-
Fenomeni/Para 2014 paguheshin 200-300 mijë euro për të hyrë në drejtësi, sot gjyqtarët bum kërkesash për të dalë në pension të parakohshëm
Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor të ndarë për manovrën e gjyqtarëve për të dalë më herët në pension nga frika e Vetingut, diskutimet për fenomenin e pazakontë në drejtësinë shqiptare. Ka gjyqtarë që kanë lënë drejtësinë për të punuar në spitale private, kisha dhe universitete.
19 Mars 2020, 21:06 -
10 magjistratë të diplomuar në vitin 2019 emërohen prokurorë në rrethe (EMRAT)
Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, KLP ka caktuar në detyrë e prokurorit 10 magjistratët e tij, e ndërsa ceremonia e betimit do të bëhet ditën e nesërme. Report Tv ka siguruar listën e plotë të të emëruarve.
11 Shkurt 2020, 12:01 -
Anti-KÇK-ja në drejtësi, nga dhuratat tek shoqërimi me kriminelë, 40 shkeljet që do ‘djegin’ gjyqtarët e prokurorët
Nisma ligjore që ka nisur të shqyrtohet në Kuvend kalon për një periudhë gjashtëmujore në kompetencë të KLG-KLP hetimin e magjistratëve KÇK, si bëhet ankesa dhe çfarë duhet të përmbajë
6 Shkurt 2020, 19:25 -
KLSH kallëzon në prokurori ish-drejtorin dhe dy ish-përgjegjës sektori të ish-drejtorisë së ALUIZNI-t Tirana Jug
Pas një auditimi të nisur prej 31 tetorit, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori ish-drejtorin I.SH. dhe dy përgjegjës sektori të legalizimit A.A. dhe I.K. në ish-drejtorinë rajonale të ALUIZNIT Tirana, jug.
25 Janar 2020, 16:47 -
16 vite nga tragjedia e 9 janarit, çfarë deklaruan në prokurori ish-ministri Rama, Pandeli Majko, Dokle dhe drejtori i Policisë Kriminale
9 janari, dritë-hijet e tragjedisë ku mbetën të vdekur 21 persona, ndërsa 8 të tjerë edhe pas 16 vitesh rezultojnë të zhdukur pasi trupat e tyre nuk u gjetën në det. Ushtaraku Petoshati, akuza ushtrisë për një vonesë 5 orëshe të daljes së anijeve ushtarake në det për të kërkuar gomonen
9 Janar 2020, 13:51 -
Vrasja e Altin Balliut, gjykata i kthen dosjen Prokurorisë për thellim hetimesh për të dytën herë! Familjarët: Të hetohet edhe bashkëpunëtori
Gjykata e Korces e ka kthyer dosjen në mënyrë që Prokuroria të thellojë hetimet edhe për bashkëpunëtorin e autorit. Familjarët pretendojnë se bashkëpunëtori i Olger Mustafa është shoqëruar për disa orë në Komisariat por më pas është lënë i lirë. Prokuroria ka afat deri në fund të janarit për për të plotësuar mangësitë e konstatuara nga Gjykata në hetimet shtesë.
8 Janar 2020, 16:22 -
Komisioneri Publik ankimon konfirmimin në detyrë të prokurorit Arben Dollapaj, kërkohet hetimi i thelluar i pasurisë
Arben Dollapaj, prokurori i Apelit në Shkodër, njëherazi dhe anëtari i KLP-së doli sot para KPA, pasi Komisioneri Publik ankimoi vendimin e KPK që e konfirmoi atë në detyrë. Komisioneri Publik kërkoi një hetim më të thelluar për dy banesa të tij, parashtrimet e të cilit u hodhën poshtë nga vetë prokurori Dollapaj.
4 Dhjetor 2019, 16:45 -
Besnik Muçi nuk pyet për shkarkimin nga Vetting-u, paraqitet në Gjykatën Kushtetuese (VIDEO)
Ashtu siç paralajmëroi një ditë më parë, Besnik Muçi duket se nuk e ka marrë parasysh vendimin e KPA dhe sot është paraqitur si anëtar në Gjykatën Kushtetuese. Vendimi i Kolegjit është i formës së prerë, që do të thotë se Besnik Muçi nuk mund të shkelë në Gjykatën Kushtetuese, por ky parashikim ligjor nuk është përfillur nga Muçi.
22 Nëntor 2019, 10:30 -
KED-së i mbaron mandati në fund të dhjetorit, a do të hedhë shortin Meta në presidencë?! (Del lista e parë me kandidatë)
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka publikuar listën e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
15 Nëntor 2019, 17:45 -
Vendimet e KLP/ Ndryshohen prokurorët në Durrës, Shkodër, Vlorë, Sarandë dhe Tiranë
Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendoi sot që të ndryshojë prokurorët në Durrës, Shkodër, Vlorë, Sarandë dhe Tiranë. Po ashtu në mbledhje janë bërë edhe dy propozime për miratimin e raport vlerësimeve për dy kandidatë të pranuar në formimin fillestar në Shkollën e magjistraturës, Blerina Musabelliu dhe Urim Kalia si dhe dy caktime në pozicion të përkohshëm, Brahim Dragoshi dhe Asllan Bajramaj.
25 Tetor 2019, 19:30 -
Gjykata lë në burg kreun e Kadastrës, Braçe zbulon prokurorin 'që mbështet banditët në Durrës': Iu bë presion kriminal (VIDEO)
Prokurori Arjan Ndoja ishte sot në seancë gjyqësore, ku Gjykata e Durrësit vendosi masë sigurie arrest me burg për Liridon Pulën. Sipas Braçes është presion kriminal mbi drejtuesin e Kadastrës në Durrës, për shkak se Pula nuk ka pranuar të legalizojë pallate monstrueze, siç i quajti zv.kryeministri, pavarësisht se ka qenë nën presionin e banidëtëve që grabisin prona në zonën bregdetare të Durrësit dhe mbështeten nga prokurorë dhe gjyqtarë.
4 Tetor 2019, 11:20 -
Faturat e hotelit në Barcelonë dhe 'Silicon Mix'/ Arbër Mazniku dhe Niko Peleshi mbi 90 minuta në prokurori (VIDEO)
Dy zyrtarët e lartë, Arbër Mazniku, nënkryetar i Bashkisë Tiranë dhe ish- ministri i bujqësisë Niko Peleshi janë pyetur nga Prokuroria e Tiranës si person që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, në lidhje me pagesën e një fature hoteli nga një biznesmen dhe futjen e pesticidit "silicon mix" në territorin shqiptar.
30 Shtator 2019, 10:13 -
Dosja e Plotë/ Ja si institucioni Autoriteti i Dosjeve falsifikoi vendimin për prokurorin Sheshi,e bëri agjent të sigurimit
Skandali që përfshiu kupolën e Prokurorisë Shqiptare, se njëri nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe më konkretisht Bujar Sheshi kishte qënë bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit, ka rezultuar të jetë i pavërtetë.
17 Shtator 2019, 10:29 -
Dosja e patreguar e Prokurorisë për 14 shtatorin
Çfarë ndodhi minutë pas minute më 14 shtator 1998, ngjarje për të cilën prokuroria u referohet fjalimeve të politikanëve, filmimeve dhe këqyrjes në institucionet që u sulmuan dhe që u morën për disa orë në atë që u konsiderua sigrusht shteti?
14 Shtator 2019, 19:23 -
Masakroi gjyshen duke e qëlluar 13 herë me thikë/ Redmond Gruda merret i pandehur, rrezikon burgim të përjetshëm
Floresha Gruda, është marrë i pandehur nga prokuroria e Krimeve të Rënda dhe çështja penale kundër tij tashmë ka përfunduar në gjykatë. Ai ka qëlluar mbi 13 herë me thikë gjyshen, duke e lënë të vdekur në vend.
2 Shtator 2019, 19:18 -
Dosja 184/ Krimet e Rënda shpallin mos kompetencë, hetimi kalon në Prokurorinë e Dibrës
Prokurori i SPAK, Klodian Braho vendos të rikthej në Dibër dosjen 184 e cila trazoi politikën dhe opinion publik. Në këtë dosje me 100 cd përgjimesh një pjesë e tyre të bëra publike, kishte biseda për zgjedhjet lokale të 2016 në Dibër, për të cilat krimet nisën një hetim por pa rezultat. Ndërsa tashmë Dibra pritet të zbardh nëse pati apo jo blerje votash nga PS, teksa Muharrem Rama u zgjodh qytetari parë i Peshkopisë.
21 Gusht 2019, 12:33 -
Toyota Yaris/ 4 prokurorë intervistojnë Bashën, ja pyetjet që ju bënë kryedemokratit
Personat që po verifikohen në Belgjikë janë Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj.
25 Korrik 2019, 14:02 -
KLP miraton 6 prokurorë të rinj në sistemin e drejtësisë, ja ku do të shërbejnë
KLP-ja nëpërmjet Komisionit e tij të Karrierës vendosi themelimin e një metode, e cila do të shoqëroje ketë proces në vite dhe që parashikon:vetting për kandidatët te cilët emërohen prokurorë për herë të parë në hyrjen e tyre në sistem. Pas kësaj KLP miratoi 6 Prokurorë të rinj të cilët kishin mbaruar shkolën e Magjistraturës në vitin 2018.
12 Korrik 2019, 18:07 -
Korçë/ Trafikim vajzash me mashtrim fejese e kultivim droge, shkatërrohet grupi kriminal, pranga edhe një gruaje (VIDEO)
Në pranga kanë rënë Roland Luli Mirel Pasho, Rezarta Memetllari 29-vjeçe, banuese në Kakaç, Maliq; Ermal Basho, 34 vjeç, banues në Petrushë, Pogradec; Mirel Fasho, 37 vjeç, banues në Kakaç, Maliq; E.K, 26 vjeç, banues në Zerec, Maliq; O.M, 39 vjeç, banues në Zerec, Maliq; si dhe Ç.F, 36 vjeç, banues në Kakaç, Maliq (i dënuar më parë për vjedhje) për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
5 Korrik 2019, 09:28 -
Dënimi i mjekëve/ Prokuroria kundër ndryshimit të Kodit Penal: Të jetë termi pakujdesi jo 'neglizhencë'!
Prokuroria kundërshton ndryshimet ligjore në kodin penal sa i përket mjekimeve të pakujdesshme nga ana e mjekëve, për heqjen e termit gabim mjekësor dhe zëvendësimit me termin neglizhencë. Në komisionin e shëndetësisë të zhvilluar ditën e sotme, prokurori Kujtim Luli propozoi që të mos përdoret termi "neglizhencë".
31 Maj 2019, 17:30 -
Zgjedhjet lokale në 'sitën' e Prokurorisë! Verifikim kandidatëve...në filtër edhe shit-blerja e votës
Financimi i fushatës zgjedhore për lokalet 2019, pastëria e figurave për kandidatët si dhe parandalimi i krimeve elektorale përfshi shitblerjen e votës kanë ulur në tryezë Prokurorinë e Përgjithshme dhe Komisionin Qqendror të Zgjedhjeve. Report TVv ka siguruar marrëveshjen e nënshkruar nga Arta Marku e Klement Zguri të cilët angazhohen për të ndërtuar grupe pune të cilat do të monitorojnë zgjedhjet për të goditur e parandaluar çdo shkelje të ligjit zgjedhor.
30 Mars 2019, 13:26 -
Abuzimet me kompensimin e pronave /KLSH kallëzon në Prokurori ish- Drejtorin e Agjencisë së Pronave në Tiranë
Ish-kreu i Kompensimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, në Tiranë është kallëzuar në Prokurori, nga KLSH nën akuzën e marrjes së vendimeve të paligjshme për kompensimin financiar të pronave, të cilat thuhet se janë bërë jo sipas zërit kadestral në kohën e shpronësimit. Sipas njoftimi të KLSH-së bëhet e ditur se subjekti akuzohet, se ka ndryshuar gjëndjen e llojit të pronës nga "tokë arë, në shkurre,dhe nga tokë pa fryt në truall" duke mos zbatuar procedurat e kërkuara ligjore.
19 Dhjetor 2018, 18:34 -
Gjonaj: Ngritja e KLP dhe KLGJ ngjarje e shënuar, tani është koha për Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka përshëndetur në "Facebook" votimin e gjyqtarëve shqiptarë që zgjodhën mes tyre anëtarët e KLGJ-së dhe apeloi që të vijohet edhe me ngritjen e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme. Në fund, ajo falenderon partnerët strategjikë për ndjekjen dhe mbështetjen e tyre ndaj procesit të këshillave dhe hapave të ndërmarrë për reformën e drejtësisë.
13 Dhjetor 2018, 12:14 -
'Kam prindërit e sëmurë', Prokuroria tërheq kërkesën e arrestit me burg për një prej të banorëve të Astirit
Burime për Report Tv brenda sallës ku po zhvillohet gjyqi për protestuesit e dhunshëm, bëjnë me dije se Prokuroria është tërhequr nga kërkesa për masën "arrest me burg" për Ruzhdi Dacin. Kjo pasi ai ka deklaruar në gjyq se kishte prindërit e sëmurë dhe se duhej të kujdesej për ta.
25 Nëntor 2018, 12:33