-
'Venecia': Meta veproi përtej fuqive të tij kushtetuese me anulimin e 30 Qershorit, por nuk mjafton për shkarkimin
Komisioni i Venecias miratoi sot raportin përfundimtar duke deklaruar se Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta kapërceu fuqitë kushtetuese me anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, por kjo nuk mjafton për ta cilësuar si shkelje të rëndë dhe për ta shkarkuar nga detyra
11 Tetor 2019, 07:55 -
Batuta e Metës: Nuk fle çdo natë me Monika Kryemadhin, kemi axhenda të ndryshme
Presidenti Ilir Meta në një intervistë në "Open" e ka kaluar edhe me batuta, pyetjen lidhur me vendimet e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherazi edhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, dhe
10 Tetor 2019, 22:20 -
Një ditë para raportit/ Meta: 'Venecia' propagandë! I shqetësuar jam vetëm për Kombëtaren dhe Hysajn
Presidenti Ilir Meta thotë se për të nuk ka asnjë rëndësi vendimi i Komisionit të Venecias, madje me ironi shprehet se është më i shqetësuar për kombëtaren dhe Hysajn, sesa ajo se çfarë do të thotë Venecia ditën e nesërme, lidhur me vendimin e tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
10 Tetor 2019, 21:42 -
A do ta japë dorëheqjen? Meta: 'Venecia' u çmend dhe tejkaloi kompetencat! S'e lë Shqipërinë në kaos
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zbuluar disa detaje nga qëndrimi që pritet të bëjë nesër publik Presidenca lidhur me Draft-Opinionin e Komisionit të Venecias. Kreu i shtetit thotë se shqetësimi i tij është ruajtja e integritetit të Komisionit të Venecias që sipas tij ka tejkaluar kompetencat me draftin që publikoi ku thotë se Ilir Meta shkeli kushtetutën me anulimin e zgjedhjeve. Meta: Presidenti edhe mund të çmendet, atëherë Parlamenti mblidhet dhe ngre o komision mjekësor për Presidentin, dhe thotë ky është i çmendur dhe hajt ta çojmë në çmendinë, se nuk është për këtë punë.
3 Tetor 2019, 21:31 -
Opinioni i Komisionit të Venecias/ Nesër bëhet publik qëndrimi i Presidencës
Presidenca do të bëjë ditën e nesërme publik qëndrimin për draft-opinionin e Komisionit të Venecias, lidhur me kërkesën e mazhorancës për shkarkimin e Ilir Metës, me argumentin se ka shkelur Kushtetutën me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
3 Tetor 2019, 11:01 -
'Venecia' rrëzoi Presidentin, nënkryetari Zeneli për Report TV: Në nëntor dorëzojmë raportin në Kuvend
Raporti i Komisionit Hetimor për presidentin Meta mund të jetë gati në fund të muajit nëntor. Kështu u shpreh nënkryetari i Komisionit Hetimor Alban Zeneli i cili ndër të tjera u bëri thirrje anëtarëve të këtij komisioni të kenë kujdes me deklaratat politike.
2 Tetor 2019, 18:37 -
Nora Malaj thur elozhe për Metën: Presidenti që na bën krenar, është garanti i Kushtetutës
Për opinionin e Venecias, Malaj thotë se është bërë intepretim i nxituar, ndërsa thotë se Meta me dekretin që nxori për anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor e bëri në respekt të Kushtetutës dhe dha shansin Shqipërisë, që të mos vendosej diktatura.
30 Shtator 2019, 18:26 -
Spiropali i përgjigjet Metës për 'Luanin e Venecias': S'bëj komente për zoologjinë, s'ka kthim pas për shkarkimin
Elisa Spiropali i është përgjigjur kreut të shtetit, Ilir Meta duke deklaruar se shumica është e vendosur për shkarkimin, aq më tepër pas raportit të Komisionit të Venecias.
29 Shtator 2019, 12:14 -
Baze: Trajtimi i Venecias si 'dekret për falje dënimi' për presidentin
Opinioni i Komisionit të Venecias ende nuk është bërë zyrtar, por përpjekja mediatike e Ilir Metës, për ta zhbërë atë, është në kulmin e saj. Nuk kam ndërmend të polemizoj me zyren presidenciale, që e quan atë paturpësisht “trakt”, biles dua të them që ia mirëkuptoj hallin.
28 Shtator 2019, 21:44 -
Vasili i del në mbrojtje Metës: O idiotë, të sëmurë psiqik, 'Venecia' s'thotë se Meta ka shkelur Kushtetutën
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka qenë i ashpër në reagimin e tij, lidhur deklaratat që kanë pasuar publikimin e draft-rezolutës të Komisionit të Venecias.
28 Shtator 2019, 17:40 -
Raporti i Venecias për shkarkimin e Metës, nënkryetari i Komisionit Hetimor: Mos bëni interpretime sipas interesit, është puna jonë
Sipas deputetit, proçedurat për shkarkimin e Presidentit të Republikës, janë një çështje tejet serioze për një shtet serioz anëtar të NATO dhe aspirant për Anëtarësim në BE.
28 Shtator 2019, 15:06 -
Komisioni i Venecias vulos legjitimitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit: Meta s'mund t'i zhdekretonte (VIDEO)
Komisioni i Venecias ka vulosur legjitimitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Në raport shkruhet qartë se Presidenti i Republikës Ilir Meta me zhdekretimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit ka tejkaluar kompetencat kushtetuese. Rrjedhimisht zgjedhjet vendore nga pikëpamja kushtetuese janë plotësisht legjitime. Një verdikt që shumë vështirë të mund të rrëzohet nga Gjykata Kushtetues.
28 Shtator 2019, 13:43 -
Draft-Raporti i Komisionit të Venecias/ Presidenca vijon me idenë e 'traktit të porositur', Blushi: Kodheli nxori sekretin para kohe...
Sipas pretendimeve të Blushit ky vendim i Venecias nuk ishte një sekret pasi sipas tij këtë gjë e dinin nga radhët e qeverisë. Blushi ka shpërndarë edhe një video të ish-ministres Mimi Kodheli e cila thotë se Komisioni i Venecias kishte arsyetuar se Meta ka bërë shkelje.
28 Shtator 2019, 10:05 -
'Venecia': Meta shkeli Kushtetutën me dekretin për anulimin e zgjedhjeve, shkarkimin e gjykon Kuvendi /DRAFTI
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën me dekretin për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit. Komisioni i Venecias kap kreun e shtetit në shkelje dhe gjykon se bojkoti i opozitës nuk mund të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta duke ligjëruar zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.
27 Shtator 2019, 18:51 -
Takimi lobues në Strasburg, Meta përdhosi institucionin e Presidentit! Përse Venecia nuk e priti si President, por si vizitor?
Pajisja e një presidenti me një badge vizitori që i lejon hyrjen në një institucion ndërkombëtar është një akt i paprecedent në historinë e diplomacisë apo marrëdhënieve dypalëshe mes shteteve.
18 Shtator 2019, 17:54 -
Meta anuloi zgjedhjet/ Zbulohet dokumenti sekret i SHISH: 'Paramilitarët' nga Kosova do të digjnin Kuvendin
Bëhet fjalë për një informacion të përmbledhur në pak rreshta nga ku SHISH informon, se agjentët e infiltruar brënda strukturave organizative të protestave të opozitës, kanë mundur të sigurojnë informacionin se në protestën e 8 Qershorit, do të përfshihej një grup paramilitar i ardhur nga Kosova apo trevat e tjera etnike shqiptare. Ky grup në përbërje të tij kishte njerëz me formim ushtarak, me misionin final, djegien e Kuvendit të Shqipërisë.
18 Shtator 2019, 15:24 -
Meta dërgon në Komisionin Hetimor dokumentin sekret për djegien e Kuvendit
Presidenti Ilir Meta i ka dërguar Kuvendit dokumentin që dispononte për çështjen e djegies së parlamentit nw protestwn Ai nuk i është paraqitur anëtarëve të Komisionit Hetimor të ngritur për kreun e shtetit pasi disa prej tyre nuk kanë paraqitur certifikatë sigurie.
18 Shtator 2019, 11:00 -
Komisioni hetimor/ Alimadhi: Të thirren të gjithë krerët e institucioneve nga ku kemi marrë informacion (VIDEO)
I pari që mori fjalën ishte deputeti Adriatik Alimadhi. Ai ka kërkuar që ky komision të ndalojë punimet, pasi sipas tij nuk ka elementët e duhur për të hetuar Presidentit Ilir Meta."Ky komision nuk duhet të ekzistojë më se nuk ka elemntët e duhur për të hetuar presidentit. Nuk kemi të bëjmë
18 Shtator 2019, 10:23 -
'Presidenti', vendoset zgjatja e komisionit hetimor me dy muaj/ Alimadhi: Nuk duhej të ekzistonte
Me dy vota kundër, është miratuar kërkesa për shtyrjen me dy muaj të afateve të punimeve për Komisionin Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta. Dy deputetët që votuan kundër ishte Halit Valteri dhe Adriatik Alimadhin. Kjo kërkesë tashmë do t'i kalojë kuvendit, për miratim në seancën e datës 3 tetor.
18 Shtator 2019, 10:15 -
'Nuk tolerojmë më...shpallet me 22 nëntor', Meta pa përgjigje për Komisionin e Venecias por paralajmëron një nismë të re
Vetë Kreu i Shtetit ka thënë nuk e ka një përgjigje se çfarë vendimesh do të marrë nëse Venecia e gjen me shkelje kushtetuese, por njoftoi se me 22 nëntor do të bëjë publike nismën e tij mbrojtje të Kushtetutës.
17 Shtator 2019, 22:34 -
Anulimi i 30 Qershorit, Meta pranon shkeljen: Tejkalova afatet e Kodit Zgjedhor, por kjo s'ka rëndësi, Rama kokëfortë
Përmes një analize mbi situatën politike para dhe pas 30 Qershorit, por edhe rolin e tij në këtë cështje, Ilir Meta ka marrë disa citime nga raporti përfundimtar i OSBE-së për zgjedhjet ku sipas tij, monitoruesit e procesit kanë vlerësuar përpjekjen e kreut të shtetit për zgjedhjen e krizës
17 Shtator 2019, 16:38 -
Shkarkimi i Metës, Komisioni hetimor shtyn afatin, pret 'Venecian'
Komisioni Hetimor për kreun e shtetit Ilir Meta i cili do të mbyllej me datë 8 tetor, do t'i kërkojë Kuvendit zgjatje të afatit të punimeve. Kjo për shkak se në 12 tetor Komisioni i Venecias do të sjellë në Kuvend një raport mbi kreun e shtetit Ilir Meta.
17 Shtator 2019, 11:19 -
Meta publikon raportin 55-faqësh për Komisionin e Venecias... merr në mbrojtje opozitën! Sulmon sërish Reformën në Drejtësi
Kreu i shtetit Ilir Meta ka publikuar në faqen zyrtare të presidencës raportin 55-faqësh që do të përdorë para Komisionit të Venecias për të argumentuar vendimin e tij për të anuluar dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit. Meta thotë se mungesa e dialogut mes palëve solli edhe bojkotimin e Kuvendit nga ana e opozitës.
16 Shtator 2019, 18:19 -
Meta: Do të jap dorëheqjen nëse Komisioni i Venecias thotë se kam shkelur Kushtetutën
Presidenti Ilir Meta deklaroi se do të japë dorëheqjen nëse Komisioni i Venecias në raportin e 11 Tetorit do të shprehet se me vendimin për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit shkeli Kushtetutën.
14 Shtator 2019, 09:29 -
'Do digjej Kuvendi'/ Ish-kreu i SHISH: Pse do e këshilloja Metën që të mos ta kishte dhënë këtë informacion
Një informacion që nuk duhej thënë në Komisionin Hetimor, e aq më tepër i pamjaftueshëm për të marrë vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, është konsideruar nga ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, deklarata e Metës se më 8 qershor do digjet Kuvendi.
13 Shtator 2019, 16:46 -
Nënkryetari i Komisionit Hetimor për Metën: Afati do të shtyhet derisa të ngrihet Gjykata Kushtetuese
Komisioni i Venecias, që kreu një mision faktmbledhës dy ditor në Shqipëri bëri të ditur se 11 tetor do të publikojë një opinion mbi ligjshmërinë e akteve të presidentit Ilir Meta për anulimin e datës të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe dekretimin e një datë tjetër date, më 13 tetor.
12 Shtator 2019, 23:04