-
Gjykata regjistron statutin e Bashës të miratuar në Korrik! Në pikëpyetje miratimi i vendimeve të Berishës më 11 dhjetor! PD pritet të çojë dhe ndryshimet që ndalojnë ‘non gratat’ në parti
Gjykata ka regjistruar ndryshimet në statut të Partisë Demokratike të Lulzim Bashës që janë bërë në Kuvendin e 17 korrikut 2021. Ndryshimet për regjistrim në Gjykatën e Tiranës u dërguan më 13 dhjetor, me 5 muaj vonë dhe kjo vetëm se Basha u gjet përballë "kërcënimit" të Sali Berishës.
18 Mars 2022, 14:18 -
Kundër vendimit të gjykatës, Duka mban nesër zgjedhjet për president! FSHF akrediton vetëm mediat preferenciale
Në paligjshmëri të plotë dhe me një president të pezulluar nga Gjykata, Federata Shqiptare e Futbollit mban nesër zgjedhjet për presidentin e ri. Armand Duka synon një mandat të gjashtë, ndërsa procesin zgjedhor ka lejuar ta ndjekin vetëm disa media në mënyrë preferenciale, në shkelje të transparencës.
14 Mars 2022, 12:49 -
Terrorizoi qytetarët në mes të sheshit Skënderbej ditën e zgjedhjeve të 25 prillit, 2 vite burg për Arben Memën
2 vite burg për Arben Memën, të riun i cili terrorizoi me makinë qytetarët në Sheshin "Skënderbej" ditën e zgjedhjeve të 25 prillit 2021. I droguar i riu rrezikoi jetën e 5 qytetarëve. Gjykata gjithashtu ka vendosur edhe 2 vite heqjen e patentës.
10 Mars 2022, 12:20 -
Nën hetim për falsifikim dokumentesh e shpërdorim detyre, Gjykata lë në fuqi pezullimin nga detyra për Dukën dhe drejtuesit e tjerë të FSHF! Po zgjedhjet e 15 marsit?
Gjykata e Tiranës ka lënë fuqi pezullimin nga detyra si kreu i FSHF për Armand Dukën, ndërsa i njëjti vendim është marrë edhe për drejtuesit e tjerë Ilir Shulku, sekretari i përgjithshëm dhe Ardian Haçin, kryetar i Shoqatës Tirana.
4 Mars 2022, 09:48 -
Asambleja e paligjshme zgjedhore e Dukës, katër vendimet që shkeli FSHF më 2 mars
Katër vendime gjykate shkeli dje Armand Duka dhe federata shqiptare e futbollit duke organizuar asamblenë e zakonshme zgjedhore. Për rrjedhojë edhe 15 marsi, kur sipas federatës pritet të zgjidhet presidenti i ri, është një datë e paligjshme dhe nuk dihet ende nëse do të lejohet mbajtja e zgjedhjeve.
3 Mars 2022, 11:30 -
Gjykata pezulloi Armand Dukën nga drejtimi i FSHF, delegatët e tij pranojnë në prokurori: Nuk jemi të regjistruar te tatimet! (Si u falsifikuan dokumentet)
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se në disa nga dosjet e ekipeve ka një numër më të vogël lojtarësh të federuar, krahasuar me atë të deklaruar në sistemin "Comet", i cili është sistemi që merret për bazë në lidhje me gjenerimin e të dhënave zyrtare për numrin aktiv të lojtarëve të federuar.
1 Mars 2022, 12:11 -
Shtyrja e zgjedhjeve në FSHF, Braçe: Fundi i 'mbretërimit' të Armand Dukës, ju bind sistemit ligjor
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar pas vendimit për shtyrjen e zgjedhjeve në FSHF. Braçe thotë se 'mbreti' ju bind sot gjykatës dhe sistemi ligjor dhe se Erion Veliaj e fitoi
28 Shkurt 2022, 22:28 -
Tërhiqet Armand Duka, 'trembet' pas vendimit të Gjykatës, shtyn për një datë tjetër zgjedhjet në FSHF! Ishin parashikuar më 2 mars
Tërhiqet Armando Duka nga zhvillimi i zgjedhjeve të 2 marsit duke njohur kështu fitoren e kryebashkiakut Veliajt në Gjykatë. Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për shtyrjen e zgjedhjeve për kreun e FSHF-së dhe vendmit të sotëm për pezullimin e Armand Dukës nga funksionet, ky i fundit njofton se pranon shtyrjen e zgjedhjeve
28 Shkurt 2022, 20:25 -
Flamur Kapllani është zgjedhur si zv. kryetari i Gjykatës së Tiranës, zëvendëson Petrit Çomon! Në detyrë si kryetar gjykate
Flamur Kapllani është zgjedhur si zv.kryetari i Gjykatës së Tiranës. Ai u zgjodh nga mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve dhe ka një mandat 3 vjeçar pa të drejtë rizgjedhje. Mësohet se Petrit Çomo, si zëvendëskryetar i përfundoi mandati ndërsa sot më datë 25 shkurt u zgjodh Kapllani në këtë detyrë.
25 Shkurt 2022, 14:14 -
Dënimi i Becchettit për skemë mashtrimi mund të rihapë çështjen në arbitrazh! Shqipëria do të kundërshtojë sërish dënimin 110 milionë euro
Dënimi me 17 vite burg i Francesco Bechettit mund të rihapë procesin në arbitrazh. Ai ka fituar 110 milionë euro ndaj Shqipërisë me argumentin se përndiqet politikisht, pasi ndaj tij s’kishte dënim nga gjykata. Ndërkohë, pas 6 vitesh tashmë ka një dënim ndaj tij, që avokatura e shtetit mund ta përdorë si provë.
24 Shkurt 2022, 14:49 -
17 vite burg për Beccettin, Shehaj: Teatër që përmendet si sukses dënimi! Dosja u përgatit nga administrata e tatimeve, do flas edhe për ata që s’na mbrojtën kur na kërcënuan me jetë
Nënkryetarja e LSI Brisida Shehaj e ka cilësuar dënimin me 17 vite burg të biznesmenit italian Francesco Becchetti si një teatër.Ajo thotë se dosja është puna e asaj administrate tatimore që sot janë hedhur në rrugë dhe puna e Antoneta Sefdarit që u largua nga puna si prokuroreNënkryetarja e LSI në nj&eu
23 Shkurt 2022, 17:29 -
Becchettin dënohet me 17 vite burg, prokurori holandez për Report Tv: Drejtësia u bë
Gjykata e Tiranës dënoi sot me 17 vite burg Francesco Becchettin, proces që u ndoq edhe nga prokurori holandez Ben Swagerman, i cili ka asistuar në këtë çështje. Prokurori holandez ndodhej në Shqipëri në kuadër të Projektit IPA, që është një program që lidhet me shkëmbim prokurorësh, çësh
23 Shkurt 2022, 15:32 -
Skemë mashtrimi me TVSH e pastrim parash, gjykata dënon me 17 vite burg Francesco Becchettin! Fajtore edhe nëna e tij e dy administratorët! Aksionet e kompanive të tij (përfshirë Agon Chanel) i kalojnë shtetit
Dënohet me 17 vite burg biznesmeni italian Francesco Becchettin, i cili akuzohet se përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash. Biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar. E pranishme në seancë ishte vetë drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Ymeraj.
23 Shkurt 2022, 15:07 -
Sot nuk pranon vendimin e gjykatës, kur i interesonte, heshte! Kur Dukës i shijonte fitorja kundër Bashkim Finos me 12 shoqata fantazmë
Pak ditë më përpara, Gjykata e Tiranës nëpërmjet një vendimi ka rrëzuar asamblenë zgjedhore që pritej të zhvillohej më 2 mars, duke pezulluar Komisionin e Verifikimit dhe vendimin e Komitetit Ekzekutiv. Ekziston një lloj pretendimi nga FSHF-ja, që përse çështjet e futbollit duhet të çohen dhe të ndiqen nëpër dyert e gjykatave, por nga ana tjetër, kur i kanë interesuar vendimet e gjykatave, FSHF-ja ka heshtur.
21 Shkurt 2022, 12:08 -
E rrallë në Gjykatën e Tiranës, në kërkim të hajdutit të papagallit! 'Togat e zeza': Gjeni autorin! Një vajzë e vogël po pret prej muajsh mikun e saj që 'flet'
Një histori jo si të gjitha të tjerat ajo në Gjykatën Penale të Tiranës. Një vajzë e vogël është në pritje të papagallit të saj të zhdukur, fati i të cilit e ka detyruar gjykatën të rrëzojë prokurorinë dhe të kërkojë më shumë hetime.
19 Shkurt 2022, 20:35 -
FSHF kundër gjykatës, federata s'pyet dhe bëhet gati për zgjedhjet e 2 marsit! Duka rrezikon burgun
FSHF është e bindur të zhvillojë zgjedhjet e 2 marsit për president në kundërshtim me vendimin e gjykatës së Tiranës. Ky veprim mund ta çojë kreun e saj Armand Duka prapa hekurave pasi shkelja dënohet deri në 3 vite burg.
19 Shkurt 2022, 13:23 -
Manipulimet e Dukës, Gjykata pezullon garën në FSHF: Nuk ka zgjedhje në 2 mars pa u shqyrtuar paditë! Shpallen nul të gjitha vendimet e marra deri më tani
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka fituar një tjetër betejë me Armand Dukën. Pas Tiranës, Gjykata ka pezulluar garën e 2 marsit për zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit në të gjithë vendin.
17 Shkurt 2022, 15:12 -
Basha kallëzoi Kokalarin për shpifje por s'paraqitet në seancë, Gjykata pushon çështjen! U akuzua se 'shkëmbeu' Berishën me dosjen 'Muzin'
Mbështetësja shqiptaro-amerikane e Sali Berishës, Evi Kokalari i kishte shumë të forta akuzuat ndaj kreu të PD Lulzim Basha kur deklaronte se ai e ka "shitur" ish-kryeministrin për të mbyllur dosjen e tij që kishte në SHBA, sa i përket lobimit rus.
16 Shkurt 2022, 14:15 -
Përfaqësuesi ligjor kandidat për Lushnjen në 6 mars, Gjykata pranon kërkesën e PD, shtyn seancën për regjistrimin e ndryshimeve të Bashës në statut
Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën për shqyrtimin e vendimit për statutin e PD lidhur me ndryshimet e bëra në Kuvendin e 17 korrikut. Shkak për shtyrjen e kësaj seance të parashikuar për sot është bërë mungesa e përfaqësuesit ligjor të PD Indrit Sefa, i cili është kandidat i demokratëve në zgjedhjet e 6 marsit për Bashkinë e Lushnjes.
15 Shkurt 2022, 14:09 -
Dosja/ Vrasja e bujshme e Agim Bucit, nga grabitje në deklaratat për vrasje me pagesë! Çfarë deklaroi i në sallën e gjyqit penduari i drejtësisë: Mora 30 mijë euro
Ngjarja kriminale që tronditi mbarë opinionin publik në prill të vitit 2018, ku u vra shtetasi Agim Buci, e hetuar fillimisht se erdhi një tentativë grabitjeje, dhe u dënuan në nga shkalla e parë e gjykatës dy autoret e dyshuar, të arrestuar me herët Vladimir Kurtin dhe Rruzhdi Hoden, pati një zhvillim të bujshëm nëntorin e kaluar kur njëri prej të dënuarve deklaroi se mori para për të bërë vrasjen.
14 Shkurt 2022, 17:37 -
Edhe një herë për vendimin e gjykatës që zbërthen strukturën e kapur të FSHF
Vendimi i Gjykatës së Tiranës për njohjen e Eduart Prodanit si Kryetar të Shoqatës së Futbollit të Tiranës, shkon përtej një zëvendësimi të zakonshëm emrash se kush do të ketë të drejtën e votës në përzgjedhjen e Presidentit të ri të FSHF.
14 Shkurt 2022, 11:17 -
Vrasja e Azem Hajdarit/ Gjykata e Tiranës dënon me 21 vite burg Izet Haxhinë si bashkëpunëtor në krim! Ish-truproja kërkoi Berishën në gjyq, nuk dëshmoi kurrë
Për drejtësinë shqiptare Izet Haxhia është bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit në 1998-ën, duke e dënuar me 21 vite burg. Në qeli si autor i vrasjes është ish-shefi i rendit të Tropojës Jaho Mulosmani i dënuar me burg përjetë, ndërsa në këtë proces rigjykimi nuk dëshmoi asnjëherë Sali Berisha, edhe pse ish-truproja e tij e kërkoi disa herë duke e akuzuar si urdhërues të vrasjes.
11 Shkurt 2022, 12:26 -
Vendimi i Gjykatës për shoqatën e Tiranës, reagon FSHF: Ky subjekt s’është anëtar i yni
Drejtori i Departamentit Ligjor dhe Licencimit në FSHF, Aldi Topçiu, ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar sipas të cilit Gjykata e Tiranës ka regjistruar një tjetër shoqatë futbolli në Tiranë. Për Topçiun, çdokush &a
10 Shkurt 2022, 19:19 -
Fitoi betejën përballë Dukës, Veliaj: Gjykata foli, le ta respektojmë! Të pastrohet sporti nga bandat
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj reagoi për herë të parë pasi fitoi betejën ligjore përballë kreut të FSHF-së, Armand Duka.Ai tha secili duhet të bëjë betejën e vetë në çdo qytet që të pastrohet sporti nga bandat!"Betej&
10 Shkurt 2022, 12:29 -
Gjykata rrëzon FSHF, Prodani regjistrohet si kryetar i shoqatës së Tiranës! Veliaj: Gjykata foli, të pastrohet sporti nga bandat! Reagon Federata: S'ka lidhje me ne ai subjekt
Gjykata e Tiranës ka hedhur poshtë çdo vendim të marrë në mbledhjen e zhvilluar nga FSHF-ja në 24 janar dhe ka njohur si kryetar të Shoqatës Rajonale të Tiranës, Eduard Prodanin dhe jo Krenar Alimehmeti, "i preferuari" i Armand Dukës. Vendimi është marrë sot, duke "i vënë" vulën manipulimit të zgjedhjeve në Asamblenë e zhvilluar nga FSHF.
10 Shkurt 2022, 11:17 -
Agron Zhukri nuk 'shpëton' nga shqyrtimi i Statutit të Berishës, nuk pranohet kërkesa e PD për përjashtim
Agron Zhukri nuk 'shpëton'. Edhe pse dha më parë dorëheqjen e nuk iu pranua, edhe pse Partia Demokratike kërkoi përjashtimin do të jetë ai që do të shqyrtojë çështjen e pranimit ose jo të Statutit të Sali Berishës dhe vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit.
9 Shkurt 2022, 12:07 -
Ekskluzive/ Bllokuan Rinasin, gjykata 'zhvesh' nga akuzat kontrollorët: Nuk ishin në turn kur fluturimet u 'morën peng', prokuroria të gjejë autorët
Pas 7 muajve hetime Gjykata e Tiranës rrëzoi akuzat ndaj 3 kontrollorëve për bllokimin e fluturimeve ajrore në Rinas në prill 2021. Sipas vendimit të siguruar ekskluzivisht nga Report Tv gjykata thotë se kontrollorët nuk ishin në turn më 7 prill. Sipas gjykatës prokuroria duhet të gjejë autorët e vërtet që braktisën punën në kullën e kontrollit dhe bllokuan aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
8 Shkurt 2022, 14:18 -
E veshur firmato, noterja Rezarta Koçi del para gjykatës, i komunikohet 'arresti me burg'! U arrestua një ditë më parë për mashtrim, si i përvetësoi pronarëve rreth 2 mln euro
Me xhup të markës së famshme luksoze 'Moncler' dhe atlete po ashtu firmato, me dizajn me zemra, noterja Rezarta Koçi ka dalë sot para Gjykatës, ku i është komunikuar masa e sigurisë 'arrest me burg'. Koçi u arrestua një ditë më parë, e akuzuar për mashtrim, vjedhje dhe shpërdorim detyre.
5 Shkurt 2022, 11:13 -
Vrasja e Azem Hajdarit/ Prokuroria ka kërkuar 25 vite burg për Izet Haxhinë, mbrojtja kërkon ende kohë! Shtyhet për 4 shkurt seanca
Seanca gjyësore për konkluzionet e mbrojtjes së Izet Haxhisë në gjykimin që po i bëhet për çështjen e vrasjes së Azem Hajdarit do të zhvillohet më 4 shkurt. Seanca e sotme u shty pasi mbrojtja kërkoi më shumë kohë për të pergatitur diskutimin përfundimtar.
21 Janar 2022, 15:05 -
Kërkesa e Bashës për ndryshimet në Statutin e PD, Gjykata e Tiranës do e shqyrtojë në 15 shkurt! Ende asnjë datë për kërkesën e Berishës
Gjykata e Tiranës ka caktuar datën për shqyrtimine e kërkesës së Partisë Demokratike për ndryshimin e statusit të partisë në Kuvendin e PD të 17 korrikut 2021. Seanca e parë që do shqyrtojë këtë çështje nga gjyqtarja Blerina Muça pritet të zhvillohet më 15 shkurt.
18 Janar 2022, 12:18 -
Lirohen protestuesit, Vokshi: Vendimi dëshmoi që protesta jonë ishte paqësore! U sulmuam nga lart me sende të forta
Lirimi nga qelia i protestuesve, mbështetës të Sali berishës, për deputeten Albana Vokshi është tregues se protesta e tyre ka qenë paqësore.“Edhe seanca e sotme për masat
12 Janar 2022, 15:40 -
Dosja e sulmit në PD/ Një person telefonoi policinë në 12:50 nga brenda selisë blu, 10 minuta më pas deputetët kërkuan ndihmë! Çfarë thonë disa nga 34 të arrestuarit! 'Stresi': S'e di pse jam këtu
34 të arrestuarit për sulmin e 8 janarit në Partinë Demokratike kanë dalë sot para Gjykatës për tu mësuar me masën e sigurisë. Në dosjen voluminoze të Prokurorisë janë zbuluar detaje të rëndësishme të asaj që ndodhi ditën e shtunë minutë pas minute.
12 Janar 2022, 11:47 -
Theu xhamat në selinë e PD më 8 janar, arrestohet një tjetër protestues
Një 54-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për dhunim dhe shkatërrim të selisë së PD në protestën e 8 janarit. 54-vjeçari Lefter Seleni akuzohet i përfshirë në shkatërrimin e pronës gjatë protestës, duke përdorur mjete të forta.Ndalimi i tij r&eu
12 Janar 2022, 11:23