- Kronikë
-
Kronikë
61-vjeçarja në Maliq gjendet e varur, motra e viktimës akuzon kunatin e saj! E bija e të ndjerës për Report Tv: Po na shtoni dhimbjen, babai nuk vret dot asnjë mizë
Vdekja e 61-vjeçares Fiqirie Mançe në Maliq ka çuar në një konflikt mes familjarëve të së ndjerës dhe bashkëshortit, Faton, të cilin e akuzojnë për vrasjen e saj. Mesditën e së enjtes, 17 qershor, 63-vjeçari ka deklaruar se ka gjetur të shoqen e tij të varur në litar në ambientin pranë shtëpisë, ndërsa ka lajmëruar familjarët dhe ka kryer ceremoninë mortore pa dakordësinë e motrës së të ndjerës.
22 Qershor 2021, 14:40 - Kronikë
- Kronikë
- Kronikë
- Kronikë
- Kronikë
- Kronikë
-
Kronikë
I dehur dhe i doli para, këmbësori përplaset për vdekje nga furgoni i policisë në Pogradec-Korçë (VIDEO)
Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një aksident i rëndë i ka marrë jetën një këmbësori në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Mësohet se ka qenë një automjet policie që ka përplasur këmbësorin, në momentin që ky i fundit ka qenë duke kaluar rrugën.
23 Prill 2021, 07:14 -
Po transportonin 27 emigrantë të paligjshëm, prangosen 3 të rinj në Korçë! Në kërkim 1 tjetër (EMRAT)
Janë vënë në pranga Mehdi Gjini, 28 vjeç, banues në Tiranë; Kliton Preka 23 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë; Besim Laçi, 28 vjeç, banues në Tiranë, si edhe u shpall në kërkim shtetasi A. M., 22 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.
7 Mars 2021, 09:55 -
Korçë/ U kapën me armë pa leje dhe kokainë, në pranga dy persona (VIDEO)
Një i ri u arrestua nga policia e Korçës për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike. I arrestuari është Sandri Krasta. Policia arrestoi edhe shokun e tij Armando Çallëku për “Moskallëzim krimi”. Policia sekuestroi një armë sportive, një krehër me municion pa leje dhe disa doza me lëndë narkotike kokainë.
28 Shkurt 2021, 13:37 -
Në pranga një 35-vjeçar në Devoll, transportonte 13 sirianë
Një 35-vjeçar është arrestuar në Devoll, pasi u kap duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm nga Siria. Policia njofton se korçari u kap duke transportuar emigrantët me një mjet tip kamionçinë, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
17 Janar 2021, 11:49 -
Masat anti-COVID/ Organizuan festa dhe shkelën 'orën policore', gjobiten me nga 1 mln lekë 3 lokale në Korçë
Tre lokale janë gjobitur me nga 1 milionë lekë në Korçë pasi kanë shkelur Aktin Normativ për masat anti-COVID, pasi kanë organizuar festa në ambientet e brendshme dhe kanë zhvilluar aktivitetin pas orarit të lejuar.
26 Dhjetor 2020, 12:17 -
Dhunuan dhe grabitën kambistin nën kërcënimin e armës, në pranga njëri prej 2 autorëve në Korçë
Policia e Korçës ka njoftuar sot se ka zbardhur ngjarjen e rëndë të dy ditëve më parë kur 2 persona dhunuan dhe më pas grabitën kambistin, Anxhel Rrenja, 30 vjeç, i cili ka në pronësi një dyqan exchange. Uniformat blu të qytetit juglindor bëjnë me dije se kanë vënë në pranga njërin prej autorëve të ngjarjes së ndodhur në lagjen nr. 18 Korçë, ku i vodhën 1.000.000 lekë.
7 Dhjetor 2020, 10:24 -
EMRI/ E rëndë në Korçë, dy persona të armatosur dhunojnë dhe më pas grabisin kambistin 30-vjeçar
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës. 2 persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar kambistin Anxhel Rrenja, 34 vjeç, i cili ka në pronësi një dyqan exchange, dhe më pas i kanë marrë një sasi të madhe parash.
5 Dhjetor 2020, 10:58 -
Korçë/ Prerje dhe transport të paligjshëm të pyjeve, arrestohen 4 persona në Vithkuq
4 persona janë arrestuar ditën e sotme për prerje dhe transport të paligjshëm të pyjeve në afërsi të fshatit Shtyllë dhe vendit të quajtur "Qafa e Martës"Transporti i druve bëhej me 4 automjete tip fuoristrada ku janë gjendur një sasi prej 12 m sterë dru zjarri pa dokumentacionin përkates.
11 Tetor 2020, 13:40 -
Policia kontrolle në banesat e të prekurve me COVID në Korçë: Mos dilni jashtë, i kemi të gjitha listat!
Policia e Shtetit vijon kontrollet në shtëpitë e personave të prekur me COVID-19 duke u bërë thirrje që të mos dalin nga shtëpia e tyre, pasi listat e përditësuara zotërohen nga autoritetet.
6 Korrik 2020, 18:25 -
Përleshje fizike dhe me armë në Korçë...për vetëm: Pse më shikon me presion (pistoleta në tokë pas plumbit 'aksidental')
Zbardhet debati qesharak që çoi në përdorimin e armëve dhe përplasjes me grushte të dy vëllezërve nga Korça me dy persona të tjerë Vioanë Beqiraj dhe Roi Rizvani.
18 Shkurt 2020, 21:23 -
Motivi i vrasjes në Korçë/ Dëshmitarët: I zuri tokën e varrit për babanë! I la 5 vite kohë në fund e vrau në sy të gruas
Bashkëfshatarët i përshkruajnë Dashnor Osmanin dhe Zamir Topin, viktimën dhe autorin e krimit makabër si njerëz të urtë dhe të qetë, që nuk sillnin probleme në fshat. Konflikti daton këtu e pesë vite më parë kur, Dashnori kishte varrosur shumë pranë varrit të nënës së Zamirit, baban&
28 Janar 2020, 18:52 -
Vrau më sëpatë shitësin e bananeve në Korçë/ Policia merr në mbrojtje familjen e autorit, ishte i pajisur me kartelë
Burime për Report Tv bëjnë me dije se policia ka marrë në mbrojtje familjen e Zamir Topit, 42 vjeç që qëlloi për vdekje me sëpatë Dashnor Osmanin 50 vjeç. Një vendim i tillë është marrë për të shmangur thellimin e tragjedisë, pas mund të ketë një hakmarrjeje të mundshme.
28 Janar 2020, 17:39 -
Korçë/ I zuri tokën e varrit që kishte blerë për babanë, 42-vjeçari me probleme mendore vret me sëpatë shitësin e bananeve! Merret në mbrojtje familja e autorit
Një konflikt që kishte nisur pesë vite më parë përfundoi tragjikisht me një person të vrarë me sëpatë në qendër të qytetit dhe në sy të bashkëshortes. Ditën e sotme, Korça u trondit ku rreth orës 14:00, Zamir Topi 42 vjeç qëlloi me sëpatë në kokë Dashnor Osmanin, 50 vjeç. Shkak është bërë një konflikt i hershëm mes tyre, ku viktima kishte varrosur babanë e tij në varrin pranë nënës së autorit, në tokën që 42-vjeçari e kishte blerë për të atin e tij, (sot i gjallë).
28 Janar 2020, 14:29 -
Korçë, 25-vjeçari e kthen lokalin e fshatit në pikë bastesh...Me një celular plotëson loto në grup
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në lokalin në përdorim të tij në fshatin Barç, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon celular, i cili përdorej nga 25-vjeçari, për vendosjen e basteve sportive.
15 Janar 2020, 11:39 -
EKSKLUZIVE/ Fqinji e vret në dyqan me thikën e kaçkavallit! Përgjimi në qeli zbërthen planin dhe alibitë e rreme të korçarit (VIDEO)
Devis Hoti i arrestuari i vetëm për masakrimin me thikë të Flamur Duçit, është përleshur me viktimën. Zbardhet biseda e përgjuar me xhaxhain në polici. Dyshime se krimi ndodhi për grabitje. Siç del edhe nga përgjimi, Devis Hoti, i sugjeron xhaxhait të tij që t'i thotë punonjësve të policisë që "ju kam gënjyer se kisha frikë, pasi isha në mal e për këtë kam bërë 3 muaj burgim, dhe tani jam budallepsur nuk jam në terezi".
21 Dhjetor 2019, 12:36