- Bota
-
Çiklistët italianë udhëtojnë drejt Tiranës për të falënderuar mjekët shqiptarë që i ndihmuan gjatë COVID-19, priten nga Veliaj: Kemi raport special
Në shenjë mirënjohje për kontributin e Shqipërisë për të dërguar mjekë dhe infermierë në Itali, në një moment të vështirë me betejën ndaj COVID-19, një grup çiklistësh nga Conegliano Veneto erdhën në Tiranë, pasi përshkuan në një tur çiklistik thuajse gjithë Ballkanin, nga Sllovenia, Kroacia, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi.
21 Gusht 2022, 17:46 -
EKSKLUZIVE/ Ekzekutohet në Itali për hakmarrje Elson Kalaveri, i arrestuar në 2014 se qëlloi me plumb në kokë brenda në komisariatin e Mamurrasit fqinjin
Shqiptari i vrarë ditën e djeshme në rajonin e Pisa, Itali është Elson Kalaveri, një emër i njohur i policisë në Shqipëri, ndërsa sipas mediave italiane kishte precedent penal pasi është akuzuar më parë për shfrytëzim prostitucioni. Kalaveri, i arrestuar në Shqipëri për plagosje në Mamurras. Policia Italiane dhe ajo shqiptare, ngritur grup të përbashkët hetimor
19 Gusht 2022, 12:09 -
Bota
Moti i keq në Itali, 7 viktima dhe dhjetëra të plagosur! Në 2 rajone shpallet gjendja e jashtëzakonshme
Veriu i Italisë që prej ditës së djeshme është prekur nga moti i keq, ku stuhitë e shkaktuar nga erërat e forta kanë sjellë dëme të shumta, ku deri më tani kanë regjistruar 7 viktima dhe dhjetëra të plagosur.
19 Gusht 2022, 08:22 - Bota
-
Bota
Thatësira nxjerr në pah shkëmbin e madh te Liqeni Garda në Itali, niveli më i ulët i ujit në 15 vjet
Liqeni Garda në Itali ka nivelin më të ulët të ujit në 15 vjet, për shkak të thatësirës që ka përfshirë Italinë, si edhe vende të tjera të Europës përfshi edhe Mbretërinë e Bashkuar. Niveli i ujit ka rënë aq shumë, sa ka dalë një dukje shkëmbi deri më sot i mbuluar në liqen.
17 Gusht 2022, 17:14 -
Bota
Njihuni me 'Osumin', anijen më të madhe të Guardia di Finanza! Mban të njëjtin emër si lumi në Shqipëri
“Osum” është anija më e madhe në historinë e Shërbimit Detar të Guardia di Finanza. Është anije rreth 500 ton, me gjatësi rreth 60 metra, gjerësi 9.5 metra dhe do të shërbejë për të koordinuar aktivitetet e parandalimit dhe luftimit të imigracionit të parregullt dhe trafikimeve të tjera të paligjshme.
16 Gusht 2022, 12:55 -
Tregtonin ar të rremë në Tiranë dhe Podgoricë me vlerë 200 mijë euro, arrestohen 2 italianët në Elbasan! U kapën duke mashtruar një argjendar
Dy italianë, të identifikuar si Fortunato Maddaloni dhe Riccardi Gennario janë arrestuar nga policia e Elbasanit pasi janë kapur duke shitur flori të rremë. Ata mazshtruan një argjendar duke i ofruar fillimisht një sasi ari të pastër. Gjatë periudhës së këtij sezoni veror, kanë shitur 200 mijë euro ar të rremë, të përzier me metale të tjera në Tiranë dhe Podgoricë.
16 Gusht 2022, 10:00 -
Bota
Në moshën 95-vjeçare, ikona e kinematografisë italiane 'sfidon' politikanët, kandidon në zgjedhjet parlamentare në Itali
Ikona e kinematografisë italiane, Gina Lollobrigida, ka thënë se do të kandidojë në zgjedhjet e përgjithshme muajin e ardhshëm ne Itali, sepse siç thotë ajo është “ngopur me grindjet e politikanëve”
16 Gusht 2022, 08:16 -
Aksidenti tragjik me 4 viktima në Itali, flet shoku i 18-vjeçarit shqiptar: Ishte portier i fortë
Një aksident tragjik në Itali i mori jetën 18-vjeçarit shqiptar Xhuliano Këllici dhe tre shokëve të tij. Të katërt po udhëtonin me një automjet tip ‘Volkswagen’ kur u përplasën për vdekje në Godega/Sant’Urbano të Trevisos.
15 Gusht 2022, 14:42 -
Makina përfundoi në kanal dhe u përmbys, vdesin 4 të rinj në Itali! Mes tyre një shqiptar! Po ktheheshin në shtëpi
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e katër të rinjve ka ndodhur në orët e para të së dielës në Godega di Sant’Urbano (Treviso). Në makinën në të cilën ndodheshin katër djem, ka dalë nga rruga dhe të gjithë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Dy prej tyre ishin 18 vjeç ndërsa dy të tjerët 19 vjeç. Mes viktimave ishte shqiptari Xhuliano Këllici.
14 Gusht 2022, 18:54 -
Arrestohet biznesmeni shqiptar në Itali! U kap me drogë, sekuestrohen 300 mijë euro! Si e ndihmonte e dashura rumune për pastrimin e parave
Një biznesmen 35-vjeçar shqiptar i identifikuar si Anton Likmeta është arrestuar nga policia italiane në qytetin e Vicenzës pasi u kap me 670 gramë kokainë, 17 gramë kanabis. Policia italiane ka sekuestruar lëndën narkotike dhe si 300 mijë euro.
13 Gusht 2022, 11:31 -
Bota
Itali/ Dyshohet se do të vidhnin bankën në Vatikan, lihen të lirë 2 persona: Kaluam rastësisht! Grabitësi që mbeti brenda tunelit nuk është në gjendje të flasë
Janë liruar nga burgu dy persona që u arrestuan nga policia sepse dyshohej se kishin lidhje me gërmimin e tunelit pranë Vatikanit dhe i bënë rezistencë karabinierëve. Antonio Pinto dhe Mario Mazza, me origjinë napoletane janë sërish të lirë pasi u arrestuan të enjten në lagjen Aurelio, në Romë pasi dyshoheshin se ishin pjesë e grupit që hapi tunelin me synim për të vjedhur bankën.
13 Gusht 2022, 10:02 -
Bota
Itali/ Si 'La Casa de Papel'! Hapën tunel për të vjedhur një bankë! 1 nga 4 grabitësit mbetet brenda, kërkon ndihmë! VIDEO- nga operacioni i shpëtimit
Katër persona kanë ngecur nën tokë ndërsa po gërmonin një tunel në Via Innocenzo XI në Romë, Itali. 3 prej tyre u shpëtuan dhe u ndaluan nga karabinierët, teksa një i katërt vijon të jetë i bllokuar rreth 5 metra në thellësi.
11 Gusht 2022, 19:03 -
'Donatella nuk ishte e droguar, të gjithë e braktisën', reagimi i të dashurit të 27-vjeçares italio-shqiptare që vrau veten në qeli
I dashur i Donatella Hodës, 27-vjeçares italio-shqiptare, e cila vrau veten në burg, ka folur në mediat italiane pas vdekjes të së dashurës së tij dhe lajmeve që kanë qarkulluar se ajo ishte e varur nga droga.
11 Gusht 2022, 18:57 -
Vrau Nevila Pjetrin, 32-vjeçari italian tenton të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë
Daniele Bedini, autori i dyshuar i vrasjes së shqiptares Nevila Pjetri dhe transgjinores Camilla tentoi të arratiset nga burgu, raportojnë mediat iataliane. Bedini arriti të dalë nga ambientet e burgut, por u kap.
10 Gusht 2022, 12:20 -
27-vjeçarja italo-shqiptare i jep fund jetës në qeli, gjyqtari: Kam dështuar, burgu nuk është për gratë! E njihja dhe e kam dashur
Donatella Hoda është kthyer në kryefjalën e mediave italiane së fundmi. 27-vjeçarja italo-shqiptare vrau veten në burg, pasi ishte dënuar për vjedhje. Ajo kishte varësi nga droga dhe gjashtë vitet e fundit të jetës së saj i kishte kaluar mes burgut dhe lirisë
10 Gusht 2022, 11:35 -
Bota
Moti i keq me erë të fortë në Itali, rrugët kthehen në lumenj balte! Shoferët bllokohen brenda makinave (FOTO)
Moti i keq ka shkaktuar përmbytje në Itali, ku rrugët u kthyen në lumenj balte. Shumë shoferë mbetën të bllokuar brenda makinave të tyre derisa mbërritën forcat zjarrfikëse.
9 Gusht 2022, 21:12 - Bota
-
Krimi horror në Itali/Pse dhe ku u vra Shefki Kurti nga Durrësi? Flasin fëmijët: Nuk kishte armiq! Punoi në ndërtim! Me sakrifica arriti të blinte dhe shtëpinë
Një krim horror tronditi banorët e provincës së Rovigos dhe jo vetëm më 28 korrik, ku një 72-vjeçar shqiptar i identifikuar nga autoritet italiane si Shefki Kurti u gjet i copëtuar pranë lumit Adigetto. U gjet fillimisht njëra prej këmbëve të të moshuarit dhe më pas pjesët e tjera të trupit të ndarë në 4 qese plastike të zeza, karabinierët shkuan për kontroll në shtëpinë e tij për të gjetur gjurmë që lidheshin me vrasjen e tij.
6 Gusht 2022, 20:15 -
Bota
Itali/ Nuk duronte dot të dashurën e babait të tij, 40-vjeçari i kërkon policisë ta fusë në burg
Gjykata italiane në Torino është hasur me një kërkesë “të çuditshme” dhe të pa dëgjuar më parë , ku një 40-vjeçar italian donte të kthehej në burg dhe të linte “arrestin e shtëpisë”, masë të cilën atij ia kishte caktuar më herët gjykata.
6 Gusht 2022, 18:50 -
Vota e emigrantëve si revolucion në riorganizimin shtetëror, kushtetues dhe po ashtu edhe politik!
Kam të paktën 15 vjet që shkruaj e trajtoj votën e emigrantëve! Këtë trajtim e kam bërë në këndvështrim kushtetues si një e drejtë e patjetërsueshme dhe e pamohueshme, ku shumica e shqiptarëve që kanë zgjedhur të jetojnë jashtë janë e mbeten shtetas shqiptarë, përtej faktit nëse kanë përfituar edhe shtetësi tjetër!
6 Gusht 2022, 16:51 -
Itali/ Arrestohen 3 të rinj shqiptarë, mes tyre 2 vajza! U kapën me 23 kg kokainë dhe 1 kg hashash të fshehur nën krevat
Tre të rinj shqiptarë, mes tyre dy vajza janë arrestuar nga policia italiane pasi u kapën me 23 kg kokainë dhe 1 kg hashash të fshehura nën një krevat dopio dhe një divan.
6 Gusht 2022, 08:53 -
Itali/ Shkoi në Shqipëri për ‘t’i ikur arrestit të shtëpisë’, kapet 25-vjeçarja shqiptare sapo zbret në portin e Ankonës, akuzohej për trafik droge
Një 25-vjeçare shqiptare u arrestua sapo zbriti në Portin e Ankonës, pasi ndaj saj ishe vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”. 25-vjeçarja, bashkëshorti i saj së bashku me 4 persona ka qenë nën hetim në shtetin italian për trafik droge.
5 Gusht 2022, 13:08 - Bota
-
'Nuk do ta fal kurrë babain, na la vetëm në ato vite të tmerrshme', Ermal Meta tregon se është shëruar, rikujton dhe fëmijërinë e tij
Këngëtari i njohur Ermal Meta është detyruar së fundmi të anulojë koncertet e tij për shkak të problemeve shëndetësore. Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtari pak ditë më parë me anë të postimeve në rrjete sociale ku ka treguar fotografitë në të cilat dukeshin të ënjtura pjesë të ndryshme të fytyrës. Por tashmë, Ermal Meta njoftoi se ai e ka kaluar situatën jo të mirë shëndetësore në të cilën gjendej dhe tha se ishte një problem aspak serioz.
4 Gusht 2022, 12:27 -
Kush është Shefki Kurti, 72-vjeçari shqiptar, trupi i të cilit u gjet i copëtuar në Itali! U largua nga shtëpia pas sherrit me gruan
Shefki Kurti është 72-vjeçari me origjinë shqiptare që u gjet i copëtuar më 28 korrik në Itali. Fillimisht u gjet një këmbë dhe më pas pjesët e tjera të trupit të të moshuarit pranë lumit Adigetto. Pasi gjetën trupin e copëtuar të ndarë në 4 qese plastike të zeza, karabinierët shkuan për kontroll në shtëpinë e tij për të gjetur gjurmë që lidheshin me vrasjen e tij.
4 Gusht 2022, 08:40 -
Bota
Kush është Giorgia Meloni? Fashistja që kërkon ndalimin e emigracionit po përgatitet për t'u bërë kryeministre e Italisë
Ekstremistët e djathtë të "Fratelli d‘Italia" tani para zgjedhjeve të parakohshme në shtator kryesojnë me 22 përqind, nga katër përqind më 2018. Kryetarja Girogia Meloni mund të bëhet e para grua kryeministre e Italisë.
3 Gusht 2022, 10:27 - Bota
-
E rëndë në Itali, gjendet i copëtuar në 4 qese plastike trupi i 72-vjeçarit shqiptar
Trupi i pajetë i një 72-vjeçari shqiptar të identifikuar si Shefki Kurti u gjet i copëtuar në Itali. Kurti jetonte në Badia Polesine, ndërsa trupi i tij u gjet në qese plastike i hedhur pranë lumit Adigetto.
2 Gusht 2022, 14:36 -
Bota
‘Vriste për hobi’, arrestohet ‘Princi fisnik’ në Itali, pjesë e klanit të shqiptarit Elvis Demçe
Matteo Costacurta është vënë në pranga të policisë italiane për një tentativë vrasjeje. Emri i tij nuk është i njohur në botën e krimit në Shqipëri, mirëpo mësohet se ai ishte pjesë e grupit të shqiptarit Elvis Demçe, që e mbante veten si “Zot i drogës” në Itali. Costacurta ishte “masha” e Demçes, pra ai ishte vrasësi me pagesë që shqiptari punësoi për kryerjen e një ekzekutimi kriminal.
1 Gusht 2022, 17:20 -
Bota
FOTO/ Kush janë dy motrat që u përplasën nga treni në Itali, pëlqenin të kërcenin dhe nuk ndaheshin nga njëra-tjetra
Giulia dhe Alessia Pisanu janë dy motra, dy viktimat e tragjedisë në Itali. Mëngjesin e djeshëm, pak para orës 7, u përplasën nga treni teksa po kalonin shinat në Riccione. Ato jetonin në një fshat në provincën e Bolonjës së bashku me prindërit dhe motrën e madhe Stefania.
1 Gusht 2022, 08:46