-
Hasa nuk del, seanca ndërpritet një orë nga Ruçi, mblidhet Byroja e Kuvendit
Deputeti i PD, Endri Hasa nuk ka dalë nga Kuvendi pas përjashtimit, ndërkohë që pasi u ndërpre për tre herë nga 10 minuta, seanca është ndërprerë për një orë. Kryetari i Kuvendit Ruçi ka njoftuar mbledhjen e Byrosë së Kuvendit për masën disiplinore ndaj deputetit të PD.
20 Dhjetor 2018, 11:17 -
-
FOTO/ Momentet kur deputeti i PD Endri Hasa qëllon me vezë e bojë kryeministrin
20 Dhjetor 2018, 10:47 -
Qëlloi Ramën me vezë, del pas 4 orësh nga Kuvendi deputeti i përjashtuar, Balla nxjerr videon: Ia dha Basha
Seanca e Kuvendit të Shqipërisë ditën e sotme nisi me tension pas rikthimit të opozitës, pasi në fillim të fjalës së kryeministrit Edi Rama, deputeti i PD, Endri Hasa u ngrit dhe e qëlloi me vezë dhe bojë, ndërsa i tha “E ke nga studentët”. Byroja e Kuvendit e përjashtoi me 10 ditë, por ai nuk pranoi që të dalë, çka bëri që seanca të shtyhej pasdite në 18:00. Hasa së bashku me grupin fillimisht u ngujuan në sallë për të qëndruar deri në 18:00, pasi nëse do të dilte deputeti i PD nuk do të lejohej që të futej më. Por më pas u larguan të gjithë. PS kërkoi përjashtimin e Bashës edhe të tre deputetëve të tjerë të opozitës, PD kërkoi të njëjtën masë për kryeministrin Rama, pasi sipas tyre i ofendoi.
20 Dhjetor 2018, 10:25 -
Dëbimi i ambasadorit të Iranit, Trump letër Ramës: Vlerësojmë udhëheqjen tuaj, Shqipëria mike e SHBA-së
Presidenti i SHBA përmes një letre drejtuar kryeministrit shqiptar Edi Rama e vlerëson për vendimin e dëbimit të ambasadorit iranian në Tiranë Gholamhossein Mohammadnia. Ai akuzohet për cënim të sigurisë kombëtare, por edhe nga muxhahedinët (anëtarë të opozitës iraniane) që jetojnë në vendin tonë si agjent i shërbimeve sekrete iraniane duke ngritur vazhdimisht shqetësimin se jeta e tyre ishte në rrezik nga veprimtaria e agjenturore e Iranit në Shqipëri.
20 Dhjetor 2018, 08:44 -
-
-
-
'Unaza e Madhe'/ Denoncimi i PD: Rama dhe Veliaj kanë firmosur për ndërtimin e një rezidence luksoze të Edmond Begos
Partia Demokratike ka denoncuar këtë të mërkurë projektin "Unaza e Madhe", duke e cilësuar si mashtrim të stisur nga ana e kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për t'i ardhur në ndihmë ambicies së trafikantit Edmond Bego për të ndërtuar një projekt rezidencial luksoz.
19 Dhjetor 2018, 14:26 -
Zbardhet pakti me universitetin, qeveria përcakton afatin për tetë pikat (Drafti i plotë)
Si dhe sa do të paguhen tarfifat për studentët dhe afatet për plotësimin e kërkesave, përtej përgjigjes konkrete për 8 pikat e dala nga protesta studentore, Pakti për Universitetin, do të jetë një dokument angazhimesh për të adresuar probleme të përgjithshme për Universitetin, si edhe probleme specifike për çdo universitet
19 Dhjetor 2018, 14:26 -
‘Je mashtrues, edhe fëmijët kanë frikë nga ju’/ Rama-studentit: Të kanë hedhur trutë e gomarit
Gjatë takimit në Vlorë njëri nga studentët e akuzoi kryeministrin Rama si mashtrues që po tallet me ata dhe popullin. Por Rama iu përgjigj duke thënë se rrugaçëria nuk është trimëri.
19 Dhjetor 2018, 13:57 -
-
Mogherini mbledh sot liderët e Ballkanit Perëndimor, Rama 'braktis' takimin për studentët e Vlorës
Sot në Bruksel do të mbahet takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor, me ftesë të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini. Në takimin ku pritej të ishin 6 presidentë dhe kryeministra të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama nuk do të marrë pjesë pasi do të jetë pjesë e një bashkëbisedimi me studentë të Vlorës.
19 Dhjetor 2018, 09:22 -
Dialogu me studentët/ Rama nxjerr 'Memen e muajit' për Bashën dhe Kryemadhin: Mos guxoni të afroheni nesër në protestë (Foto)
Rama shkruan mesazhin e radhës për dy personazhet e politikës se janë të padëshiruar. “Komplimenta autorëve. A e vlerësoni edhe ju si memja e muajit”, shprehet më tej ai.
18 Dhjetor 2018, 15:55 -
Takimi me studentët e Bujqësorit, Rama: Më të informuar për pse-në e dialogut, askush nuk tradhëtoi askënd
Kryeministri Edi Rama shprehu falenderimin e tij për të gjithë pedagogët dhe studentët, të cilët zgjodhën të dialogojnë,duke u bërë pjesë në takimin e zhvilluar ditën e sotme në Universitetin Bujqësor
18 Dhjetor 2018, 14:58 -
-
-
-
-
'Studentët nuk dialogojnë me ju sepse s'kanë besim', Rama: Shumë mirë bëni, por puna është 'beso e kontrollo'
Krahas tre studentëve, një tjetër i Universitetit Bujqësor të Tiranës i është kundërvënë kryeministrit Edi Rama duke i thënë se studentët nuk pranojnë dialogimin me të pasi nuk kanë besim tek ai. Ndërsa Rama iu përgjigj, duke i thënë se rruga e duhur për zgjidhjen e problemeve të tyre nuk është mohimi i dialogut.
18 Dhjetor 2018, 12:46