout në Laç. Me mijëra besimtarë, nga e gjithë Shqipëria, por edhe jashtë saj nisën rrugën e pelegrinazhit që prej orëve të para të mëngjesit, për të kaluar natën në këtë vend të shenjtë, në përpjekje për të imituar shenjtin, që sipas tyre ka kaluar vargmalin e Kurbinit.
12 Qershor 2022, 19:19 -
Të martën finalja e Kupës kundër Laçit, kapiteni i Vllaznisë: Europa na ka krijuar presion! Kukësi prezanton Gegën, trajneri: Duam titullin
Trajneri dhe kapiteni i Vllaznisë e pranojnë se Kupat e Europës i kanë shtuar presionin ekipit në prag të finales me Laçin, që luhet të martën. Ndërkohë Kukësi ka prezantuar sot rikthimin e trajnerit Gega, i cili bashkë me Gjicin thotë se sezonin e ardhshëm verilindorët synojnë titullin.
30 Maj 2022, 15:02 -
Laçi i shtyn festën e titullit, Tirana nuk gëzon as këtë javë! Partizani rikthehet te fitoret, Dinamo në kategorinë e dytë
Laçi i ka shtyrë festën e titullit Tiranës, pasi për llogari të javës së 31 e ka mposhtur 1-0. Sakaq Partizani është rikthyer te fitoret dhe këtë e ka bërë në derbin me Dinamon.
29 Prill 2022, 18:48 -
Tirana bëhet gati për festë, të premten 1 pikë kundër Laçit e shpall kampione! Derbi me Dinamon, te Partizani 'qajnë' gabimet
Të premten në sfidën direkte me Laçin Tirana mund të shpallet për herë të 26 kampione e Shqipërisë. Ndërkohë po për llogari të javës së 31 të Superligës luhet derbi Partizani-Dinamo si dhe ndeshja Teuta-Kukësi.
28 Prill 2022, 13:06 -
Laçi triumfon dhe 'fundos' Dinamon! 'Paqe' mes Teutës dhe Vllaznisë, Partizani nuk fiton dot as me vendin e fundit
Është mbyllur me plot emocione sfida mes Laçit dhe Dinamos, ku vendasit triumfuan me rezultatin 2-1. Teuta dhe Vllaznia janë ndarë në barazim 1-1 sot në Durrës, e ndërsa Partizani nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 përballë Skënderbeut.
17 Prill 2022, 19:37 -
'Fitore morali kundër Laçit', Bitri: Partizani do kupat e Europës! Trajneri i Vllaznisë: E papranueshme të mundesh në Shkodër nga Kastrioti
Fitorja 2-1 kundër Laçit në javën e 27 të Superligës i ka rritur moralin Partizani thotë mbrojtësi i të kuqve Eneo Bitri. Ndërkohë trajneri i Vllaznisë Elvis Plori deklaron se është e papranueshme që të munden në Shkodër nga Kastrioti.
5 Prill 2022, 11:44 -
Përfundon faza e tretë! Tirana e qetë në krye të kampionatit, Dinamo e Skënderbeu me një 'këmbë' në Kategorinë e Parë (Rënditja)
Dy ndeshjet e fundit, Partizani-Laçi që u mbyll 2-1, dhe Vllaznia-Kastrioti, e cila përfundoi 1-2, mbyllën kështu edhe fazën e tretë të kampionatit shqiptar. Teksa mbeten edhe 9 sfida për t'u luajtur, Tirana udhëheq në krye ndërsa Skënderbeu dhe Dinamo janë me një këmbë drejt Kategorisë së Parë.
5 Prill 2022, 00:40 -
Djegia e 3 makinave në Laç, zjarri i qëllimshëm, kamerat e sigurisë filmuan autorin
Zbardhen detaje të reja nga djegia e 3 makinave në Laç. Sipas burimeve bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Pas analizimit të kamerave të sigurisë të një biznesi aty pranë, duket një person me kapuç në kokë dhe i afrohet njërës nga makinat dhe i vë zjarrin e më pas largohet.
19 Mars 2022, 12:52 -
U vihet flaka tre makinave në Laç! Dy prej mjeteve në pronësi të një mësuesi fiskulture në Sanxhak dhe babait të tij! Zjarri i qëllimshëm, kamerat e sigurisë filmuan autorin
Tre makina janë djegur rreth orës 1 pas mesnate pranë një banke në qytetin e Laçit. Makinës së cilës i është vënë flaka është një pronësi të mësuesit të fiskulturës në shkollën ‘9-vjeçare’ në Sanxhak, Endrin Shehut 30-vjeç, dhe babait të tij Paulin Shehut. Mësuesit nuk ka folur deri tani për ndonjë konflikt me persona të tjerë
19 Mars 2022, 08:41 -
Shorti i gjysmëfinaleve të Kupës/ Partizani 'peshkon' skuadrën që s'e mposht dot, Teuta përballet me Laçin
Shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë ka vënë përballë Partizanin me Vllazninë, skuadrën që të kuqtë s’e kanë mposhtur asnjëherë këtë sezon. Ndërkohë Teuta do të masë forcat me Laçin.
9 Mars 2022, 12:04 -
Të shtunën luhet një 'copë' titulli, trajneri i Tiranës: Kundër Laçit 90 minutat vlejnë 6 pikë
Në prag të supersfidës Tirana-Laçi që mund të jetë përcaktuese për titullin, trajneri i bardhebluve Orges Shehi, thotë se ky 90 minutësh mund të vlejë 6 pikë. Ndërkohë te Kukësi pretendojnë se ndryshe nga pjesa e parë e sezonit Teuta tani është një kundërshtar i kalueshëm.
25 Shkurt 2022, 13:14 -
Fshehu poshtë rrobave çantën me 3 kg ar dhe ora luksoze, arrestohet 'korrierja' shqiptare në aeroportin e Stambollit! VIDEO nga ndalimi, e lidhur me grupin kriminal në Laç
Një grua shqiptare është arrestuar në aeroportin e Stambollit pasi është kapur me një sasi prej 3 kg ar dhe shumë bizhuteri floriri e ora luksoze me vete të fshehura poshtë rrobave. Sipas disa mediave në vendin tonë Fatime Reçi është nga Laçi dhe mendohet se është 'korrierja' e një grup i kriminal shqiptar që operon në këtë zonë dhe ka lidhje familjare me një personazh të ekzekutuar kohët e fundit pikërisht në qytetin e Laçit.
12 Shkurt 2022, 10:55 -
Rrëzoi dy shtyllat e tensionit të lartë në Laç, gjykata lë në burg 57-vjeçarin
57-vjeçari Sandër Nezha, i arrestuar për rrëzimin e dy shtyllave të tensionit të lartë 110 kë në Laç do të qëndrojë në burg për 30 ditë. Në seancën me dyer të mbyllura të zhvilluar në Gjykatën e Kurbinit, Nezha ka mohuar lidhjen me ngjarjen.
6 Shkurt 2022, 10:44 -
Rama dhe Erdogan i dorëzuan çelësat e apartamenteve 522 familjeve në Laç, Zhupa: Gjithçka një show, askush s' është brenda në shtëpi
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama për mashtrim, lidhur me apartamentet e ndërtuara nga Turqia të cilat iu dorëzuan 522 familjeve në Laç me ceremoni, 3 javë më parë gjatë vizitës së presidentit turk Erdogan.
4 Shkurt 2022, 14:29 -
Atentat, 57-vjeçari rrëzoi dy shtyllat e tensionit të lartë në hyrje të Laçit sepse i kërkonte qira OST: Janë në tokën time
Dyshimet janë se 57-vjeçari e ka rrëzuar shtyllën e cila ishte në pronën e tij, pasi pretendonte të merrte qira nga Operatorin i Transmetimit të Energjisë dhe prej kohësh kishte patur konflikte më këta të fundit.
3 Shkurt 2022, 11:52 -
Spitali i ri i Laçit, Ministrja e Shëndetësisë inspekton punimet: Do jetë gati pas 2 muajsh! Model i spitaleve bashkiake që duam të ndërtojmë
Spitali i ri i Laçit do të jetë gati për banorët e Kurbinit pas 2 muajsh. Kështu bëri me dije sot Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila inspektoi sot punimet. Ajo u shpreh se ky spital është modeli i spitaleve që duhet të ndërtohen në të gjitha bashkitë, teksa theksoi se ka kapacitete të bollshme.
22 Janar 2022, 10:08 -
Laçi gati për të pritur presidentin Erdogan, ‘vishet’ me flamujt shqiptar e turk
Laçi është bërë gati për të pritur presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili do të jetë i pranishëm në këtë qytet ditën e hënë. Hyrja e qytetit dhe një pjesë e rrugëve janë veshur me flamuj shqiptar e turk, ndërsa për sigurinë e kësaj vizite policia ësht&
16 Janar 2022, 15:55 -
Më 17 janar nis sesioni i ri parlamentar, mban fjalën edhe Erdogan! Do jetë në Shqipëri për inaugurimin e apartamenteve në Laç
Seanca e parë për sesionin e dytë të legjislaturës së X do të zhvillohet më 17 janar në orën 17:00 ku do të mbajë një fjalë edhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.
11 Janar 2022, 13:51 -
Hidhet shorti publik për shpërndarjen e apartamenteve te '5 maji', 58 familjet e para hyjnë në shtëpitë e reja për Vit të Ri
Bashkia e Tiranës ka hedhur shortin për përzgjedhjen e apartamenteve në pallatet e ndërtuara në lagjen e re “5 Maji”, ku do të sistemohen familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit 2019.
28 Dhjetor 2021, 11:31 -
Rindërtimi/ Familjet e prekura nga tërmeti në Laç futen sot në banesat e reja, Rama: S'hyn punë as leku e as miku! Plagët e rënda po shërohen një e nga një
Të gjitha ato familje në Laç që humbën banesat e tyre si pasojë e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, do të futen sot në shtëpitë e reja, 2 vite pas ngjarjes që la plagë të thella në vend.
28 Dhjetor 2021, 08:19 -
Tifozët u përleshën me stola, Komisioni i Disiplinës dënon Tiranën dhe Laçin me 100 mijë lekë
Komisioni Disiplinës dënon Tiranën dhe Laçin me 100 mijë lek për hedhjen e stolave që tifozët bën kundër njëri-tjetrit. Tifozët e ekipit pritës u konfrontuan me miqtë nga kryeqyteti, ndërsa hodhën stola kundrejt njëri-tjetrit, por nuk kanë munguar as sendet e tjera si çakmak, gur apo monedha hekuri.
17 Dhjetor 2021, 19:50 -
Tirana-Laçi, kubinasit do provojnë për kreun! Shehi: Kundërshtar i vështirë dhe cilësor
Të vështirë dhe shumë cilësore e ka përkufizuar trajneri i Tiranës Orges Shehi Laçin, skuadrën që do përballen të hënën për javën e 13 të Superligës. Ndërkohë sot në ‘Air Albania’ do luhet derbi mes Partizanit dhe Dinamos.
13 Dhjetor 2021, 12:58