-
Veliaj para protestës: Është koha të bëjmë një pakt, ajo që na bashkon shumë herë më e rëndësishme se ajo që na ndan
Pak orë para protestës së opozitës, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka siguruar operatorët turistikë se gjithçka është kalimtare dhe se kryeqyteti mbetet një vend i sigurt. Gjatë takimit me ta, Veliaj i garantoi se qyteti do të jetë xixë edhe pas protestës.
21 Qershor 2019, 16:28 -
Veliaj me operatorët turistikë: Të mos cenojmë imazhin e vendit; kur të tjerët hedhin benzinë, ne të hedhim ilaç
Në 4 vite Tirana është kthyer në një destinacion të rëndësishëm turistik, e cila vizitohet çdo ditë nga turistë nga rajoni, Europa e mbarë bota, çka gjeneron më shumë të ardhura për qytetin dhe vende pune.
21 Qershor 2019, 14:11 -
Veliaj mesazh militantëve të opozitës: A ia vlen që për bojën e flokëve të Bashës të bëni 5 vjet burg?
Kandidati i koalicionit të majtë, Erion Veliaj i bëri thirrje simpatizantëve të opozitës që të distancohen nga dhuna. Duke folur nga njësia 11 në Laprakë ku bëri një bilanc të punëve të kryera në këto 4 vite, si dhe prezantoi disa nga punët e mira që e presin këtë zonë edhe në mandatin tjetër, Veliaj theksoi se 30 qershori duhet të jetë një ditë feste dhe një mundësi e re për familjet.
20 Qershor 2019, 18:32 -
Veliaj: Opozita si Haxhi Qamili, në vend të 'duam babës', thonë 'duam baba Saliun e baba Lulin'
Veliaj më pas theksoi se ndryshe nga drejtuesit e opozitës që kanë fëmijët e tyre në Hollandë, Austri e shtete të tjera, plani i vetëm i PS dhe i qytetarëve shqiptarë është që të punojnë për Shqipërinë dhe Tiranën.
20 Qershor 2019, 12:58 -
Sulmi ndaj KZAZ-së/ Veliaj: Ata që djegin shkolla nuk janë shkodranë
Nga shkolla e re “Ardian Klosi”, kandidati socialist për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se aktet e dhunës dhe të djegies së shkollave nuk i bëjnë nder Shqipërisë dhe asnjë qytetari të ndershëm, që e do zhvillimin e vendit të vet.
19 Qershor 2019, 19:07 -
Spanjë/ Sheshi 'Skëndërbej' vlerësohet me çmimin e parë si Hapësira më e mirë Europiane
Juria vendosi si projekt fitues sheshin “Skënderbej” në Tiranë, duke theksuar rëndësinë e veçantë që ka luajtur liria e autorëve në realizimin e projektit për sfidën e të punuarit në një shesh shumë kompleks dhe simbolik.
18 Qershor 2019, 10:58 -
Biznesi përqafon nismën e Bashkisë së Tiranës për hapjen e këndeve të lojërave
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë dje në përurimin e këndit më të ri të lojërave, i quajtur “Latitude”, i cili jo vetëm që ka krijuar një hapësirë të re për fëmijët dhe prindërit e tyre, por edhe ka sjellë më shumë punësim.
15 Qershor 2019, 11:21 -
FOTO/ Kënde lodrash edhe në lagje, rehabilitohet hapësira pranë Kryegjyshatës
Të gjithë fëmijët e kryeqytetit do të mund të argëtohen në hapësirat e dedikuara për ta, edhe pranë banesave të tyre. Përpos këndeve të mëdha të lodrave që janë ndërtuar në Tiranë, Bashkia e Tiranës vijon punën për krijimin e hapësirave të dedikuara për fëmijët edhe në lagjet e qytetit.
13 Qershor 2019, 10:30 -
Si do transformohet lagjja te 'Selvia' (FOTO)
Pas shembjen së ndërtimeve pa leje si lloto dhe bingo, si dhe çlirimit të bustit të heroit tonë “Vojo Kushi”, ka nisur puna për rehabilitimin e gjithë zonës tek Selvia. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.
11 Qershor 2019, 10:33 -
Veliaj: Brenda verës shpërndajmë 80 mijë karta dhe parablejmë abonetë
Angazhimi i marrë nga Pakti për Universitetin për pajisjen e studentëve me Kartën e Studentit është bërë realitet edhe për Universitetin e Arteve. Në çdo fakultet të këtij universiteti, atë të Muzikës, Arteve të Bukura dhe Artit Skenik janë pozicionuar gjashtë operatorë, të cilët lehtësojnë procesin e emërtimit të kartës, duke nisur nga informacioni përgjithshëm, plotësimi i të dhënave, e deri te lëshimi i kartës.
10 Qershor 2019, 18:24 -
Veliaj: Deklarata e SHBA-së trembi Metën, Lulin po mundohen ta mbajnë me shiringa e pilula
Kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj ka ironizuar vendimin e presidentit Meta për datën e zgjedhjeve. Duke folur nga Farka gjatë prezantimit të programit për katër vitet e ardhshme, Veliaj tha se Luli ka treguar se nuk është i aftë dhe nuk bëhet më.
9 Qershor 2019, 18:16 -
Nga projekti i 100 lagjeve e Teatri, tek shkollat e reja/ Premtimet e Veliajt për 4 vitet e ardhshme
Në katër vitet e ardhshme, kryeqyteti do të ketë një buqetë të re investimesh të cilat do të shtrihen nëpër lagje duke ndryshuar totalisht cilësinë e jetës së komuniteteve. Kandidati të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për kryetar të Bashkisë s&e
5 Qershor 2019, 19:20 -
Batuta e Veliajt: Luli e shihte Tiranën nga 'xhami i një Lambo', edhe pse jam me Noizy-in
Takimi elektoral i kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, nuk ka kaluar pa batuta për ish- kryebashkiakun, Lulzim Basha. Sipas Veliaj, suksesi i këtyre katër viteve i Bashkisë, është pikërisht zbritja në terren i stafit. Duke bërë një krahasim me Bashkinë e drejtuar nga PD, Veliaj e kaloi me batutë duke thënë se ndryshe nga ai, "L
5 Qershor 2019, 18:15 -
Veliaj ndryshe nga Rama/ Pse në bluze mban numrin '2' dhe jo '30'?
Në takimet elektorale, kryeministri Edi Rama është shfaqur me veshjen e tij karakteristike, me bluzë sportive që mban numrin "30" dhe këmishën e bardhë. Numri 30 për PS ka shumë domethënie, por kryebashkiaku Erion Veliaj, në bluzen e tij mban një numër tjetër, "2". Në nisje të takimit me bano
5 Qershor 2019, 17:46 -
Xhaçka: Do rregullohen të gjitha shtëpitë, bëni vetëm pak durim
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka mbërritur në Korçë ku i ka siguruar banorët se shtëpitë e të gjithëve që janë prekur nga tërmeti do të rregullohen, por ka kërkuar që të bëjnë durim. Ajo ka qenë e shoqëruar nga ish- kryebashkiaku Niko Peleshi dhe kryetari aktual, Sotiraq Filo.
4 Qershor 2019, 14:49 -
Hajdari mbërrin në Korçë, bashkëbisedon me banorët e prekur nga tërmeti
Në Korçë ka mbërritur edhe kryetarja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari së bashku me deputetin, Andi Përmeti. Ajo ka pasur një komunikim me një prej banorëve, e cila është strehuar në një nga banesat e përcaktuara nga Emergjencat Civile. Ndërkohë deputetit, Andi Përmeti ka këmbëngulur q&eum
4 Qershor 2019, 13:17 -
Situata në Korçë, Salianji akuzon: S'po furnizohen me ushqime simpatizantët e PD
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka ngritur akuza se punonjësit e administratës nuk po furnizojnë me ushqime simpatizantët e PD. i është shprehur se situata në Korçë është shumë emergjente, sipas s&e
4 Qershor 2019, 13:00 -
Kamione me ndihma për banorët e Korçës, Veliaj: Bashkia e Tiranës do rindërtojë disa shtëpi (VIDEO)
Qytetarët e Tiranës janë solidarizuar me banorët e qytetit të Korçës dhe kanë mbledhur një numër të madh ndihmash që përfshijnë ushqime dhe veshmbathje. Kamioni i dytë, me një 200 pako ushqimore dhe 300 batanije është nisur drejt Korçës në ndihmë të banorëve t&a
4 Qershor 2019, 09:46 -
Tërmetet në Korçë/ Sistemohen në banesa sociale 140 banorë! 95 shtëpi të shkatërruara totalisht
Pasi kaluan dy netë në çadra, banorët e fshatit Floq janë akomoduar në ambientet e përcaktuara nga Emergjencat Civile. Mësohet se 45 banorë i janë drejtuar shkollës së fshatit, ndërtesë që nuk pësoi dëme nga lëkundjet sizmike.
4 Qershor 2019, 09:31 -
Sot 1 Qershori 'Festa e fëmijëve', ja segmentet ku kufizohet qarkullimi i automjeteve
Bashkia e Tiranës rikthen më 1 Qershor nismën “Dita pa Makina”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit.
31 Maj 2019, 16:29 -
Tirana një qytet miqësor për fëmijët, Veliaj: Nuk menduam për zgjedhjet, por për gjeneratën e ardhshme
Tirana ia ka dalë që në katër vite të shndërrohet në një qytet miqësor me fëmijët duke i vendosur ata në qendër të çdo politike të ndërmarrë nga ana e Bashkisë. Për herë të parë, kryeqytetin u bë mikpritësi i konferencës ndërkombëtare “Qytetet miqësore për fëmijët” ku merrnin pjesë disa nga emrat më të njohur në botë në fushën e urbanistikës, UNICEF e përfaqësues të organizatave të ndryshme që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
31 Maj 2019, 11:30 -
Veliaj: Kush mendon se është muaji i rrumpallës, ta harrojë! Do shemben të gjitha objektet pa leje
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se do të vijojnë shembjet e objekteve pa leje. Duke komentuar aksionin e djeshëm të policisë Bashkiake, në zonën e Selvisë në kryeqytet, Veliaj e ka cilësuar si të papranushme ndërtimin e banesave pranë monumenteve kulturore, duke paralajmëuar që ata që nuk e marrin parasysh këtë deklaratë "duhet t'i bëjnë llogaritë mirë".
30 Maj 2019, 13:57 -
Si aplikohet për leje ndërtimi apo kate shtesë në Bashkinë e Tiranës?
Në emisionin e mirënjohur të Report TV, “Këndi i Ekspertit”, të drejtuar nga gazetarja Valbona Mhilli, në Rubrikën “Prona Ime” ka qenë e ftuar Frida Pashaku, drejtoreshë e Zyrës së Kontrollit të Zhvillimit të Territorit në Bashkinë e Tiranës
30 Maj 2019, 07:31 -
Bashkia e Tiranës çel projektin për financimin e nismave të grave sipërmarrëse
Përveç mbështetjen në formë granti, projekti i Bashkisë do të ofrojë gjithashtu trajnim për aftësitë në biznes, si dhe mbështetje për gra me orientime profesionale dhe kualifikime për të qenë të sukseshme në fushën e përzgjedhur.
29 Maj 2019, 11:24