-
Dosjet e vjetra kriminale, Balla në DVP Korçë: Të vendosim para drejtësisë personat e përfshirë
Ministri i Brendshëm Taulant Balla kreu një vizitë ditën e sotme në Drejtorinë Vendore të Policisë në Korçë, ku iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur edhe me ngjarjet e vjetra kriminale në vend. Pyetja lidhur me hapjen e dosjeve të vjetra të ngja
26 Prill, 16:47 -
Iu rikthye vjedhjes sapo doli nga burgu/ Balla në policinë e Korçës: Nuk i rezistoi tundimit! Të amnistuarit do monitorohen
Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot gjatë një prononcimi për mediet nga Korça, se Policia e Shtetit do të monitorojë çdo person që ka përfituar nga amnistia.
26 Prill, 16:34 -
Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë
Zgjerimi i bashkëpunimit në fushën e policisë dhe sigurisë ishte në fokus të takimit të zhvilluar sot mes ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan.
24 Prill, 20:22 -
Siguria Publike, Balla firmos në Abu Dhabi marrëveshjen për zhvillimin e projektit SMART CITY
Ministri i Brendshëm Taulant Balla firmosi gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon prej 2 ditësh në Abu Dhabi, marrëveshjen për zhvillimin e projektit SMART CITY në disa qytete të Shqipërisë, me qëllim rritjen e sigurisë në komunitet, mbrojtjen e jetës, pronës private si dhe monitorimin e trafikut rrugor.
23 Prill, 20:03 -
Balla pritet nga drejtori i Policisë së Emirateve: E nevojshme të forcojmë bashkëpunimin
Gjatë qëndrimit në Abu Dhabi ku po zhvillon një vizitë zyrtare, Ministri i Brendshëm Taulant Balla u prit në një takim nga kolonel Waleed Salem Al Shamesi, Drejtor i Përgjithshëm i Kolegjit të Policisë së Emirateve të Bashkuara Arabe.
23 Prill, 14:59 -
Balla vizitë në Emiratet e Bashkuara, takim me homologun Al Nayan! Propozohet ngritja e një task force të përbashkët për luftën ndaj krimit
Ministri i Brendshëm Taulant Balla është takuar me homologun e tij Saif Bin Zayed Al Nayan, në Abu Dhabi me të cilin ka diskutuar lidhur me çështjet e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë.
22 Prill, 16:15 -
‘Prefekti’ fut në sherr deputetët në seancë plenare! Balla: Ligji, që të kthejmë në ‘koordinator’ prefektin! Opozita: Kërkoni të kontrolloni edhe pushtetin lokal
Në seancën plenare deputetët u përfshinë në debate për ndryshimin e ligjit të Prefektit. Ministri Taulant Balla tha se ndryshimet synojnë të kthejnë rolin e prefektit më funksional, ndërsa opozita e quajti mekanizëm për të kontrolluar edhe pushtetin vendor
18 Prill, 17:06 -
‘Policë që punojnë me krimin’, Balla i përgjigjet Dumanit: Bashkëpunimi me SPAK i shkëlqyer, në asnjë operacion s’ka rrjedhur informacioni
Deklaratëns së kreut të SPAK Altin Dumani pak ditë më parë se ka policë të inkriminuar brenda Policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm Taulant Balla iu përgjigj duke thënë se në se Policia e Shtetit dhe prokur
17 Prill, 22:27 -
Balla: Shqipëria do të mirëpresë në qershor konferencën rajonale europiane të Interpol! Rregulla të reja për përdorimin e fishekzjarrëve
Shqipëria është përzgjedhur për të mirëpritur konferencën rajonale europiane të organizatës ndërkombëtare të policisë kriminale Interpol, e cila do të zhvillohet në Tiranë në datat 11-13 qershor
17 Prill, 13:01 -
Pr/ligji për prefektin kalon në Komisionin e Ligjeve, Opozita: Doni të kontrolloni prefektin që emëroni vetë! Rithemelimi deklaron votën kundër
Pr/ligji për prefektin ka kaluar në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike. Ministri I Brendshëm Taulant Balla i cili ishte sot në komision për të mbrojtur ligjin prezantoi dhe ndryshimet të cilat sipas tij ridimensionojnë rolin e Prefektit të Qarkut, qoftë në nivel vendor qoftë sa i përket ushtrimit të detyrës dhe po ashtu të përgjegjësive.
16 Prill, 14:03 -
Takim në gjimnazin ‘Dervish Hekali’ në Mallakastër, Balla: Duhet rritur perimetri i sigurisë edhe në komunitete e lagjet ku jetojnë fëmijët
Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi një takim me personelin arsimor, qeverinë e nxënësve dhe drejtues vendorë në gjimnazin “Dervish Hekali” në qytetin e Ballshit, ku u njoh nga afër me problematikat e mundshme dhe ecurinë e paketës së sigurisë në shkolla.
16 Prill, 10:32 -
'Po bëni inspektime selektive', Balla: Nga 3,498 kontrolle, vetëm 42 gjoba, duhet reformim total i Shërbimit Zjarrfikës
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur për inspektime selektive të zjarrfikësve sa i takon kontrolleve në biznese dhe ambiente të mëdha publike me qëllim pasjen e mjeteve për ndërhyrjen e shpejtë në raste zjarri.
15 Prill, 10:00 -
Betohen oficerët e rinj të Policisë së Shtetit, Balla: Kush bëhet mburojë apo mbështetje e krimit, i ka ditët e orët të numëruara
Ministri i Brendshëm Taulant Balla u ka uruar suksese 96 studentëve të diplomuar në programin “Bachelor” nga Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit, si dhe 31 ekspertëve të Policisë për funksione të veçanta, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Akademinë e Sigurisë. Në të morën pjesë edhe deputetë të Komisionit të Sigurisë, Drejtori i Përgjithshëm i DPPSH, pedagogë, përfaqësues të misioneve të asistencës së vendeve partnere, familjarë të studentëve e të ftuar të tjerë
13 Prill, 12:48 -
Firmoset marrëveshja, qytetarët e Kosovës e Shqipërisë 9 muaj kalim pa kontrolle në Morinë
Kalimi në Pikën Kufitare të Morinës do të jetë me procedura të lehtësuara në 9 muaj të vitit dhe në fundjavat e festave. Më herët kjo periudhë e lehtësimit të lëvizjes ishte në 4 muajt e verës. Protokolli i rishikuar u firmos në Tiranë nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
13 Prill, 09:15 -
Balla: Nga java e ardhshme dronët Bajraktar kontrolle edhe për kanabis
Nga java e ardhshme, dronët “Bajraktar” do të përdoren për kontrollin e territorit shqiptar për të evidentuar rastet e kultivimit të kanabisit, duke plotësuar monitorimin nga ajri me avione të Guardia di Finanzës.
12 Prill, 19:21 -
Dhuna në protestën e Rithemelimit, Veliaj: Debatet t’i zgjidhim si qytetarë, jo duke sulmuar policët! Balla: Rasti i fundit që tolerohet
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi edhe pamjet e dhunës ndaj uniformave blu në protestën e djeshme, ku falë ndërhyrjes së një prej efektivëve, bomba molotov që shpërtheu, nuk shkaktoi dëme në jetë njerëzish. Veliaj tha se ka vetëm një thirrje: debatet të zgjidhen si qytetarë dhe jo duke i rrezikuar jetën të tjerëve
12 Prill, 17:33 -
Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Balla: U godit një rrjet i madh, vëmendje e posaçme fëmijëve të pashoqëruar
Shkatërrimi i zinxhirëve të trafikimit të qenieve njerëzore përmes hetimeve proaktive mbetet një prioritet për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit. E gjatë kohës që po zhvillohej konferenca, ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi se Policia e Shtetit në bashkëpunim e SPAK kanë goditur një rrjet të madh personash të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, mes tyre edhe punonjës policie.
12 Prill, 12:44 -
'Big Brother' Balla: Shumë shpejt 200 km e parë do monitorohen me kamera e radarë, në rrugë s'do ketë patrulla policie
‘Shumë shpejt do të kemi të mundur 200 km e para të rrugëve kryesore të vendit të monitoruara kryesisht me kamera e radarë.’ E deklaroi ministri i Brendshëm Taulant Balla në një aktivitet të titulluar Promovimi i Udhëzimit të Shkollave të Sigurta
11 Prill, 10:37 -
‘Ligjet’, Balla: Adresë unike për banesat në rang vendi! Gjoba për bashkitë që s'e zbatojnë! Opozita ngre shqetësimin: Ndikon në listën e zgjedhësve
Balla tha se synohet që ti jepe fund problematikës lidhur me mungesën e unifikimit të sistemit të adresave në Shqipëri. Sipas ministrit, ndryshimet kanë të bëjnë me ngritjen e një regjistri unik, të adresave në rang vendi. Ndërkohë opozita ngriti shqetësimin se mund të ndikojë në listën e zgjedhësve
9 Prill, 11:37 -
Paketa e Sigurisë Shkolla/ Balla viziton gjimnazin në Librazhd, kërkon bashkëpunimin e të rinjve në luftën kundër drogës, dhunës dhe bullizmit
Ministri i Brendshëm Taulant Balla vizitoi sot shkollën e mesme “Ibrahim Muça” në qytetin e Librazhdit, ku dha mesazhe të forta për të luftuar disa prej fenomeneve më shqetësuese, për të rinjtë, siç janë përdorimi i lëndëve narkotike, dhunën online dhe ajo me bazë gjinore.
6 Prill, 21:20 -
AMP arreston policin kufitar në Portin e Durrësit, lejoi trafikun e armëve drejt Italisë (EMRI)
Besard Xhaferri efektiv i policisë kufitare në Portin e Durrësit, është arrestuar për shpërdorim detyrë nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore (AMP). Sipas AMP-së efektivi 37-vjeçar, ka lejuar trafikun e armëve drejt Italisë
5 Prill, 16:25 -
Xibraka/ ’45-vjeçari brun i lidhur me PD’, Bardhi i përgjigjet Ballës: Po kryen veprën penale të moskallëzimit të krimit! Ministri: Po përdoresh
Gazment Bardhi ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit Taulant Balla, i cili tha se personi brun 45 vjeç, i përmendur në dosjen e Xibrakë,s nuk është Olsi Rama, por një person i lidhur me një deputet të PD. Bardhi tha se ministri i Brendshëm po kryen krim të rëndë, dhe po konsumon veprën moskallëzimi i kri
4 Prill, 13:25 -
Akuzat ndaj Olsi Ramës për Xibrakën, Spiropali- Bardhit: Kjo çorba jote shumë e vjetër, prit SPAK-un! Deputeti i PD: Kam bërë kallëzimin
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur Bardhit për akuzat që ka bërë ndaj Olsi Ramës se është i lidhur në laboratorin e drogës që u zbulua në Xibrakë. Spiropali tha se duhet të presë SPAK për përgjigjen, në
4 Prill, 13:03 -
Salianji replikë me Ballën: Kreu i SPAK dha një deklaratë të rëndë, zyrtarë të policisë të lidhur me krimin
Deputeti Ervin Salianji bëri replikë në seancën plenare me ministrin Balla duke sjellë në vëmendje edhe deklaratën e sotme të kreut të SPAK, Altin Dumanit në KLP se në raste të krimit të organizuar nuk mund të bashkëpunojë dot me Policinë pasi ka zyrtarë të lartë t&eum
4 Prill, 13:01 -
Akuzat ndaj Olsi Ramës për Xibrakën, Balla i përgjigjet Bardhit: Shko poshtë ballkonit dhe pyet Saliun kush është bruni 45-vjeçar, i lidhur me një deputet të PD
Në mungesë të kryeministrit Rama në Kuvend, socialistët hodhën poshtë akuzat e Bardhit se Olsi Rama është i lidhur me laboratorin e drogës në Xibrakë. Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se Berisha e di kush është 45-vjeçari i paidentifikuar në dosje, ndërsa akuzoi se është i lidhur me një deputet të PD.
4 Prill, 12:43 -
Bardhi kërkon sërish interpelancë me Ramën për akuzat ndaj të vëllait, Nikolla: Nëse ke shpifur, përgjigjjen merre në SPAK
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama refuzoi interpelancën e kërkuar nga Gazment Bardhi lidhur me akuzat për vëllanë e tij se është i lidhur me laboratorin e drogës i zbuluar në Xibrakë në 2015.
4 Prill, 11:32 -
Ligji 'Për shtetësinë', ministri Balla: Jo provimit të gjuhës shqipe për shqiptarët e Kosovës dhe diasporës
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla kërkoi sot në Komisionin për Sigurinë Kombëtare mbështetjen e gjithë deputetëve pa dallim politik, për ti dhënë fund menjëherë detyrimit që ka çdo shtetas me kombësi shqiptare, që për të marrë shtetësinë e vendit am&a
2 Prill, 15:32 -
Miratohet në Komisionin e Ligjeve dekreti i presidentit Begaj për kthimin e ligjit 'Për Shtetësinë', të enjten rivotohet në seancën plenare
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve u miratua dekreti i presidentit Begaj për kthimin në parlament të ligjit 'Për Shtetësinë'. Të enjten ligji futet në seancë plenare për rivotim, pasi presidenti i kërkoi kuvendit kuorum për disa nene dhe amendamente që ishin votuar pa plotësuar numrat e duhur të deputetëve siç e kërkon Kushtetuta.
2 Prill, 14:01 -
‘Shqipëria s’ka më shanse në BE’, Balla i përgjigjet deklaratave të kreut të PD-së greke për Belerin: Keqardhje, po politizohet një proces gjyqësor
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i është përgjigjur deklaratave të kreut të PD-së në Greqi, Andreas Loverdhos, i cili pasi takoi kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri në burg, u shpreh se “Shqipëria s’ka më shanse në BE”.
30 Mars, 13:28 -
Ministri Balla viziton ekspozitën e shkollave 9-vjeçare të Tiranës që lidhen me rrezikun e përdorimit të lëndëve narkotike, alkoolit dhe akteve të dhunës e bullizmit
Ministri mori pjesë në këtë event së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Drejtorin e DVP Tiranë Tonin Vocaj e me këtë rast, u bënë publike të dhëna të këtij aksioni të madh, i cili zhvillohet në e përreth ambienteve të shkollave në vend.
30 Mars, 11:06 -
Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë
Në fjalën e tij Balla deklaroi se çdo nderim që bëhet për familjet e veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, është një vlerë, që shoqëria jonë duhet ta përçojë në brezat e ardhshëm.
29 Mars, 15:45 -
Komiteti i Përbashkët i Mbikëqyrjes Shqipëri-Britani e Madhe, Mbi 3300 shtetas shqiptarë u riatdhesuan në 2 vite! Balla: Luftë emigracionit të paligjshëm
Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha gjatë takimit të Komitetit të Përbashkët Mbikëqyrës me Britaninë e Madhe për luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe fenomeneve të tjera kriminale, ku ishte pjesëmarrëse dhe Kosova se shkëmbimi i informacionit në kohë reale midis strukturave policore dhe bashkëpunimi i ngushtë me SPAK i shërben parandalimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale në të dy vendet tona.
28 Mars, 15:16 -
I detyrueshëm vendbanimi i shqiptarëve jashtë shtetit! Balla: Vetëm 14 mijë qytetarë e kanë kryer këtë detyrim! Në 2 vjet u tërhoqën në E-albania 11.3 milionë certifikata
Vetëm 14 mijë shqiptarë jashtë vendit kanë deklaruar adresën e tyre, e cila tashmë është me detyrim, shifër kjo sipas ministrit të Brendshëm, e ulët. Balla tha se tashmë është rritur numri i shërbimeve që ofrohen online ne e-Albania, duke cekur se vetëm në 2 vjet aty u tërhoqën 11.3 milionë certifikata
27 Mars, 13:45