-
Eduard Zaloshnja: Rënie drastike e vdekjeve ose plagosjeve të rënda rrugore në tetë vitet e fundit
Me rritjen e numrit të automjeteve në qarkullim, rritet probabiliteti i vdekjeve/plagosjeve të rënda nga aksidentet rrugore (kur kushtet e tjera mbeten njësoj). Në tetë vitet e fundit, numri i automjeteve aktive në Shqipëri ka shënuar një rritje dramatike prej 66% (nga 446 mijë më 2013, në 741 mijë më 2021 – shihni grafikun shoqërues).
22 Shkurt 2022, 12:19 -
Zaloshnja: Përçarjen e kryeopozitarëve do ta paguajnë më 6 mars opozitarët e thjeshtë
Qysh kur Basha, nën trysninë e fortë të diplomacisë amerikane, shpalli në 9 shtatorin e vjetshëm pezullimin e Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, ish-kryetari nisi një fushtatë të pamëshirshme denigrimi ndaj pasardhësit të përzgjedhur me dorën e vet në krye të partisë.
20 Shkurt 2022, 10:52 -
Zaloshnja: Platforma e Këshillimit Kombëtar dhe rindarja territoriale
Numri i shqiptarëve që kanë plotësuar pyetësorin e Këshillimit Kombëtar e ka kaluar 300-mijëshin (sipas Kryeministrit Rama). Në të nuk ka ndonjë pyetje rreth mënyrës sesi kanë votuar të anketuarit në zgjedhjet e fundit parlamentare, por gjasat janë të mëdha që shumica dërrmuese e atyre që e kanë marrë mundimin ta plotësojnë pyetësorin të jenë votues socialistë.
16 Shkurt 2022, 15:36 -
Eduard Zaloshnja: Pas 8 janarit, 6 marsi…
Qysh kur Basha u zgjodh kryetar i PD-së më 2013 (me përkrahjen pothuaj të hapur të Berishës), qarkullonte nëpër kafenetë shqiptare thënia e kthyer në mit: “Po të kundërshtojë Berishën, Bashën e ndalon tek dera edhe roja e ShQUP-it”. Në fakt, ky mit ishte ndërtuar mbi përvojën e ish-kryetarëve formalë të PD-së në të shkuarën, si Eduard Selami e Tritan Shehu.
11 Shkurt 2022, 13:33 -
Zaloshnja: 6.6 milonë vende pune shtesë, por Biden i ka kuotat vetëm 40%
Gjatë 12 muajve të parë të administratës Biden, numri i të punësuarve në ekonominë amerikane është rritur me 6.6 milionë. Rekord historik ky (si në vlerë absolute, edhe relative), me diferencë jashtëzakonisht të madhe për vitin e parë të çdo administrate amerikane deri më sot.
6 Shkurt 2022, 09:30 -
18 kryebashkiakë në 6 bashki
Politikanët rreth Ramës, rreth Bashës, e rreth Berishës betohen çdo natë nëpër studio televizive se kandidatët përkatës do t’i fitojnë të gjashta bashkitë më 6 mars. Domethënë, në qoftë se këto betime televizive materializohen, i bie që në 6 bashkitë do të kemi 18 kryebashkiakë pas 6 marsit …
4 Shkurt 2022, 15:03 -
Eduard Zaloshnja: Në Shkodër e Dibër, fituesi në diskutim. Në të tjerat…
Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare paraardhëse përbëjnë zakonisht një bazë të mirë për parashikimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale. Aty ku njëri krah ka patur epërsi të dukshme në zgjedhjet paraardhëse parlamentare, suksesi në zgjedhjet lokale ka qenë pothuaj i sigurtë.
28 Janar 2022, 21:17 -
Eduard Zaloshnja: Rezervuari i votave për 6 marsin
Zgjedhjet lokale, teorikisht, kanë të bëjnë me probleme thjesht lokale (siç presupozohet nga vetë emri i tyre). Në një bashki X, njëri nga kandidatët mund të perceptohet nga votuesit e thjeshtë si më i afti për administrimin e punëve lokale të bashkisë, pavarsisht se cila parti e ka kandiduar. Sidoqoftë, këto zgjedhjet e pjesshme lokale shqiptare të 6 marsit në 6 bashki nuk do të jenë thjesht lokale…
22 Janar 2022, 10:07 -
Eduard Zaloshnja: Zgjedhjet e 6 marsit në 6 bashkitë, të gjitha llogaritë nën 'sitën' e 25 prillit
Para zgjedhjeve të 25 prillit të vjetshëm, dihej publikisht se deputetët fitues të PSD-së do të votonin për një qeveri të majtë, edhe pse garonin në një listë më vete nga lista e PS-së. Ashtu siç dihej publikisht se deputetët fitues të LSI-së do të votonin për një qeveri të djathtë, edhe pse garonin në një listë më vete nga lista e PD-së.
20 Janar 2022, 14:35 -
Zaloshnja: Dy PD, problem në zgjedhje lokale, por jo në parlamentaret…
Votimi për kryebashkiakët në Shqipëri është mazhoritar, me një raund. Që do të thotë se një kandidat mund të fitojë edhe me 40% të votave, në qoftë se 2-3 kandidatë kundërshtarë e ndjanë mes tyre 60-përqindëshin tjetër. Për këtë arsye të thjeshtë arithmetike, ndarja e PD-së më dysh mund ta dëmtojë opozitën në zgjedhjet e ardhshme lokale, të pjesshme apo të plota.
18 Janar 2022, 19:43 -
Eduard Zaloshnja: Regjistrimi i 'PDR'-së, i pashmangshëm
Për t’i marrë zyrën Bashës nuk nevojiten 44 mijë përkrahës të Berishës në oborrin e SHQUP-it. 1000 përkrahës të tij të zjarrtë, të pajisur me mjetet e duhura, mund ta zaptojnë atë zyrë. Por problemi është se, në çastin kyç, ndërhyn fort policia, dhe përkrahësit e zjarrtë përfundojnë tek bregu i Lanës…
12 Janar 2022, 10:00 -
Eduard Zaloshnja: Të pavaksinuarit në rrezik! (65% e Trumpistëve dhe 57% e Berishistëve të pavaksinuar)
Autoritetet shtetërore të vendeve të ndryshme të botës raportojnë se të pavaksinuarit kanë një rrezik disafish më të madh hospitalizimi e vdekje nga Covid-19, krahasuar me të vaksinuarit.
25 Dhjetor 2021, 18:28 -
Eduard Zaloshnja: Pasoja e sherrit në PD, votuesit e rinj opozitarë, të zhgënjyer
Pas zgjedhjeve të 25 prillit kam zhvilluar disa sondazhe kombëtare – të gjitha private. Duke qenë private, nuk mund t’i publikoj rezultate të tyre. Por një detaj të sondazheve të mia mund ta analizoj publikisht – votat rinore.
20 Dhjetor 2021, 15:32 -
Eduard Zaloshnja: Një plak 80 e ca vjeçar përballë një partie 80 e ca vjeçare…
Në qoftë se Berisha arrin të marrë kontrollin e plotë të PD-së (ka ca pengesa të mëdha juridike e bravash, para se ta arrijë këtë gjë), do të jetë mbi 80 vjeç kur të ketë shansin të përballet elektoralisht me PS-në për shumicën në Kuvend.
17 Dhjetor 2021, 15:02 -
Zaloshnja: Sinori i përçarë opozitar përballë sinorit solid PS-PSD
Skenat e sotme në ish-godinën e SHQUP-it, nuk lënë më as më të voglin dyshim se, de facto, kemi aktualisht dy PD – të Bashës dhe të Berishës. Sesi do të ndahen dhomat e SHQUP-it juridikisht, mbetet të shihet. Por elektoralisht, duket në pamje të parë se PD-ja e Berishës është më e madhe se ajo e Bashës.
13 Dhjetor 2021, 16:53 -
Eduard Zaloshnja: Karikaturizimi absurd i Mulletit dhe i Protopapës nga socrealizmi
Ridalja në skenë e komedisë socrealiste “Prefekti” ngacmoi një plagë të vjetër te pasardhësit e Qazim Mulletit. Siç ngacmon filmi socrealist “I teti në bronz” te pasardhësit e Sali (Sejfi) Protopapës, sa herë që rishfaqet…a
10 Dhjetor 2021, 10:57 -
Eduard Zaloshnja: 76% e banorëve të rritur të Shqipërisë e duan bashkimin me Kosovën
Rreth 76% e banorëve të rritur të Shqipërisë e duan bashkimin me Kosovën. Ndërkohë, vetëm 20% janë kundër bashkimit. Kështu më rezultoi nga një sondazh i zhvilluar në terren anembanë Shqipërisë, si pjesë e një studimi të gjerë ballkanik, që do të publikohet i plotë së shpejti.
9 Dhjetor 2021, 12:25 -
Opinion
Zaloshnja: Narrativa e Berishës, efektive në sinorin elektoral të PD-së, por…
Pasi Sekretari i Shtetit Blinken e shpalli persona non grata, Berisha hapi ndaj tij një çështje gjyqësore civile për shpifje në Paris, meqë shpallja u bë në Twiter, e ku i fundit lexohet edhe në Francë (si kudo në botë). Ndërkohë ai deklaroi se nuk do ta përfshinte PD-në në këtë çështje, duke e ditur se shumë demokratë e përkrahnin në heshtje në atë situatë.
30 Nëntor 2021, 20:45 -
Ekonomi
Eduard Zaloshnja: Aftësia e shlyerjes së borxhit publik, Shqipëria e fundit në rajon
Ky tregues (numri i viteve për shlyerjen) është absolutisht më i larti ndër vendet e Ballkanit jugperëndimor (shihni grafikun shoqërues). Gjë që do të thotë se Shqipëria ka aftësinë më të vogël të shlyerjes së borxhit publik në rajon. Ndërsa Bosnja, Kosova dhe Maqedonia kanë treguesin më të ulët (domethënë kanë aftësinë më të madhe shlyerse).
26 Nëntor 2021, 16:41 -
Opinion
Zaloshnja: Përçarja e opozitës, ujë në mullirin elektoral socialist…
Kur koalicioni i udhëhequr nga Berisha fitoi zgjedhjet më 2005, kampi përballë tij ishte i përçarë: në secilën nga 100 zonat zgjedhore, 1 kandidat i koalicionit të Berishës kishte përballë 6 kandidatë të ish koalicionit që e kishte mundur 4 vjet më parë.
22 Nëntor 2021, 15:34 -
Opinion
Zaloshnja: 92% e shqiptarëve opinion pozitiv për SHBA
Në sondazhet që kam zhvilluar vitet e fundit në kuadër të Barometrit për Sigurinë Kombëtare, SHBA më ka rezultuar me kuotat më të larta pozitive ndër banorët e rritur të Shqipërisë. Aktualisht, 92% e tyre mendojnë se SHBA ka ndikim kryesisht/plotësisht pozitiv ndaj Shqipërisë.
19 Nëntor 2021, 16:44 - Opinion
- Opinion
- Opinion
- Opinion
-
Opinion
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
Sipas raportit më të fundit të Departamentit të Shtetit Amerikan mbi Shqipërinë, kurrupsioni mbetet i përhapur në të katër pushtetet: në ekzekutiv, në legjislativ, në gjyqësor e në media. Por ç’mendojnë shqiptarët e thjeshtë për nivelin e korrupsionit në to?
5 Nëntor 2021, 11:12 -
Opinion
Eduard Zaloshnja: Votuesit demokratë dezertuan në masë…
Pjesëmarrja ka pësur firo në të dyja krahët e elektoratit të këtyre shteteve (gjë e zakonshme në zgjedhjet lokale), por firoja demokrate është gjigande, krahasuar me atë republikane. Kjo mund të shpjegohet me rënien e kuotave të miratimit të punës që po bën Biden në opinionin publik.
3 Nëntor 2021, 15:28 - Opinion
- Opinion
- Opinion
- Opinion
-
Opinion
PD-ja me primare si Republikanët amerikanë?
Në Foltoret e tij, Berisha ka hedhur idenë që përzgjedhja e të gjithë kandidatëve të PD-së, nga kandidati për kryeministër deri tek kandidatët për këshilltarë bashkiakë të zgjidhen nga elektorati i partisë, me zgjedhje primare si ato që zhvillojnë Republikanët amerikanë.
8 Tetor 2021, 09:24 -
Opinion
Zaloshnja: 38% e banorëve të rritur në Shqipëri , vetëm me 0-25 mijë lekë të ardhura personale mujore
Rreth 38% e banoreve te rritur të Shqipërisë (rreth 825 mijë) rezultojnë me 0-25 mijë lekë (të reja) të ardhura personale mujore. Mbi 1/3 e tyre rezultojnë me vetëm 0-12 mijë lekë (të reja) të ardhura personale mujore.
6 Tetor 2021, 16:33