-
Gjykata vendos masën e sigurisë për 7 protestuesit e 13 Majit/ Noka: U burgosën me prova të fabrikuara
Gjykata e Tiranës ka vendosur që të lerë në masën e sigurisë detyrim paraqitje pesë protestues të opozitës nga tubimi i fundit në datë 13 maj, ndërsa dy të tjerë janë lënë në masën arrest shtëpie.
16 Maj 2019, 14:10 -
Lihen në burg 20 protestuesit e opozitës/ Spaho: Vendim politik, do i dëmshpërblejmë
Gjykata e Tiranës vendosi masën e arrestit me burg për 20 protestues, 11 me arrest shtëpie dhe 19 detyrim paraqitje. Vendimi u kundërshtua nga protestuesit dhe familjarëve të tyre të cilët thanë se i vetmi krim që kanë bërë është protesta e lirë dhe paqësore. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Edmond Spaho, menjëherë pas dhënies së masave të sigurisë ndaj tyre duke thënë se gjyqtarët dhe prokurorët janë vënë në shërbim të Edi Ramës.
14 Maj 2019, 15:11 -
3 në burg për dhunën në protestë, Balliu: Edi Rama, sot i shpalle luftë 'Astirit'! Do të të ndjekim, në kafe, restorante....
Gjykata e Tiranë vendosi masë sigurie arresti me burg për tre protestues të arrestuar në lidhje me dhunën në tubimin e opozitës më 21 mars para Parlamentit, ndërsa tre të tjerëve ju dha masa e arrestit shtëpiak.
24 Mars 2019, 14:40 -
Falsifikoi dokumente për "rrëmbimin"e dyqanit, gjykata 6 muaj burgim shkrimtarit
Qëllimi për tjetërsimin e katit të dytë të një banese që ndodhet në rrugën e “Dibrës”, ka sjellë dënimin me 6 muaj burgim të shkrimtarit Agron Çalliku, për akuzën e “Falsifikimit të vulva, stampave dhe formularëve”.
8 Mars 2019, 11:20 -
PERLAT që nuk duhen humbur nga gjyqi për protestuesit e dhunshëm të PD-së, salla shpërthen në të qeshura (VIDEO)
Një seancë e veçantë kjo e sotmja në Gjykatën e Tiranës për masën e sigurisë për të ndaluarit që akuzohen se ushtruan dhunë në protestën e opozitës të shtunën para kryeministrisë. Një seancë me nota komike.
19 Shkurt 2019, 14:40 -
Dhuna në protestën e PD-së, burg Florenc Hoxhës dhe 'Ujkut të Cërrikut'
Ish-kreu i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha mbetet në burg. Mes të arrestuarve ishin edhe dy gra ndaj të cilave u vendos masa detyrim paraqitje, ndërsa për protestues të tjerë u vendos edhe masa e arrestit në shtëpi.
19 Shkurt 2019, 10:36 -
Vrasja në ish-Bllok, Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë për Fabjol Alushin
Miku i komandos Merviol Bilo u arrestua dy ditë më parë në Tiranë gjatë një operacioni sekret të zhvilluar nga policia. 42-vjeçari akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje lidhur me vrasjen e ndodhur në zonën e ish-Bllokut.
15 Dhjetor 2018, 09:47 -
Burg për 2 protestuesit e Unazës së Re/ Opozita: Rama po hakmerret, vendimi i padrejtë për Protoduarin
Deputetët opozitarë, Ervin Salianji, Klevis Balliu dhe Nora Malaj, kanë thënë se vendimi për lënien në burg të Dorjan Protoduarit është i gabuar, dhe se përdorimi i kapsollave nuk është i jashtëligjshëm.
25 Nëntor 2018, 13:48 -
'Kam prindërit e sëmurë', Prokuroria tërheq kërkesën e arrestit me burg për një prej të banorëve të Astirit
Burime për Report Tv brenda sallës ku po zhvillohet gjyqi për protestuesit e dhunshëm, bëjnë me dije se Prokuroria është tërhequr nga kërkesa për masën "arrest me burg" për Ruzhdi Dacin. Kjo pasi ai ka deklaruar në gjyq se kishte prindërit e sëmurë dhe se duhej të kujdesej për ta.
25 Nëntor 2018, 12:33 -
Protesta para gjykatës, banorët thirrje policisë: S’jemi kriminelë, rrini në rresht, ushqeni fëmijët me taksat e popullit (VIDEO)
Shqiptarja.com sjell pamje nga ambientet jashtë gjykatës, ku protestuesit i hakërrehen policisë së Shtetit, ku njëri prej tyre thotë se policia paguhet me taksat e popullit dhe se ata nuk duhet të qëndrojnë në rresht jashtë gjykatës.
25 Nëntor 2018, 11:24 -
Protesta e dhunshme e banorëve të Unazës së Re, Gjykata liron 10 të ndaluarit, burg për 2 të tjerët/ VD
Prokuroria kërkoi burg për 5 nga 12 të ndaluarit, por gjykata ka vendosur për 10 të ndaluarit masën e sigurisë detyrim paraqitjeje. Seanca u zhvillua mes thirrjeve që vinin nga jashtë nga protestuesit, por edhe mes tensioneve, pasi deputetët e PD, tentuan të hynin me forcë në gjykatë. Burg për organizatorin e protestës, Dorjan Protoduari dhe për personin që tentoi të qëllojë Ramën me këpucë, Ilias Sketiraj.
25 Nëntor 2018, 09:20 -
I dënuari për vrasjen e Naim Zyberit do lirinë, Arben Grori kërkon rishikimin e vendimit 'burg përjetë'
I dënuari për vrasjen e Naim Zyberit kërkon që t'i hiqet dënimi me burg përjetë, i dhënë në Itali. Shpresa e tij e vetme është se drejtësia shqiptare, do arrijë t'i zbusë dënimin nga burg të përjetshëm në 25 vite burgim. Grori i është drejtuar gjykatës së Tiranës me kërkesën për rishikimin e vendimit të formës së prerë më 20 maj 2003.
25 Nëntor 2018, 07:49 -
Vendimi, gjykata dënon militantët e PD-së që qëlluan me vezë kryebashkiakun Erion Veliaj
Militantët e Partisë Demokratike, të cilën qëlluan në muaji qershor kryebashkiakun Erion Veliaj me vezë, janë dënuar këtë të mërkurë nga Gjykata e Tiranës, Një prej tyre, Oleg Gora është dënuar me një gjobë prej 50 000 lekësh.
21 Nëntor 2018, 14:14 -
Ekskluzive/ Braçe: Ja pse mungova në gjyq, gjuha e Dukës e njëjtë me të Berishës në parlament
Erion Braçe ka humbur sot seancën e parë gjyqsore në Gjykatën e Tiranës për padinë e ngritur për shpifje nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe Armando Duka. Në një reagim për Report Tv, ai ka shpjeguar arsyet dhe ka kaluar në kundër akuzë ndaj palëve paditëse. Braçe gjithashtu ka ironizuar me Ministrin e Financave për 10% që federata duhet të japë në shtet si taksë për të drejtat televizive.
15 Nëntor 2018, 19:35 -
Vrasja në ish-bllok, gjykata-prokurorisë: Keni 1 muaj kohë për të sjellë prova, ose Ervis Martinaj lirohet
Provat e prokurorisë, mbi bazë të të cilave u kërkua arrest me burg pa afat për Ervis Martinajn janë të pavlefshme, sipas gjykatës. Për gjurmët e barutit të gjetura në duart e Martinajt, Prokuroria ka deklaruar në gjykatë se ka gabuar ne ekspertize. Ndërsa për komunikimet me shokët ku i kërkonte të vinin me armë, sipas gjykatës, nuk provohet që telefoni është i Martinajt. Gabime deri në kufijtë skandalit bënë që gjykata të jap vetëm 30 ditë burg për Ervis Martinajn, i përfshinë në masakrën në ish-bllok. Nëse prokuroria s’gjen prova shtesë, Martinaj do të lirohet.
4 Nëntor 2018, 11:17 -
Rikthehet në gjykatë '21 janari', Garda-Prendit e Llupos: I vratë ju! Dëmshpërbleni tre nga katër viktimat
Ndrea Prendi ish-kreu i gardës dhe vartësi i tij Agim Llupo duhet të përgjigjen për dëmshpërblimin ekonomik të tre nga katër viktimave të 21 janarit 2011. Padia civile është depozituar nga jurisitët e gardës në Gjykatën e Tiranës pak ditë më parë ndërsa seanca është planifikuar të mbahet më 6 nëntor 2018.
2 Nëntor 2018, 18:29 -
Ekskluzive/ Panucci paditi Nishanin për fyerje, Gjykata shpall ‘në kërkim’ ish-presidentin (Dokumenti)
Trajneri Panucci ka paditur ish-presidentin Bujar Nishani. Report Tv, ka siguruar shkresën e Gjykatës ku thuhet se Nishani ka ndërruar adresë dhe gjykata nuk e gjen dot për të dërguar fletëthirrjen.
4 Tetor 2018, 12:05 -
1.1 miliardë lekë pasuri/ Zyrtare, Alfred Peza shpallet i pafajshëm pas akuzave për mosdeklarim
Gjykata e Tiranës ka vendosur të shpallë të pafajshëm ish-deputetin socialist Alfred Peza. Mbi Pezën rëndonin disa akuza, një prej të cilave ishte ajo e refuzimit të deklarimit të pasurisë.
15 Shtator 2018, 19:15 -
Dhuna ndaj gazetarit Fundo/ Gjykata rrëzon policinë, dëmshpërblen autorin e dyshuar (Vendimi)
Arrestimi i autorit të dyshuar si dhunues të gazetarit Elvi Fundo, jo vetëm nuk zbardhi çështjen, por pas 18 muajsh, dosja qendron e arkivuar.Report Tv ka siguruar një vendim të Gjykatës Administrative e cila ka dëmshpërblyer me para të arrestuarin.
1 Shtator 2018, 18:58 -
Abuzoi 16 vite me të bijën, gjykata e lë në burg, babai: Fillimisht ndodhi më dëshirën e vajzës, më pas këmbëngulja unë
Gjykata e kryeqytetit ka dhënë paraditen e sotme masën e sigurisë arrest me burg pa afat për babanë që abuzoi për 16 vite seksualisht me të bijën, e cila abortoi edhe fëmijën kur ishte 19-vjeçe.
1 Shtator 2018, 10:26 -
Zbardhen mesazhet/ Denoncohet 42-vjeçari, ngacmoi dentisten dhe 4 femra të tjera
Një 42-vjeçar nga Skrapari i pandehur ngacmoi seksualisht pesë femra paralelisht. V.SH, nëpërmjet sms ka ngacmuar seksualisht dentisten, tek e cila kishte shkuar për të rregulluar dhëmbët e tij dhe vetë vajzës së tij të mitur.
2 Qershor 2018, 08:19 -
Babalja/ Dënimi me 1 vit burg i Ervin Salianjit, Report Tv zbardh vendimin e Gjykatës: Ish-deputeti demokrat u përfshi për interes të tij dhe të PD-së
Në argumentimin 60 faqesh të Gjykatës argumentohet se ish-deputeti i PD, Ervin Salianji është përfshirë në kallëzimin e rremë për interesa politike të tij dhe të partisë ku ai bën pjesë, Partisë Demokratike të Shqipërisë. Gjykata sqaron se biseda është sajuar dhe më pas regjistruar me anë të një stilolapsi ku Fredi Alizoti bëri zërin e Geron Xhafës. Albert Veliu, Fredi Alizoti, Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji kanë patur komunikime të shpeshta edhe pasi kanë kryer veprën penale.
4 Janar 2020, 11:12