-
-
-
Shpëtoi Dritan Dajtin, u pagua nga Balili dhe u kallëzua për pasurinë, Perit Aliaj thirret për herë të katërt për t’u paraqitur në Veting
Pas dështimit të tre seancave, Komisioni i Vetingut thërret për herë të katërt gjyqtarin e Vlorës Petrit Aliajn për ta njohur me dosjen e kontrollit, gjyqtari paraqiti raporte mjekësore sikur ishte sëmurë, u shkarkua nga KLD në 2004 por u rikthye në detyrë
2 Qershor 2020, 17:46 -
-
-
-
Ekskluzive/ 44 dosjet që kishte në duar Luan Daci para se të merrej i pandehur nga SPAK
Anëtari i pezulluar i Kolegjit të Apelimit Luan Daci kryeson trupin gjykues për shqyrtimin e 8 çështjeve, relator i 9 të tjera dhe anëtar në shqyrtimin e 27 dosjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve që kërkojnë konfirmimin në detyrë në Kolegj
29 Maj 2020, 16:09 -
Në 3 qershor para Vettingut/ Kush është Shpresa Beçaj nga implikimi në videoskandalin e Metës deri tek pushimi i dosjes së Bashës për lobimin rus
Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë sot gjyqtare e Apelit Tiranë do dalë në 3 qershor para Komisionit të Vetingut. Meta e përmendi në vitin 2011 në videon me Priftin: Do flas unë me Shpresën, i çova vajzën në ambasadë. KLD me në krye Nishanin bllokoi për 5 vjet rikthimin e Shpresa Beçajt në drejtësi. Beçaj pjesë e trupi gjykues që mbylli dosjen e Bashës për lobimin rus disa ditë më parë
28 Maj 2020, 20:31 -
-
‘Gënjeu për notën mesatare’, Kushtetuesja shpëton nga shkarkimi gjyqtarin e Kolegjit Ardian Hajdarin
Anëtarët e Kolegjit të Vetingut Luan Daci dhe Ardian Hajdari akuzohen nga Bensik Cani për fshehjen e të shkuarës, Daci është marrë i pandehur nga SPAK, Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesat e Canit për t’i shkarkuar
26 Maj 2020, 16:54 -
-
-
Pas 2 muajsh 'pauzë' nga COVID-i, nis vettingu në polici me kreun e FLO-së! Probleme me pasurinë dhe gradat
Seanca e parë e Vettingut në radhët e policië, pas një pauze nga COVID-19, ka nisur me drejtuesin e forcave lëvizëse operacionale në policinë e shtetit, Sokol Bizhga. Gjatë seancës së zhvilluar ditën e sotme rezultoi se Bizhga ka probleme me pasurinë, për të cilën e ka justifikuar se ka punuar në Itali në ndërtim, ku ka kursyer pjesën më të madhe të parave.
21 Maj 2020, 11:40 -
Gënjeu për të shkuarën duke fshehur shkarkimin për paaftësi/ Pezullohet gjyqtari i KPA-së, SPAK e merr në hetim
Luan Daci është gjyqtari i KPA i përfshirë në një skandal pasi rezulton se ka kryer falsifikim të dokumenteve. Pikërisht ky gjyqtar ka shkarkuar dhjetëra prokurorë e gjyqtarë duke u mbështetur në kriterin moral, profesional dhe pasuror. Anëtari i Komisionit të Posaçëm të Apelimit mashtroi me të dhënat e tij për shkarkimin nga KLD, licencën e avokaturës dhe pagesën e taksave.
20 Maj 2020, 11:31 -
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon Besnik Canin, shpëton nga shkarkimi anëtarin e Kolegjit të Vetingut Luan Dacin
Historia e përplasjes mes ish-anëtarit të KLP Besnik Cani që u shkarkua nga detyra dhe anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci që përfundoi në Gjykatën Kushtetuese
18 Maj 2020, 20:56 -
Gjykata Kushtetuese ‘vulos’ të shkarkuarit nga Vetingu, rrëzon padinë e ish-prokurorit që lunte bixhoz
Kushtetuesja i konsideron si të ligjshme vendimet e Komisioneve të Vetingut, refuzon të shqyrtojë në seancë padinë e ish-prokurorit Artur Selmani që deklaroi 10 mijë USD të ardhura nga lotaritë sportive
15 Maj 2020, 16:14 -
-
Ekskluzive/ Tunel dezinfektimi, termometër, doreza e maska në sallë... Ja si do rikthehet Vettingu
Pas më shumë se 2 muaj, Vettingu rikthehet në zyra dhe paralajmëron nisjen brenda javës së seancave dëgjimore. Report Tv ka siguruar masat që do të përdoren nga komisionerët përgjatë nisjes nga puna prej të hënës 11 maj.
10 Maj 2020, 15:11 -
-
Rinisja e vettingut peng e aktit normativ, KPK për Report Tv: Sa të shfuqizohet, seancat me masat e distancimit
Pas interesimit të Report Tv se kur do të rinisë procesi i vettingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u shpreh për gazetarin Arsen Rusta se rikthimi në seanca dëgjimore pengohet nga akti normativ i 25 marsit.
4 Maj 2020, 11:21 -
-
Ministrja e Drejtësisë së Kosovës: Vettingu të jetë i pavarur nga pushteti ekzekutiv, të rikthehet besimi tek qytetarët
Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu në një intervistë për "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv ka treguar se vendi i saj duhet të mësojë nga gabimet e Vettingut në Shqipëri, ku pushteti ekzekutiv të mos ketë dorë fare në çështjet e saj.
27 Prill 2020, 23:40 -
Mori mesazh kërcënues nga bandat, 4 arsyet pse u shkarkua gjyqtari Ardit Mustafaj
Komisioni i Vetingut vendosi në 5 mars të këtij vitit të shkarkonte nga detyra gjyqtarin Ardit Mustafaj, i cili ishte anëtar i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
22 Prill 2020, 20:19 -
COVID-i futi në karantinë edhe vettingun/ KPK dhe KPA: Jemi në punë, ende nuk kemi vendosur për seanca
Prej më shumë se 4 javë shkalla e parë e vettingut dhe kolegji i apelimit nuk kanë zhvilluar asnjë seanca duke u futur në karantinë. Ndërsa për ish kreun e komisionit të reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj ata duhet të rikthehen me vendimmarrje. ReportTv është interesuar pranë KPK e KPA se kur rinisin seancat, por sipas tyre është akti normativ i datës 26 mars që e ndalon një gjë të tillë dhe se ata se kanë ndaluar punën online.
21 Prill 2020, 13:47 -
Ja sa ka kushtuar makina e gjyqtarit Arben Vrioni që ja dogjën mbrëmë, Vettingu: E deklaroi dy herë më të ulët se çmimi real
Ish-kryetari i Gjykatës së Elbasanit nuk deklaroi në deklaratat e pasurisë vlerën reale të makinës tip ‘Mercedez Benz” GLK, historiku i makinës nga blerja në Gjermani
18 Prill 2020, 16:39 -
-
-
-
120 gjyqtarët që do t’u hapen çështjet që kanë gjykuar, nga Fatmira Hajdari te Lazër Sallaku, që mbylli dosjen ‘Basha’ për lobimin rus
Pjesë e listës së magjistratëve që do të vlerësohen nga ana etike dhe profesionale gjatë vitit 2020 është edhe gjyqtarja e Krujës që liroi nga burgu të dënuarit e përjetshëm, ‘shpëtojnë’ Dvorani dhe kryetarët e tjerë të gjykatave.
12 Mars 2020, 16:26 -
E pazakontë / Ekip mjekësor për të vizituar gjyqtarin që pretendon se është sëmurë në spital, dyshime se shtiret për t’i shpëtuar shkarkimit
Koronavirusi nuk ndal Vetingun, vihet në lëvizje Ministria e Shëndetësisë dhe KLGJ për të ekzaminuar gjyqtarin Petrit Aliaj pasi sabotoi tre seanca dëgjimore me raporte mjekësore.
11 Mars 2020, 16:18 -
Vettingu dhe dorëheqjet bllokojnë edhe Kolegjin Zgjedhor! Kanë mbetur vetëm 4 gjyqtarë...nuk ka kuorum!
Pas Gjykatës Kushtetuese e të lartës largimet e gjyqtarëve prej vettingut dhe dorëheqjeve bllokojnë edhe Kolegjin Zgjedhor. Nga tetë anëtarë kjo gjykatë aktualisht ka katër duke pamundësuar kuorumin e trupës gjykuese me pesë gjyqtarë.
7 Mars 2020, 13:01 -
-
-
-
-
-
Vettingu shkarkon prokurorin Besnik Cani, KLP mbetet me 10 anëtarë (VIDEO)
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që të shkarkojë prokurorin Besnik Canin, duke bërë që me largimin e tij Këshilli i Lartë i Prokurorisë të mbetet me 10 anëtarë. KPA në arsyetimin e këtij vendimi, thekson se prokurori Cani nuk ka bërë deklarim të saktë të pasurisë.
27 Shkurt 2020, 10:15 -
-