-
Vlorë/ Kapet me sasi kanabis në makinë, arrestohet 22-vjeçarja, vihet nën hetim edhe një 20-vjeçar
Një 22-vjeçare është vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi u kap në flagrancë me një sasi kanabisi teksa drejtonte automjetin. Bashkë me të është vënë në hetim edhe një 20-vjeçar, pasagjer i saj, për të njëjtën arsye.
18 Shkurt 2023, 13:02 -
Një grua u siguronte kontratat, goditet grupi shqiptaro-moldav në Spanjë! Blinin vila për të kultivuar kanabis! Funksiononin me hierarki ‘strikte’
Pesë shqiptarë dhe moldavë janë arrestuar nga policia spanjolle në Murcia dhe Alicante ku është goditur një organizatë kriminale e lidhur me mafian shqiptare që merrej me trafikun e drogës dhe falsifikimin e dokumentacionit për persona të cilët synonin të vendoseshin në këtë zonë përgjithmonë.
10 Shkurt 2023, 13:28 -
Vila luksoze në Vlorë ku u zbuluan 11 kg kanabis dhe 534 bimë narkotike, ruhej nga kamera sigurie
Vila Luksoze në Vlorë ku u zbuluan 534 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 11 kilogramë lëndë narkotike ruhet nga kamera sigurie.Banesa në pronësi të Lorenc Xhaferrit i cili është shpallur në kërkim, kishte elementë të lartë sigurie, duke nisur që nga kamerat që vëzhgonin &cce
10 Shkurt 2023, 11:24 -
Kultivonte kanabis në vilën luksoze, nisin procedurat edhe për sekuestrimin e hotelit të 42-vjeçarit në Lungomare! Dyshohet se merret me prostitucion
Policia e Vlorës ka sekuestruar tashmë vilën e 42-vjeçarit Lorenc Xhferri, në të cilën u gjetën të përshtatura dy kate për kultivim të kanabis sativa. Burime nga blutë bëjnë me dije për gazetarin e Report Tv Sokol Dema se kanë nisur proceduarat për sekuestrimin edhe të nj&eum
10 Shkurt 2023, 11:22 -
‘Pse punon tokën afër pronës time’, si degradoi sherri mes dy personave në Vlorë që solli zbulimin e ‘shtëpisë së barit’
Detaje të reja janë mësuar nga konflikti i djeshëm në lagjen ’10 korriku’ në Vlorë që më solli zbulimin e një vile luksoze në Lorenc Xhaferrajt ku kultivoheshin lëndë narkotike. Mësohet se i plagosuri, 40 vjeçari Dëfrim Pashaj ka qenë duke punuar tokën pranë shtëpisë autorit t&am
10 Shkurt 2023, 11:12 -
Si fshihej droga në vilën luksoze në Vlorë! Pamjet e operacionit që çoi në pranga 6 persona, 2 ambiente të përshtatura për kultivim kanabisi
Këto janë pamjet e operacionit anti-kanabis në Vlorë, ku u zbuluan 2 ambiente të përshtatshme për kultivim të lëndës narkotike në një vilë luksoze. Forcat blu arritën ta zbulonin pas një tentative vrasje dhe cuan në pranga 6 persona.
10 Shkurt 2023, 10:23 -
Operacioni anti-kanabis në Vlorë/, 534 rrënjë kanabisi në dy shtëpi bari, 6 persona të arrestuar! Mes tyre 4 punonjës të OSHEE
Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i policisë i zhvilluar ditën e djeshme në Vlorë dhe Selenicë ku u zbuluan dy shtëpi bari. 6 persona janë arrestuar, mes tyre 4 punonjës të OSHEE. Ndërkohë janë shpallur në kërkim dy persona. Mësohet se si rezultat i kontrollit u
10 Shkurt 2023, 10:22 -
VIDEO/ Zbulohen 2 shtëpi bari në Vlorë dhe Selenicë! 6 në pranga, mes tyre 4 punonjës të OSHEE! Sekuestrohen 11 kg kanabis dhe 534 bimë narkotike
Një vilë luksoze në mes të Vlorë e mbushur në 2 kate me kanabis, u zbulua nga policia pas një veprimi amator të kunatit të pronarit, që plagosi me armë gjahu fqinjin, vetëm se po punonte në tokën e tij pranë vilës së drogës. Pronari Lorenc Xhaferi u shpall në kërkim por policia i sekuestroi vilën dhe po heton edhe burimin e pasurisë së një hoteli luksi në Lungomare. Në një fshat të Vlorës, në të njëjtën ditë, u zbulua edhe një stan ku kultivohej kanabis me llamba.
10 Shkurt 2023, 09:22 -
Kultivimi i 20 mijë rrënjëve kanabis në maj të vitit 2021 në fshatrat e Krujës, vihet në pranga 51 vjeçari, shkon në 21 numri i të arrestuarve
Policia e Krujës ka arrestuar 51 vjeçarin, Pëllumb Kaja i cili është një prej personave të përfshirë në kultivimin e 20 mijë rrënjëve kanabis në maj të vitit 2021.
9 Shkurt 2023, 12:00 -
Greqi, arrestohet një shqiptar dhe një grek me 67 kg kanabis në makinë! Tentuan t’i ikën policisë, u kapën pasi patën probleme me gomat
Rreth orës shtatë e gjysmë të mëngjesit ka përfunduar një ndjekje e “çmendur” në Egnatia Odos, e cila ka nisur nga Igumenica dhe ka përfunduar në Mecovë
25 Janar 2023, 08:56 -
U kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe me një sasi kanabisi të fshehur, arrestohet 35-vjeçari në Pogradec
Një 35-vjeçar ka rënë në pranga pasi është kapur me drogë në mjet si dhe duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. I riu është kapur mbrëmjen e djeshme në Pogradec duke drejtuar mjetin tip ‘Land Rover’ në gjendje të dehur
16 Janar 2023, 13:48 -
Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Korfuz, 8 në pranga! Në kërkim drejtuesi i shqiptar! Prej korrikut 2021 trafikonte drogë nga Shqipëria
Policia e Korfuzit ka goditur një grup kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt ishullit grek dhe më pas e shpërndante atë, duke arrestuar 8 persona mes të cilëve dy prej drejtuesve të grupit.
14 Janar 2023, 13:53 -
Lushnjë/ Shpërndanin kanabis dhe kokainë në doza, arrestohen 3 persona! Sekuestrohen 71 fidanë narkotik e rreth 1 kilogram drogë (EMRAT)
Sergej Lukaj(Stefa), 28vjeç, Valter Malia, 33-vjeç dhe Erblin Hyra, 37-vjeç janë arrestuar në Lushnjë pasi u kapën duke qarkulluar me makinë në qytet me lëndë narkotike të llojit kokainë si dhe kanabis. Drogën ata e kishin ndarë në doza dhe e kishin për gati për shitje.
11 Janar 2023, 09:52 -
Shiste çokollata e karamele me kanabis kontrabandë në një dyqan në Tiranë, arrestohet punonjësi, në kërkim pronari
Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi tregtonin produkte të kontrabanduara në vendin tonë me përbërje kanabisi. Policia ka sekuestruar duhan kontrabandë si dhe biskota e karamele me kanabis
10 Janar 2023, 10:32 -
Kishte përgatitur 150 doza kanabis për t’i shitur, arrestohet i riu në Patos! Nën hetim dhe një 43-vjeçar, u kap duke i blerë një sasi droge (EMRI+VIDEO)
Një 31- vjeçar ka rënë në pranga në Patos pasi u kap duke shitur lëndë narkotike, ndërsa nën hetim është vënë dhe një 43-vjeçar, i cili ishte duke blerë një sasi droge teksa blutë e qytetit po kryenin operacionin policor pas një jave hetime.
10 Janar 2023, 10:02 -
Elbasan, transportonin drogë dhe mbanin armë zjarri me vete, arrestohen 2 persona, 1 në kërkim! U kapën mbi 10 kg kanabis (VIDEO)
Dy të rinj kanë rënë në pranga në Elbasan pasi u kapën duke u transportuar kanabis dhe mbanin armë zjarri me vete. Në kërkim është shpallur edhe një person tjetër i cili është gjithashtu i përfshirë në transportimin e drogës bashkë me dy të rinjtë në Cërrik.
8 Janar 2023, 13:40 -
Kukës/ Po transportonte 70 kg kanabis nga dogana e Morinës, arrestohet 48-vjeçari nga Rumania! E kishte fshehur drogën në pjesën e poshtme të makinës (VIDEO)
Një 48-vjeçar ka rënë në pranga pasi është kapur duke transportuar drogë. Florin Balanescu nga Rumania po transportonte 70 kg kanabis nga Morina kur u arrestua nga policia. Ai kishet si synim që drogën ta transportonte në një nga vendet e BE.
8 Janar 2023, 09:13 -
Përshtati lokalin për tregtim të kokainës dhe kanabisit, në pranga 24-vjeçari që e kishte marrë me qira dhe kamarieri! Nën hetim klienti që po konsumonte drogë
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Krujës pasi kishin përshtatur lokalin për tregtim të kokainës dhe kanabisit. Ata janë identifikuar si Fabjo Shullazi, 24 vjeç dhe Albano Baruni, 25 vjec.
6 Janar 2023, 08:38 -
870 kg kanabis në serat e Dronovicës, Apeli nxjerr nga qelia 6 nga të arrestuarit, i lë në 'arrest shtëpie'! Burg pronarit të serave dhe dy rojeve
Gjykata e Apelit të Vlorës ka lehtësuar ditën e sotme masat e sigurisë për 8 të arrestuarit në serat që u kapën me kanabis në Dronovicë të Beratit. Të pandehurit dolën pasditen e sotme para togave të zeza, ndërsa për 6 prej tyre u vendos masa ‘arrest shtëpie’ nga ‘arrest në burg’. Për nënë e bijë, Drita dhe Izmira Mema, të cilat rekrutonin gratë për të punuar në sera, gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’.
30 Dhjetor 2022, 21:34 -
870 kg kanabis në serat e Dronovicës, Prokuroria e Beratit shpall moskompetencë, ia kalon dosjen SPAK: Aktiviteti zhvillohej nga 2 grupe kriminale
Prokuroria e Beratit ka shpallur moskompetencë për dosjen e serave ku përpunohej kanabisi në Frakull dhe ia ka përcjellë atë Prokurorisë së Posaçme. Prokuroret kanë dalë në konkluzionin se ka dyshime se aktiviteti zhvillohej nga 2 grupe kriminale.
29 Dhjetor 2022, 13:39 -
Pjesë e bandës që trafikonte kanabis, arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Britani! Iu gjetën 870 mijë £ të fshehura
Një trafikant droge ka rënë në prangat e autoriteteve britanike si pjesë e një bande të përfshirë në furnizimin e kanabisit me vlerë mijëra paund. Bëhet fjalë për të riun me origjinë shqiptare Artan Vladi.
24 Dhjetor 2022, 15:30 -
U kap në ‘shtëpi bari’ në Britaninë e Madhe, dënohet me burg i riu shqiptar, avokati: Kishte ardhur të ndihmonte familjen
Një 22-vjeçar shqiptar, Xhesi Hajdari është dënuar me 7 muaj burg në Britaninë e Madhe pasi u shpall fajtor për përfshirjen në kultivimin e kanabisit. Ai kërkoi falje kur doli para gjykatës:
21 Dhjetor 2022, 10:53 -
Përgjimet/ Në urën e tragjedisë ku vdiqën 43 persona në Itali, Ndrangheta dhe Camorra ‘humbën’ një kamion me 900 kg kanabis! U përpoqën ta rimerrnin
Një kamion frigorifer i ngarkuar me hashash ishte mes automjeteve që ndodhej në urën Morandi në Genova më 14 gusht 2018, kur një pjesë e saj u shemb dhe humbën jetën disa persona. Kjo është ajo që del nga faqet e përgjimeve nga hetimet e operacionit “Blu notte” që çoi në arrestimin e 47 personave. Në përgjime, dy nga të dyshuarit flasin se si të kapin kamionin përmes lidhjeve në botën e rikuperimit të skrapit.
14 Dhjetor 2022, 23:01 -
Shpërndante kanabis afër disa shkollave në Tiranë! Arrestohet 30-vjeçari! Nën hetim motra e tij, tentoi të fshihte drogën kur polica kontrolloi banesën
Një 30-vjeçar me iniciale A.K., ka rënën në prangat e bluve të kryeqytetit pasi shpërndante kanabis në doza në zonën e Don Boskos dhe në afërsi të shkollave.
14 Dhjetor 2022, 10:47 -
Aksione antidroge në Greqi, në pranga dy shqiptarë, iu gjetën në banesa sasi të mëdha marijuane
Ndërkohë në Nikea, në banesën e një shqiptari 36 vjeç u gjetën dhe sekuestruan 5 pako që përmbanin 28 kg 110 gram marijuanë, 1 peshore dhe 1 telefon celular. Ndërkohë që gjatë kontrollit në një banesë të dytë të tij në Nikea i’u gjeten dhe sekuestruan 10 gram marijuanë.
13 Dhjetor 2022, 14:43 -
Tentoi të hynte në Shqipëri me pasaportë false, kanabis e 12 mijë euro të padeklaruara, arrestohet turku 41-vjeçar në Potin e Durrësit
Një 41-vjeçar turk, i identifikuar si Abdullah Tanriverdi ka rënë në pranga pasi tentoi të hynte në Shqipëri përmes Portit të Durrësit me pasaportë false.
12 Dhjetor 2022, 10:12