-
Mblidhet Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Raportin e Dick Marty, bëhet konstituimi dhe përcaktimi i relatorëve
Është mbledhur paraditen e sotme Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Raportin e Dick Marty, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues për gjetjet dhe konkluzionet, që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri për çështjet e raportit të ish-anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
10 Dhjetor 2020, 11:26 -
Haradinaj: Në kohën e UÇK-së kam qenë engjëll i vendit që më ka dërguar Zoti, në politikë jo
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se në kohën që ka luftuar me UÇK-në, bashkë me bashkëluftëtarët e tij, ka qenë engjëll që e ka dërguar Zoti për të mbrojtur të pafajshmit, ndërsa thotë se pas luftës ka bërë gabime në politikë.
7 Dhjetor 2020, 22:25 -
'Ç'drejtësie është kjo?', Rama sjell dëshminë e mjekes që shëroi plagët e ushtarëve të UÇK-së: Më vranë vëllanë, aty ku punonte tokën sot ka varrin (VIDEO)
Nën nismën "Liria ka emër", kryeministri Edi Rama solli dëshminë e Gjylsere Berishës, e cila iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si motër medicinale, për t’i shëruar plagët e ushtarëve, por që u detyrua të merrte edhe armën për të luftuar ndaj masakrave të serbit, sidomos në Prizren, ku ajo ishte prezente.
7 Dhjetor 2020, 16:03 -
'Gjykata Speciale, produkt i një mashtrimi!' Shkrimtari francez thirrje BE: Akuzat ndaj UÇK, një turp i organizuar nga shërbimet sekrete serbe e ruse! Të mbyllet
Pvarësisht se tribunali Special për Kosovën ka lëshuar aktakuza ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish-udhëheqësve të tjerë të UÇK-së për “krime lufte” dhe “krime kundër njerëzimit”, nuk ka asnjë shenjë të trafikimit të organeve të marra nga të burgosurit serbë, një turp i organizuar nga shërbimet sekrete serbe dhe ruse.
6 Dhjetor 2020, 15:28 -
Masakra e Krushës: Gjykata e Apelit përgjysmon dënimin për krime lufte ndaj serbit
Gjykata e Apelit në Kosovë, tha të martën se ka përgjysmuar dënimin nga 22 në 11 vjet ndaj Darko Tasiçit, ish pjesëtar i policisë serbe, i cili u shpall fajtor në qershor të këtij viti nën akuzat për krime lufte kundër popullatës civile.
1 Dhjetor 2020, 20:38 -
Akuzat për krime lufte/ Zbardhet dosja e plotë për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin! Haga s'jep emra të viktimave, 29 persona u torturuan në Kukës e Has
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Gjykatën e Hagës kanë publikuar dosjen e plotë kundër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të cilët aktualisht ndodhen në paraburgim.
1 Dhjetor 2020, 10:34 -
Krimi ka emër… Beograd
Se liria ka emër nuk ka asnjë dyshim, por edhe se krimi ka emër, poashtu nuk ka asnjë dyshim. Kosova vazhdon të jetoj mes këtyre dy kategorive.Sot bëhën 22 vjetë që kur doli publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila lirisë i dha emër dhe kuptim, ndërkaq krimi kohë të gjatë është bërë në Kosovë si dhe në të gjitha viset tjera shqiptare në ish-Jugosllavi dhe vazhdon edhe më tutje të bëhët pa u ndëshkuar.
30 Nëntor 2020, 12:26 -
23 vjetori i shfaqjes së UÇK, Basha nderon heroin e luftës Llagami dhe jep mesazhe të koduara: Detyra jonë të mos lejojmë të cënohet nga shpifjet sakrifica e tyre
Kreu i PD Lulzim Basha me rastin e 23 vjetorit të shfaqjes së UÇK-së ka nderuar heroin e luftës së Kosovës Skerdilajd Llagami.Në një vizitë në familjen Llagami, Basha shkruan se kujtuan me mall dhe nderim të veçantë heroin e luftës për pavarësinë e Kosovës, Llagamin - Komandant Shpendin
28 Nëntor 2020, 21:07 -
Deklaratat e Bashës zbulojnë falsitetin e (mos)hetimit të tij
Megjithëse socialistët u shpejtuan t’i dërgojnë me anë të Taulant Ballës një mesazh paqeje Lulzim Bashës (nuk do të të hetojmë për UÇK!), kryetari i opozitës vazhdon të mos ndjehet i qetë për pickimet që i vijnë nga maxhoranca. Daljet e tij të fundit në media e kanë vënë përballë disa akuzash që lidhen me disa shtëpi luksi që thuhet se i përkasin atij, sa në periferi të Tiranës aq edhe në plazhet e Adriatikut.
28 Nëntor 2020, 18:09 -
Kosova përkujton ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe 23 vjetorin e UÇK-së
23 vjet më parë, u shfaq për herë të parë publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës, më 28 nëntor të vitit 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt. Shkak i bërjes së tyre publike ishte vrasja e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci nga ana e forcave serbe.
28 Nëntor 2020, 16:08 -
Berisha votoi pro raportin e Dick Marty në KiE, Paloka kundër hetimit nga Kuvendi: Tradhti kombëtare
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka e ka cilësuar tradhti kombëtare nisjen e një hetimi nga Kuvendi për raportin e Dick Marty, për të hequr baltosjen e luftës së UÇK. Paloka shkruan se ky është vetëm një shërbim i fundit që Rama i bën zëdhënësit të Millosheviçit.
26 Nëntor 2020, 20:49 -
Raporti i Dick Marty për luftën e UÇK/ Kuvendi miraton Komisionin e Posaçëm! Balla: S'do hetojmë Bashën për rolin e tij! Demokratët t'i kërkojnë llogari
Me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim, Kuvendi ka miratuar ditën e sotme ngritjen e Komisionit të Posaçëm për pretendimet në raportin e Dick Marty për luftën në Kosovë, që implikonte UÇK-në. Gjatë fjalës së tij, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se ky Komision nuk ka për qëllimin hetimin e kryedemokratit Basha, por pastrimin e imazhit të Shqipërisë nga akuzat.
26 Nëntor 2020, 13:56 -
Komisioni i Posaçëm për 'burgjet' e UÇK-së/ Balla: Basha të qetësohet se s'do e hetojmë! U takon demokratëve t'i kërkojnë llogari për rolin e tij (VIDEO)
Në fjalën e tij në Kuvend, Balla iu drejtua kreut të PD-së Lulzim Basha duke thënë se duhet të qetësohet pasi ai nuk është pjesë e hetimit, por shtoi se demokratët duhet të ngrihen dhe t'i kërkojnë llogari për rolin e tij.
26 Nëntor 2020, 13:14 -
Konferenca e Kryetarëve miraton ngritjen e Komisionit Parlamentar për raportin e 'Dick Marty', ia kalon kërkesën e Kuvendit
Konferenca e Kryetarëve miraton ngritje ne Komisionit të Posaçëm Parlamentar për pretendimet në raportin e Dick Marty për luftën në Kosovë, pas një kërkese të bër&eum
25 Nëntor 2020, 11:33 -
‘Burgjet’ e UÇK në Shqipëri dhe akuzat për Bashën/ PS kërkesë për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e 'Dick Marty', Konferenca e Kryetarëve e miraton dhe ia kalon Kuvendit
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për pretendimet në raportin e Dick Marty për luftën në Kosovë.
25 Nëntor 2020, 08:44 -
Kur katandisesh të të mbrojë Agim Bahtiri
Fushata kundër Lulzim Bashës, rreth rreth rolit të tij të paqartë në hetimet kundër disa figurave të krahut politik të UCK, qysh në fillim po udhëhiqet nga vet Lulzim Basha. Sot e ilustroi me fakte duke pritur në Tiranë kryetarin kontrovers të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, që ta mbroj nga akuzat që i janë bërë.
23 Nëntor 2020, 20:41 -
Balla insiston: Lulzim Basha të sqarojë rolin e tij për hetimin e 'burgjeve të UÇK-së' në Shqipëri
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i grupit të PS, Taulant Balla kërkon që kryedemokrati të pranojë se ka hetuar të ashtu-quajturat “burgje” të UÇK. Ndër të tjera, Balla thotë se cdo ditë e më shumë shtohen faktet që rëndojnë mbi Lulëzim Bashën.
23 Nëntor 2020, 16:59 -
Roli i Bashës gjatë Luftës së Kosovës/ Kryedemokrati 'thërret' në mbrojtje kreun e Komunës së Mitrovicës: Shpifje ndaj nipit tonë, kontributi i tij për ne nuk do harrohet! (VIDEO)
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka pritur sot në një takim kreun e komunës së Mitovicës Agim Bahtiri, i cili për përfundim të bisedës, ka folur me supelativa për Bashën, duke thënë se kontributi i tij në Kosovë nuk do të harrohet dhe i ka quajtur të gjitha deklaratat si shpifje të ulëta.
23 Nëntor 2020, 14:26 -
'Hapen dosjet dhe dalin dokumentet'/Balla: Me çfarë statusi ishte Basha në dhomën ku pyetej shoqëruesi i Rugovës në Hagë?
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga përfshirja e kryedemokratit Lulzim Basha në luftën e Kosovës dhe rolit të tij që ka pasur. Në një kohë kur Basha thotë se nuk i njeh asnjë nga personat që ai u ka marrë provat dhe materiale filmike si Melaim Bellanica, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka publikuar dosjen e marrjes së pyetje të Vlastimir Djordjevic, ish-Zëvendësministër i Brendshëm i Serbisë, përgjegjës për shumë krime në Kosovë.
22 Nëntor 2020, 16:24 -
'Mund të arratiset se akuzat mund ta çojnë deri në burgim përjetë apo të kryejë krime të tjera'/Publikohet fletë-arresti ndaj Hashim Thaçit, arsyet pse mbahet në paraburgim
Ditën e sotme është publikuar fletë-arresti nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ku është argumentuar se përse ai po mbahet në paraburgim. Në dokument thuhet se Thaçi po mbahet në paraburgim sepse ekziston rreziku se mund të arratiset duke qenë se është në dije të akuzave që rëndojnë ndaj ti.
21 Nëntor 2020, 17:00 -
Analisti Milaim Zeka në Report Tv: E turpshme që Kosova përdoret për debate politike në Shqipëri! Analistët të mos tallen me UÇK, por me Bashën
Analisti dhe ish deputeti i Kosovës, Melaim Zeka është shfaqur i revoltuar lidhur me debatin nëse i mbijetuari i masakrës në Krushë të Madhe, Melaim Bellanica ka të drejtë apo jo duke kërkuar nga gazetarët dhe analistët në Shqipëri që të mos tallen me të, pasi faktet e tij janë të pakundërshtueshme, por le ta bëjnë këtë me Bashën, i cili hesht dhe nuk sqaron njëherë e mirë rolin e tij gjatë hetimeve kur punonte në Tribunalin e Hagës.
20 Nëntor 2020, 18:22 -
EULEX: Gjetja e eshtrave në Kizhevak, falë imazheve fotografike nga ajri
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), nëpërmjet një komunikate për mediat ka dhënë detaje shtesë për gjetjen e eshtrave në Kizhevak të Serbisë, për të cilat dyshohet se janë të shqiptarëve të Kosovës.
20 Nëntor 2020, 15:31 -
Kaseta e masakrës në Krushë të Madhe, Basha: Ajo u mor nga BBC, s'jam takuar me Bellanicën! Kurrë s'kam hetuar kundër UÇK, por për krimet e serbëve në Mitrovicë
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka hedhur poshtë të gjitha akuzat që janë hedhur në emër të tij në lidhje me fshehjen e kasetës së masakrës në Krushë të Madhe, ku i mbijetuari i kësaj masakre Milaim Bellanica është shprehur në media se ia ka dorëzuar Lulzim Bashës. Kryedemokrati tha se ai kurrë nuk ka marrë pjesë në hetimet apo procese kundër UÇK-së, ndërsa shtoi se si pjesë e Tribunalit të Hagës ai ka bërë vetëm dy hetime edhe ato ishin përqendruar në Mitrovicë dhe ne fshatrat përreth për krimet që kishin kryer forcat paramilitare serbe.
19 Nëntor 2020, 22:21 -
VIDEO/ 'Matematicieni' Basha bën gafën e radhës: Nga akuzat ndaj meje dëmtohen 3 mln shqiptarë, plus 5 mln të tjerë në Kosovë, plus 7 të tjerë nëpër botë
Gafat e kreut të PD-së, Lulzim Basha në matematikë janë të shumta dhe duket se vijon të lerë ende të tilla, duke thënë se Shqipëria ka 3 milionë banorë, ndërsa Kosova 5 milionë, duke i nxjerrë shqiptarët në të dyja vendet 8 milionë.
19 Nëntor 2020, 21:59 -
Përse Lulzim Basha ka mbetur pa aleatë në betejën për të shkuarën e tij
Lulzim Basha duket se ka mbetur i vetëm në betejën që i ka hapur mazhoranca dhe dëshmitarë të luftës në Kosovë, rreth rolit të panjohur të tij në hetimin e krimeve të luftës në Kosovë. Debati që nisi pas arrestimit të krerëve politikë të UÇK-së nga Gjykata Speciale është thelluar me fakte të cilat kanë prodhuar një debat të fortë mbi të shkuarën e Lulzim Bashës, për shkak të përgjigjeve të tij të pasigurta për atë periudhë.
19 Nëntor 2020, 21:12 -
Deputetja e PDK-së për Report Tv: Kosova ka fajet e saj, duhet të mblidhte provat filmike pas luftës për masakrat dhe gjenocidin serb
Përballja e 4 ish drejtuesve të UÇK me akuzat për krime lufte gjatë periudhës 1998-1999 në Gjykatën Speciale në Hagë është cilësuar nga deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha e padrejtë por që ka ardhur pjesërisht edhe si faji i vetë Kosovës, që pas lufte qeveria duhet të kishte mbledhur provat filmike dhe foto që tregonin masakrat dhe gjenocidin që serbët bënë në Kosovë.
19 Nëntor 2020, 19:21 -
Doktor Berisha është jo pak, po shumë… shumë e ligë ajo që thua
Është i çmendur – tha Berisha, për Bellanicën. Nuk ma merrte mendja kurrë, të dëgjoja një fjalë të tillë nga goja e një njeriu që, për tridhjetë vjet i ka dhënë tone shumë prej ngjarjeve të vendit. I pashë një pjesë të analistëve, të ndarë majtas e djathtas, që në majë të gjuhës e kishin një ndjesi të tillë, për të. Por, asnjeri nuk guxoi ta shprehte.
19 Nëntor 2020, 17:39