-
Kronikë
Ekzekutohet duke lëvizur me makinë biznesmeni Bardhok Pllanaj i njohur si 'Kumbari' i Shkodrës! Mbi të u zbrazën 40 plumba! Gjendet mjeti i djegur dhe 2 armët e atentatorit
Mbrëmjen e sotme është ekzekutuar me rreth 40 plumba biznesmeni Bardhok Pllanaj, 46-vjeç, i njohur si 'Kumbar' droge, teksa ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij në fshatin Dobraç i Ri të Shkodrës. Pllanaj është një emër i njohur për policinë. 7 vite më parë, i dyshuar si trafikant narkotikësh, ai arriti t'i shpëtonte policisë dhe u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku
4 Prill 2021, 21:27 -
OFL i vihet pas pasurive të 'Kumbarit të Shkodrës' me pallat 2 mln €...dhe të dënuarit për kokainë 400 mln € në Gjermani (VIDEO)
Bardhok Pllanaj, i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore dhe Albert Lame Kochsiek nga Durrësi i dënuar në Gjermani për trafik droge, do duhet të dorëzojnë brenda 48 orësht auto-deklaratën për të justifikuar pasuritë dhe burimin e të ardhurave.
10 Shkurt 2020, 11:06 -
-
Pas pallatit 2 mln euro, 'kumbarit' të Shkodrës i sekuestrohen mijëra m2 tokë në plazh dhe makina (Detaje)
Pasuria e sekuestruar sot është truall 922 m2 në Dobraç, tokë arë 620 m2 në Guci e Re, truall 8675 m2 në Pulaj-Plazh, por edhe tre makina, Toyota Hilux, Volksvagen Golf dhe BMW. Prona dyshohet se është përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve dhe korrupsionit. Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, biznesmenit iu sekuestrua edhe një apartament 10-katësh në lagjen "Rus" me vlerë 2 milionë euro i cili dyshohet se është ndërtuar me burime financimi të paligjshme, ndërsa ndërtimi ishte pa leje.
2 Shkurt 2019, 13:48 -
'Kumbari' i Shkodrës, biznesmeni Bardhok Pllanaj lihet në burg, masa e sigurisë zhvillohet në spital
Gjykata e Shkodrës ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e biznesmenit Bardhok Pllanaj dy ditë më parë. Në seancën për masën e sigurisë që u zhvillua këtë të mërkurë Gjykata vendosi arrest me burg për "Kumbarin".
5 Dhjetor 2018, 16:03 -
Probleme me zemrën/ ‘Kumbari’ i Shkodrës nga qelia dërgohet në spital
Ai ndodhet në reanimacionin e spitalit të Shkodrës ndërkohë që pritet që edhe masa e arrestit ndaj tij të zhvillohet në ambientet e spitalit. Ndërkohë që jashtë ambienteve të spitalit ndodhen forca të shumta policie për ta ruajtur.
5 Dhjetor 2018, 10:35 -
‘Kumbari’ i Shkodrës/ Zbardhen lëvizjet me firmën e ndërtimit pas arratisjes në 2014 dhe ‘gabimi’ me mbiemrin
Gazeta “Shqiptarja.com” zbulon se i dyshuari për trafikun e mbi 800 kilogramë drogë nga laguna e Vilunit në Lezhë në drejtim të Malit të Zi, ka pasur një firmë ndërtimi, të cilën e ka pezulluar sapo i janë hapur problemet me drejtësinë, ndërkohë që sërish e ka rihapur këtë aktivitet në muajin Shkurt të 2015.
5 Dhjetor 2018, 08:31 -
Ja pallati 2 mln euro që iu sekuestrua 'Kumbarit' të Shkodrës që u arrestua mbrëmë ( VIDEO-FOTO)
Pllanaj dyshohet se ka ndërtuar një pallat 10-katësh me para nga burime kriminale dhe pa leje ndërtimi. Report Tv sjell pamjet e pallatit që ka ndërtuar Bardhok Pllanaj në lagjen ‘Rus’, që kap vlerën e 2 milionë eurove.
4 Dhjetor 2018, 11:26 -
U fsheh në makinën e Mark Frrokut për t'i shpëtuar policisë/ Kush është Bardhok Pllanaj 'Kumbari' i Shkodrës i arrestuar sot
Bardhok Pllanaj, biznesmeni shkodran që u arrestua sot ka qenë në kërkim nga policia në 2014-ën si i dyshuar për trafik droge. Në momentin kur policia shkoi ta prangoste, Pllanaj u largua duke u fshehur në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku. Ngjarje kjo e cila trazoi politikën 4 vite më parë.
3 Dhjetor 2018, 22:54 -
Arrestohet 'Kumbari' i Shkodrës, biznesmeni Bardhok Pllanaj, i sekuestrohet pallati 2 mln euro
Bardhok Pllanaj njihet si njeriu që trazoi politikën dhe policinë disa vite më parë pasi rezultoi se kishte lidhje me deputetë të Kuvendit, ndërsa në 2014-ën i shpëtoi arrestimit duke u fshehur në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku.
3 Dhjetor 2018, 20:50 -
U akuzua për trafik droge Shqipëri
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka vendosur të lirojë Andrea ose Renato Çaushin, i arrestuar një muaj më parë për akuzën e trafikut të drogës në Itali. Çaushi njihet si shok me Elton Çiçon dhe nga të dhënat e prokurorisë ai dyshohej se ishte i implikuar në trafikun e drogës.
Itali, lirohet Renato Çaushi
8 Korrik 2017, 15:13 -
Trafiku i drogës,Laguna e 'Vilunit'
Një sasi prej 900 kg drogë, e gjetur nga policia e Vlorës e braktisur në gadishullin e Karaburunit, ka shërbyer si indicie për policinë dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, që të bien në gjurmët një grupi kriminal që trafikonte drogën nga Shqipëria drejt dy familjeve Italinë, në zonën e Siçilisë.
në kërkim 6 anëtarë të grupit
10 Qershor 2017, 08:13 -
Mungon gjyqtari, shtyhet pretenca për aksionin ku u përfol Mark Frroku
Nuk formohet trupi gjykues, shtyhet pretenca për 7 të pandehurit nën akuzë për trafik narkotikësh të arrestuar gjatë operacionit policorë “Laguna e Vilunit” tetorin e vitit 2015. Në këtë operacion policor u përfshi dhe emri i ish deputetit Mark Frroku pasi sipas raport vëzhgimeve të agjentëve në terren ai fshehu në makinë Bardhok Pllanaj një person me precedent. Në këtë
28 Janar 2016, 08:39 -
-
Berisha: Na drejtojnë Shullazët
Seanca plenare e ditës së sotme ka nisur me një sërë debatesh të ashpra kur po diskutohet projektligji për etikën në polici. Deputeti Pandeli Majko me një ton të ashpër në replikën e tij ndaj ish-kryeministrit Berisha e vuri theksin tek mosveprimi i Prokurorit të Përgjitshëm për të gjitha akuzat që opozita ngre në këtë parlament. Majko tha se në Shqipëri kemi krijuar një sistem të paprekshmish prandaj dhe duhet Reforma në Drejtësi VIDEO
Majko: Pse s'vepron Kryeprokurori?
19 Nëntor 2015, 11:34 -
“Viluni”, në Gjykatë mungon Pllanaj
Përfundojnë hetimet për 7 të arrestuarit e trafikut të drogës nga Lugina e Vilunti drej Italisë, rrjet trafiku në të cilin u përfol dhe përfshirja e dy deputetëve të parlamentit. Bardhok Pllanaj një prej të shpallurve në kërkim mundi ti shpëtoj arrestimit, ndërsa raporti i shërbimit të oficerëve antodrogë në terren zbuloi se ai u fsheh në automjetin e deputetit Mark Frroku.
që u fsheh tek makina e M.Frrokut
PDF/ Njoftimi zyrtar i Prokurorisë
3 Nëntor 2015, 15:13 -
Kush është Pllanaj, i dyshuari për
I dyshuar si trafikant narkotikësh dhe personi që shmangur arrestimin duke u strehuar në automjetin e deputetit Mark Frroku, 41-vjeçari Bardh Pllanaj me origjinë nga Shkodra rezulton në kërkim policor prej 2 tetor 2014. VIDEO
trafik droge fshihet jashtë shtetit
17 Mars 2015, 17:53 -
"Laguna e Vilunit", policia: Është
Policia e Shtetit ka reaguar më lidhje me lajmin dhe shkresën e bërë publike në media për operacionin “Laguna e Vilunit” ku në bazë të shkresës thuhet se Bardhok Pllanaj i akuzuar dhe i kërkuar për trafik narkotikësh është fshehur në një automjet që ka rezultuar i deputetit Mark Frroku.
dekonspiruar aksioni,ndjekje penale
17 Mars 2015, 14:40 -
-
“Mark Frroku mbrojti trafikantin
Bardhok Pllanaj, personi në kërkim si organizator i trafikut të drogës nga laguna e “Vilunit” në Lezhë në drejtim të brigjeve malazeze, ka mundur të strehohet në makinën e deputetit Mark Frroku, teksa agjentë të Policisë së Shtetit kanë qënë në vijim të operacionit “Laguna e Vilunit”. Sipas raportit të policisë në lokalin ku Frroku është takuar me trafikantin ka qenë edhe Tom Doshi. VIDEOKush është Pllanaj, i dyshuari për trafik droge fshihet jashtë shtetit"Laguna e Vilunit", policia: Është dekonspiruar aksioni, ndjekje penaleFrroku: Policia më ka ndaluar disa herë... kurrë me trafikantë
Në lokal ishte edhe Tom Doshi”
17 Mars 2015, 07:34
